Udhëpërshkrim
Hajro Hajra: Meshë për Nënën Tereze në Feniks të Arizonës
E premte, 29.10.2010, 10:00 PM
Portreti i Nënës Tereze dhe foto e Katedrales
MESHË PËR NËNËN TEREZE NË FENIKS TË ARIZONËS
Nga Hajro Hajra
Njëqindvjetori i lindjes së Shenjtores së nesërme shqiptare, i shpallur Viti i Nënës Tereze, u shënua edhe në Feniks (
Fjala e Atë Vinsent J. Mesi-t për Nënën Tereze
Më 24 tetor 2010, në orën 11 të paradites, në mjediset e brendshme të bazilikës, mbushur plot njerëz, në krye të së cilës ishte vendosur një portret i madh i Nënës Tereze dhe një fotografi e Katedrales së posandërtuar të Nënës Tereze në Prishtinë (që i kishte sjellë posaçërisht në këtë ditë të shënuar, zonja Lule Lane), para se ta fillonte meshën, Atë Vinsent J. Mesi u uroi mirëseardhje shqiptarëve të pranishëm në kishë (që, për fat të keq, ishin pak në numër) dhe pastaj foli për të madhen Nënën Tereze, duke theksuar në mënyrë të posaçme se ajo ishte shqiptare. Më pastaj u mbajt mesha, drejtuar nga Atë Mesi, që u ndoq me interesim nga të pranishmit.
Himni shqiptar në kishë
Atë Mesi kishte përgatitur një të papritur për shqiptarët. Pas përfundimit të meshës, fare papritur, u dëgjuan tingujt e himnit shqiptar, që në atë hapësirë akustike të kishës tingëllonin jashtëzakonisht ëmbël. Shqiptarët e pranishëm, fare spontanisht u ngritën në këmbë për ta nderuar himnin, ndonëse nuk ishin të sigurt: po dëgjonin vërtet himnin shqiptar, apo po u bënin veshët. Megjithëse e pazakontë, himni shqiptar u ekzekutua në Bazilikën e Shën Mërisë. Ishte një nderim i madh që po i bëhej Nënës Tereze dhe atyre pak shqiptarëve që ishin të pranishëm në meshë.
Përvjetori i lumturimit
Me të mbaruar mesha, pak pas mesit të ditës, shqiptarët që kishin qenë në meshë, të cilëve iu bashkëngjit edhe një grup tjetër shqiptarësh që kishin arritur ndërkohë, u drejtuan nga shtatorja e Nënës Tereze, për të filluar manifestimin tashmë tradicional, të shtatin me radhë, që mbahet në çdo përvjetor të lumturimit të Nënës Tereze.
Përreth shtatores ishin vendosur tufa lulesh dhe flamuri shqiptar, ndërkaq fëmijë moshash të ndryshme e të rinj mbanin portrete të Nënës Tereze. Nga disa të pranishëm u mbajtën fjalime të shkurtra rasti për jetën dhe veprën e Nënës Tereze, fëmijët recituan vargje për Nënën e Madhe, u organizua një kuiz shpërblyes për më të vegjëlit me pyetje për Nënën Tereze dhe në fund u shërbye ushqim e pije që kishte sjellë zoti Kalaj.
Atë Vinsent J. Mesi gjatë meshës |
Shqiptarët gjatë meshës (në plan të parë, zonja Lule Lane) |
Teuta Fleming me familje |
Atë Vinsent J. Mesi takon shqiptarë pas meshës |
Vajza shqiptare pranë shtatores së Nënës Tereze |
![]() |
Shtatorja e Nënës Tereze |
Një foto e përbashkët pranë shtatores së Nënës Tereze |