E enjte, 01.05.2025, 07:34 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Kongresi i 9- të i gruas mbarë kombëtare në Preshevë

E marte, 14.12.2010, 10:58 PM


Zonja Zenepe Luka, ne hapjen e Kongresit te 9-te te gruas mbarkombetare
Zonja Zenepe Luka, ne hapjen e Kongresit te 9-te te gruas mbarkombetare

 

Kongresi i 9-të i gruas mbarë kombëtare në Preshevë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

 Prej datës, 20 deri më 22.11.2010 qyteti Preshevë ishte nikoqir i  Kongresit të 9-të i gruas Intelektuale mbarkombëtare të tubuara rreth Fondacionit " Nermin Vlora Falaschi", dhe i mbështetur nga kryetari i komunës z. Ragmi Mustafa, dhe shoqata e gruas me zonjen Havqe Hasani. 

 

 Morën pjese gratë intelektuale nga të gjitha trojet etnike; Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Kroacia, Qamëria si dhe delegatet nga Italia dhe nga Gjermania.

 

 Kuvendi filloi punimet me datë 21 nëntorë në ora 10- të, në sallën e shtëpisë së Kulturës, " Abdullah Krashnica " në Preshevë.

Temat, për të cilën, ne delegatet nga Gjermania morëm fjalën, dhe diskutuam ishte; rroli i gruas intelektuale shqiptare gjatë historisë, si faktorë bashkëjetues në etni dhe integrim, në hapsirën Europiane.

 

 Pjesmarrëse ishin edhe artistet e popullit si, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Skender dhe Vitore Sallaku, Silvana Braqe, Kozeta Zavalani, maxhistari i njohurë Nadir Mura dhe shumë inetelektuale e delegate tjera.

 

 Pritja ishte e mrekullueshme, u mallëngjyem aq shumë kur zbritëm nga veturat dhe ndëgjonim muzikë dhe valle shqiptare në Preshevën nuse. Qindra gra dhe vajza me buqeta lulesh dhe tepihun e kuq të shtruar enkas për ne delegatet na pritën krah hapurë si motra motrat.

 

 Me një fjalë ishte knaqësi, që nuk do të harrohet kurrë. U këthyem me një përvojë të madhe dhe zemren plotë nga takimi mme motrat delegate.

 

Nga Gjermania ( Singeni dhe Heidelbergu) ishin 9 delegate. Degën e fondacioit "Nermin Vlora Falaski " në Singen e perfaqësoi zonja Nadire Hakaj , ndërsa atë të qytetit Heidelberg e përfaqësoi zonja Afërdita

Gjeladini.

 

Këtë tekst pak të modifikuar dhe fotografitë në vijim i pranova nga dy delegatet e kongresit të 9- të të gruas mbarëkombëtare në Preshevë, zonjat; Nadire Hakaj dhe Afërdita Gjeladini.

Delegatet e Diaspores ne Kongresin e 9-te te gruas mbare kombetare
Delegatet e Diaspores ne Kongresin e 9-te te gruas mbare kombetare

Delegatet mekryetarin e komunes se Presheves, zoteriun Ragmi Mustafa
Delegatet mekryetarin e komunes se Presheves, zoteriun Ragmi Mustafa

Mbarimi i punimeve te Kongresit te 9-te
Mbarimi i punimeve te Kongresit te 9-te

Mysafir tek familja bujare ne fshatin Rahovice
Mysafir tek familja bujare ne fshatin Rahovice

Ne zyren e kryetarit te komunes se Presheves
Ne zyren e kryetarit te komunes se Presheves

Para shtepise Abdullah Krashnica ne Presheve
Para shtepise Abdullah Krashnica ne Presheve

Punimet e Kongresit te 9-te
Punimet e Kongresit te 9-te

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx