Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Nënë Tereza - Ëngjëllusha e shekullit të njëzetë
E merkure, 15.12.2010, 10:59 PM
Shkolla shqipe e Bassanos, organizoi një pasdite kulturore kushtuar Nënë Terezes
NËNË TEREZA - ËNGJELLUSHA E SHEKULLIT TË NJËZETË
Nga Beqir Cikaqi
Tanimë jemi në dhjetor, muaji i fundit i vitit 2010 i shpallur si vit i Nënë Terezes, me rastin 100 të lindes së Nënës Madhe - humanistes botërore. Shkolla shqipe e Bassanos organizoi një pasdite kulturore, ku muarren pjesë nxënës dhe ish nxënës të kësaj shkolle, mësues dhe ish mësues, prindër, bashkëatdhetar, miq Italian, aktivist të Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”,e të tjerë. Kjo pasëdite kulturore u hap me intonimin e himnit kombëtar të kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe të Bassanos. Lokali ku u mbajt kjo pasëdite kulturore, kishte në mur pllakatin e punuar posaqërisht me portretin e Nënë Terezës dhe simbolizimin e flamurit kombëtar.
Që kjo pasdite kulturore të jetë më e kompletuar, ndër të tjerët u kujdes treshja e valltareve: Blerina Gollopeni, Liridona Pulka e Fjalla Jashari, ish nxënësë të shkollës shqipe, duke interpretuar valle të lehta, që kishin pregaditur enkas për këtë pasdite kulturore. Ato valle shoqëroheshin nga zëri i këngëtarëve ( në CD) të viseve të ndryshme gjeografike shqipatre, si: Selami Kolonja, Dava Gjergji, Nikoll Nikprelaj dhe Shkurte Fejza, me këngët e tyre kushtuar NËNË TEREZËS.
Edhe pse ishte i ftuar dhe kishte paralajmruar ardhjen z. Engjëll Koliqi, ku do ta bënte edhe paraqitjen e librit kushtuar Nënë Terezes me rastin e njëqindvjetorit të lindjes, z.Koliqi për arsye objektive e shëndetësore mungoi, ndonëse prezantimin e librit YLLI I DARDANISË RREZATON TOKË E QIELL, i cili para disa dite doli nga botimi edhe në gjuhen italiane, e bëri kolegu i tij, që njekohësisht është edhe bashkëpjesëmarrës në këtë libër.
Për historikun e Nënës Tereze, para të pranishmëve u paraqit, kush tjetër pos z. Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra, ish mësues i shkollës dhe aktivist shumëvjeqar i Shoqatës “Bashkimi Kombëtar” me seli në Bassano.
- Shoqërija njerzore ka kaluar në faza të ndryshme të zhvillimit gjat gjithë egzistences së sajë. Njëra ndër figurat më të njohura në historinë e njerzmit që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luftuar varfërin dhe për tu dal në ndihmë njerëzve të cilët nuk
Me 26 shtator 1918 Gonxhja niset për
Në bazë të këtij misioni human që nukmund të përshkruhet Nënë Tereza është nderuar dhe vizituar nga shumë personalitete me renome ndërkombëtare. Nga shumë institucione me renome botërore Nënës Terezë në shenjë nderi dhe respekti i jan dhënë çmime dhe mirënjohje të shumta.
Me ardhjen e demokracisë, shqiptarët e nderojn emrin e së Madhes Nënë Tereza duke emeruar shumë rrugë , spitale , aeroporte, etj. që në komunizëm ishte e nashkaluar.Ndërsa vitin 2010, me rastin e 100 vjetorit të lindejes së Nënë Terezes e shpallin Viti i Nënë Terezës.Gjithashtu, shumë qytete shqiptare jashte dhe mbrenda Shqiperisë londineze u stolisen me bustet e Nënë Terezas. Sllavomaqedonasit , Nënë Terezen kan insistuar t’a quajn si maqedonase, meqë ka lindur ne Shkup. Këto jan qëndrime jo vetën antishqiptare, por edhe anti njerzore e antihumane. Se nuk e ka harruar origjinen. Nënë Tereza i ka shkruar një letër popullit shqiptar n gjuhën shqipe,pasi fitojë çmimin Nobel për paqe, duke thënë : “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar. Shumë lus Zotin që paqja e tijë të vijë në zemrat tona,në të gjitha familjet tona, në të gjith botën. Lutuni shumë për të varferit e mi dhe për mua e për motrat e mia . Unë do të lutem shumë për ju. Zoti ju bekoftë!”.
Më 5 shtator 1997 bota mësoi për vdekjen e Nënë Terezes në Kalkutë .. Ne varrim moren pjesë personalitete të shumta botërore, burra shtetesh si dhe personalitete të shtetit shqiptar. Presidentit Bill Klinton pas vdekjes së Nënë Terezes është shprehur: “ Shqiptaret i njohta dhe i dua përmes Nënë Terezës dhe dëshiren e Sajë për çlirimin Kosovës e zbatova “. Papa Gjon Pali i dytë, pas vdekje, më 19 tetor 2003 e shpall të Lumturuer në pranin e mijëra qytetareve në Vatikan. . Kjo është krenaria e radhes për kombin tonë . Me rastin e Lumturimit të Nënë Tërezës ka pas personlitete të shumta botërore e shqiptare.
Shqiptarët do të krenohen gjithmon me Nënë Terezen, si personalitet i përmasave botërore, sikurse me Skendërbeun, Flamurin Kombëtar,..duke mos e anashkaluar asnjëherë identitetin kombëtar, përfundoi prof. Bashkim Bekteshi.
Më pas u lexua përshendetja e dërguar përmes postës elektronike të gazetarit, shkrimtarit, krijuesit, zëdhënësit të diasporës shqipate për Itali, z. Engjell Koliqi. Në përshëndetje ndër të tjera ishte shprehur: Të nderuar miq, mësues, nxënës , prindër, aktivist të mërgatës, miq italian, ju përshëndes për këtë organizim kushtuar Nënë Terezës, bijes së madhe shqiptare me famë botërore. Unë vërtet ia kam kushtuar një libër monografik: YLLI I DARDANISË RREZATON TOKË E QIELL, por është pakë, për bijen shqiptare, fituesen e çmimit Nobel për Paqe. Nënë Tereza më 10 dhjetor 1979 gjatë pranimit te çmimit për Paqe në Oslo, ka thenë:”Me gjak jam shqiptare , me nënshtetësi indiane, përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes sime, i përkas botës. Por përsa i përketë zemres sime, krejtesisht i përkas Zemrës së Krishtit “.
Pata nderin që në librin tim të ishte bashkëpjesëmarrës edhe mësuesi i juaj, gazetari e krijuesi B. C.i cili me poezin kushtuar Nënë Terezes, thuajse e përmbledh tërë thelboren, për Nënë Terezen. Gjithashtu besojë se edhe ju jeni të priveligjuar që keni në mesin tuaj një aktivisti të devotshëm,…
Z. Koliqi e përfundon këtë përshëndetje, me këto fjalë: Mesazhi i Dashurisë së Nënë Terezes, u zbatoftë në zemrat tona! Nderime e përqafime Engjëll Koliqi.
Nga pjesmarrësi në libër (autori i ketijë shkrimi) u prezantua libri YLLI I DARDANISË RREZATON TOKË E QIELL(dhuratë të parës shenjtareshë shqiptare Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës). Mandej u lexuan poezi, nga ish nxënësit e shkollës shqipe të : Blerina Gollpeni, Fiton e Fjolla Jashari, Gëzim e Halit Cikaqi, etj. e ndër të tjera edhe poezia Ëngjëllusha e shekullit njëzet, që shkelqyeshëm e interpretoi Blerina Gollopeni në të dy gjuhët(shqip e italisht) për hirë të miqëve italian, që ishin prezent, në këtw përvjetor kushtuar Nënë Terëzes, të organizuar nga Shkolla shqipe e Bassanos.
ENGJËLLUSHA E SHEKULLIT NJËZET
(Nënë Terzës, për 100 vjetorin e lindjes)
Nëse erdhi rastesisht në këtë botë
Ëngjellushë e shekullit njëzet mbeti - jo rastësisht
Nëna Terezë nga Kalkuta-humaniste botërore
Anjeza Gonxhe Bojaxhiu e lindur në Shkup
Nga babai mirditas e nëna gjakovare,
Një trekëndësh natyror i gjeografisë shqiptare
Trup imtë e zemërmadhe... zemërbardhe ...
E dashur për të gjithë jetimët e Kalkutës
Rrespektoi skamnorët anembanë botës
E mbushur vetëm me ndjenja humanitare
Zoti ishte Një dhe mbi të gjithë - për Atë
Ëngjellusha e botës së civilizuar qytetare
Laureate e Çmimit Nobel për Paqe...
Qytetare nderi në shumë shtete-...
E Lumturuara e këtij shekulli...
ANGELO DEL SECOLO VENTESIMO
Se occasionalmente è venuta in questo mondo
L’Angelo
non occasionalmente è rimasta icona
Madre Teresa di Calcutta – umanitaria mondiale
Agnes Gonxhe Bojaxhiu nata a Skopje
Dal padre di Mirdita e dalla madre gjakovara
Un triangolo naturale della geografia albanese
Di corporatura piccola ma grande di cuore …
cuore candido e generoso …
Amata da tutti gli orfani di Calcutta
Ha rispettato i poveri dappertutto nel mondo
Aiutandoli con solo sentimenti umanitari
Dio era al di sopra di tutto – per Lei
Angelo del mondo civile e incivilito
-laureata
Cittadina onoraria in molti stati …
La beata di questo secolo…
Autor i poezisë: Beqir Cikaqi,
përktheu: Engjëll Koliqi.