Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Mbrëmje artistike në Heidelberg të Gjermanisë
E marte, 28.12.2010, 07:59 PM
Mbrëmje artistike në Heidelberg të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Mbrëmja e datës 18 dhjetor 2010 në Heidelberg- Weiblingen, ishte përsëritje e një atmosfere të rrallë. Dega e Fondacionot "Nermin Vlora Falaschi" dhe shoqata e gruas " Nënë Terezë " në Heidelberg, për nderë të përvjetorit të Kuvendit/ Kongresit të 8-të, të gruas intelektuale mbarkombëtare, dhe themelimit të degës së fondacionit „ Nermin Vlora Falaschi ", organizuan një mbrëmje artistike.
Kryetarja,z.Aferdita Xheladini,foli në fjalën e sajë të rastit;
Bashkatëdhetar të dashur, të nderuara zonja dhe zotërinj, mysafir të nderuar,në emër të shoqatave të gruas Shqiptare, "Nermin Vlora" dhe " Nënë Tereza", ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj mirëseardhje. Përshëndes veqanërisht, përfaqësuesin e Unionit artistik të kombit shqiptar për Diasporën, z. Can Tahiri, përfaqësuesin e shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Diasporë, z. Hasan Qyqalla, shoqatën e gruas,"Nermin Vlora Falaschi" nga Singeni me kryetaren, z. Nadire Hakaj, shoqaten për kulturë dhe integrim " Rinia" nga Singeni me nënkrytarin, z.Marash Gojani, shoqaten "Iliria", me kryetarin z. Sheremet Pantina, shoqërinë nga Manheimi me z.Drita Petrovci, si dhe yllin e muzikës popullore shqiptare, z.Selvete Tërstena.
Fondacioni mbarkombëtar,"Nermin Vlora Falaschi" është themeluar nga një grup grashë intelektuale, dhe është kryesuar nga ambasadorja e kombit Nermin Vlora Falschi. Pas ndarjes nga jeta, Fondacioni ka marrë emrin e saj.
Nermin Vlora përndryshe ishte mbesë e të madhit,Ismail Qemali, i cili ishte njeri me kulturë të lartë, patrioti çë ngriti flamurin me shqiponjen dy krenare në Vlorën historike. Pos çë e shpalli pavarësinë e Shqiprisë, ishte edhe kryeministri i parë i qeverisë Shqiptare. Zonja Nermin, ishte mbesë e Ismail Qemalit, bijë e vajzes së madhe të tij çë barti me nderë, tërë jetën, si mbiemër, emrin e qytetit te Vlores. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, Stamboll dhe Athinë. Ndërsa rininë e kaloi në Tiranë dhe në Itali, ku edhe u martua. Ishte një nga personalitetet kulturore te Kombit,e njohur si anëtare e disa Akademive shkencore të Europës, studiuese e shquar, poete, etnologe dhe atdhetare e rrallë. Tërë jetën e sajë i kushtoi shkencës dhe qështjes mbarëkombëtare. Ajo ka shkruar mbi 30 vepra letrare e shkencore dhe është vlerësuar dhe emëruar me të drejtë, Ambasadore e kulturës shqiptare.
Pas fjalës hyrëse, të pranishmit i përshëndetën dhe ju folën edhe përfaqësuesit e shoqatave të lartëpërmendura. Këtë Manifestim e begatoi edhe më tepër, programi i pasurë muzikorë me këngëtarët; Selvete Terstena dhe Lulëzim Tovërlani, recitatorja: Lirjeta Bajrami dhe vallet tradicionale shqipe të luajtura nga fëmijët Albion dhe Albina Xheladini.
![]() |
Albion dhe Albina Xheladini, te lindur ne mergim |
![]() |
Atmosfera ne salle |
![]() |
Kengetari Lulezim Toverlani |
![]() |
Perfaqesuesit e shoqatave, 18.12.2010 |
![]() |
Lirjeta Bajrami , recitatore |
![]() |
Mysafiret |
![]() |
z. Aferdita Xheladini, fjale rasti |
![]() |
z. Selvete Terstena, kengetare e njohur. |