E enjte, 02.05.2024, 05:44 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Qendrimi dhe Marashi në Ulqin

E hene, 11.10.2010, 09:07 PM


Qendrimi dhe Marashi në Ulqin

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Pushimet e kësaj vere për bacën Marash ishin të veqanta prej viteve tjera.

Edhe prej Plazhes së bukur të Ulqinit në telefon, edhe pas këthimit në ndejë, më rrëfeu për takimin me Qendrimin e ri, dashuninë për këngen, qiftelinë, zgjuarësinë e tij. "Më ka fascionuar ai qun, kemi ndërruar adresat, do të flitet gjatë për te, në të ardhmen", më tha në Berlin, në fund të muajit gusht. Bisedat paraprake me babain e Talentit dhe kontakti përmes letërkëmbimit, sollën nje letër mirë të formuluar të Qendrimit në adresen time dhe të Marashit. 

 E quajnë Qendrim Ramadani, është i lindur më 21 shkurt të vitit 1999, jeton me familjen e tij në fshatin Zabel të Drenasit.

Data e lindjes, koincidon me nënshkrimin e Marrëveshjes në Rambuje. Si foshnje një muajshe, me prindërit u strehua në malet e Berishes, tek vendi i quajtur; Përroni i thatë. Kaloi 72 ditë dhe netë në këto male të lirisë.

 "Muzika folklorike dhe kënga filluan ta përcjellin herët djalin tim, më rrëfeu babai i tij Regjepi, ndërsa që nga mosha tre vjeqare , këtë dhunti e vërejtën dhe e përjetuan kandshëm edhe familja dhe rrethi më i gjerë.   Qiftelinë e parë i bleu tezja e tij.

 " I gëzuar, fillova për herë të parë të luaj, gishtat e mi të njomë, dhe të ndjejë telat dhe tingujt e këtij instrumenti në lëkuren time. Në tekstin e këngëve për trimat palpoi shpirtin e tyre, ndërsa unë këndoi me zemër edhe këngë për jetën, Drenicen dhe trojet shqiptare, shkruaj dhe këndoi edhe mahi të kohës. Shtytjes së madhe në përvehtësimin e Qiftelisë, falënderimi i adresohet dajëve Plakaj nga Nekofci, mësuesit tim të parë Ferat Shala dhe prindëve të mij. Në klasën e tretë, mësuesi i muzikës Eqrem Berisha, më tregoi skenën për herë të parë, e falënderoi po ashtu.  Përshtypje, emocione dhe duartrokitje të gjata, dhuratë dhe kujtim që do ta bartë tërë jetën", më shkruante në letren e tij Qendrimi.

Qendrimi dhe Flakroni
Qendrimi dhe Flakroni
Ai i vijon mësimet në klasën e gjashtë, në Shkollën fillore "Xheladin Gashi-Plaku" në Komaran të Drenices, është i shkëlqyeshëm, i pëlqejnë shumë pos landëve tjera, Gjuha shqipe dhe muzika. Angazhimi- anëtarësimi në SH.K.A. "Shote Galica" në Drenas, në grupin e të rinjëve, posaqërisht puna me artistin- profesionistin e madh të skenës, zotëriun Shaqir Hasi, i  sjellë knaqësi. Festivali kombëtar i folklorit për të rinjët, i 7- ti me radhë, vendi i parë, dhe rrespekti kudo që prezantohet kjo shoqëri është rezultat, pasqyrë e punës së madhe e këtij Institucioni të njohur kohë të gjatë.

 Në Festivalin burimor "Drenasi 2010" SH.K.A. e Qendrimit u plasua në vendin e 3 -të. Edhe pse ende i ri në moshë, merrë pjesë dhe mirëpritet në dasmat dhe ahengjet e rrethit të familjes dhe më gjerë.

 "Vitin e kaluar kam qenë në finalen e Edicionit " Talenti X", publiku më ka pritur shum mirë, shumën dhe qmimin e caktuar nga juria e ndamë 12 pjesmarrës mes veti.

 Së bashku me Flakron Voca, ishim të vetmit që prezantuam folklorin".

Në rrugë, në fshat e qytet, në bregdet dhe në skenë takohem me njerëzit e mij, të cilët më përshëndesin e unë i dua. Qiftelia më percjellë qe dy vite edhe në plazhet e Ulqinit. Këndojmë, qeshim, fotografohemi, inqizojmë dhe jetojmë së bashku me mërgimtarët tanë.

 Ndjehem i kënaqur kur ndegjoi fjalinë; të knoftë zemra, të lumtë goja, o këndofsh gjthmonë. Kësaj Vere në Ulqin e kam takue dhe njoftue, agjen Marash me të cilin dallimi në moshë nuk ishte pengesë që të bëhemi shokë të mirë. Mësimet në radhë të parë dhe instrumentimin bashkë me kangën i kam në shpirtë. Të jemë pran publikut, dhe çdo gjë që kam nga vetja, e dhuroj të shprehur përmes kënges, popullit tim që ka vuajtur dhe është sakrifikuar me shekuj, ka derdhur shumë gjak. Do të ju këndoj trimave dhe dëshmorve tanë gjithmonë. O Populli im, mërgimtarët e mij, shumë ju dua, ju kam në mendje dhe Zemër, shkruan në fund Qendrimi në letrën e tijë të cilën i drejtoi mikut të tij më të vjetër në mërgim Marash Gojani.

Me idenë dhe kërkesen e të këtij të fundit, dhe pëlqimin e të dyve, me pak modifikime që nuk e zbehin formulimin e bukur të letrës, si dhe dëshiren që të përcjellim zhvillimin e Qendrimit në të ardhmen, vendosëm së bashku të mos e mbajmë vetëm për vehte këtë tregim.

Shpresoi se së shpejti këngët dhe Qendrimin, të interesuarit do të kenë rast t´i shijojnë në manifestimet që bashkatëdhetarët i organizojnë edhe në Diasporë



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora