| E marte, 19.10.2010, 09:59 PM |
Tri ëndrrat e Bjondinës
Nga HAXHI DULLA - Varshavë
Bjondina Dërmakut, jetën e saj të parë ia dhuroi nëna, e cila e lindi në spitalin e Prishtinës vetëm disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosove. Jetën e dytë para dy viteve ia dhuruan ushtarët polak të Kontingjentit Ushtarak pranë forcave paqësore KFOR në Kosovë, dhe mjekët e Qendrës Mjeksore të Nenës Polake - CZMP në ?ód? të Polonisë.
Bjondina sot ka 10 vjet dhe tri ëndrra : e para të bëhet mjeke - kardiokirurge, e dyta- të ketë syze të përshtatshme ,dhe e treta - të ketë protezat e reja në këmbët e saja.
Gjatë 6 viteve të para të jetës së saj, Bjondina nuk kishte forcë të lëvizë pa ndihmën e prindërve. Kishte lind me një defekt serioz në zemër të quajtur - Tetrallogia Fallot. Vrima mes qelizave të zemrës si dhe enët jo të zhvilluara si duhet të gjakut bënin që ajo mos të ketë sasi të mjaftushme të oksigjenit në gjak . Në Poloni fëmijët me këtë lloj të sëmundjes operohen në muajt e parë të lindjes e më vonë zhvillohen normalisht. Nje mundësi të tillë nuk kishin fëmijët e lindur në Kosovë. Bjondina jetonte duke falënderuar nënës së saj e cila pandërprerë e mbante në duartë e saj. Ndoshta Bjondina nuk do të jetonte më gjatë , sepse sëmundja e tillë e dobësonte shumë organizmin e vogëlushës kosovare. Ajo rritej ngadal,jo sa duhej. Nuk ecte,nuk kishte forcë të fliste, e qka është edhe më e keqja , këmbët e saja dobët të zhvilluara, filluan të shtrembërohen edhe më tepër. Bjondina nuk do arrinte të festonte ditëlindjen e saj të 10 sikur mos të ndihmonin ushtarët e Kontingjentit Ushtarak Polak në Kosovë , të cilët veprojnë në kuadër të Forcave Paqësore KFOR.
Për fatin e vogelushës u interesua kapiteni Rados?aw Ambroziak nga Kontigjenti Polak i KFOR-it. Në atë kohë detyrë e ushtarëve ishte të njiheshin për së afërmi me jetën dhe kushtet e jetës së qytetarëve dhe në bazë të mundësive të i ndihmonin atyre. Gjatë një vizitë te tillë në teren kapiteni u njohtua me rastin e rëndë të vogëlushes nga daja i saj. Takimi i parë i kapitenit me Bjondinën ishte moment shumë i rëndësishëm. Shëndeti i saj kërkonte shërim urgjent. Komandanti i Kontingjentit Polak ,kur mësoi për gjendjen e rëndë shëndetsore të Bjondinës, dha pëlqimin për ndërmarrjen e akcionit të shpejt për shpëtimin e jetës së saj.
Në Kosovë, në atë kohë nuk kishte kushte për operim . Duhej operuar vogëlushen në Poloni. Në akcion të shpetimit ,u angazhuan shumë njerëz dhe institucione. U angazhua në këtë Fundacioni polak “ Serce Dziecka “ ( shqip - Zemra e Fëmiut ). Kërkohej spitali i cili do jepte pëlqimin për operim falas të kosovarës. Pas kërkimeve të shumta në dyer të shumë spitaleve polake, drejtori , profesor Przemys?aw Oszukowski nga Centrum Zdrowia Matki Polki në Lod? dha pëlqimin .
Duke iu falenderuar dashamirësisë së shumë personave, ushtarëve dhe institucioneve të cilët u angazhuan në rregullimin e të gjitha formaliteteve, Bjondina së bashku me nënën e saj në vitin 2006 arriti në spitalin Polak. Pas analizave të nevojshme që duhej bërë , si pregaditje për operim,u tregua se gjendja shëndetsore e saj ishte shumë e keqe, dhe se qfaqej dyshimi se nuk mund të përballonte operimin. Atëher u morr vedim që të kthehej në Kosovë, për pregaditje ( kalitje ) të mëtutjeshme të organizmit. Profesori Jacek Moll i bashkoi enët e gjakut në atë mënyrë që të shtohej sasia e gjakut në zemër. Bjondina ,duhet të kthehet në shtepi. U mor pëlqimi atëher që pas një viti të vjen prapë ne spitalin e njëjtë ,tashmë për operim përfundimtar. Gjatë tërë vitit sa qëndroi në shtëpi pas kthimit nga intervenimi i parë në Poloni, prindërit , familja të afërmit , mjekët si dhe ushtarët polak ishin afër saj për ndihmë të nevojshme.
Nga fundi i vitit 2008 Kontingjenti Ushtarak Polak në Kosove, mori lajmin e shumëpritur se në spitalin e ?od?- it prisnin ardhjen e Bjondinës . Tani duhej sa më parë të pregaditeshin dokumentet e nevojshme për udhtim. Bjondina është qytetarja e parë e Republikës së Kosovës që kaloi kufirin polak me pashaportën e re të shtetit të Kosoves , e dyta është nëna e saj. Më 2 tetor së bashku me nënën e saj, përkthyesin si dhe ushtarët polak të KFOR-it të cilët përfundonin ndrrimin në Kosovë , me aeroplan ushtarak arriti në Poloni. Në spitalin ku duhet të operohej Bjondina ,ishte çdo gjë e pregaditur. Pas analizave paraprake u tregua se kësaj radhe zemra është e përforcuar dhe se mund të ndërmirret operacioni i shumëpritur përfundimtar.
Të gjitha pregaditjet për operim i bënë profesoret e njohur të kësaj lëmie ; prof. dr. Andrzej Sysa dhe prof.dr.Jadwiga Moll, ndërsa operacionin e ndërlikuar që zgjati mbi 4 orë e bëri profesori i njohur edhe jashtë kufijve polak, prof. dr. Jacek Moll. Kujdesi i madh që kishte Bjondina nga ana e personelit polak të spitalit pas operaqcionit , bëri që pas një muaji të kthehet shëndosh në vendlindje.
Ushtarët e KFOR-it polak edhe më tutje kujdesen për shendetin e Bjondinës. Duke falënderuar kujdesit të tyre ,ajo sot ecën me proteza të reja, syze dhe mjete thera të nevojshme.
Bjondina sot lëvizë pa ndihmën e prindërve. Vijon klasën e dytë te shkollës fillore në fshatin Shipashnicë e Epërme të komunës së Kamenices ( Dardana ). Zhvillohet normalisht, është rriturr dhe njëra ndër nxenësit më shembullor në klasë. Porse, pasojat që ka lënë sëmudja e gjatë disavjeqare , bënë që ajo edhe me tutje të jetë nën perkujdesjen e prindërve të cilët kanë vështirësi për plotësimin e të gjitha kërkesave të nevojshme për ruajtjen e shendetit të plotë të Bjondinës si dhe dy motrave të saja. Babai Milaimi është i papunë ka edhe njerën dorë te paaftë për punë, ndërsa nëna Hajrija ,duke e bartur vite me radhë fëmiun e saj Bjondinën ka të dëmtuar seriozisht boshtin kurrizor. Familja 5 anëtarshe Dermaku , jetonë me 40 Euro në muaj, ndërsa Bjondina tashmë është rritur dhe se deri në moshën madhore ( kur do përfundojnë të gjitha pengesat si pasojë e operacionit të vonshëm- ( ps. vlerësim i mjekut specialist) do të jetë e mvarur nga prindërit e saj ,për blerjen e këpucave ortopedike,syzave dhe protezave të nevojshme.
Ftojë njerëzit zemërgjerë, në Kosove dhe diasporë për ndihmë kësaj vogëlushje, e cila tani pas 10 viteve ka filluar të lëvizë e pavarur, të ulët në bankat e shkollës krahas shoqeve e shokëve së fshatit të cilët dikur ka patur mundësi te i sheh vetën nga dritarja. Shpresojë se i tëre mundi që kanë bërë ushtarët paqësor polak, në kuadër të KFOR-it , institucionet mjekësore dhe ato humanitare polake për shtetasen tonë të vogël të mos shkoj huq.
Ata ( polakët) bënë shumë për vogëlushen kosovare, shpresoj se edhe qytetarët , dhe institucionet tona nuk do e lënë anash kërkesën për ndihmë Bjondina Dermakut.