E enjte, 01.05.2025, 12:14 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Murat Gecaj: Nderohet jeta dhe vepra e Prof. Bedri Dedjes

E diele, 21.11.2010, 08:57 PM


Nga Konferenca përkujtimore, në Akademinë e Shkencave
Nga Konferenca përkujtimore, në Akademinë e Shkencave

 

Në 80-vjetorin e lindjes:

NDEROHET  JETA DHE VEPRA E PROF.BEDRI DEDJES-AKADEMIK E “MJESHTËR I MADH”

 

-     I jepet “Mirënjohja e qytetit të Durrësit”.

-     Konferencë përkujtimore në Akademinë e Shkencave.

 

Nga: Murat Gecaj

Publicist-Tiranë

 

Këto ditë, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Prof.Bedri Dedjes (1930-20 nëntor-2010), Akademik dhe “Mjeshtër i Madh”, u organizuan dy veprimtari masive në përkujtim të jetës dhe veprës së tij të begatë e të çmuar. Kështu, në Pallatin e Kulturës “A.Moisiu” të Durrësit u zhvillua ceremonia për  dhënjen atij (pas vdekjes) të “Mirënohjes së  qytetit të Durrësit”. Kishin ardhur familjarë të tij, punonjës të arsimit e kulturës, letërsisë dhe shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike  etj. Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore, znj. Ermira Bllani. Ajo përmendi shkurt  veprimtarinë shumëplanshe të këtij personaliteti të shquar të arsimit, kulturës, shkencës dhe letërsisë sonë kombëtare. Pastaj kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako i dorëzoi  çertifikatën përkatëse bijës së Prof.B.Bedjes, Edlira Dedjes (Bytyçi), e cila shprehu falënderimin e saj për këtë vlerësim, që i bëhet punës dhe lidhjeve shpirtërore e konkrete të të jatit me këtë qytet bregdetar. Kujtime nga vitet shkollore dhe njohjet me Prof.Dedjen  solli para të pranishmëve “Artisti I Popullit” Gjergj Vlashi. Ndërsa Prof.as.Dr. Murat Gecaj paraqiti  librin e ri “Bedri Dedja, në kujtesën tonë…”, që është një përmbledhje me shkrime e kujtime  nga ish-studentë, kolegë e dashamirë të panumërt të tij. Një grup nxënësish të Shtëpisë së Fëmijës së Durrësit recituan me frymëzim pjesë nga krijimtari e Prof.B.Dedjes, shkruar për të vegjëlit. Të pranishmëit morën pjesë në koktejin e organizuar, me këtë rast.

***

Në sallën “Aleks Buda”të Akademisë së Shkencave, në Tiranë, u  mbajt Konferenca jubilare kushtuar Prof.Bedri Dedjes, me rastin e këtij përvjetori të lindjes së tij. Kishin ardhur familjarë të tij, Akademikë e  Profesorë, punonjës të institucioneve arsimore e shkencore, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, ish-studentë e pedagogë  e tjerë.  Gjithashtu, ishin të pranishëm studiues nga Republika e Kosovës.

Nga veprimtaria në Durrës…
Nga veprimtaria në Durrës…
 

Fjalën e hapjes e mbati kryetari i Akademisnë së Shkencave të Repubklikës së Shqipërisë, Prof.Dr. Gudar Beqiri. Në emër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, përshëndeti Akademiku Pajazit Nushi. Pastaj u mbajtën kumtesat: “Profesor Bedri Dedja, dijetar i shquar” (nga Prof.Dr. Nuri Abdiu), “Profesor Bedri Dedja, Akademik dhe një ndër themeluesit  dhe drejtuesit e Akademisë së Shkencave”(Nga Prof.Dr. Jorgo Bulo e Prof.Dr. Emil Lafe), “Ndihmesa e Prof.Bedri Dedjes në fushën e publicistikës” (Prof.Dr. Hamit Boriçi). Në këto kumtesa i bëhej një vlerësim i lartë dhe I merituar punës së gjithanshme pedagogjike e psikologjike, në fushën e shkencës, letërsisië e kulturës sonë kombëtare, gjë për të cilën Pro.Bedri Dedja është cilësuar shkrimtar i shquar i shekullit XX dhe është nderuar më çmime të larta, kombëtare e ndërkombëtare.

Duke  folur për librin e ri “Bedri Dedja, në kujtesën tonë…”, që u përurua me këtë rast, Prof.as.Dr. Murat Gecaj tregoi se në këtë përmbledhje i kanë publikuar kujtimet e shkrimet e tyre 48 Akademikë e Profesorë, “Mësues të Popullit” e “Mësues të merituar”, shkrimtarë e publicistë etj. , 8 nga të cilët janë shoqe.  Bashkautorët e kësaj përmbledhjeje janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, por dhe basjkatdhetarë në Diasporën shqiptare, me banim në SHBA, Angli, Suedi, Belgjikë, Itali, Zvicër, Rumani etj. Të gjithë ata kanë shprehur nderimin dhe vlerësimin më të lartë për jetën plot veprimtari e krijimtari të Prof.Dedjes,në shumë fusha të diturisë.

Në mbyllje,  Edlira Dedja i falënderoi pjesëmarrësit në Konferencë, autorët e kumtesave dhe gjithë ata miq të të jatit, që kanë shkruar me aq dashuri e frymëzim në librin e mësipërm. Të pranishmit morën pjesë në koktejin e shtruar, me këtë rast dhe sëbashku e kujtuan plot respekt e nderim Prof.Bedri Dedjen-Akademik e “Mjeshtër IiMadh”, vepra dhe jeta e të cilit do të mbeten gjatë në kujtesën e brezave.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bedri Tahiri: Një binjakëzim që po jetësohet Pëllumb Gorica: Bazilika në Klos të Sulovës Xhevat Muqaku: Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen Xhevat Muqaku: Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës Fatos Baxhaku: Pas tre vjetësh te “fëmijët e kromit” Pëllumb Gorica: Luftëtarët sulovarë në mbrojtje të Shkodrës më 1912-1913 Klajd Kapinova: Spektakël shumëngjyrësh në New York Murat Gecaj: Ibrahim Kadri Malaj, pesë libra kushtuar vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë) Asllan Dibrani: Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë Kadri Tarelli: Shkrimtari Viron Kona, një kafe me mësuese nga Suedia Murat Gecaj: Shtohet kujdesi për nxënësit me aftësi të kufizuara Pëllumb Gorica: Thjeshtësi që buron nga një jetë ëndërrimtare Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi” përcjell mesazhe qytetarie Asllan Dibrani: Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike Pierre-Pandeli Simsia: Në Michigan për Ditët e Letërsisë Shqipe Lekë Preçi: Krenohemi me vlerën tonë kombëtare Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë Atdhe Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë u kremtua 100 vjetori i lindjes së Nënës së madhe Terezë Lekë Preçi: Festë e madhe për nxënës dhe prindër mërgimtarë, në Düsseldorf të Gjermanisë Baki Ymeri: Kosova letrare dhe Golgota kosovare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx