Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
E merkure, 06.10.2010, 09:56 PM
Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
Nga Asllan Dibrani
Të flasësh për fshatin Dabishevc është një krenari dhe privilegj i veçantë duke përfshirë rrotacionin i tij historik gjatë periudhave të ndryshme. Njeriu përfiton përshtypjen se shumë ngjarje të këtij fshati fare nuk janë publikuar nga mediet,gjë që nga instiktiviteti dhe inspirimi i brendshëm shpirtëror vendosa të shkruaj për ketë fshat të bukur dhe piktoresk.
Fshati Dabishevc shtrihet në rrugën magjistrale Prishtine Keqekollë dhe shpie drejt Gallapit.Pozita e tij gjeografike është shumë e mirë ne një rrafshnaltë.Fshati gjatë historisë ishte nën organizimin administrativ sipas apetiteve të sunduesve të huaj, një kohë ishte nën administratën e Orllanit ,pastaj nën administrimin e Strexofcit ,një periudhë edhe sot e kësaj dite disa dokumente të moshuarit shkojnë i marrin në Dardanë në ish(Kamenicë) ndërkohë ishte po ashtu nën administrimin e sajë,tani që një kohë është nën administrimin e Komunës së Prishtinës .Fshati Dabishevc përkufizohet me Prapashticën ,Gllogovicën ,Hajkobillën dhe në veriperëndim me Serbinë. Mund ta theksojmë se është një pikë strategjike për Kosovën .Ky fshat është po thuajse një vend malor i cili ka një klime relativisht të ftohtë në kohën dimërore .
Fshati Dabishevc në periudhën e luftës së dytë botërore
Ky fshat la gjurmë dhe njolla gjatë historisë , po në Dabishevc në luftën e dytë botërore për herë të parë njësitet gjermane hasën në rezistencë,në një organizim frontal luftarak, ku forcat gjermane lanë në këtë betejë 21 ushtarë dhe shumë mercenarë serb që e nxiten konfliktin në mes forcave gjermane dhe të asaj shqiptare. Pushka e parë e hapur kundër forcave gjermane konsiderohet kjo e Dabishevcit nga Asllan Ajeti një luftëtar i denje i fshatit Dabishevc, Në shenjë kushtrimi krisi pushkën e parë kundër nazistëve dhe në formë të rrufeshme u bashkëngjitën luftëtarë tjerë nga fshati. Kësaj beteje ju erdhën në ndihmë edhe forca nga fshatrat Prapashticë , Keqekollë,Marevc ,Gllogovicë ,Hajkobillë dhe fshatrat tjera,që ishin në gjendje gatishmërie gjithnjë, Këtu pati te vrarë vetëm një dhe dy te plagosur, meqë kishte luftëra të përhershme kundër pushtuesve të Serbisë,okupatorëve serbo-slloveno-kroate, një kohë bullgarëve italiane etj. Kjo datë e 24 prillit të vitit 1941 në luftën e dytë botërore, fshatin Dabishevc e gjeti përballë një sfide jo të zakontë ku alarmi u përhap në qendrën ushtarake të Berlinit për pasojat qe pësuan dhe pas një përgatitje një javore filloj një ofensive e pa parë ,me gjithë arsenalin luftarak ,me mjete te rënda u dogj i tërë fshati pos tri shtëpive. Me datën 03. maj 1941 një njësi e kombinuar e korpusit XI ushtarak gjerman ne përbërje të së cilës ishin edhe Divizioni i 294 i këmbësorisë në aksionin hakmarrës vranë mbi 50 veta dhe zunë rob mbi 250 veta ku një numër i madh sot e asaj dite nuk janë gjetur kurrë.
Ushtarët e kësaj zone qe vepruan në kuadrin e shtabit të Zllashit si pikë strategjike për tu strehuar zgjodhën shtëpinë e Feti Ssahit Dibranit, e cila ju shërbeu për ta mbrojtur fshatin. e pikërisht këtu ndahet edhe fshati Dabishevc ,Gllogovicë dhe Prapashticë.
Dabishevci në periudhën nga lufta e dytë botërore deri në luftën e fundit në vitin 1999
Në periudhën e pas luftës së dyte botërore ky fshat ishte një gjendje të mjerë dhe lakuriq pa pasur kurrfarë mbështetje ekomomike ,kulturore as financiare nga qe u dogj i tëri! Fshatarët në format ma primitive filluan të gjallëronin fshatin duke u marruar me blegtori ,dhe bujqësi, ku si mjet pune kishin përmenden e drurit që i përdornin për lëvrimin e tokës ,leshin e deleve për veshmbathje , bukën duke e përfituar nga toka e kështu me radhe. Këtë fshat edhe pas luftës së dytë botërore, forcat çetnike të Serbisë nuk e lanë të qetë duke bërë preson gjithnjë ,por ma i veçanet ishte edhe aksioni i armëve që pati burgosje ,maltretime çnjerëzore!Ky fshat fillimisht ndërtuan një shkollë katër klasëshe deri ne vitet e vona ku u hapë edhe tetëvjeçarja . Pas tetëvjeçares nxënësit për shkollim të mëtutjeshëm u detyronin ti mësyheshin Prishtinës
Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
Ujup Hyseni përfaqësues i tri fshatrave dhe ish luftëtar ne luftë e fundit
Dabishevci pas luftës së fundit ne 1989 po thuajse u detyrua të shpërngulet i tëri, ku mundën e ma së tepërmi në komunën e Prishtinës,po edhe në kurbet një numër i tyre iku. Nga formacionet e organizuara të UCK-së fshati e filloj luftën me 07. prill vitit 1989 në shenjë rezistence nga arsenali ushtarako-çetnik-serbe qe sulmuan fshatin me mjetet ma te renda të luftës . Fshati i dha dy heronj nga gjiri i vet në luftë duke e mbrojtur fshatin nga hardhitë çetnike që gjithnjë ky fshat ishte halë ne sy për ta.
Ushtarët e kësaj zone qe vepruan në kuadrin e shtabit të Zllashit si pikë strategjike për tu strehuar zgjodhën shtëpinë e Feti Ssahit Dibranit, e cila ju shërbeu për ta mbrojtur fshatin. e pikërisht këtu ndahet edhe fshati Dabishevc ,Gllogovicë dhe Prapashticë.
Komandant Azem Azemi dhe ndihmës komandanti Sali Matoshi ranë heroikisht që ishin në organizim ushtarak të fshatit Dabishevc , nën direktivën e Shtabit Ushtarak të U.C.K-së në fshatin Zllash . Fshati kishte 56 familje para lufte kështu thekson edhe Ujup Hyseni që e takuam në këtë fshat
Me ndihmën e organizatave humanitare edhe të kuvendit komunal të Prishtinës u ndërtuan disa shtëpi dhe shkolla e re e fshatit ,
Shkruan Asllan Dibrani foto- reportazh 2010 Prishtinë
![]() |
Pamje e shkollës së re,shkollës se vjetër ,ambulantes dhe zyrës se vendit |
![]() |
Fillimi i fshatit Dabishevc qe përkufizohet me Prapashticën dhe degëzohet në drejtim të Hajkobillës dhe tjetra ne drejtim te Gllogovices qe e lidh Kamenicën nga Prapashtica ,ndahet rruga dhe kalon për mes te fshatit ,vazhdon për në fshatin Hajkobillë Zajqevc Tugjevc Gimicë etj që i lidhet edhe me pjeset shqiptare të Kosovës lindore që janë akoma nën okupimin serb. |