E enjte, 01.05.2025, 04:54 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë

E premte, 05.11.2010, 10:58 PM


Qazim Bajgoraliu, Kryetar i ri i Deges se LDK-se per Gjermani
Qazim Bajgoraliu, Kryetar i ri i Deges se LDK-se per Gjermani

 

Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë

 

LDK-ja mbetet e hapur ndaj trungut të mirëfilltë Rugovjan

 

Shkruan: Muharrem Sfarqa

 

Në qytetin e Frankfurtit,dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor,te shtatin me radhë,duke rrumbullaksuar keshtu një proces te mirëfilltë të zhvilluar në aktivet dhe nëndegët e organizimit të saj,si një strumbullar gjigantë që per njëzet vite ishte zëri më i artikuluar dhe më i fuçishëm i Kosovës në luftën e saj të shenjtë per liri, pavarësi dhe demokraci.

 

Kuvendin e hapi Miftar Dragidella,nënkryetari i Degës për Gjermani,i cili pas intonimit të himneve kombëtare,te Kosovës dhe atij partiak,ftoi të pranishmit që me një minut heshtje të nderojnë Presidentin e parë të Kosovës,dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme luftuan për atëdhe dhe sot nuk gjenden në mesin e të gjallëve.

 

Pas aprovimit të rregullores së punës dhe dokumenteve tjera të Kuvendit,raportit të punës për periudhën katërvjecare dhe atij financiarë,një fjalë përshëndetëse mbajti Anton Kolaj,ish nënkryetar i LDK-së,në periudhën e themelimit dhe profilizimit të saj,i cili mes tjerash kërkoj që të bëhen përpjekje maksimale dhe të palodhëshme për aktivizimin edhe të pjesës më të "fjetur" të anëtarësisë së LDK-së,për një mobilizim të ri të tyre,në marshimin e partisë sonë,që në këto zgjedhje parlamentare, që do të mbahen së shpejti,e vetme të marrë në qeverisje pushtetin në Kosovë.LDK-ja, këtë do ta arrij me një konsolidim të radhëve të saj,rrugë kjo e nisur, drejtë afrimit,pajtimit dhe vetpajtimit,për të bashkuar energjitë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëvë të saj.LDK-ja ka potencialet e veta,për tu përballuar edhe me ca goditje që po i bëhen pas shpine,sidomos nga njerëzit që deri dje kan ngrën bukën e saj.Përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre janë koncensuset e lidershipit për të mirën e LDK-së,sepse rivitalizimi i saj me anëtar të hershëm e të rinjë,si dhe prurjet e reja,që po ndodhin cdo ditë, kan hapur edhe më shumë perspektivën e saj mobilizuese dhe garuese demokratike,gjithnjë rrethë trungut Rugovjan,që siq dihet, ishte dhe mbeti fryma identifikuese e luftës së LDK-së.për liri,pavarësi dhe demokraci.

 

Të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari i degës së LDK-së,për Beneluks,z. Remzi Azemi,i cili kërkoj që bashkpunimi mes dy degëve të zhvillohet dhe thellohet edhe më tej,pasi ekzistojnë të gjitha parakushtet për një gjë të tillë,për të ndihmuar dhe lehtësuar rrugën e Kosovës drejt integrimeve Evropjane.

 

Një mesazh përshëndetës,këtij kuvendi i kishte dërguar edhe aktivisti i palodhëshëm i LDK-së.nga ditët e para z. Abedin Gashi,i cili për shkak të përballjes me një sëmundje të vështirë,nuk kishte mundur të merrte pjesë në kuvend,si dhe z.Hazir Krasniqi,kryetari i gjertanishëm i degës së LDK-së,në Gjermani,i cili siq u kumtua për shkaqe poashtu shëndetësore nuk mori pjesë në punimet e tij.

 

Anton Kolaj
Anton Kolaj
Gjatë punës së kuvendit,me diskutimet e tyre kontribuan disa delegatë,në mesin e të cilëve,Osman Ferizi,Demë Çetaj si dhe Astrit Rraci,djali i ish kryetarit të Klinës Ismet Rracit (i vrarë pas luftës nga një dorë tradhtare),të cilët përkundër brengës që shprehën për vështërsit aktuale me të cilat po përballet LDK-ja,cfaqën,siq thanë ata optimizmin e tyre racional dhe të bazuar,se do të gjenden mundësi për të dalë shumë më të fortë se më parë nga këto zgjedhje;si brenda partiake poashtu edhe të atyre parlamentare.

 

Në pjesën e tij të punës delegatët,nga radhët e kandidatëve të propozuar,me votim te fshehtë,kryetar të ri,për periudhën katërvjeqare zgjodhën Qazim Bajgoraliun, kryetar i gjertanishëm i nëndegës së LDK-së,për landin e Rinit Verior ndërkaq për nënkryetar Miftar Dragidellën e për sekretar Shpend Shalen.

 

U zgjodhën edhe përfaqësuesit e degës për Kuvendin e përgjithshëm të LDK-së dhe kësaj përbërje do t i prijë Anton Kolaj,i cili siq u tha gëzon përkrahje të parezervë nga

 

anëtarësia e LDK-së e madje edhe nga mërgata në përgjithësi.Në këtë përfaqësim do të jenë edhe këta aktivistë të zgjedhur:Idriz Zeciraj,Azem Zemaj,Zymer Luli,Demë Çetaj,Kreshnike Mehmetaj,Blerim Hajdaraj dhe Qazim Bajgoraliu.

 

Në emër të të zgjedhurve u falënderua kryetari i ri i degës i cili premtoj se do të zhvilloj dhe kultivoj edhe më tutje frymën e afrimit dhe bashkëpunimit me anëtarësin,në të mirë të LDK-së, dhe aktivistëve mërgimtarë të saj,si kontribut i pandërprerë që i është falë dhe do ti falet Kosovës në vijimsi.

 

Miftar Halili gjate diskutimit
Miftar Halili gjate diskutimit

Pamje nga Kuvendi
Pamje nga Kuvendi



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx