Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen

| E marte, 16.11.2010, 10:57 PM |


Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Kreuzlingeni është komunë kufitare dhe qyteti i dytë më i madh në Kantonin Thurgau, të Zvicres, në liqenin e bodanit (Bodensee). Çë nga hapja solemne e Qendrës Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, kann kaluar më shumë se tre muaj, jo të lehtë për të vepruar. Megjithëate kemi thënë dhe mbesim në të thënen se, kjo qendër është dhe dotë mbetet gjithnjë vatër e kulturës shqiptare, me projektet e qarta për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombtare dhe bashkpunimin me organet vendore. Jemi shumë të vetëdijshëm se këto do t'i realizojmë, aq më tepërt kur rreth qendrës jan bashkuar veprimtarë, intelektual, donatorë, sponsorë dhe miqët tanë. Kështu filluam bisedën me drejtuesin e qendrës, zotriun Tomë Berisha. Të dielën kryesia e shoqatës kulturore Rinia nga Singeni së bashku me grupin e vallëzimit shkuan për një vizitë pune në qendren shqiptare të Kreuzlingenit. Ske si të mbetësh i qetë, duhej notuar, bisedën e filluar. Pasi çë me të rinjët ndërkohë e biseduam orarin dhe pjesmarrjen në qytezat Kircheim u. Teck dhe Lindau, ata nisën me ushtrimet, ndërsa ne vazhduam bisedën. Përpara vehtes, sejcili prej neshë, kishte kopjen e broshurës së parë me titullin " Integration ", Organ informativ i QSHKI. Lexova me vëmendje; motoja e jonë është; " Ti edukojmë dhe mësojmë fëmijët tanë në frymën kombëtare, ti mbështesim ata në rrugën e shkollimit, të dijes, të përparimit dhe integrimit. Këte ua kemi borgj, sepse ne jemi ata që i sollëm këtu ". Në bisedë u inkuadruam të gjithë, ndërsa z. Berisha na tregoi sektorët dhe aktivitetet aktuale; vallja shqipe, instrumentimi, recitimi, kursi i gjuhës gjermane dhe takimet familjare, si dhe ato çë në të ardhmen e afërt parashihen të nisin e këto jan; seksioni i sportit, grupet; letrare, dramatike, Kurse të informatikës aplikative, orë plotësuese në lëndet; matematikë, fizikë, lëndët e gjuhëve të huaja, promovim veprash,takime rinore, organizime të festave kombëtare dhe takime me shoqatat atdhetare. Një punë të madhe në këte Qendër e bënë arkitekti dhe ideatori , zotëriu Ahmet Asani i rrethuar nga Intelektual të mirfillët.

Në pauzë të rinjët shijuan pijet freskuese çë shpërndau nxënësve të tij, mësuesi dhe koreografi, z. Rrustem Selca, por edhe këshillat kuptimplote dhe prindore, për familjen, traditën, gjuhën, kulturën shqiptare nga drejtuesi i qendrës dhe zotëriu Hasan Hajdari , i cili u falenderua për pritjen, bisedat, bashkpunimin dhe mundësinë çë në hapsirën e  Qendrës të organizohen ushtrimet e vallëzimit edhe për grupin e vallëzimit Rinia nga Singeni. Në ndarje, nikoqiri, z. Tomë na informoi se për nderë të festave të nëntorit parashihet themelimi i forumit të gruas, me çka do të plotësohet edhe më mirë Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim . Suksese në të ardhmen i dëshiruam të gjthë së bashku kësaj Qendre dhe këtyre veprimtarëve të zellëshem. Një shembull i mirë, për lakmi, organizimi dhe pune edhe për bashkatëdhetarët dhe shoqatat tjera në Diasporé. 

 

Nga hapja solemne e Qendres
Nga hapja solemne e Qendres

Nje dite pune ne Qender
Nje dite pune ne Qender

Kreulingen, 14.11.2010