Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike
E diele, 07.11.2010, 08:56 PM
Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike e krijuesve Shqiptarë
Nga Asllan Dibrani
Krijuesit e artit pamorë në mërgatë po japin një kontribut të çmueshëm në përhapjen dhe afirmimin e një pjese të kulturës shqiptare, sidomos të asaj që ka të bëjë me pikturën dhe skulpturën. Në këtë kuadër te kësaj , brenda muajve të fundit në disa qytete dhe shtete të Evropës dhe ma gjerë si në Gjermani, Zvicër, Itali, Britani Austri ,Amerikë e gjetiu, ku jetojnë shqiptarët.
Në këto tubime janë shfaqur aktivitete të ndryshme kushtuar figurës madhështore të Nënë Terezës ,një figure me përmasa botërore, që përmes saj populli shqiptar po e identifikon veten edhe pran popujve tjerë për zemërgjerësinë ,kulturën , humanitetin dhe historinë etj!
Takim Kulturo-Artistik për nder të 100 vjetorit të lindjes se Nenës Terezë
Po ashtu u veprua edhe në Gjermani pikërisht në një qytezë regjionale, në rajonin e Freiburgut, në Emmedingen .Këtij takimi i paraprin me aktivitet organizativ shoqata "Yjet e Kosovës" e udhëhequr nga zoti Tahir Shabani. Prandaj të pranishëm ishin Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Dr.Vilson Mirdita, ku mbajti fjalën e hapjes së këtij takimi . Me theks te veçantë e përshëndeti edhe hapjen e kësaj ekspozite i falënderoj krijuesit e artit, po edhe të pranishmit të shtunën me 30 tetor . Në takim në shenjë rrespekti të 100 vjetorit te lindjes së Shenjtores së madhe Nënë Terezës. Në këtë Ekspozitë artistike morën pjesë Malë Myrtaj skulptor,Dan Gashi,Sokol Maloku, Bukurie Dalladaku, Augustin Pergega dhe Asllan Dibrani, piktorë. Pjesëmarrjen e artistëve dhe krijuesve shqiptarë me rastin e hapjes se kësaj ekspozite, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të larta gjermane ,dhe e njëjta do të jetë e hapur për vizitorë deri të shtunën më 6 nëntor 2010.
Grupi i krijuesve me rastin e pranimit të mirënjohjeve nga e majta Dr Vilson Mirdita, Dan Gashi piktor,Malë Myrtaj skulptor, Sokol Maloku piktor,Shkodran Tolaj tenor, Augustin Pepgegaj piktor,Asllan Dibrani piktor dhe Tahir Shabani përfaqësues i Shoqatës "Yjet e Kosovë"
Ishte një ekspozitë e veçantë, nga njerëz te artit qe përmes brushës dhe talentit të tyre paraqiten shumë dimensionalen abstrakte, po edhe të realizmit në teknika të ndryshme .Vet prezenca e këtyre pikturave nga piktorët e lartpërmendur dhe skulpturave nga skulptori Malë Myrtaj shprehnin një gjuhë universale të artit, që fliste me gërshetimin e shumë ngjyrave, që flisnin për etnitetin , për popullin dhe grupe etnike autoktone, për historinë e kulturën e tyre të veçantë.
Të gjithë pa përjashtim i bashkon dëshira për të jetuar lirinë e lëvizjes së lirë, pa barriera e pengesa, për të shijuar lirinë e lëvizjes se artit në një botë të lirë dhe të pakufi. Jo rastësisht kjo ekspozitë i sjell dhe i bashkon ata, i bën ata të barabartë në një hapësirë që duhet kaluar një herë e përgjithmonë, në një portë që duhet hapur një herë e mirë edhe për shqiptarët duke ju afruar popujve të lirë .
Këtu ishin pikturat dhe skulpturat shumë domethënëse me një kolorit hije lartë dhe dominonte ngjyra e ngrohtë e dashurisë qe disa prej tyre si motiv pamor kishin pikërisht Nënë Terezën qe lanë mbresa edhe të publiku pjesëmarrës dhe artdashësit e këtij takimi. Për ti dhëne takimit një petk manifestimi edhe ma të denje në këtë tubim pjesëmarrës ishte edhe tenori ynë i shkëlqyer Shkodran Tolaj qe la mbresa te publiku.
![]() |
Publikime mbi historinë e të madhes Nënë Tereza |
![]() |
Ekspozita në një kënd të Sallës |
![]() |
Sokol Maloku,Dan Gashi dhe Augustin Pepgegaj piktor |
![]() |
Pjesëmarrës ne takim ishin edhe Martin Çuni Kryetari Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani të shoqëruar nga Hasan Qyqalla dhe Asllan Dibrani anëtar të kryesisë. |