E enjte, 01.05.2025, 03:47 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vasil Filipi: Dy autorë të Filadelfias promovojnë librat e tyre

E marte, 05.10.2010, 09:58 PM


Posteri me fotot e autoreve dhe ballinat e librave te tyre
Posteri me fotot e autoreve dhe ballinat e librave te tyre

 

Vlashi Fili
Vlashi Fili
DY AUTORE TE FILADELFIAS PROMOVOJNE LIBRAT E TYRE

 

Nga Vasil Filipi

 

Promovimi i librave të autorëve shqiptarë në shoqatën “Bijte e shqipes” në Filadelfia është një veprimtari e vazhdushme e kësaj shoqate. Në qendrën kulturore të shoqatës janë promovuar libra jo vetëm të autorëve me banim në Filadelfia, që sa vjen e shtohen në numër por edhe nga shtetet e tjerë të Amerikës, si Nju Jorku, apo Virxhinia, mandej edhe më nga larg nga Shqipëria dhe Greqia. Në të tilla promovime marrin pjesë shumë dashamirës të letërsisë jo vetëm nga Filadelfia por edhe nga Nju Jorku, Konektikat, Virxhinia, mandej edhe nga Kanadaja apo Shqipëria, të ftuar nga kryesia e shoqatës tashmë me emër për të patur zili “Bijtë e shqipes”.    
            Kështu ndodhi edhe dt. 25 Shtator 2010. Këtë radhë ishin dy autorë, të dy nga Filadelfia që vinin para auditorit me librat e tyre të botuar së fundi, Hys Hasa me librin “Midis emigrantëve shqiptarë të Amerikës” dhe Vlashi Fili me romanin “Dallgët”
            Kryesia e shoqatës kishte bërë një punë të lavdërushme për të arritur suksesin e radhës. U vunë lajmërimet, u njoftuan shumë shokë e miq të dy autorëve me ftesa nëpërmjet internetit, u muarën kontakte nëpërmjet telefonit me shumë banorë të Filadelfias dhe rrethinave të saj. Kurse salla e qendrës kulturore ku do të zhvillohej veprimtaria u përgatit si gjithmonë disa ditë më parë, ku binte në sy një poster me fotot e dy autorëve dhe ballinat e librave të tyre.
Po ashtu u shumfishua program i veprimtarisë dhe u shpërnda ai pjesëmarrësve. Dhe qysh në fillim mund të themi se qëllimit iu arrit, mandej siç do të shpreheshin anëtarët e kryesisë së shoqatës, u tejkaluan edhe parashikimet. Salla filloi të mbushej pa vajtur ora e fillimit të veprimtarisë dhe njerëzit vazhdonin të vinin pa pushim.  “Vëndasve” iu shtuan edhe të ardhurit nga larg, që i rritën vlerat veprimtarisë dhe i dhanë asaj një karakter më miqësor. Kështu morën pjesë sekretari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, poeti Mëhill Velaj, poetja dhe publicistja Raimonda Moisiu, të dy nga Konektikat, poeti dhe shkrimtari Petraq Pali prej Virxhinie. Prej Nju Jorku vijnë mjeku Hajredin Jata, Bektash Shameti, Fatos Brata, kurse nga Nju Xhersi inxhinieri Vladimir Vata si dhe mësuesi dhe njëkohësisht drejtor i një shkolle të mesme, Gëzim Onuzi. Por pati edhe më nga larg. Kështu erdhi Petraq Dëma me gjithë bashkëshorten me banim në Kanada si dhe inxhinieri Ibrahim Dragoshi ardhur nga Shqipëria si visitor në Nju Jork.      
            Veprimtarinë e hapi Z. Petrit Zanaj, kryetar i Shoqatës “Bijtë e shqipes”, i cili përshëndeti dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe prezantoi miqtë e ardhur nga larg. Në fjalën hapëse, mbasi bëri një prezantim të shkurtër të dy autorëve të librave, mudis të tjerave theksoi:          
            “…….Aktivitete të tilla pasurojnë dhe zbukurojnë jetën e shoqatës sonë, e bëjnë atë më dinamike e të gjallë, dhe japin një kontribut të ndjeshëm në promovimin e kulturës dhe të historisë sonë…..”

Hys Hasa
Hys Hasa
Mendojmë se ka plotësisht të drejtë kur kujton se vetëm në muajin shtator, kjo shoqatë organizoi katër veprimtari, nga të cilat tre të planifikuara, për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, fillimin e vitit të tetë në shkollën shqipe “Gjuha jonë” dhe atë të promovimit të dy librave për të cilin po flasim, si dhe një tjetër të paplanifikuar më parë, festimin e datëlindjes së një nxënësi të shkollës shqipe, përkatësisht më datat 4, 12, 25 dhe 26 shtator. Kanë të drejtë të krenohen anëtarët e këshillit drejtues të shoqatës për këtë punë të madhe, sigurisht edhe të lodhëshme.   
            Pastaj z. Petrit ia dha fjalën z. Sadik Elshani, n/kryetar i parë i shoqatës, i cili paraqiti materialin me titull: “Pasqyra e jetës së emigrantëve shqiptarë në Amerikë”, një analizë kjo e librit “Midis emigrantëve shqiptarë të Amerikës” të autorit Hys Hasa.        
            Në material mbasi bëhej një hyrje e shkurtër për rolin e diasporës shqiptare të Amerikës në çështjet kyçe të historisë sonë, i bëhej një përshkrim i hollesishëm librit. Midis të tjerave nga ky material shkëputëm sa më poshtë.                       
            “…..Tërë librin e përshkon një frymë atdhetare, një ngrohtësi njerëzore. E përshkon dashuria, respekti  për shqiptarët, Shqipërinë etnike dhe Amerikën. Hys Hasa në këtë libër shkruan për bashkatdhetarët e vet me një krenari të ligjshme dhe një entusiazëm të sinqertë. Ai i gëzohet sukseseve të tyre dhe është mjaft optimist për të ardhmen e kombit tonë. Kur lexojmë këtë libër shohim se në diasporë kemi një potencial të madhe njerëzor, intelektual e profesional. Ky potencial duhet shfrytëzuar mirë, duhet vënë në shërbim të vendit tonë dhe të bashkësisë sonë këtu ne Amerikë……”,dhe përfundon: “……. Që të mbledhësh gjithë këto materiale e të hartosh këtë libër duhet të kesh  vullnet të fortë,  përkushtim, respekt e dashuri të madhe për njerëzit, kombin dhe vendin tënd. Të gjitha këto virtyte i ka Hys Hasa dhe ne e përgëzojmë atë për këtë shërbim që na ka bërë duke i uruar shëndet të mirë, gëzime e punë të mbarë në të ardhmen.”
            Ndërsa analizën për romanin “Dallgët” të Vlashi Filit e bëri z. Llazar Vero, anëtar i këshillit drejtues të shoqatës. Analizën e tij me titull “Si u rrit fjala artistike e Vlashi Filit”, z. Llazar e fillon me një përshkrim të shkurtër të botimeve dhe ecurisë artistike të Vlashit ku konkludon:         
            “…..Të gjitha botimet e autorit janë rezultat i një pune të përditshme, sistematike, që ka bërë  dhe bën Vlashi. Skrupulozitetin e punës shkencore për naftën që i kushtoi vitet më të bukura të rinisë dhe burrërisë së tij ai i shkarkoi mbi punën publicistike dhe artistike, pa lënë për asnjë ditë pas dore punët e shoqatës, sekretar i së cilës është që në fillimet e saj. E kam admiruar dhe e admiroj, për të gjitha këto cilësi. Përpiqem ta ndjek por nuk e arrij dot.”    
            Më pas ai analizoi romanin “Dallgët” ku nuk la pa përshkruar shumicën e personazheve të romanit. Midis të tjerave theksoi:

“…..Unë jam i mendimit se ky botim përbën edhe krenarinë e vetë autorit. Përvoja e fituar në të gjithë këto vite pune këmbëngulëse është konkretizuar  bukur në këtë roman. Disa njerëz të specializuar të penës si Naum Prifti, Rajmonda Moisiu, Spiro Dede, etj e kanë cilësuar këtë roman si një roman social, roman të jetës së autorit, roman epik, etj. Për mua ai është një roman i shkruar bukur, me një material jetësor të fuqishëm, me një ndërthurrje jetësh e dramash njerëzore që të mbajnë të lidhur pas librit derisa ta mbarosh. Kjo është njera meritë e autorit. Tjetër: autori ka kapur një temë kaq të ndjeshme në histori – jetën e popullit tonë, siç është ajo e viteve të fundit të një sistemi social, ekonomik e politik, rropama e të cilit kishte kohë që dëgjohej, e zhurmonte në veshët e popullit……”.        
           

Petrit Zanaj
Petrit Zanaj
Ai e përfundoi analizën me urimin për autorin për shumë vite jetë dhe krijimtari të suksesëshme.       
            Në vazhdim fjala iu la auditoritm. E filloi poeti Mëhill Velaj që mbasi falenderoi shoqatën për ftesën foli për të dy librat. Midis të tjerave për romanin “Dallgët” ai tha:       
            “……Romanin “Dallgët” mund ta quaj edhe një simbolizim të të gjitha “dallgëve”, të ngritura mes inteligjencies dhe sistemit diktatorial komunist, mes shtypjes dhe dhunës psikollogjike, mes izolimit dhe lirisë, mes ndarjes dhe dhimbjes, mes zhdukjes dhe përndjekjes, mes vrasjeve dhe flijimit të inteligjencies së përparuar të kohës, të intelektualëve, të idealeve demokratike, në emër të atyre idealeve të rrema të një sistemi socialist……….. Lexuesi, duke lexuar “Dallgët” e shkrimtarit Fili ndjen thellë peshën e kohës, të cilës i referohet autori. Ndjen bashkë me personazhet, duke u bërë edhe vetë pjesë e dhimbejve të tyre. Dhe, nuk u vjen si në ëndërr i tërë ai terr i   kohës, pasi kujtimet për atë kohë diktatoriale i kanë vuajtur edhe baballarët e tyre, kush edhe vetë.”.    
            Kurse për librin e autorit Hys Hasa theksoi”           
            “…..Autori Hys Hasa në librin e tij voluminoz ka bërë një punë të madhe përgatitore. Kjo në saje të këmbënguljes së tij, durimit dhe sakrificës për të dhënë një pasqyrë të qartë të emigrantëve shqiptar në Amerikë. Kjo e nderon autorin. I uroj atij punë të mbarë për të na dhënë libra të tjera të vlefshëm”.

Në fund z. Mëhill i dhuroi shoqatës “Bijtë e shqipes” disa libra të cilat janë në vazhdën e pasurimit të bibliotekës së librit shqip “Prof. Anastas Dodi”.       
            Mbas tij e mori fjalën z. Bektash Shameti ish koleg pune dhe mik i z. Hys Hasa. Ai bëri një prezantim të njohjes, marrëdhënieve që ka patur në punë si dhe disa cilësi të Z. Hys Hasa. Në vazhdim, në mbresat e tij për librin “Midis emigrantëve shqiptar të Amerikës” midis të tjerave vuri në dukje.   
            “……Zotësia e Hys Hasës është se me zgjuarsi, drejtësi, besnikëri dhe kujdes e ka vendosur sejcilin në vendin që meriton, pa tejkaluar apo pa u lënë mangut asgjë, punë kjo që ka kërkuar durim, studim dhe objektivitet, të cilat janë mëshiruar tek Hysa. Urimet më të mira z. Hys….”.

            Pastaj veprimtarinë e vazhdoi nxënësja e vitit të katërtë në shkollën shqipe“Gjuha jonë”, Anxhela Fili që recitoi vjershën që i ka bërë gjyshi i saj me titull “Dy shokët”.       
            Në vazhdim fjalën e mori znj. Raimonda Moisiu që paraqiti mbresat e saj në materialin me titull “Dallgët që rrahin çdo ditë”. Në këto mbresa midis të tjerave ajo theksoi:  
            “…….. Romani “Dallgët”, i
shkrimtarit Vlash Fili, është një roman mjaft i pasur që pa më të voglën mëdyshje do e quaja, romanin e jetës! Ndërsa rrëshqet

Nxenesja Angela Fili
Nxenesja Angela Fili

nëpër faqet e tij duke e lexuar, vëren alegorinë dhe personifikimin që përdor shkrimtari Vlash Fili………. Romani nuk është në të vërtetë vetëm në një fjalë “Dallgët” me njerëz por autori është i shqetësuar dhe i interesuar të na japë kuptimin prozaik të njerëzimit, të jetës, me simbolet e saj, me stinët, ditën e natën, bukën dhe urinë, mjerimin dhe trishtimin, ngrohtë e ftohtë, dhimbje dhe sakrifica, lindjen dhe vdekjen, burgun dhe internimin, persekutimin dhe izolimin, kohës dhe hapësirës, dallgët e detit e të jetës që rrahin çdo ditë dhe procesit të ndryshmit të atij sistemi diktatorial…….. Ky roman me fjalë të tjera është një qëllim – metamorfoza e një populli të tërë në diktaturë…….”.      
            Z. Llazar Vero në dikutimin e ti rreth librit të autorit Hys Hasa midis të tjerave tha: Duke lexuar librin ndjen nga afër krenarinë e autorit për çdo hap të hedhur nga kuksianët e tij në metropolin botëror të zhvillimi, në Amerikë. Ai sikur kërkon t’u thotë bashkëfshatarëve të tij se ja atë që bëjnë amerikanët fare mirë e keni bërë edhe ju, dhe mund të shkoni edhe më tej. Dhe na sjellë shumë shëmbuj të bukur si atë të djemëve të Kalasë së Dodës që kanë disa restorante të respektuar mu në qendër të Filadelfias, apo të shkenctarit dhe profesorit të nderuar Lefter Daku, zëvendës rektor në Universitetin e Virxhinias. E kështu me radhë. Bashkohemi edhe ne me krenarinë e tij dhe i urojmë suksese të mëtejshme  në punën hulumtuese dhe atdhetare në fushën e botimeve”.                              Mendimet e tyre i shprehën edhe zotërinjtë Hajredin Jata, Ivzi Çipuri, anëtar I këshillit drejtues të shoqatës, Ilir Meçaj, Ligor Luarasi, Vladimir Vata dhe Ilir Dogjani. 
            Autorëve dhe organizatorëve të promovimit u kishin ardhur dhe shumë përshëndetje dhe urime nga shokë, miq e dashamirës, të cilat u përmendën para auditorit. Shkëputëm disa fraza nga këto përshëndetje.   
            Prof. Murat Gecaj nga Tirana shkruan:      
            “….dëshiroj t’u dërgoj përshëndetje të përzemërta gjithë anëtarëve të shoqatës suaj të nderuar, që herë pas here organizon veprimtari të spikatura, atdhetare e kulturore……”              
             Prof. As. Dr Zef Gjeta uron: “…….Ju uroj shëndet organizatorëve të promovimit, dy autorëve dhe të gjithë juve”.   
           
Z. Spiro Dede nga Tirana që është njëkohësisht redaktor dhe botues i librit shkruan:      
            “….Romani “Dallgët” është shkruar me një shqipe të pastër, me fraza të qarta, pa stërhollime stilistike, të mban interesin dhe vëmendjen ngritur, dhe në tërësinë e tij tingëllon një vepër e mprehtë sociale, jetësore dhe e vërtetë…….”.   
           

Nga e majta, z. Vlashi Fili, shkrimtari Petraq Pali dhe z. Llazar Vero
Nga e majta, z. Vlashi Fili, shkrimtari Petraq Pali dhe z. Llazar Vero

Z. Sillo Muçko nga Kanadaja shkruan:       
            “…….Ka qenë një kohë, kur ne dashamirësit e librit, tërhiqeshim më shumë mbas emrit të autorit , pamvarësisht se çfarë përfaqësonte në të vërtetë krijimtaria e tij. Kurse sot, me kënaqësi shohim të vijnë prurje në letërsi me nivel mjaft të lartë, si nga ana ideore ashtu dhe nga ana artistike, pamvarësisht se autorët nuk janë të dëgjuar më parë, e shumë prej tyre tashmë edhe me moshë të thyer, ku futet edhe z. Vlashi Fili……”.        
           
Një grup kuksianësh dhe dibranësh me banim në Filadelfia shkruajnë:   
            “…….. Në librin e z. Hys Hasa shohim figura të shquara të kombit tonë, shohim emrat e prindërve tanë, të cilët na frymëzojnë ne dhe brezat tanë në të ardhmen për të qenë krenarë për brezat që kanë kaluar, krenar për kombin tonë, për Shqipërinë……”.         
           
Z. Fatmir Terziu, kritik me banim në Londër, Angli shkruan:       
            ……..Proza e z. Fili, e mbështetur në fakte jete, mbetet e organizuar në mënyrën më të çiltër gjuhësore. Gjuha e prozës së tij është shumë afër komunikimit të përditshëm……Fili mund të thuhet se është dhe një gatues i frazave, mandje nganjëherë edhe me tekste më të gjera, që të japin idenë e një mëvetësie të prozës së tij……”.           
           
Znj. Liri Aleksi nga Kanadaja shkruan:       
            “…….përderisa libri mënyra e të renditurit të ngjarjeve, stili i të shkruarit më tërhoqën kaq shumë tregon se ja ke arritur qëllimit, ke bërë një libër të bukur. Urimet më të mira…..”.        
           
Z. Darling Ismail Vlora nga Italia shkruan:           
            Bukuria e romanit “Dallgët” më bëri që të most a hiqja nga duart deri sa e përfundova……”.   
           
Ndërsa shkrimtari ynë i njohur z. Naum prifti shkruan:   
            Romani i Vlashi Filit “Dallgët” shton krijimtarinë e tij letrare, njëkohësisht pasuron fondin e krijimtarive të letërsisë shqipe nga diaspora e Amerikës…..”.     
           
Z. Dëfrim Kaleci shkruan:    
            “……Hys Hasa në këtë libër së pari po u tregon botës se Shqipria ka pasur, ka dhe do të ketë intelektualë që me punën e tyre të palodhur, patriotizmin,

Raimonda Moisiu
Raimonda Moisiu

nacionalizmin jo vetëm që po shkëlqejnë në këtë rruzull tokësor por do të bëjnë atë që ta ngrenë vendin tonë, Shqiperinë në piadestal…… Hysa mendon  si nje intelektual dhe në këtë libër shprehet qartë ideja e tij që për mua  është: Një kontribut dhe alternativë nga intelektualë drejtuar  intelektualëve, duke synuar të krijojë ura bashkëpunimi, duke pasur parasysh se vetëm truri, vetëm mendja e ndritur, vetëm kontributi  intelektual  mund të mëkëmb një komb, një shoqëri, një Shqipëri  me kufijtë e para viteve 1913. Pra Shqipërinë e vërtetë….”.    
           
Në fund të veprimtarisë iu dha fjala edhe dy autorëve të librave, të cilët falenderuan pjesëmarrësit në sallë, veçanërisht të ardhurit nga larg. Po ashtu falenderuan z. Sadik Elshani dhe z. Llazar Vero për materialet-analizë të librave, këshillin drejtues të shoqatës për organizimin e veprimtarisë dhe shprehën kënaqësinë e madhe që iu dha ky promovim.       
            Gatimet shqiptare në një darkë të thjeshtë , të shijuara nga të gjithë pjesëmarrësit, si dhe shprehjet e kënaqësisë dhe urimet ndaj autorëve gjatë bisedave të lira ishin faza mbyllëse e kësaj veprimtarie të bukur.                              
                                                                                                
            Filadelfia, Shtator 2010

Mehill Velaj
Mehill Velaj

Llazar Vero
Llazar Vero

 Sadik Elshani
Sadik Elshani

Pamje e pjesemarresve ne veprimtari
Pamje e pjesemarresve ne veprimtari



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx