E enjte, 01.05.2025, 10:37 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës

E hene, 15.11.2010, 10:57 PM


 

Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Të premten në mbramje, në sallën e restaurantit Aurora në Singen, për rreth emrit të së madhes Nermin Vlora Falaski ishin mbledhur pos zyrtarëve të qytetit të Singenit, edhe konsulli i republikës së Malit të zi- shkelqësia e tij z. Nikollë Lulgjuraj, perfaqësueset e grupimit, " Shujtë për mysafirët", perfaqësueset e shoqatës së gruas "Nëna Terezë" nga Heidelbergu dhe bashkatëdhetarë tanë me familjet e tyre.

Të gjithë së bashku vendosën pas leximit të Statutit nga zotëriu Sylejmani si dhe plotësimit të kryesisë së zgjedhur me datë 08.03 të këtij viti, që shoqata me emrin " Nermin Vlora Falaski", të regjistrohet tek organet përkatëse të qytetit. Ndihmuan zonjën Nadire Hakaj, kryetaren e shoqatës, me konsulta dhe në vepër zotrinjët Konradi, Kolb, Sylejmani si dhe zonja Mohrle.

Kjo shoqatë nuk ka qëllime fitimprurëse, ka për qëllim ndihmën e nevojtarëve në atdhe dhe gjetiu. Grumbullimi dhe shpërndarja e ndihmave në përkrahje të banorëve të viseve të Shkodrës, çë pësuan nga vërshimet u realizua në bashkpunim me shoqatën " Shujtë për mysafirët" dhe shoqatat e bashkatëdhetarëve tanë në Gjermani.

Kryesinë e shoqatës " Nermin Vlora Falaski", dhe të pranishmit i përshendetën me radhë, shkëlqësia e tij, zotériu Lulgjuraj, zyrtari i qytetit të Singenit- zotëriu Kolb, kryetarja e shoqatës së gruas " Nëna Terezë" nga qyteti i Heidelbergut- zonja Xheladini, kryetari i shoqatës " Rinia" nga Singeni- zotëriu Hasan Hajdari, si dhe me telegram, zonja Shefika Gjoni, udhëheqëse e shoqatës së gruas nga republika e Malit të Zi.

Në përfundim të kësaj mbramje, kryetarja Nadire Hakaj, falenderoi të gjithë pjesmarrësit për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në regjistrimin e shoqatës " Nermin Vlora Falaski". Ajo ndër tjerash informoi se kuvendi i ardhëshem i fondacionit "Nermin Vlora Falaski" do të organizohet në qytetin e Preshevës me datë 21 nëntorë të këtij viti.

 

Singen, 12.11.2010



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fatos Baxhaku: Pas tre vjetësh te “fëmijët e kromit” Pëllumb Gorica: Luftëtarët sulovarë në mbrojtje të Shkodrës më 1912-1913 Klajd Kapinova: Spektakël shumëngjyrësh në New York Murat Gecaj: Ibrahim Kadri Malaj, pesë libra kushtuar vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë) Asllan Dibrani: Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë Kadri Tarelli: Shkrimtari Viron Kona, një kafe me mësuese nga Suedia Murat Gecaj: Shtohet kujdesi për nxënësit me aftësi të kufizuara Pëllumb Gorica: Thjeshtësi që buron nga një jetë ëndërrimtare Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi” përcjell mesazhe qytetarie Asllan Dibrani: Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike Pierre-Pandeli Simsia: Në Michigan për Ditët e Letërsisë Shqipe Lekë Preçi: Krenohemi me vlerën tonë kombëtare Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë Atdhe Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë u kremtua 100 vjetori i lindjes së Nënës së madhe Terezë Lekë Preçi: Festë e madhe për nxënës dhe prindër mërgimtarë, në Düsseldorf të Gjermanisë Baki Ymeri: Kosova letrare dhe Golgota kosovare Xhevat Muqaku: Ushqimet tona në sofrën e Singenit... Asllan Dibrani: Stomatologu Dr. Florian Bllaca nga Durrësi punon me mjete moderne dhe stil perëndimor Annunziata Bua: U gëzua dhe uroi e Nënën e nderoi edhe Zef Serembe Vasil Filipi: Respekt për moshën e tretë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx