| E shtune, 27.11.2010, 03:45 PM |
Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë
Nga Përparim Hysi
Dhëmb për dhëmb me Turqinë,diplomaci me Europën
Për të sjellë Pavarësinë,në rrezik e vure kokën.
Çave dete,shkel stere (hasë Circe e Polifemë)
I vendosur je aq se, sa nga rruga më nuk kthen.
Edhe zbrite mu në Durrës,por sa keq ta ngritën"kurthin"
Myzeqesë me baltë e llucë,në Vlorë ngrite flamurin.
Qe nëntor më njëzet e tetë.mu në vitin 1912
Ti i urti si Profet,Shqipërinë e shpalle shtet.
Pavarësi s'qe dhuratë,mu si veza për pashkë
Por qe një luftë e gjatë që e sose,o Urtak!
As që pyete për Turqinë,në ta jepte ajo "vulën"
Duke shpallur Pavarësinë,Historisë ti e le gjurmën.
Gjurma jote,gjurmë burri,ti për ne je Ati i Kombit
Sa herë palat tund flamuri,shfaqesh ti si më i ploti.
Dalëngadalë po mbush një shekull,që më vete është Shqipëria
26 nëntor 2010