E enjte, 01.05.2025, 01:38 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Dita e Flamurit u kremtua edhe në Bukuresht

E shtune, 27.11.2010, 10:58 PM


Një nga manifestimet e fundit në ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht
Një nga manifestimet e fundit në ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht

 

Korrespondencë nga Bukureshti

 

DITA E FLAMURIT U KREMTUA EDHE NË BUKURESHT

 

Nga Baki Ymeri

 

Më 26 Nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht organizoi një manifestim të denjë kushtuar Ditës së Flamurit. Fjalën e inaugurimit  e mbajti Dr. Luan Topçiu, ministër këshilltar i ambasadës, ndërsa këtë kremtim tradicional e nderuan përfaqësues të komunitetit shqiptar, bij dhe bija të rilindësve tanë, miq dhe dashamirë të Shqipërisë. Ndër ta shquhej ishambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Gjergj Miku (Gheorghe Micu), ishpërfaqësuesi i Rumanisë në Zyrën rumune në Prishtinë, Gjergj Bukura (Gheorghe Bucura), Adriana Tabaku, e mbesa e Dhimitër Emanoilit që vajti me delegacionin e Ismail Qemalit në Vlorë, Sherban Tabaku, autor i fjalorit të parë shqip/rumanisht dhe anasjelltas, etj. Me këtë rast, Dr. Xhelku Maksuti, themelues i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe Anëtar Nderi i kësaj shoqate, përmendi faktin se shqiptarët e Rumanisë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për pritjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit në Konstancë, për krijimin e kushteve dhe organizimin e mbledhjes historike të Bukureshtit (5 nëntor 1912), ku u morrën vendimet e para që Shqipëria të bëhet e lirë dhe e pavarur.

 

Në fjalën e tij, Dr. Maksuti, theksoi se komuniteti i këtushëm shqiptar, me një vjetërsi prej mbi katër shekuj në trojet rumune, i ka dhënë impuls lëvizjes së rilindjes kombëtare, pavarësisht nga partitë politike apo lajthitjet e historisë, ka kremtuar për çdo vjet Ditën e Flamurit shqiptar. Ai përmendi të vërtetën se në konformitet me traditat shqiptare të këtij vendi, kolonia shqiptare e ka kremtuar Ditën Kombëtare të Shqipërisë, edhe në kohën e Princ Wiedit, edhe në atë të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës apo Sali Berishës, shqiptarët  duke qenë përherë faktor i stabilitetit dhe bashkëveprimit me popujt që i kanë pranuar në gjirin e tyre për ekzistencë dhe koegzistencë, Rumania duke qenë gjithmonë motra besnike e Shqipërisë. Në këtë kontekst, sipas tij, meritën më të madhe e ka sundimtari Mihai Viteazul (Trimi), themeluesi i komunitetit të këtushëm shqiptar, i cili, për t’i shpëtuar nga persekutimet osmane, në vitin 1595 u mundësoi 15 mijë shqiptarëve të kalojnë Danubin dhe të vendosen në trojet rumune të Oltenisë. Që nga ajo kohë, emra të shquar, si Vasile Lupu (Ujku), të cilit i thonin edhe Vasile Albanezul, apo dinastia e Gjikajve, do të japin kontribut të lartë për mbarëvajtjen e këtij vendi nga drita në dritë. Ndër ta shquhet Dora D’Istria (Elena Gjika) e cila do ta botojë në gjuhën italiane, historinë e parë të shqiptarëve të Rumanisë qysh në shek. XIX-të, pas së cilës pason një plejadë dijetarësh rumunë që do të shkruajnë me admirim për Shqipërinë, për gjuhën shqipe dhe historinë tonë (Nikolla Jorga, Theodor Kapidani, Grigore Brënkush etj.).

 

Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Xhelku Maksuti
Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Xhelku Maksuti
Shqiptarët e këtij vendi shquhen për integrim në shoqërinë rumune, e cila na ka ofruar mikpritje të përzemërt, dhe së cilës i kemi shërbyer me besnikëri, në të gjitha etapat e historisë. Edhepse komuniteti shqiptar i Rumanisë shkon duke u shpërbërë si pasojë e faktit se buxheti qeveritar i komunitetit derdhet emër të një organizate joshqiptare, në emër të së cilës (që nga viti 1996), është ngulfatur në Parlament një person që s’i përket etnisë sonë (Oana Manolescu që gëlltit nga 5.800 leja në muaj në emër të komunitetit shqiptar), shqiptarët e Rumanisë, sipas prof. dr. Xhelku Maksutit, në të gjitha kohërat janë integruar në mënyrë perfekte në jetën e shoqërisë rumune, duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet e saj, me lojalitet, besnikëri e mirënjohje për përkrahjen dhënë Rilindjes kulturore dhe kombëtare, dhe sidomos në aktin e shenjtë të shpalljes së Pavarësisë shtetërore të Shqipërisë, tani e 98 vjet më parë. Zoti Maksuti potencoi faktin se „edhe shqiptarët e Rumanisë mburren me të vërtetën e ekzistencës së dy shteteve shqiptare (Kosova dhe Shqipëria), duke shpresuar se pas betejave dymijëvjeçare për mbrojtjen e identitetit kombëtar, do të vijë dita kur do të krijohet Shqipëria e bashkuar, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë, me Shkodrën si kryqendër, duke u bazuar në afrinë e saj me Kosovën, mënjanë, dhe me botën katolike në anën tjetër.”



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xheladin Mjeku: Evokime kujtimesh dhe respektim i figurës poliedrike ‘’Pulëbardha’’ kthehet nga Panairi i Tiranës pas një shtegtimi të suksesshëm Murat Gecaj: Nderohet jeta dhe vepra e Prof. Bedri Dedjes Bedri Tahiri: Një binjakëzim që po jetësohet Pëllumb Gorica: Bazilika në Klos të Sulovës Xhevat Muqaku: Një pasdite në qendren shqiptare të qytetit Kreuzlingen Xhevat Muqaku: Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës Fatos Baxhaku: Pas tre vjetësh te “fëmijët e kromit” Pëllumb Gorica: Luftëtarët sulovarë në mbrojtje të Shkodrës më 1912-1913 Klajd Kapinova: Spektakël shumëngjyrësh në New York Murat Gecaj: Ibrahim Kadri Malaj, pesë libra kushtuar vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë) Asllan Dibrani: Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë Kadri Tarelli: Shkrimtari Viron Kona, një kafe me mësuese nga Suedia Murat Gecaj: Shtohet kujdesi për nxënësit me aftësi të kufizuara Pëllumb Gorica: Thjeshtësi që buron nga një jetë ëndërrimtare Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi” përcjell mesazhe qytetarie Asllan Dibrani: Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike Pierre-Pandeli Simsia: Në Michigan për Ditët e Letërsisë Shqipe Lekë Preçi: Krenohemi me vlerën tonë kombëtare Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx