E enjte, 01.05.2025, 05:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sylejman Morina: Doris Pinqiq e udhëhoqi akademinë kulturore kushtuar 100 vjetorit të KF “Arbanasit”

E marte, 28.12.2010, 08:57 PM


Doris  Pinqiq  e udhëhoqi  akademinë kulturore  kushtuar  100 vjetorit  të KF “Arbanasit”

 

Nga Sylejman Morina

 

Kur Doris  ishte  studente , e vitit tretë  në Akademinë e Arteve,  në degën e aktrimit dhe  kukullave    Universitetin e Osjekut, e kishim zhvilluar një intervistë të gjatë me të. Në  mesin e  shumë pyetjeve  të parashtruara, ishte edhe një,  lidhur me atë  se ku do ta zhvillojë karrierën e saj artistike  pas mbarimit të  akademisë?. Doris atëherë  ishte përgjigjur:“ Pasi që jam  nga Zara, arbneshe,do ta vazhdoj  karrierën  në qytetin tim, shpresoj se aty  do të më ofrohet  mundësia të  punoj dhe të jap kontributin   në profesionin tim”. Doris premtimin  vërtetë e kishte  mbajtur,ku  pas diplomimit  është kthyer në  qytetin e lindjes (Zarë). Fill pas  kthimit ,diplomimit , ajo do të jetë tejet e angazhuar   në shumë projekte kulturore të organizuara     qytetin e Zarës. Si  pjesëmarrja    manifestimin  më të madh kulturor,siç është  festivali  Kalelargart ,i cili    qytetin e Zarës  ka  filluar të mbahet tradicionalisht nga viti 2008. Në këtë manifestim të madh kulturor  marrin pjesë  grupe të ndryshme  kulturo artistike,argëtues profesionistë të  ndryshëm,vendor e  nga  shumë vende të botës . Mjeshtërinë  dhe  artin e tyre  e zhvillojnë  rrugëve e  shesheve të qytetit të Zarës gjatë sezonit turistik  veror. Në këtë festival,  ajo kishte shkëlqye si studente me lëshimin artistin  nga lartësitë e

Aktorja  arbneshe  Doris Pinqiq moderoi  programin
Aktorja arbneshe Doris Pinqiq moderoi programin
kambanores  së Shën Stoshjes, ishte ky një paralajmërim i shfaqjes    një ylli të ri në  artit të qytetit të Zarës .Doris,   kishte treguar  aftësitë e saja edhe si  moderatore e shkëlqyer, andaj  kur e kishim pyetur, se më   tepër ju   tërheq aktrimi apo të jeni  moderatore, ajo ishte përgjigjur :” Natyrisht   udhëheqja e programeve është diç tërheqëse , më kryesore është se nuk duhesh të përgatitesh  shumë.... nuk do të më pengonte, nëse një ditë  karriera e ime do të shkonte në këtë drejtim”. Këtyre ditëve  ajo e udhëhoqi . manifestimin kulturor –akademinë  kulturore kushtuar  100vjetorit të klubit futbollistik FK “ Arbanasi” të arbneshëve  të Zarës. e cila  ishte e organizuar në  sallën e teatrit  popullor kroat të qytetit. Në këtë  manifestim kishin marrë pjesë  shumë  figura të shquara  shoqërore politike e sportive arbneshe dhe  të tjerë  nga qytetit e rrethina. Pos kryetarit të klubit  Edi Peroviq, ishin  Reno Sinovqiq,kryetari lidhjes futbollistike të  zhupanisë , zhupani i Zarës  Stipe Zriliq,pastaj  Zvonimir Vrançiq kryebashkiaku i Zarës ,si  dhe ministri i transportit dhe detit në qeverinë aktuale kroate ,arbneshi Bozhidar Kallmeta etj..Me që rast ishte shfaqur edhe  filmi dokumentar  kushtuar  100 vjetorit  të klubit futbollistik “ Arbanasi”të autorit Bernard Kotlar,i realizuar në  bashkëpunim me publicistin kroat  Drago Mariq  dhe  shkrimtarin arbresh  Mr.Ivica Mateshiq. Manifesimit I ishte shtuar edhe  ekspozita me fotografi  nga historia shekullore e klubit futbollistik të arbneshve .

 

 Në këtë jubile të rrallë , Dorisi shkëlqeu ,ashtu siç shkëlqen  gjithherë edhe    interpretimet të tjera artistike, çdo here madhështore e triumfuese..

Në sallën e  e teatrit kombtar  kroat  ishte  në rendin e par ministri B Kallmeta
Në sallën e e teatrit kombtar kroat ishte në rendin e par ministri B Kallmeta



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx