E enjte, 01.05.2025, 02:14 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen

E marte, 16.11.2010, 10:57 PM


Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Kreuzlingeni është komunë kufitare dhe qyteti i dytë më i madh në Kantonin Thurgau, të Zvicres, në liqenin e bodanit (Bodensee). Çë nga hapja solemne e Qendrës Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, kann kaluar më shumë se tre muaj, jo të lehtë për të vepruar. Megjithëate kemi thënë dhe mbesim në të thënen se, kjo qendër është dhe dotë mbetet gjithnjë vatër e kulturës shqiptare, me projektet e qarta për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombtare dhe bashkpunimin me organet vendore. Jemi shumë të vetëdijshëm se këto do t'i realizojmë, aq më tepërt kur rreth qendrës jan bashkuar veprimtarë, intelektual, donatorë, sponsorë dhe miqët tanë. Kështu filluam bisedën me drejtuesin e qendrës, zotriun Tomë Berisha. Të dielën kryesia e shoqatës kulturore Rinia nga Singeni së bashku me grupin e vallëzimit shkuan për një vizitë pune në qendren shqiptare të Kreuzlingenit. Ske si të mbetësh i qetë, duhej notuar, bisedën e filluar. Pasi çë me të rinjët ndërkohë e biseduam orarin dhe pjesmarrjen në qytezat Kircheim u. Teck dhe Lindau, ata nisën me ushtrimet, ndërsa ne vazhduam bisedën. Përpara vehtes, sejcili prej neshë, kishte kopjen e broshurës së parë me titullin " Integration ", Organ informativ i QSHKI. Lexova me vëmendje; motoja e jonë është; " Ti edukojmë dhe mësojmë fëmijët tanë në frymën kombëtare, ti mbështesim ata në rrugën e shkollimit, të dijes, të përparimit dhe integrimit. Këte ua kemi borgj, sepse ne jemi ata që i sollëm këtu ". Në bisedë u inkuadruam të gjithë, ndërsa z. Berisha na tregoi sektorët dhe aktivitetet aktuale; vallja shqipe, instrumentimi, recitimi, kursi i gjuhës gjermane dhe takimet familjare, si dhe ato çë në të ardhmen e afërt parashihen të nisin e këto jan; seksioni i sportit, grupet; letrare, dramatike, Kurse të informatikës aplikative, orë plotësuese në lëndet; matematikë, fizikë, lëndët e gjuhëve të huaja, promovim veprash,takime rinore, organizime të festave kombëtare dhe takime me shoqatat atdhetare. Një punë të madhe në këte Qendër e bënë arkitekti dhe ideatori , zotëriu Ahmet Asani i rrethuar nga Intelektual të mirfillët.

Në pauzë të rinjët shijuan pijet freskuese çë shpërndau nxënësve të tij, mësuesi dhe koreografi, z. Rrustem Selca, por edhe këshillat kuptimplote dhe prindore, për familjen, traditën, gjuhën, kulturën shqiptare nga drejtuesi i qendrës dhe zotëriu Hasan Hajdari , i cili u falenderua për pritjen, bisedat, bashkpunimin dhe mundësinë çë në hapsirën e  Qendrës të organizohen ushtrimet e vallëzimit edhe për grupin e vallëzimit Rinia nga Singeni. Në ndarje, nikoqiri, z. Tomë na informoi se për nderë të festave të nëntorit parashihet themelimi i forumit të gruas, me çka do të plotësohet edhe më mirë Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim . Suksese në të ardhmen i dëshiruam të gjthë së bashku kësaj Qendre dhe këtyre veprimtarëve të zellëshem. Një shembull i mirë, për lakmi, organizimi dhe pune edhe për bashkatëdhetarët dhe shoqatat tjera në Diasporé. 

 

Nga hapja solemne e Qendres
Nga hapja solemne e Qendres

Nje dite pune ne Qender
Nje dite pune ne Qender



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Muqaku: Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës Fatos Baxhaku: Pas tre vjetësh te “fëmijët e kromit” Pëllumb Gorica: Luftëtarët sulovarë në mbrojtje të Shkodrës më 1912-1913 Klajd Kapinova: Spektakël shumëngjyrësh në New York Murat Gecaj: Ibrahim Kadri Malaj, pesë libra kushtuar vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë) Asllan Dibrani: Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë Kadri Tarelli: Shkrimtari Viron Kona, një kafe me mësuese nga Suedia Murat Gecaj: Shtohet kujdesi për nxënësit me aftësi të kufizuara Pëllumb Gorica: Thjeshtësi që buron nga një jetë ëndërrimtare Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi” përcjell mesazhe qytetarie Asllan Dibrani: Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike Pierre-Pandeli Simsia: Në Michigan për Ditët e Letërsisë Shqipe Lekë Preçi: Krenohemi me vlerën tonë kombëtare Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë Atdhe Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë u kremtua 100 vjetori i lindjes së Nënës së madhe Terezë Lekë Preçi: Festë e madhe për nxënës dhe prindër mërgimtarë, në Düsseldorf të Gjermanisë Baki Ymeri: Kosova letrare dhe Golgota kosovare Xhevat Muqaku: Ushqimet tona në sofrën e Singenit... Asllan Dibrani: Stomatologu Dr. Florian Bllaca nga Durrësi punon me mjete moderne dhe stil perëndimor Annunziata Bua: U gëzua dhe uroi e Nënën e nderoi edhe Zef Serembe

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx