E shtune, 03.05.2025, 07:56 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Refugjatja Çlirimtare

E merkure, 17.11.2010, 10:58 PM


REFUGJATJA ÇLIRIMTARE

 

Nga Selim Hasanaj

 

Këto ditë lexova librin "NOMADJA"" të autores Ayyan Hirsi Alis dhe ky liber më bani pershtypje sa vendosa ta bajë nji recenzion të vogël per te. Para se të kalojë te libri po thamë pak fjalë per autoren e librit. Padyshim se lexuesi tani ma njef këtë autore holandeze me origjinë nga Somalia e cila në kohen e vetë ishte edhe deputete në Parlamentin e Holandes. Ka disa libra, dhe në këtë të fundit ajo vazhdon me kritiken sistematike të saj kunder rritjes së "religjionit" botnor islamit. Pikrisht per mendimet e saja sot kjo jeton në SHBA e rrethueme nga rojet personale pra jeton jetë nomadi. Megjithate udhtonë rreth botes dhe flet per islamin. Këto ditë kjo ishte edhe në Oslo të Norvegjisë me çrast bani prezantimin e librit të saj ma të ri "NOMADJA". Në të gjitha librat e saja kjo shkruen per domosdoshmeninë e kundershtimit feminist në boten islame.

Mënyra e sajë jetsore nxit dukshem militantet islamist. Ata që e percjellin at , perdorin të gjitha mjetet që ta rrenojnë kulturen oksidentale dhe vlerat e saja ti rrenojnë të drejtta universale të njeriut.

Ayyan Hirsi Ali asht nji muslimane e deshprueme e cila kritikon islamin. Per këtë mendojnë islamistet se ajo duhet të vdes, të vritet.

Kjo e vertetë asht shokuese: të kritikosh nji fe do rrezikosh jeten tande. Se kjo asht serioze neve jemi deshmitarë të rasteve të karikaturistve të portreteve të profetit Muhamed që rrezikuen jeten në vitin 2006 dhe bile suedezin që bani ato karikatura mes tjerve e sulmuen dy vëllazen shqiptarë.

Shkrimtari Salman Rushdie jeton konstant me roje dhe perkujdesje prej se shkrou "VARGJET SATANIKE" para 20 viteve, pastaj këtu në Norvegji, në token e shtetit nder ma demokratik në botë kishim edhe nji atentat politik kunder botuesit William Nygaard pse botojë librin e Salman Rushdie.

Per amerikanet aeroplanet që goditen Kullat Binake me 11 shtator banë ndamjen e epokes. Ayyan Hirsi Ali mendon se qashtja e karikaturave në 2006 per Evropen ka të njejtin efekt si 11 shtatori dhe Kullat Binake në SHBA. Ajo asht e sigurt se protestat, zjarrvenjet dhe vrasjet që percjellen karikaturat do të jenë cak i nisjes kur do të shkruhet historia e re e Norvegjisë dhe e Evropes.

Ayyan Hirsi Ali shpreh shqetsimin e saj per rritjen e perditshme të organizatave muslimane si dhe qendrave të ndryshme kulturore ilsame në shumicen e kryeqendrave dhe qyteteve të Evropës.

Ayaan Hirsi Ali
Ayaan Hirsi Ali
Shqetsimin e saj ajo e fokuson në ato organizata që sponsorohen nga Arabia Saudike. Ajo prerazi thotë se në këto raste bahet shperlamja e trunit te rinisë muslimane e cila mesohet se si të bajë shtypjen ekstreme kunder femnes. Pra predikimet që ju bahen rinisë muslimane të cilat sponsorohen nga Arabia Saudike shperlajn trunin e rinisë me format ekstreme vehabiste.

Autorja në radhë të parë nuk shpreh shqetsimet per ekstremizmin e formes me dhunë, ajo ma shumë shqetsohet se neper këto qendra bahet trajnimi bazë nga ku rinia trajnohet që mos të ketë kontroll në veprimet e veta dhe mos të mendojë vetë me koken e lirë. Shumica e tyne të cilet operojnë në meset muslimane e ndajnë boten në "ATA" dhe "NEVE". Unë frigohem në shuemjen e lojalitetit per shtetin ku ata jetojnë  në favor të islamit ekstrem, thotë autorja.

Si të ballafaqohemi me këtë? Per habi thrret në ndihem kishen e krishten Ayyan Hirsi Ali. Ajo spjegon se si shumë njerz në kishë kerkojnë nji jetë që asht perplot ushqim dhe të mira materiale tjera. Ajo vet asht ateist. Megjithate ajo ju lutet misjonarve të krishten të Evropes që sherbejnë në vendet muslimane. Ajo tregon humanizmin e krishten në praktikë. Të gjithë ata që kanë nevojë per ndihem padyshim ma shumë do e gjejnë në Kishë te Zoti i Krishten se te Allahu arab.

Unë takojë shumë musliman që thonë se ata nuk janë ateist dhe se janë në kerkim të nji Zoti. Unë ju themë se Zoti i krishten asht ma shpirtgjanë, ma i kujdesëshem dhe me respekt per të gjithë e edhe per femnat, thotë Ayyan Hirsi Ali.

Unë kamë takue musliman feminist që kanë ba shumë, mirpo Ayyan Hirsi Ali asht pesimiste Ajo nuk ka shumë shpresë se do jetë i mundun modernizimi i forcave feministe per të fitue në boten islame që jetonë në prendim.

Mirpo ajo thotë se as kjo nuk ashtë krejtë e pa arritshme. Nese deshrojmë ta kemi suksesin duhet të bajmë kerkesa të të gjitha forcat dhe partneret. Ata që vijnë per të jetue në prendim duhet së pari të jen lojal me vlerat e shtetit që kanë vendos me jetue. Ndersa populli apo qytetaret vendas autokton duhet tu jepin shansa që ardhacaket të bahen pjesë e shoqnisë.

Ayyan Hirsi Ali drejton gishtin në SHBA ku ka ligje të ashpra kunder diskriminimit. SHBA-të kanë ligjet e veta si dhe programet per ta ba regrutimin e minoritarve, qoftë në arsim apo në punsim.

Nji situatë të ngjajshme e deshron ajo edhe në Evropë.

Dhe unë mendojë se pikrishtë pse ka njerz si Hirsi Ali që duarthatë por të vendosun futen në këto situata shansat per ta shpetue Evropen nga perhapja e islamit ekstrem janë të mëdhaja. Kjo autore dhe luftetare hap hapsinat per ta kritikue forcat negative si rezultat i religjioneve. Në këtë luftë të sajë ajo fokusohet në mendimet e saja dhe ashper atakon islamin si fe që banë shkelje të të drejtave njerzore e posaqërisht të grave.

Kjo prezanton nji formë tjeter të dialogut në krahasim me format që neve i njohim dhe i kemi pa deri tash. Kjo kerkon dialog me konfrontime, ku asgja nuk asht TABU, dhe ku gjithçka mund të flitet.

Fjalet e pastra dhe direkte janë ma të mira se heshtjet e rrejshme. Ayyan Hirsi Ali paguen shtrenjt çmimin e dialogut të saj konfrontues.

Per këtë neve kemi borq ta ndegjojmë ate që ajo e thotë.

Sot kjo asht refugjate që kerkon çlirim.

 

Selim M. Hasanaj

Sarpsborg-Norvegji

16.11.2010



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx