Udhëpërshkrim
Bilall Maliqi: Tribunë e suksesshme që i hap rrugë tribunave të tjera
E marte, 28.12.2010, 08:21 PM
TRIBUNË E SUKSESSHME QË I HAP RRUGË TRIBUNAVE TË TJERA
Nga Bilall Maliqi
Të premten më 24 dhjetor 2010, u mbajt Tribuna shkencore me temë “Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe në rrethinë”. Drejtues të seances së tribunës ishin: Prof. Dr. Ramazan Bogdani, Dilaver Kryeziu ligjerues në Fakultetin Flologjik në Prishtinë dhe Xhemaledin Salihu Kryetar i Shqoatës së trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore me seli në Preshevë.
Me kumtesën e tij me titull “Vallja e Shotës” një krijim i bukur erotik, prof. dr. Ramaqzan Bogdani u fokusua në këtë temë me rëndësi në të cilën shpalosi vallen e Shotës ku ndër të tjera potencoi se:
“Vallja e Shotës apo kërcimi i Shotës siç quhet ndryshe, së bashku me “lojen me jatagana” të Rugovës janë dy bga vallet më të njohura te shqiptarët e Rrafshit të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës”. Në fund të referimit të tij prof. Bogdani lidhur me këtë valle shprehet “Se në Vallen e Shotës” theksojmë se përbërësit, kërcim, melodi , tekst poetik (ku përdoret edhe ky) dhe kostum kanë krijuar sinkretizimin e mirfilltë folklorik si një nga shprehjet më të kristalizuara e më të bukura të arkitektonikës së koreografisë popullore shqiptare”
Kryetari i Shoqatës z. Xhemaledin Salihu u paraqit me kunmtesën e tij me titull “ Vallet popullore të vjetra në Preshevë”, ku zoti Salihu në mënyrë të thuktë hyri thellë në këtë temë me rëndësi lidhur me vallet popullore të vjetra në Preshevë. Ai ndër të tjera potencoi se :”Popullata e Preshevës me xhelozi të madhe dhe me mund të madh ruajti traditën e saj të kulturës popullore gjatë shekujve . Sidomos ruajti vallen dhe këngën e vjetër popullore.
Presheva bujare dhe kreshnike e kohës antike i takonte Dardanisë”.Ai kumtesen e tij disa faqeshe e përfundoi kështu:”Vallet popullore më së shumti i përcolli daullja dhe zurla, ndër ta më injohur ishte daullxhiu Raifi dhe zurlaxhiu Sahiti i Bujanocit. Ndërsa në Preshevë ishin : Kadri plaku daullxhi dhe djemtë: Emini-zurlaxhi dh Zijadin –Zita-daullxhi. Në Preshevë ishte traditë popullore që të vishen tirçit e zi, duke filluar nga Emin Kurbaliu, Isa Bina, Ali Rrustemi e të tjerë. Bile këta huazonin tirçit vallëtarëve, kështu Syli i huazonte tirçit nga Ali Rustemi”, përfundon kumtesën e tij z. Salihu.
Me interesim të madh u prit kumtesa e z. Dilaver Kryeziut, specialist i koreografisë Prishtinë, ku kumtesa e tij titullohet “ Për disa karakteristika të vallëzimit popullor në krahinën e Karadakut” - “Që në filim duhet ta themi se tema të cilën e kemi marr për ta trajtuar kërkon një përkujdesje të veçantë në çasje profesionale. Kur themi këtë kemi parasysh disa arsye që sikur na detyrojnë profesionalisht të merremi me hulumtimin e valleve të kësaj ane”. Në përfundim të kumtesës së tij mjaft interesante dhe shumë profesionale ai theksoi se “Vallet tradicionale të Karadakut paraqesin vlerë të lartë etnokulturore . Shtrohet nevojë imediate që kjo pasuri e madhe të hulumtohet e të studiohet. Këto hulumtime e studime duhet të bëhen me kompetencë profesionale e shkencore nga individë të profilizuar në fushë të etnokoreologjis”.
Ndërsa para opinionit në sallë me kumtesën e tij të shkurtër u paraqit, Mjeshtri i Madh, prof. Besim Zekthi me titull “Kumtesë shkencore kushtuar përpunimit dhe zhvillimit të valleve krahinore të Preshevës”, ku ndër të tjera theksoi:”Këto valle me karakter burimor kombëtar dhe shqiptar kanë vlerat e pasurisë folklorike krahinore shqiptare. Në përpunimin e këtyre valleve është pasur parasysh zhvillimi tradicional duke patur parasysh traditën folklorike të trevave shqiptare. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur lëvizja amatore e krahinës ku i është dhënë një zhvillim artit koreografik shqiptar”.
Në këtë tribunë shkencore kumtesat e tyre i lexuan edhe Zejadin Ismaili , muzikolog nga Maqedonia. Pati edhe kumtesa të tjera si dy kumtesa të Demir Krasniqit , kumtesa e Sami Pirajt kompozitor, gazetar , kumtesa e Xhahit Ramadanit nga Bujanoci dhe kumtesa e fundit ishte ajo e arsimtarit të muzikës Sali Rrustemi.
Kjo tribunë shkencore nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht dhe i hap rrugë tribunave të tjera që i organizon kjo Shoqatë në të ardhmën…