E enjte, 01.05.2025, 07:29 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Saim Tahiraj: Në Menzinken të Zvicrës u mbajt mbrëmje letrare me poetin Arif Molliqi

E hene, 13.12.2010, 10:58 PM


Promovim libri

 

NË MENZINKEN TË ZVICRËS U MBAJT MBRËMJE POETIKE ME POETIN ARIF MOLLIQI

 

Nga Saim Tahiraj

 

            Të shtunën që lamë pas, në qytetin Menzinken të Zvicrës, në  një ambient të këndshëm poetik; në pranin e shumë adhuruesve të poezisë, në Klubin Kulturor Shqiptar “Iliria”, u mbajt promovimi i librit më poezi “Një hije bënte rrugë”, të autorit Arif Molliqi. Të pranishëm në këtë promovim, që më shumë ishte mbrëmje poetike, ishin shumë krijues dhe dashamirë të muzës poetike që jetojnë në Zvicër dhe disa qytete të Gjermanisë.

            Mbrëmjen e udhëhoqi Ismet Tahiraj, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i cili në fillim e bëri një përshkrim të jetës dhe krijimtarisë se Molliqit që nga vitet e hershme. Ai mes tjerash tha se, Arifin në fillim e kemi njohur si satirist ngase më shumë e ngacmonte humori dhe satira, që më vonë për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi. Tahiraj përmendi disa nga veprat e autorit, si ato më poezi, romane, drama, ese dhe shkrime publicistike për çka, për këto vepra disa herë është shpërblye në konkurse letrare. Molliqi,  është prezantuar edhe në disa antologji poetike në gjuhen shqipe dhe gjuhe tjera.

            Në vazhdim për poezinë e Molliqit, e në veçanti për librin më poezi  “Një hije bënte rrugë”, foli krijuesi, poeti dhe kritiku  Shefqet Dibrani. Z. Dibrani mes tjerash tha se: Arif Molliqi është poet që ka krijuar individualitetin krijues jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por përmasat e këtij individualiteti maten me nivelin e poezisë së sotme shqipe në shkallë kombëtare. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë artistike. Kjo gjë më dukshëm vërehet, sidomos në krijimet poetike të viteve të fundit të këtij autori. Poezia e tij, ka marrë vlerë që duhet respektuar, sepse ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, për më tepër të asaj kategorie që leximin e poezisë e bëjnë më kujdesshëm dhe në mënyrë profesionale. Janë këto disa nga arsyet pse themi se Molliqi është nga ata poet që poezinë e ka pasion, dhe atë e krijon jo për të plotësuar ndonjë vakum krijues, por thjesht shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Tash kur përmendim këtë autor, (sidomos në fushën e poezisë), duhet të besojmë se e kemi fjalën për një individualitet krijues, për një poet që krijon kujdesshëm i cili si prodhimtar i vlerave letrare duhet respektuar dhe duhet t’ia pranojmë suksesin e gjertanishëm për t’i dhënë vendin e merituar në kuadrin e letërsisë kombëtare

            Muharrem Blakaj, prozator, autor i disa romaneve , duke u inkuadrua në vlerësimin e krijimtarisë letrare te Molliqit nuk la papërmendur prozën e tij  e cila nuk është e padiktueshme, sepse tri romanet e tij janë vlerësuara mire nga kritika dhe lexuesit.

            R. Miftari, filolog dhe teolog, tha se poezinë e Molliqit e kam lexuar dhe e kam përcjellë me kujdes. Tabani i këtyre poezive është shumë interesant e sidomos toponimet e përdorura në këtë libër të lënë shumë mundësi për një analizë dhe vlerësim interesant. I këtij mendimi ishte edhe z. A. Avdyli,  i cili tha se sado që poeti simbolikën e vet krijuese e ka ndërtua mbi lokalitetin i vet, megjithatë në kuptimin e përgjithshme këto toponime mund të kuptohen si shumë universale dhe kanë metaforën e kohës, çastit dhe momentit.

            Dr. Shaqir Shala, e rikthej kohën e Molliqit kur ai shkruante humor dhe se humori dhe satira e tij lexoheshin me aq pasion dhe kujdes në vendlindjen e tij në Deçan. Skendër Tolaj, apeloj që mbrëmje të tilla të mbahen më shpesh dhe se diaspora shqiptare sado që po krahasohet nga amza si një “lum i vdekur”, prezantimi dhe krijuesit siç është Molliqi, me librat e tyre po mundohen ta ngjallin “lumin e vdekur” të quajtur mërgatë.

            Edhe bashkëbiseduesit tjerë që folën rreth poezisë se Molliqit, dhanë vlerësime shumë interesant por që emërues i përbashkët i të gjithëve ishte se, poezia e Molliqit e prezantuar në këtë mbrëmje, ishte një  poezi me vlera të tejdukshme, qoftë në aspektin estetik apo atë tematik. Janë vlera që tashmë atë e kanë bërë më të dalluar dhe dita - ditës edhe më të kërkuar.

Disa nga të pranishmit në promovim
Disa nga të pranishmit në promovim

 

Fotot nga: Arbën Thaqi



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx