E premte, 02.05.2025, 03:03 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Në Ängelholm të Suedisë u mbajt një koncert humanitar për fëmijët e Krushës së Madhe

E shtune, 11.12.2010, 08:35 PM


Fjal rasti e kryetarit të SHKSH ”Nënë Terezë” Rrahman Rrahmani
Fjal rasti e kryetarit të SHKSH ”Nënë Terezë” Rrahman Rrahmani

Në praninë e më tepër se 300 pjesëmarësve dhe në një atmosferë festive, me rastin e ”28 Nëntorit“ditës së Flamuurit kombëtar dhe 100 vetorin e lindjes së ”Nënës Terezë, Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH)” Nëna Terezë”në Ängelholm të Suedis, në bashkpunim me mësues që punojn në mësim plotsues në gjuhën shqipe,nxënës dhe  bashkatdhetar të kësai komune, organizuan një koncert humanitar.

Programi i kësai mbrëmje filloi, me humnin Kombëtar dhe Dardan.

Programin festivë në gjuhen shqipe e shpalli të hapur,moderatorja e këtij programi festiv Gentiana Fejzullahu,ndërsa në gjuhen Suedeze Mërgime Popova, të cilat  fillimisht përshëndetën të gjithë të pranishmit, duke u’a uruar festën e Flamurit kombëtar si dhe 100 vjetorin e lindjes së”Nënës Terezë”.

Në vazhdim u  njoftuan të pranishmit, se kryesia e Sh.K.SH.”Nënë Terezë”, në mbledhjen e sajë të mbajtur me 22-10-2010, ka vendos që shuma e mjeteve të grumbulluara me rastin e organizimit të këtij koncerti humanitar, do t ju dërgohen fëmijëve jetim në Krushë të Madhe në Kosovë. Fëmive të cilëve gjatë luftes së vitit 98-99,forcat policore ushtarake vranë  dhe  masakruan në mënyrë më barbare  prindërit e këtyre fëmive,vetëm e vetëm që ishinë Shqiptar.

Po ashtu kryesia e kësai  shoqate ka vendos që mjetet e grumbulluara gjatë mbajtjes së këtij koncertit humanitar të dërgohen me 21-12-2010, në Krushë  të Madhe ,nga një delegacion  i cili është caktuuar në mbledhjen e kësaj kryesie, në këtë përbërje:z.Rrahman Rrahmani kryetar, z.Ahmet Ameti sekretar, Albulena Sogojeva dhe Gentiana Fejzullahu,  nxenëse të shkolles së mesme dhe valltare të kësai shoqate.

Si shumë herë më parë edhe kësai rradhe z. Robert Hoti solist si dhe  antarë i kryesis së Shoqatës , ka vendos që ti hjek shpenzimet të cilat do ti ketë ky  delegacion në Kosovë, prandaj kryesia e kësaj shoqate e faleminderon përzemërsisht.

Në vazhdim u ftua, për një fjalë rasti për nderë të  ”28 Nëntorit” ditës së Flamurit kombëtarë dhe 100 vjetorin e lindjes së Nënes Terezë, z.Rrahman Rrahmani kryetar i Sh.K.Sh.” Nënë Terezë”në Ängelholm,si dhe sekretar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë  Dega në Suedi.

Vëllëzër dhe motra,fëmi të dashur,musafir të nderuar,më lejoni që në emër timë personal,si dhe në emër të kryesis së Sh.K.Sh.”Nëna Terez”në Ängelholm, në perbërje z.Rrahman Rrahmani kryetar, z.Ahmet Ahmeti sekretar,z.Hajdin Selaci arkëtar, z.Robert Hoti dhe Behar Popova antar të kryesis, të ju uroi Festën e ”28 Nëntorit”diten e Flamurit kombëtar, si dhe  100 vjetorin e lindjes së ”Nënë Terezë”.

 

 Pjesmarrës të nderuar

-Në vazhdim dëshiroi  të përshëndes dhe ti uroi festen e Flamurit, dhe 100 vjetorin e lindjes së”Nënës Terezë” veprimtarit të dalluar për qështje kombëtare z. Hysen Ibrahimi,përndryshe kryetar i L.D.D-së Dega në Suedi.

-Përshëndetje të veqanta,për,solistët tanë të njohur siq janë:  z.Fatmir Ademi,z.Hamdi Goxhuli,z.Robert Hoti dhe Orkestri muzukor z.Mentor Haxhiu, të cilët në emër të kryesisë por edhe në emër të juajini i falminderoj përzemërsisht për humanitetin e tyre,sepse sante në baza vullnetare dhe pa kurfar pagese,solidarizohen me ketë koncert humanitar për fëmit e lartpërmendur.

Data”28 Nëntorit”, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike  të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pa këtë datë, nuk do të kishte kuptim, as vet historia e jonë, e tashmja dhe e ardhmja. Në”28 Nëntorin” e vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Po në të njëjtën  datë, pas 469 vjetësh, në 28 nëntorin e 1912-tës, diplomati i shquar shqiptarë, Ismail Qemajli,së bashku me diplomat shqiptar të të gjithave trojeve,si dhe me luftëtarin tonë të njohur Isa Boletinin e rishpalosen Flamurin e Skenderbeut dhe njoftuan botën, se Shqipëria dhe shqipëtarët u bënë të lirë dhe të pavarur. Po në të njëjtën datë, pas 512 vjetësh, kur qe  ngritur  flamuri në Krujë, dhe pas 43 vjetësh, kur qe ngritur  flamuri në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1955, Zoti deshi, që në mesin e shqiptarëve, në fshatin Prekaz , të lindte një njeri i shenjtë. Zoti fali udhërrëfyesin e së ardhmes sonë, fali njeriun, që para jetës dhe të mirave personale, dhe  familjes së tij, vuri shpëtimin e popullit  nga rreziku  i zhdukjes kolektive. Ishte pra, Adem Jashari, që u lind në këtë datë, njeriu që  doli në ballë të procesit për çlirimin e atdheut tonë.

 Se sa e madhe është kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon  vet  kronologjia e  ngjarjeve të kësaj date.

  Të nderuar pjesëmarrës,

 Përveç”28 nëntorit” 1912 shqiptarve kudo që janë i është shtuar edhe një datë tjetër historike. 17 shkurti i vitit 2008, kur të zgjedhurit nga vota e popullit ,në këtë rast, deputetët e kuvendit të Kosovës  shpallën Kosovën Shtetë  të Pavarur dhe Sovranë.

 Prandai këto dy data janë më të ndritshme dhe më të mëdhat  të rilindjes sonë kombëtare,në gjithë historinë tonë. Liria e arritur,është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet,por fitohet me shumë përpjekje, sakrifica  e  vuajtje brezash dhe gjak, andaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptar me heroizmin e tyre u bën pasuri kombtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historis  për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë ish presidentin e parë historik dhe shpirëtror të Kosovës dr.Ibrahim Rugova,i cili me politiken e tij paqësore,depëtoi në thellsi të botës perendimore dhe në SH. B.A-në, duke i bindur se Kosova meriton Pavarsin e sajë. Gjithësesi se një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe “Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetruar siq ishte”Nënë Terezë”- Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,që ne sante së bashku me ju festojm 100 vjetorin e lindjes së sai....

 

Të ndruar bashkatëdhetar.

Më lejoni që të ju përkujtoi me vetëm tre katër rreshta fjalimin e Bill Clintonit ish president i SH.B.A-së në për “Nënën Terezë”  Bill Clinton ka thënë botërisht ne Qershor 2002: Nënë Tereza u bë kultura me e lartë ndërlidhëse e njohjes se shqiptarëve ne botë. Nënë Tereza, ishte e para ajo që me bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar, që plotesova nje detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirisë. Duke qene shqiptare ”Nënë Tereza” nuk ju përket vetem shqiptarve  apo Shqipërisë.Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetetrimeve..

      Prandai, ne duhet të jemi krenar, kur tani Kosova ka krijuar miq të vërtetë, ka siguruar mbështetje serioze ndërkombëtare, sidomos prej SHBA-ve, dhe pjesës më të madhe  të BE-së. Është thënë shpesh, e as nuk është e tepërt ta përsërisim, se kthim prapa nuk ka dhe nuk do të ketë. Kosova tani është shtet, Kosova ka kapacitete për të garantuar perspektivë të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

 Dhe në perfudim

Festa e flamurit të ”28 Nëntorit”,”17 Shkurti”,ditlindja e ”Nënës Terezë”dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë, tregojn respektimin për të kaluarën tonë të lavdishme, duke respektuar vlerat, respektojm vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.Zoti e bekoft Shqipërin dhe pavarsin e saj. Zoti e bekoft Kosoven dhe pavarsin e saj.Zoti e bekoft popullin shqipëtar kudo që ndodhet ai.

Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në,  popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen, përfundoi Rrahmani.


Për biografin e ”Nënes Terezë”i njoftoi të pranishmit  veprimtari i dalluar z.Sami Ahmeti. Pjesmarës të nderuar,fëmi të dashur, mirë mbrëma dhe mirë se na keni ardhur.Fillimisht dëshuroj të ju uroi” 28 Nëntorin”, Diten e flamurit kombëtar, dhe 100 vjetorin e lindjes së ”Nënes Terezë”

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen.Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në GracAustrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate.” Nënë Tereza” u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqiperine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.Nder titujt qe i jane dhënë “Nene Terezes” permenden:- Qmimi për Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI.  - Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington- Nena e te Gjitha Nenave; Çmimi Nobel per Paqen;-Në vitin 1985 Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan  shpërbleu    Nënë Terezën me çmimin, më të lartë Amerikan me Medalen për Paqë.- Poashtu, Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lënë pas dashuri.

Në vazhdim të pranishmit i pëshëndeti arsimtari z.Xhevat Isufi,ai uroi të panishmive  festën e flemurit dhe 100 vjetorin e lindjes së ”Nënës Terez”,poashtu me një fjalë përshëndetse u paraqit para të pranishmive veprimtari i dalluar i qështjes kombëtare z.Hysen Ibrahimi ,kryetar i L.D.D-së,Dega në Suedi,i cili të pranishmive ju uroj festen e flamurit dhe 100 vjetorin e lindjes së “Nënës Terezë”.Në vijimë të këtij programi festivë për të pranishmit e kësai mbrëmje Shoqata Kulturore Shqiptare ”Nënë Tereze” këtu në Ängelholm, kishte në program dy poezi, njëra  kushtuar ditës së flamurit dhe tjetra kushtuar ”Nënës Terezë”,të pregaditura nga arsimtari Xhevat Isufi, si dhe tri valle kombtare  të pregaditura nga Ahmet Ahmeti aktor, koereograf dhe sekretar i Shoqates”Nënë Terezë”    Poezin kushtuar Flamurit kombtar ,e  recitoi recitusja Dafina Berisha,ndërsa Poezin,kushtuar ”Nënë Terezës”i  recituan,Blerina Ahmeti dhe Arlinda Zejnullahi. Në vijim, programi festiv vazhdoj, me vallen Shota, vallen e Rugovës dhe vallen e Pavarsisë të cilat u interpretuan me mjafë sukses nga valltarët e kësai shoqate të udhëhequr nga Ahmet Ahmeti, Caf Husaj, Mërgime Popova, Albulena Sogojeva, Endrit Berisha, , Labinot Popova, Blerina Ahmeti, Alban Sogojeva,Arlinda Fejzullahi, Adelina Popova,Medina Sahiti, Maida Idrizi, Ylli Idrizi , Ajete Husaj, Kreshnik Hasani dhe Rinesa Hasani. Këto valle u mirëpritën nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera. Pastai  vazhdoj programin muzikor, me këng dhe valle popullore,deri në orët e vona të pas  mesnatës, me solistët tanë të njohur siq janë:  z.Fatmir Ademi, z.Hamdi Goxhuli, z.Robert Hoti dhe Orkestri muzukor z.Mentor Haxhiu. të cilët u faleminderuan,  nga kryesia e shoqatës dhe nga të pranishmit  përzemërsisht,sepse, sënte në baza vullnetare dhe pa kurfar pagese solidarizohen me ketë koncert humanitar për fëmijët e lartpërmendur. Ishte një program shumë i  i pëlqyer, për të gjithë të pranishmit, por madhështia dhe e veqanta e kësai mbrëmje, ishte mbi të gjitha humaniteti dhe ndjenjat e mërgatës për vendlindjen, në këtë rast dëshmojn edhe mjetet e  grumbulluara për fëmijët e lartëpërmendur , në shumë përafërsisht prej 4.000.00 euro.Programi i kësai mbrëmje  humanitare,  zgjati deri në orët e hershme të mëngjesitë.

Në emër të kryesis së SH.K.SH.”Nënë Terezë”

Ängelholm-Suedi

z.Ahmet Ahmeti,sekretar.

Koerografi Ahmet Ahmeti njëherit sekretar i SHKSH ”Nënë Terezë” dhe grupi valltarë
Koerografi Ahmet Ahmeti njëherit sekretar i SHKSH ”Nënë Terezë” dhe grupi valltarë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx