Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Pak monolog, më shumë dialog, porositi Ismail Kadare
E hene, 20.09.2010, 10:00 PM
Kujtim...
Pak monolog, më shumë dialog, porositi Ismail Kadare
Nga Xhevat Muqaku
Të shtunën në mbramje, me datën 18 shtator, të këtij viti, jo vetëm bashkatdhetarët tanë ju gëzuan rastit dhe fatit, u takuan me zërin, Homerin, Gëten, Ismail Kadaren e tyre. I ftuar nga Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim dhe shoqatat shqiptare; Kosova dhe Rinia e Singenit, Isa Boletini e Sindelfingenit dhe Iliria e Heidelbergut, të gjitha nga Baden Würtenbergu i Gjermanisë, ai mori pjesë në prezantimin- promovimin e kompletit të veprave të tij dhe bashkekuvendoi me ato/ ata.
Ishin të pranishëm në sallën e bukur në Bad Cannstatt të Shtutgartit edhe shkelqësia e tij, ambasadori i Shqipërisë- zoti Ibrahimi, shkelqësia e tij, ambasadori i Kosovës- zotëriu Vilson Mirdita me përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës në Shtutgart, zotrinjët Kajtazi dhe Lladrofci, si dhe lexues, kritik letrarë dhe adhurues të fjalës së folur, të shkruar dhe veprave të Kadaresë.
Shkrimtari i madh, i qetë dhe modest, u përshëndet dhe u percjellë me duartrokitje frenetike nga të pranishmit kur erdhi në sallë.
Prej grupit të rinjëve dhe të rejave të veshur me kostume kombëtare u shkëput zonjusha Edona Sadikaj e cila i dhuroi Homerit shqiptar një buqetë me lule të freskëta.
Ishin edhe artistët e muzikës klasike ata që i dëshiruan mirëseardhje duke interpretuar me madhështi me violinë dhe piano, pjesë të zgjedhura.
Ambasadori i Kosovës , fjalë përshëndetëse
Uroi në gjuhen amtare dhe atë gjermane zotin Kadare dhe të pranishmit në emër të organizatorit zonja Kurtishaj.
Fjalë përshendetëse foli zotëriu Vilson Mirdita. "Kam një gëzim të vecant të ju drejtohem në emër të ambasadës së Kosovës. Përgëzoi Asociacionin Shqiptar për Kulturë dhe Integrim dhe shoqatat shqiptare për organizimin e kësaj mbramje të madhe" foli mes tjarash ai.
Pasoi një diskutim i kritikut letrar Austriak, zotëriut Roland Freisitzer i cili kishte udhëtuar prej Vjenës në këte mbramje për t´u takuar me Ismail Kadarenë.
Në vazhdim të pranishmit në sallë me moton "pak monolog, me shumë dialog", shkundën shpirtin, shtruan shumë pyetje, dëgjuan përgjigje, me një fjalë bashkëkuvenduan bukur dhe gjatë me idhullin e tyre.
Shpresoi se përmbajtjen e këtij dialogu që e përshkoi nje spontanitet i rrallë dhe që është shumë i kandëshem, në një kohë të shkurtër do ta botoi ndonjëri prej gazetarëve dhe shkrimtarëve që ishin të pranishem në mbramjen e sotme.
"Ishte një mbramje e mrekullueshme, në të vertetë mendova se do të më mungonte ajri. U binda se afër Ismail Kadaresë organizmi im me gjithë sistemet e tij funksionon si është më se miri" u shpreh shumë e lumturë studentja Elida Berisha. Pas dialogut me shqipshkruajtësin dhe folësin e ambël shqiptar, radha i erdhi edhe shpërndarjes së kompleteve të librave të porositur dhe nënshkrimit të disave prej tyre si dhe fiksimi i ketij takimi të rralle në fotografi e film.
Që të pranishmit të kishin më shumë kohë të shtronin pyetjet e tyre, mbeten të kujtohen megjithatë edhe një këngë, një valle, një letër përshëndetëse ndoshta edhe më shumë... "Edhe pse nuk e lexuam, ndjehemi mirë, ngase këte që ne e patëm në dorë, e pamë, e dëgjuam, me një fjalë e përjetuam tek i madhi Ismail, te gjermanët e fascionuar dhe tek bashkatedhetarët e tanë", thanë dy studente.
Jemi krenarë që të kemi
"Që me veprat e para Ismail Kadare, jep sinjalin e nji krijuesi serioz dhe me diapazon te thellë prej kolosi të dijes shqiptare.
Gjenialiteti i krijuesit bënë që komunikimi me masat të zbërthehet gjer në atë masë sa të duket sikur lehtë kishim me thanë edhe ju edhe ne atë që ka thënë dikurë dhe flet sot Kadare. Përdorimi aq i lehtë e i lezetshem i gjuhës, mjeteve të stilit, neologjizmave në krijim e sipër, të krijon mundësinë e kuptimit të një shqipëfolësi më të mirë të mundshëm. Shkruaj, shkruaj i nderuari Ismail, lum populli qe ka nji figurë të tillë, një ambasador të mirë të kultures, hostorisë dhe të diplomacisë kombëtare.
Të quajtën Homeri shqiptar, a thua në saje te Enciklopedisë që bartë në vehte?. Urojmë dhe dëshirojmë edhe në të ardhmen tubime, promovime librash dhe debate, ku përfaqesuesit e jetës kulturore dhe politike të Kosoves dhe trojeve shqiptare në përgjithësi, bashkë me studentët, poetët , mërgimtarët ulen në të njëjten tryezë dhe bashkëkuvendojnë. Të duam Ismail, të duam Kosové dhe Shqipni me trojet e tua. Edhe në mërgim mburremi me juve dhe krenohemi se jemi shqiptar", kishin notuar në letren e tyre midis tjerash, Blerta dhe Elida.
Kompleti i veprave të Ismail Kadare u botua vitin e kaluar nga Shtëpia Botuese „Onfuri“ e Tiranës në 20 vëllime (mbi 10.000 faqe), përfshinë të gjitha veprat e tij, të botuara deri në vitin 2009. Ata- ato që e bënë parapagimin deri më 4 shtatorë 2010 paguan një çmim 50 euro më të ulët nga çmimi i tregut. Jam i lumtur që prej sot kam këte komplet ne biblioteken time, dhe se një prej andrrave te mija u realizua.
Si pjesmarrës i këtij promovimi, do të kujtoj gjatë momente prej më të mirave të kësaj dite dhe atmosfere.
Këtë manifestim e percjellën edhe dy televizionet tona kombëtare; RTSH dhe RTK.
Përgatitje për bisedë me pjesëmarrësit
Të rejat dhe të rinjët nga Singeni takuan I. Kadarenë |