E diele, 28.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë

E shtune, 27.11.2010, 03:45 PM


Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë

 

Nga Përparim Hysi

 

Dhëmb për dhëmb me Turqinë,diplomaci  me Europën

Për të sjellë Pavarësinë,në rrezik e vure kokën.

Çave dete,shkel stere  (hasë Circe e Polifemë)

I vendosur je aq se, sa nga rruga më nuk kthen.

 

Edhe zbrite mu në Durrës,por sa keq ta ngritën"kurthin"

Myzeqesë me baltë e llucë,në Vlorë ngrite flamurin.

Qe nëntor më njëzet e tetë.mu në vitin 1912

Ti i urti si Profet,Shqipërinë e shpalle shtet.

 

Pavarësi s'qe dhuratë,mu si veza për pashkë

Por qe një luftë e gjatë që e sose,o Urtak!

As që pyete për Turqinë,në ta jepte ajo "vulën"

Duke shpallur Pavarësinë,Historisë ti e le gjurmën.

 

Gjurma jote,gjurmë burri,ti për ne je Ati i Kombit

Sa herë palat tund flamuri,shfaqesh ti si më i ploti.

Dalëngadalë po mbush një shekull,që më vete është Shqipëria

Po për ne kurrrë s'ke për të vdekur,prapa të ndjek historia.

 

26 nëntor 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora