Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Shtegtari në Kosovë
E diele, 12.09.2010, 05:06 PM
Ne dasem tek dajet
Shtegtari në Kosovë
Nga Xhevat Muqaku
Në kërkim të ëndrrave, idealeve tona ndodhë të marrim edhe botën në sy, mendojmë për të pa arritshmen, larg e lart edhe pse ndoshta mbrenda dhe afër dhe e arritshme është. Jo vetem mërgimtarët bëhen sprovë e aftësive të tyre. Ata ruajnë në kujtesën e tyre gjëra dhe ngjarje të mira dhe më pak të mira, sidomos ato që lindin dhe krijohen nga dhe në situata të vështira, ndërsa heshtja, indiferenca dhe refuzimi nuk i ç´armatosin dot. Nëse ju lajmërohen atyre pengesat e ndryshme, vetëbesimi i ndihmon të hapin- gjejnë shtigje të reja. Stuhitë e jetës asnjëherë nuk dominojnë mikun të cilin valët e jetës në kohë lufte e percjellen bashkë me bashkshorten dhe dy fëmijet në qytezen
Kosovë e imja, e shtrenjët dhe e mirë je, më mungon shumë...
Kemi nevojë për ajër të pastër të vendlindjes, së pakut 11 frymëmarrje më duhen që të ndjehem e lumturë,dhe Drini nuk ndalet, gjithnjë gjenë forcë për të tejkaluar pengesat, kjo i mundëson atij që të mos ndalet, të ecë përpara, e kishte thyer heshtjen Donika. Në fjalinë e Lavdimit ka diqka të madhe:
" derisa aeroplani e
Pas dhjetë orësh të gjata, nisja në mbramje dhe arritja po ashtu në mbramje, takimi me Feimin në Mynih shënoi stacionin e parë. Prapa maskës se akulltë ( kishin merdhirë fare), rrahnin fuqishem zemrat e zjarrta të familjes pesë antarëshe. Drini takohej me agjën, për herë të parë pas 11 vjetësh qendrimi në Kanada, ndërsa për Shtegtarin ishte ky ballafaqim i parë, njëherit supriza m´e ambël që i kishin organizue atijë, prindërit e tijë.
Udhëtimi në Cornuda Trevisio, përmes Alpeve të bardha e të larta ishte i kandshëm. Pasi pushuan dy ditë, vazhduan rrugëtimin drejt vendlindjes. Kësaj here destinacion kishin Ulqinin e andrrave verore. Këtu takuan edhe pjesën tjetër të familjes pas 11 vjetësh, me gjysh Veliun në hyrje të stacionit të autobuseve. Për një
javë u freskuan, pushuan dhe ju adoptuan dukëshem orës biologjike te tyre në Europë. Edhe në plazhen e madhe, edhe në të voglen përjetuan diellin, rëren, ujin , kripen ,shiun dhe hanen , shëtiten dhe u kënaqen me qytetin dhe kalanë mesjetare- madhështore.
Familja e gjere, Qela ne Wangen
Në Ulqin fryente erë Kosove, andërroja Kizhareken, Komaranin, nanën e cila krahëhapurë dhe e buzqeshurë më prezentonte Drenicen dhe Kosovën nuse, foli ne vazhdim Lavdimi. Udhëtuam për herë të parë në autorrugën që lidhë trojet shqiptare e që ishte në harmoni të plotë me natyrën e bukurë. Kjo e pasuron shpirtin dhe trupin e shqiptarëve, forcon vetëbesimin, plotëson me dashuri zbraztinë dhe rrjedhen e lumit të vendit tim, me nostalgjinë për vendlindjen që s´është asgjë tjetër pos grumbullim i dashurisë. E kam tërë kohën në mendje një panoramë prej më të bukurave në botë, që mund vetëm të lexohet dhe imagjinohet por rrallë të përjetohet e tillë dhe e gjallë.
Arritjen ne Kosovë, lotët, gëzimin dhe emocionet, Drini i arsyetonte, me
ska dert Tedi, po thyhet akulli që e bartëm gjatë në zemër dhe shpirtë.
Ai del sot jo vetëm nga syri, më shumë rrjedhë nga zemra që po shkrihet, ahh, u kënaqa fare, nuk kam parë vend më të bukurë në botë.
Çdo gurë, çdo hap e lak i rrugës anë e kënd Kosovës e mirëpresin mërgimtarin.
Kur ju ofruam Drenasit, vërejta se plotësohej zbraztia e kaherëshme e shpirtit me ajrin e paster të maleve për rreth, me fushën e gjelbërt , të cilën e përshkon lumi Drenica për së gjati.
Ditët ne vijim edhe pse të ngjeshura me takime në familjen e gjerë dhe tek miqët, fluturonin me mëngjesin bashkë dhe shpejt. Vizitat e disa prej qyteteve të Kosoves, ura e shenjët mbi lumin Drin, vendet e dhembjes dhe krenarise familjare e kombëtare, ishin edhe per ne edhe për fëmijët një përjetim dhe mërgim i ri. Gjatë qendrimit tonë ne përjetuam për së afërmi fejesën dhe dasmën e bukurë tradicionale shqiptare. Takuam kangëtaren e estrades, zonjen Vjollca Buqaj, zurlat dhe tupanin, kostumet kombëtare, gatuam kulaqin e vajzave, ishim pjesë e kolones së krushqve dhe e veturës së nuses, vallëzuam me dajen dhe dashin, me dhandrrin dhe nusen dhe i kenduam me def qiftit të ri.
Kur ta këtheva Kosovë shpinen....
Pak para përfundimit të pushimit të paraparë, fillon përsëri lufta me ëndrrat e reja- me dhe për mërgimin. Bota e fëmijve është e madhe, interesante dhe për lakmi. Është mirë e paisurë me besimin dhe mosbesimin, me dashurinë dhe urrejtjen, me shpresen dhe dyshimin. Nganjëhere atakohen edhe nga e papritura, në këte rast nostalgjia, dhe e kuptojnë se do të humbin ndonjëren prej betejave të asaj dite. Vetvetiu tek këta hapet një shteg, kur lotët rrëshqasin rrëke, qajnë pa zë, ndërsa shpirti i tyre i vogel lirohet pakëz me dhe nga malli për vendlindjen- atdheun, gjyshin dhe familjen e gjerë.
Një muaj shtëpia plot mërgimtarë, të cilët kishin ardhë nga Kanadaja, Suedia dhe Italia, gjallëri se jo mahi. Veli gjyshi dhe familja e gjerë biseduan dhe vendosën që të kalojnë edhe disa ditë së bashku në bregdetin e Ulqinit të bukurë, ashtu edhe u bë.
Qytetet; Trevisio, Venediku në Itali, Bregenzi në Austri, Kroizlingeni në Zvicër dhe Konstanca në Gjermani ishin stacionet tjera të familjes mërgimtare dhe takimeve me të afërmit po ashtu në mërgim. Në rrugë për në aeroportin ndërkombtarë të Mynihut këthyem edhe tek baca Fadil në qytezen Vangen, të cilin nuk e kisha takuar për 20 vjet me radhë.
Me mahitë e tij për kafen e zier në kazan, punen mule- mule në Gjermani, të njohurin borgjlinjë dhe një formulim paksa satirik të zotriut Sadri Hakaj, përjetuam qaste të kandshme në ambientin familjar me bashkëshorten, vajzen, mbesat dhe dhandrrin e tij. Një takim që nuk do ta harroi kurrë.
Unë djali, plaku, nuk më pëlqen sokaku
Para dite ndejë, pas dite dushe e pushim
Në mbramje n´gjumë, kështu po ecë jeta
Me hallet e veta, por e ambël, e shkreta
Jetë o jetë, jo e mirë, e ftohtë, e nxehtë
Por edhe e mirë, në mërgim, për Kosoven,
Vetem duke pyet kemi mbetë.
Ne kohen e caktuar të ditës së enjëte, në fillim të shtatorit të këtij viti,u këthyen me aeroplan familja Qela nga Kizhareka e Drenasit prej Mynihut në Edmonton të Kanadasë. Më premtuan se do të vijnë për çdo vit në Kosovë dhe se nuk kan shpenzuar para, por kanë investuar tek fëmijt e tyre Vendlindjen - Atëdheun.
Shtegtari, Drini dhe Donika ne Aeroportin e Mynihut |
Ura e shenjet mbi lumin Drin |