E enjte, 01.05.2025, 12:32 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: 28 Nëntori festohet në mbarë trojet e Shqipërisë etnike

E hene, 29.11.2010, 10:57 PM


28 NËNTORI FESTOHET NË MBARË TROJET E SHQIPËRISË ETNIKE

 

Nga Milazim KADRIU

 

Data më emblematike e kombit,  28 Nëntori festohet në mbarë Shqipërinë etnike. Nëpër të gjitha qendrat e trojeve etnike, Vlorë, Tiranë, Prizren, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë  dhe qytete te tjera anekënd Shqipërisë, shoqatat dhe organizatat e dala nga lufta çlirimtare, partitë politike, organizatat joqeveritare, shoqëritë kulturore-artistike, shqiptarët në diasporë, janë angazhuar për kremtimin sa më dinjitoz të kësaj Dite. Në nderim të 28 Nëntorit  u bën homazhe dhe u vendosen kurora lulesh pranë përmendoreve të Dëshmorëve të Kombit në shenjë respekti për kontributin e tyre për lirinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në tri qendrat më të mëdha shqiptare, Tiranë, Shkup, Prishtinë u mbajtën  një varg manifestimesh.

 

Në vigjilje të festës së shumëfishtë kombëtare të 28 Nëntorit, Krasniqi e Thaçi uruan Topin e Berishën

 

Në vigjilje të festës së shumëfishtë kombëtare, Ditës së  28 Nëntorit, kryetari në detyrë i Koosvës , Jakup Krasniqi e kryeministri në dorëheqje , Hashim Thaçi kanë uruar autoritet më të larta të Shqipërisë, kryetarin,  Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe mbare qytetarët e saj. Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim, t'ju uroj Juve dhe popullit të Republikës së Shqipërisë, Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin, thuhet mes tjerash në mesazhin e Jakup Krasniqit. Ndërsa në telegramin e  Hashim Thaçit, theksohet se kjo festë e gjen kombin shqiptar më të përgatitur dhe më të sigurt se asnjëherë më parë në rrugën e realizimit të idealeve të tij.

 

Kryetari i Amerikës, Barak Obama uroi shqiptarët për festën kombëtare të 28 Nëntorit

 

Kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka uruar kombin shqiptar, me rastin e festave kombëtare  të 28 nëntorit. Në emër të popullit amerikan, ju shpreh të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 nëntorit. Në telegramin urues që presidenti Barak Obama, ia  ka dërguar kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të lidhur nga detyrimi ndaj sigurisë së njëri-tjetrit. Ne i vlerësojmë dhe përshëndesim përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të promovimit të paqes dhe qëndrueshmërisë së stabilitetit  anembanë botës.

 

Nëntori i Prekazit të Jasharëve

 

Edhe pse institucionet e Kosovës, nuk e radhitën në mesin e festave shtetërore festën më të rëndësishme të kombit shqiptar, atë të Flamurit, dhe që e kanë konsideruar vetëm si festë ceremoniale-private, në Kosovë, janë mbajtur  shumë manifestime me rastin e kësaj dite që shënon njëkohësisht edhe ditën e pavarësisë së Shqipërisë, dhe ditën e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit legjendarë Adem Jashari dhe për këtë edhe quhet Nëntori i Prekazit të Jasharëve .



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx