E premte, 02.05.2025, 01:02 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Borås të Suedisë

E marte, 28.12.2010, 08:44 PM


Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Borås të Suedisë

 

Nga Sokol Demaku

 

Një atmosferë e veçantë gëzimi mbizotëroi gjatë gjithë këtyre ditëve në institucionet arsimore Ditë më parë në Borås të Suedisë, me një manifestim modest organizuar nga nxënësit e Fjärdingskolan, u shënua përfundimi i gjysëmvjetorit të parë të mësimit. Ky manifestim tashmë është bërë tradicional në këtë vatër arsimore në këtë qytet. Në këtë manifestim përveç nxënësve të cilët janë nga të katër anët e botës marrinë pjesë edhe prindër dhe miq të shkollës. Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe nxënësit dhe arsimtarët kishin pregaditur një program shkollor  modest për të pranishmit i cili u këndua nga të gjithë si një kor i veçantë. Fjalën përshëndetëse e paraqiti drejtori i Fjärdingskolan i cili përshendeti nxënësit për rezulatet e arritura, falenderoj prindërit për bashkepunimin me shkollën si dhe falendërtoj pedagogët dhe përsonelin e shkolles  për punën e bërë.Fjärdingskolan është  një nga dhjete shkollat fillore të qyetit Borås ku në të vijojnë mesimet edhe fëmija shqiptar. Numri i tyre është  është shumë domethenës në ketë shkollë sepse ata gati përbejnë një të katërten e nxënësve të shkollës në të cilën fliten mbi 20 gjuhë, e gjuha shqipe këtu ze vendin kryesor. Nxënësit shpalosnin kështu përveç kureshtjes së tyre të natyrshme fëmijërore edhe njohuritë solide për fusha të ndryshme të dijës dhe, marrë parasysh faktin se janë të lindur në vend të huaj, edhe zotërimin relativisht të kënaqshëm të ligjërimit në gjuhën suedeze.

Spontaniteti i treguar në mësojtore u shndërrua në miqësi të vërtetë në mes të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë qendër dije dhe arsimi.

Ne vizituam edhe kalsën ku mbahet mësimi i Gjuhës shqipe në këtë shkollë, e cila klasë ishte e rregulluar për mrekulli e në të cilën mund të gjesh portretetë e heronjëve, poetëve kombëtar shqiptar të cilat shkolla i ka siguruar në menyrë që nxënësit shqiptar të kenë mundësin të njihen më perseafermi me ta kur mësuesi i gjuhë su fletë per këtp figura të shquara kombëtare. Aty ishte portreti i heroit kombëtar Skenderbeut, humanitares shqiptare Nënë Trerzës, pastaj portretetë e Ismail Qemalit, Migjenit, Qajupit, Kadares dhe Dritro Agollit.

Në klasë pam se secilit nxënës i ishin siguruar edhe tekstet e mësimit të gjuhës shqipe, pra secili nxënës ishte i paisur me liber lexim dhe flerore pune në shqip e nxnësve të klasës së parë u ishte sigurar kompleti  për klasën e  parë botim i Dukagjnit nga Peja.

Ketu mësuam se edhe komuna e Brämhult e cila është në kuadër të qytetit Borås këtë vit shkollor ka bërë inevstim adekuat tek fëmijët shqiptar të cilët pra janë paisur me libra mësimore ne gjuhën shqipe, kjo eshte hera e paqë që ndodhe kjo këtu.

Në anënt jeter edhe biblioteka e shkollës është një ndër bilbiotekat më të pasurë me libra shqip. Para katër vitesh pedagogë nga shqipëria të cilët ishin në vizitë në këtë shkollë, kësaj biblioteke i kanë dhuruar mbi 100 tituj shqip e këtë vit kur pedagogët e kësaj shkolle ishin në vizitë në Shqipëri kanë blerë dhe tituj tjerë librash të ciltë nxënësit mund ti marrin e ketë bibliotekë, por duhet theksuar se në një nga vitrinat e bibliotekës lexuam keshtu”Këto libra janë dhuratë e shkrimatarit nga Tirana Viron Kona” ishin 10 tituj libra të cilatë Vironi i kishte dhuar kësaj shkolle dhe fëmijëve shqiptar këtu.

Drejtoria  e shkollës më këtë rast të gjithë fëmijëve shqiptar u ka dhuar nga një Flamur kombëtar si dhe shkolla nëntvejqare Demokracia nga qyteti Durrës me të cilën Fjärdingskolan është binjakzuar këtyre voglushve u ka dërguar dhuratë nga një libër.

Ne takuam shumë fëmije shqiptar në këtë mainfestim përfundimtar të mësimit të gjysëmvjetorit të parë, ku në fytyrën e tyre shihej gëzime nga ajo që ata kishin arritur në punën e tyre mësimore këtu.

Jemi krenar që mësojmë shqip, jemi krenar se kemi njohuri per vendin tonë, për heronjët tanë, për poetët tanë thonë Laurenta, Agnesa që vijojnë mesimet në klasën e dytë, por edhe Artini, Vera dhe Pranvera nga klasa e parë janë të kenaqurë më ate se ata në duart e tyre kanë Abetarën dhe mësojnë shkronjat shqip, pastaj Besarta dhe Arlinda nga parashkollorët.

Këtu në shkollë thonë se bashkepunimi mes Fjärdingskolan dhe prindërve shqiptar eshte në nivel dhe se ata janë të kënaqur me rezultatet e arritura cka ka sjellë binjakzimin me shkollen Demokracia në Durrës e tani janë duke planifikuar që ky bashkepunim apo me mire të themi binjakzim të zgjerohet edhe men je shkolle në Kosovë, keshtu që janë bisedat due u zhvilluar me shkollen fillore ”Ali Kelmnedi” në Vushtri dhe besojnë se në pranverë të vitit që po vie do bëjnë një vizitë atje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx