E enjte, 01.05.2025, 05:48 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare

E merkure, 27.10.2010, 09:47 PM


Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy organizmave kulturore shqiptare "MOISIU & KODRA"në Zvicër

 

Nga Asllan Dibrani

 

Janë dy emra të mëdhenj të kulturës shqiptare , dy figura qe lanë gjurmët e veta në fushën e kulturës dhe artit ,  janë dy emra qe shqiptarët kudo që janë krenohen me ta ,po ashtu u veprua edhe në Zvicër, ku   Aleksander Moisiu dhe  piktori i madh shqiptar Ibrahim Kodra lanë gjurmët e kulturës edhe në nivel evropian. Këto dy figura madhështore  shqiptaret i shfrytëzuan si emra dhe formuan shoqata klube institucione kulturore,fondacione  etj. Po të njëjtën gjë vepruan   edhe   dy organizma me  vlerave kombëtare  shqiptare me veprim  në Zvicër . Fondacioni "Kodra" kryetare  Maria  SHikova, dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Aleksandër "Moisiu" Sylë Muja.

 

Që të dy këto  shoqata  apo fondacione janë zotuar që ta japin kontributin e tyre  në fushën e kulturës  shqiptare duke e  përqendruar veten në aktivitete kulturore shqiptare,  vepra  me vlera të nivelit  në Zvicër po dhe ma gjerë.

 

Simbol i bashkimi drejt  bashkëpunimit  te dy organizmave me  vlerave kombëtare  shqiptare me veprim  në Zvicër ,kryetarja e Fondacionit
Simbol i bashkimi drejt bashkëpunimit te dy organizmave me vlerave kombëtare shqiptare me veprim në Zvicër ,kryetarja e Fondacionit "Kodra" Maria SHichkova, dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Aleksandër Moisiu," SYLË MUJAJ
Marrveshje baskpunimi ne mes dy organizmave kulturore shqiptare"MOISIU & KODRA"

 

Kohë ma parë nga këto  dy shoqëri,  respektivisht Fondacioni "Kodra"   një fondacion  i financua nga biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe në anën tjetër   shoqata   e "Aleksander Moisiut " e udhehequr  nga zoti Sylë Muja , në formë zyrtare  protokolluan marrëveshjen e bashkëpunimit  sipas ligjeve zvicerane  me sa vijon:

 

Fondacioni Kodra e Atelier MOISIU- MOISSI kanë vendosur të bashkëpunojnë në kohë te pa fund për aktivitete te ndryshme te lidhura ne aspektin kulturor e artistik ne Kanton Ticino e në botë.

Çdo gjë ju është e lejuar ne marrëveshje dhe akordim te rrjedhave:

1. Kohën dhe mënyrat e veprimit, dhe shpenzimet e ndryshme te çdo lloj manifestimi kulturor, duhet të bëhen preventivat e përparshme në mes dy organizmave kulturore të caktuara, ku në fund të bëhet dhe konkretizimi i suksesit apo i mos realizimit të detyrave të caktuara kulturore e ekonomike, duke e ditur bilancin ide-projektit të caktuar.

2. Asnjë pretendim reciprok të asnjë natyre, jo as në heqjen e shpenzimeve për bashkëpunëtor të ndryshëm, që duhet te përpjesëtohet në mes veti nëse në fillim nuk ishte marrëveshje e shkruar. Që marrëveshja te jetë e precizua se paku nga një përfaqësues i Fondacionit "KODRA" apo një përfaqësues i shoqatës "MOISIU", e konfirmuar apo e nënshkruar nga përfaqësuesi legal.

3. Çdo shpenzim i bërë nga njëra palë duhet që pala ti heq shpenzimet, pa një mundësi të pretendimit etj.

 

Muzeu "Kodra" me vlera artistike për shqiptarët por për popullin zviceran po edhe për artin botëror

 

Një muze është hapur me iniciativën e Behgjet Pacollit, i cili edhe është autorizuar nga vetë piktori Kodra sa ishte gjallë që të përkujdesej për gjithë trashëgiminë e tij kulturore.

Muzeu në Lugano ka 16 vepra kulturore të Ibrahim Kodrës. Rëndësia e këtij muzeu, qëndron edhe në disa elemente shumë karakteristike: aty gjenden veshmbathja dhe gjërat që ai i mbante me vete. Aty gjenden edhe shallet e tij, të cilët gjatë tërë jetës së tij u bënë pjesë e figurës së këtij artisti.

Këtij muzeu, Pacolli ia dedikoi një ndërtesë të vjetër shekullore, që do të jetë edhe një muze shtesë shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare, për Zvicrën dhe artin botëror në përgjithësi. Rëndësinë e hapjes së këtij muzeu, e tregoi pjesëmarrja e autoriteteve shtetërore të Zvicrës, dhe një numri të madh të kritikëve të shquar të artit me rastin e inaugurimit.

 

FormularbeginnKëto dy shoqëri  dhe organizatore të artit dhe kulturës shqiptare, shpresohet që të jenë  shpresa   edhe synimi  drejt një simboli,  veprimi në interesin tonë   të përhapjes  së kulturës dhe artit tonë edhe të popujt tjerë...

Fondacionit
Fondacionit "Kodra" përfaqesuese Maria SHichkova, dhe Kryetar i Shoqates Kulturore Shqiptare "Aleksandër Moisiu," Sylë Muja Art -Atelier" Aleksander Moisiu" në Via Alle Brughette 11,Figino Llugan”në Zvicër.

Zonja Marie  përfaqesuese e fondacionit Kodra dhe  Sylë Muja në një  aktivitet
Zonja Marie përfaqesuese e fondacionit Kodra dhe Sylë Muja në një aktivitet



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx