E diele, 28.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - P

E merkure, 27.10.2010, 09:57 PM


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

P

 

PA

            PA Ç’ PA fr.fol.- u shtrëngua të bëjë diçka dikush kundër dëshirës së vet, s’ kishte si t’ ia bënte ndryshe dikush,s’ e zgjati më dikush. (FGJSSH f. 1883).  S. shih sin:  nuk pati çare

            U PA fr.fol.- shënim që vihet zakonisht  në një shkresë, në një  detyrë mësimore etj. nga dikush për të treguar se e ka shqyrtuar atë dhe ka bërë veprimet e nevojshme. (FGJSSH f. 1841)

  PAANËSI-A

            *ME PAANËSI  fr.ndf.,fj.- paanësisht, objektivisht, realisht, pa i mbajtur anën asnjërit, në mënyrë të paanshme, me objektivitet.- Ta vëmë dorën në zemër e të flasim pa zhibla: duke lënë m’ manash kohën e sundimit turk... të vërejmë me paanësi periudhën historike ç’ prej Lidhjes së  Prizrenit e deri me mbarimin  e Luftës së Dytë botërore. (EKO-KE f. 233). S. shih sin: pa   mbajtur anë                 

PABESË (I,E)

            DEL I PABESË dikush fr.fol.,fj.- e shkel fjalën e dhënë dikush,  tradhton dikush, e prish a e shkel marrëveshjen dikush, nuk e mban fjalën a premtimin e dhënë dikush, nuk i qëndron besnik marrëveshjes apo asaj që e thotë a që e premton vetë dikush. (ALSI te : Leka nr. 4/ 1936 f. 179). S. sh sin : del  nga besa dikush

            *I DEL I PABESË dikujt dikush fr.fol., fj.- e tradhton dikë dikush, nuk ia mban  fjalën a premtimin e dhënë dikujt dikush, ia shkel a ia prish marrëveshjen,  fjalën, besën a premtimin e dhënë dikujt dikush, nuk i përmbahet dikush asaj që ia thotë a ia premton dikujt, nuk i përmbahet dikush diçkaje me të cilën merret vesh me dikë.- Të ngriti prej balte e të dha shkollë, të bëri hoxhë mbi hoxhallarët e tjerë e ti i dole i pabesë atij e ne. (PARB-V f. 351). S. shih sin : i del nga besa dikujt dikush

ME TË PABESË

              E HA ME TË PABESË dikë dikush  fr.fol.,iron.- e mashtron dikë dikush.  (FGJSSH f. 836). S. shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë)  dikujt dikush   

            *ME TË PABESË fr.ndf.,fj.- tradhtisht, pabesisht, me tradhti, në mënyrë tradhtare. (FGJSSH f. 2011).- Na kanë rënë me të pabesë!...janë si mizat!...djegin e pjekin pa mëshirë! (AS-N f. 14). S. shih sin : me të dalë bese

PACËRK/Ë-A

            PJERDHIN (PORDHIN) NË NJË  PACËRKË fr.fol.,iron. - janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku,  e njohin mirë njëri tjetrin , bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin . (QM-FSHRGP f.  60).  S. shih sin : bien në (një) brazdë   në mes vete

PAÇ

            E  BËN  PAÇ  diçka  fr.fol.,id.-  e shtyp, e ndrydh shumë, pa masë  diçka dikush, e shtyp, e ndrydh  krejt diçka dikush . (ALCEN-UL-I f. 40).  S. shih sin : e bën bëlsi diçka dikush

PAÇAMUR-I

            BËHEN PAÇAMUR (gjërat në mes vete) fr.fol.,iron.- përzihen, ngatërrohen, pështjellohen  keq (gjërat në mes vete). (FGJSSH f. 1319). S. shih sin : bëhen byk e kashtë (gjërat në mes vete)

              BËHET PAÇAMUR  diçka (një punë, një çëshjtje a një situatë etj. ) fr.fol.iron.-ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë,  një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.) .( FGJSSH f. 1319).S. shih sin : bëhet bërllok  diçka (një punë, një çështje, një situatë etj.)

            E  BËN  PAÇAMUR   diçka (një punë, një çështje a një situate  etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1319). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate  etj.) dikush

PAÇARIZ-I

            E  BËN  PAÇARIZ  diçka (një punë, një çështje a një situate  etj.)  dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1319). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush

PAÇAV/ËR-RA  shm.PAÇAVRA-T

            E BËN PAÇAVËR  dikë dikush  fr.fol., id.-nuk i lë gjë pa thënë dikujt  dikush, e fyen e ofendon, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush

PAÇAVUR/E-JA  shm. PAÇAVURE-T

            E BËN PAÇAVURE dikë dikush  fr.fol.,id.- nuk i lë gjë pa thënë dikujt  dikush, e fyen e ofendon, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957, 1319, 1681). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush

PAÇE-T

            *I (IA) BËN    PAÇET   dikujt dikush fr. fol., iron.- 1. e përzë, e dëbon me mospërfillje a me përbuzje dikë dikush, e munxos dikë dikush. S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush ; ia bën bërryl dikujt dikush. 2. e kundërshton me mospërfillje, me përbuzje, me përçmim dikë dikush, e munxos dikë dikush. (FGJSSH f. 1197, 1319).- Ai ka një fshat  të tërë mbi kokë e s’ i thonë shaka, moj motra.  Disa i jepnin të drejtë, po disa, prapa krashëve  i bënin paçet.  (ZSA-VL-3 f. 150). S. shih sin: ia bën bërryl dikujt dikush

            I (IA) JEP PAÇET dikujt dikush fr. fol., iron.- 1. e përzë, e dëbon me mospërfillje a me përbuzje dikë dikush, e munxos dikë dikush. S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush ; ia bën bërryl dikujt dikush. 2. e kundërshton me mospërfillje, me përbuzje, me përçmim dikë dikush, e munxos dikë dikush . (FGJSSH f. 1197, 1319). S. shih sin: ia bën bërryl dikujt dikush

PADURIM-I

            *ME PADURIM fr.ndf.,fj.- Po babai,-pyeti ajo me këmbëngulje dhe me padurim-a ka dijeni për këtë çështje?  (APONA-K f. 89).

            *PRET ME PADURIM dikush  fr.fol., ftill.- mezi pret dikush.- Ai priste me padurim duke u munduar të kapte vështrimin  e saj të lëvizur. (NAJORG te : KD, 22 dhjetor 2001 f. VII).  S. shih sin : e hedh dheu përpjetë dikë

            *E PRET ME PADURIM diçka dikush  fr.fol.,ftill.- mezi e pret diçka dikush.- Në këtë jetë të zakontë, monotone që përsëritej me të njëjtat ngjyra dita-ditës, isha mërzitur dhe prisja me padurim çastin… (AC-BJ f. 102). Daljen në dritë të veprës e kam pritur me padurim. (VEVE te : R, 25.VI. 1988 f. 101). Fshatarët  prisnin me padurim  mëngjesin. (ZSA-VL-3 f. 183).

PAFILL/Ë-A

            IA HEQ PAFILLËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.- nuk merret më me dikë a diçka dikush,  heq dorë nga dikush a nga diçka dikush. (JNU-FPM f. 179).  S. shih sin: e bën batall dikë a diçka dikush

PAFT/Ë-A

            BËN PAFTË dikush fr.fol.,meton    tëholl, tëhollon, hollon më tej një pllakë metali me makinë të posaçme dikush, paftëzon dikush. (SM f. 210, FGJSSH f. 1324) S. heq paftë dikush

            HEQ PAFTË dikush fr.fol.,meton    tëholl, tëhollon, hollon më tej një pllakë metali me makinë të posaçme dikush, paftëzon dikush.  (FGJSSH f. 1324).  S.shih sin : bën paftë dikush  

PAGUAN

            ËSHTË TË PAGUASH E TË IKËSH  fr.fol.,ftill.-është një vend a një mjedis shumë i papëlqyeshëm. (FGJSSH f. 1326).

PAGUAR-IT (TË)

           S’ KA TË PAGUAR  diçka fr.fol.,meton.- është shumë e vlefshme,e çmueshme diçka . (FGJSSH f. 1326). S. shih sin :  nuk paguhet as me ari diçka

PAH-U

            *DEL NË PAH diçka  fr.fol.,id.- 1. zbulohet diçka, del jashtë, del hapur diçka, nuk mbetet fshehur, diçka..-Nga këto  ankthe e makthe të pikturuara... me akorde të errë-ta... del në pah individualiteti  krijues i piktorit  Arian Berisha. (MFE te: KD, 14 shkurt 2004 f. 29). Përfundimet arrihen  përmes një analize  konkrete të materialit artistik, nga ku dalin në pah edhe veçoritë e individualitetit krijues  të shkrimtarëve të kësaj periudhe. (LBE te: SF nr. 3/ 1990 f. 197). Po vjen koha t’ u kthehemi më gjerë disa aspekteve  ku dalin më në pah  mdikimet  ose trysnia shoqërore  e kulturore në gjuhë. (GJSHK te: SF nr. 3-4/ 1999 f. 69). S. shih sin:  i del bishti diçkaje. 2. pasqyrohet, paraqitet diçka..-Del në pah në mënyrë të fuqishme shpirti luftarak i këtij trimi  shqiptar, i cili i futi dridhje në palcë  armikut turk. (S.HA te: gr.aut. ZS f. 177). Nëpërmjet personazheve  të veprave dolën në pah  plagët e shoqërisë  së asaj kohe. (SOKJA te : SF nr. 3/ 77 f. 47). Në këto subjekte episodet ndjekin  njëri-tjetrin  dhe, herë pas here, dalin më në pah aspekte të caktuara  të jetës. (SGJO te : SF nr. 3-4/ 1991 f. 58).  S. shih sin : del në dritë diçka

3. bëhet e dukshme qartë diçka, spikat, dallohet, shquhet ndërmjet të tjerave diçka, shfaqet, duket, shihet, vërehet mirë, qartë diçka midis gjërave , del e  qartë, haptazi, faqeza diçka, bëhet më e qartë, më e dukshme për të gjithë diçka (e vërteta, e drejta etj. (FGJSSH f. 1327). S. shih  sin: del në dritë diçka

            I HUMB PAHU dikujt fr.fol.,iron.- i bie, i ulet vlera, autoriteti, dinjiteti, personaliteti fare dikujt, bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, e humb emrin e mirë ose nderin, nderimin dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet brashnjë dikush

            *NXIRRET NË PAH diçka fr.fol.- pasqyrohet, paraqitet diçka .-Në këtë pjesë nxirren në pah përpjekjet për një stabilitet  politik dhe ekonomik...(SABKEÇBA te: KD, 11 tetor 2003 f. 29). Në tregimin „ Nusja“ ... u synua të nxirrej në pah  frika dhe tmerri i madh  që i kishte zënë puthadorët  e pushtuesit  nga lufta e popullit. (SOKJA te: SF nr. 3/ 77 f. 54). Duke i parë në këtë lidhje  mund të nxirren në pah  edhe arritjet e tij në formë, edhe tiparet dalluese  të tij pikërisht në këtë  lëmë. (GJZH te: SF nr. 1/ 78 f. 33). Në „ Fjala në variacione“ merret në vështrim poezia e Enver Gjerqekut dhe nxirren në pah disa anë karakteristi-ke të saj. (RVO te: SF nr. 1/ 84 f. 187). Nëpërmjet situatave interesante  dhe përshkrimeve tërheqëse  nxirret në pah  pastërtia shpirtërore e morale e Xinxifillos  si dhe brutaliteti  i mbretit Kuma Maro. (RÇA te: SF nr. 1-4/ 1994 f. 152).  S. shih sin : del në dritë diçka

            * (E) NXJERR NË PAH   dikush   fr.fol., id.- 1.  (diçka) e zbulon diçka dikush, e bën të ditur, të njohur diçka (të fshehtë a të panjohur) dikush, e tregon hapur diçka dikush. .-Po ky fakt mund të nxjerrë në pah  një çështje tjetër. (ADAB te: Z, 19 shkurt 2000 f. 19). Komplekset e frustracionet më të errëta, të cilat gjatë jetës mundohet t’ i fshehë , nëpërmjet rolit  detyrohet t’ i nxjerrë në pah. (JENE te: ERE, 31 maj 2003 f. 17). Këtu po paraqesim  tri venerime të mundshme, çka mund të nxjerrin në pah  forma të funksionimit  të teknikës së rimarrjes. (PETPA te:KD, 5 korrik 2003 f. 30).Edhe vështrimi më i sipërfaqshëm i këtyre librave nxjerr në pah një projeksion pikërisht të kësaj ndarje shoqërore të roleve gjinore të pranuara nga shoqëria. (SAZÇAP te: KD, 30 gusht 2003 f. 30). Kjo, po ashtu, mund të nxjerr në pah çështje thelbësore  në lidhje me mbledhjen e informatave dhe analizat. (p.a. te: KD, 7 qershor 2003 f. 13). S. shih sin: e nxjerr  faqe botës  diçka dikush. 2. (diçka a dikë) e pasqyron,  e paraqet diçka  dikush.- Nisën përpjekjet e para për të nxjerrë në pah , krahas  heroizmit të partizanëve, qëndrimit të tyre stoik gjatë luftës edhe motivet shpirtërore që i shtyjnë ata për të kryer akte të larta e të guximshme. (SOKJA te : SF nr. 3/ 77 f. 50). Sintezat… nxjerin në pah  dukuri e të dhëna  me vlerë për njohjen  e së shkuarës së këtij ngulimi .(ANKOS, GJSHK te : SF nr. 2/ 89 f. 66). Duke nxjerrë në pah shkaqet  e vërteta  të të metave dhe të dobësive të dukshme … u kritikuan mendimet ekstremiste. (RÇA te : SF nr. 1-4/ 1994 f. 157). S. shih sin:  e  qet për faqe  diçka dikush. 3. e spikat, e shquan, e dallon diçka  midis të tjerave a nga të tjerat  dikush, e bën që të bjerë  menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e bën që të duket, të dallohet qartë diçka dikush, e tërheq vëmendjen për diçka dikush, e përqendëron vëmendjen te (në) diçka dikush, e nënvizon, e thekson diçka dikush. (FGJSSH f. 1327, 1645). S. shih sin : e tregon me dorë diçka dikush

            *NXJERRJE NË PAH .(e diçkaje)- . fr.em.,meton.-1.theksim, nënvizim i diçkaje, përqendrim i vëmendjes në diçka në mënyrë të veçantë, shquarje mirë e diçkaje nga gjërat e tjera, tërheqje e vëmendjes për diçka, dallim i veçantë   i diçkaje,rëndësi e veçantë e diçkaje, vëmendje e posaçme e diçkaje. (FGJSSH f. 2055).S. shih sin: nxjerrje në dritë e diçkaje.- Sesione të tilla shkencore janë një ndihmesë e rëndësishme  për vlerësimin dhe nxjerrjen në pah  të figurave  dhe të ngjarjeve historike , të vlerave materiale e kulturore të popullit tonë.  (XHGOS  te: GJJ nr. 1-4/ 1994 f. 118). Nxjerrja në pah  së tepërmi e tragjicitetit  të luftës e zbeh në vepër  optimizmin e jetës. (SOKJA te: SF nr. 3/ 77 f. 53). Te ky personazh  autori ka vënë theksin  më tepër  në nxjerrjen në pah  të dashurisë së tij  për profesionin  dhe dëshirën  për t’ u mësuar  atë më të rinjve. (SGJO te: SF nr. 2/ 90 f. 150).  Sesione të tilla shkencore, të organizuara  me kujdes e maturi, janë një kontribut i madh  në vlerësimin dhe nxjerrjen në pah  të figurave dhe të ngjarjeve historike, të vlerave materiale e kulturore të popullit tonë. (XHGOS te: SF nr. 1-4/ 1994 f. 223).2. pasqyrim, parashtrim i diçkaje, paraqitje, njohje e diçkaje .- Medoj se nxjerrja në pah  e këtyre dokumenteve ndihmon për të treguar historinë e veprës së Kadaresë. (p.a. te: KD, 13 korrik 2003 f. 19).  Për nxjerrjen në pah  të tipareve thelbësore  të këtij karakteri , autori në vepër  i jep përparësi  sidomos imtësive të ligjërimit artistik. (SOKJA te: SF nr. 3/ 77 f. 55). Historia e narratorit, format tipike që merr ky rol  përgjatë kohërave, është historia e  nxjerrjes në pah  të botës. (BLSU te: SF nr. 1- 2/ 2002 f. 163). S. shih sin : nxjerrje në dritë e diçkaje 

               * (E) VË NË PAH dikush diçka fr.fol.- e spikat, e shquan, e dallon diçka  midis të tjerave dikush, e bën që të bjerë  menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e bën që të duket, të dallohet qartë diçka dikush, e tërheq vëmendjen për diçka dikush.-Kaptina e burimeve në këtë studim është shumë e rëndësishme për t' i vënë në pah pasuritë  e mëdha, të çmuara dhe përrallore të kulturës sonë shpirtërore...(ZYNE-PLR f.5). Në  këtë mes, lypset të vëmë në pah edhe bamurinë se poeti ynë e sheston, e projekton pavarësinë kombëtare edhe në suazën e pavarësisë  universale, njerëzore. (BQ-PNF f.106). Për të vënë në pah shkrimtarë dhe vepra  të harruara ose të lëna pas dore. (p.a. te: gr.aut. HLSH f. 10).S.shih sin: e tregon me dorë diçka dikush.

               *VËNIE NË PAH e diçkaje  a e dikujt fr.em.,id.- theksim, nënvizim i diçkaje, përqendrim i vëmendjes në diçka a dikë në mënyrë të veçantë, shquarje mirë e diçkaje nga gjërat e tjera, tërheqje e vëmendjes për diçka, veçim i theksuar i dikujt nga të tjerët, dallim i veçantë që i bëjmë diçkaje a dikujt .-Kjo ka sjellë si pasojë  vënien më në pah  të veçorive të shqipes në këtë fushë dhe një varg vëzhgimesh interesante e të thukëta  për çështje të ndryshme të këtyre kategorive foljore. (EHY te : GJJ nr. 3-4/ 1999 f. 23). S. shih sin : nxjerrje në dritë e diçjaje a e dikujt

              *VIHET NË PAH diçka fr.fol.,id.- 1. shquhet, dallohet më mirë, më qartë diçka midis gjërash a prej gjërash të tjera, bëhet (më) e dukshme, (më) e qartë diçka, bëhet e njohur, e qartë mirë diçka, tërhiqet vëmendja për diçka  duke u sqaruar më mirë.-Në vështrimet, esetë tona letrare shkruhet për veprën e një shkrimtari dhe nuk vihen në pah  karakteristikat themelore të stilit të tij. (HYHO te: KD, 21 qershor 2003 f. 30). S. shih sin: del në dritë diçka. 2. pasqyrohet, paraqitet diçka.-Në disa krijime me temën e luftës  të këtyre viteve, ku ranë në sy  përpjekjet e tregimtarëve për të zgjeruar sferën e problematikës, u synua të vihen në pah dukuritë e reja që solli revolucioni popullor. (SOKJA te: SF nr. 3/ 77 f. 46). S. del në dritë diçka

PAHA-JA

              I BIE  PAHAJA dikujt fr.fol.,meton.- i humb, i bie autoriteti dikujt, nuk ka më autoritet, vlerë,nder, prestigj, denjësi te të tjerët dikush,  nuk është më me ndikim dikush, i bie vlera dikujt, zhvlerësohet, zhburrnohet dikush, njuk e dëgjon, nuk e pyet më dikë dikush, nuk i shkon më fjala  dikujt, bëhet i pavlerë dikush. (FGJSSH f. 1327). S. shih sin: bëhet brashnjë dikush; i bie burrëria dikujt; i laget baruti dikujt

            NUK KA PAHA diçka fr.fol.,meton.- është shumë e vlefshme,e çmueshme diçka . (FGJSSH f. 1327). S. shih sin :  nuk paguhet as me ari diçka

PAH/Ë-A

            IA MERR  PAHËN dikujt dikush  fr.fol., id.- ia kalon, ia kapërcen në një punë, veprimtari,   qëndron shumë më larg (më lart) se një tjetër dikush për diçka . (ASU-VGJKMGJ f. 205) . S. shih sin :  ia  ha  arrat  dikujt dikush

PAHIR

               *ME PAHIR fr.ndf.,id.-1.kundër dëshi-rës, vullnetit a mundësive, me dhumë a me detyrim, me forcë,me shtrëngim, me të keq,  dhunshëm, me zor. (AXH-XLVII  f. 169, FGJSSH f. 498,1327,  IST f. 434). –Flamuri, flmuri, thoni ju. Epo me pahir nuk merret ! Ju pandehni se unë s’ dua. (ZSA-VL-3f. 21). Jo, more Note, ,dashuria s’ është me pahir. S. shih sin : me për  dhunë. 2. me vështirësi,mezi.- Koha shkonte.E sëmura u bë si dyllë, merrte firomë me pahir dhe s’ fliste fare. (MSG-TR f. 31).  S. me të zi ; me zor

PAJ/Ë-A

                I BËHET  PAJË dikujt  fr. fol.,iron.- e njollos, e damkos veten dikush para të tjerëve, para botës, i nxjerr nam të keq vetes dikush, i mbetet përgjithnjë njolla  dikujt, nuk i hiqet më njolla dikujt. (FGJSSH f. 1328). S. shih sin : e bën me balosh veten dikush

                BËHU PAJË fr.fol.,iron.-shporru,qëro-hu!  (FGJSSH f. 1328). S. shih sin: baje bishtin!

                 IA BËN PAJË DREQIT (SHEJTA-NIT)  dikë dikush  fr.fol.,id.- e shporr dikë dikush . (FGJSSH f. 1328, 1822). S. shih sin: e bën def  dikë dikush; i (ia) vë cipalin dikujt dikush

                MBAN  PAJË dikush fr.fol.,id.- punon, vepron me hatër,me subjektivizëm, me anësi dikush, tregohet i anshëm dikush, e përkrah dikush dikë a diçka pa të drejtë, anon nga dikush, është me dikë dikush.( FGJSSH f. 1328). S. shih sin: mban anë dikush

             I (IA) MBAN PAJËN dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,id.- e përkrah, e mbështet  dikë a diçka (edhe kur nuk ka të drejtë) dikush,   bëhet me dikë a me diçka (edhe kur nuk ka të drejtë)  dikush. (FGJSSH f. 1328). S. shih sin : i (ia) mban anën dikujt a diçkaje dikush

                I MBETET PAJË dikujt dikush fr.fol.,i d.- i shkon shumë shpesh, shumë dendur (në shtëpi), i qepet, nuk i ndahet për një punë a për diçka tjetër dikujt dikush, nuk e largon dot dikë dikush, e bezdis, e mërzit shumë, së tepërmi dikë dikush me vizita, me shjkuarje-ardhje të shpeshta. (JTH-FFGJSH f. 195). S.shih sin: ia ha llozin e derës dikujt dikush

            E MERR PAJË ME VETE dikush  fr. fol.,iron.- e njollos, e damkos veten dikush para të tjerëve, para botës, i nxjerr nam të keq vetes dikush, i mbetet përgjithnjë njolla  dikujt, nuk i hiqet më njolla dikujt. (FGJSSH f. 1328, 2142). S. shih sin : e bën me balosh veten dikush

PAJTIM-I

            *ËSHTË NË PAJTIM ME...  pajtohet me... fr.fol.,fj.- Bazën përmbajtësore të veprave poetike Naimi e përcakton me titujt e tyre që janë në pajtim  me përkatësitë  tematike e motivore. (BQ-PNF f. 257). Procedeu i këtillë krahasues është në pajtim  me procedeun mbizotërues romantik. (BQ-PNF f. 290).  S.  vjen në pajtim me...

            *ËSHTË NË PAJTIM TË PLOTË fr.fol.,ftill.- pajtohet plotësisht.- Draftligji i prokurimit publik është në pajtim të plotë me direktivat evropiane dhe standardet ndërkombëtare. (LAVHA te: KS, 15 tetor 2003 f. 7).

               *NË PAJTIM ME fr.ndf.- pajtuar, përputhur,përshtatur me, duke u pajtuar, duke u përputhur, duke u përshtatur me. (FGJSSH f. 1329, RAHY f.15).- Edhe titujt e vjershave poeti ynë i sendërton  në pajtim me përkatësitë motivore e ideore. (BQ-PNF f. 257). Ndryshimet në koncepte  në pajtim me zhvillimet  e tjera  në shoqëri  është diçka e pritshme. (RI te: KD, 31 maj 2003 f. 26). S. në përshtatje me; në përputhje me

            *VË NË PAJTIM fr.fol.,fj.- pajton.-Visar Zhiti shpalosi  prirjen për  për t’ i vënë në pajtim  artistikisht  natyrën  e lirikut dhe tregimtarit. (AA

 te: KD, 7 qershor 2003 f. 30).

            *VJEN NË PAJTIM me... fr.fol.,fj.- pajtohet me....- Fondi antroponimik  i sotmë paraqitet  mjaft i larmishëm, i hapur dhe me prurje të reja, që jo gjithmonë vijnë në pajtim   me natyrën e shqipes. (ÇBI te: SF nr. 1-2/ 2001 f. 64). S. shih sin: është në pajtim me...

PAJTON-I

              IA SHTRËNGON PAJTONIN dikujt dikush fr.fol.,id.-  e detyron dikë dikush  të sillet a të veprojë në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush

PAK

               *PAK (E) NGA PAK fr.ndf.,fj.- dalë-ngadalë, jo menjëherë, përnjëherë, jo shpejt, ngadalë-ngadalë, gradualisht, dalëdalë. (FGJSSH f. 1330). - Pak nga pak i gjeti shtigjet për të dalë aty ku i dhembte dhëmba-lla. (SS-Z f. 290). Katër vjet me radhë zonjushë Hadoja na kishte njohur dhëmbë e dhëmballë, kurse tani pak e nga pak po e harroja zërin e saj të ngrohtë. (ASHA-P f. 134). S. shih sin : ca nga ca

            PAK SE… fr.ndf.- jo vetëm që…, nuk mjafton që… (FGJSSH f. 1330).

            *PAK A SHUMË fr.ndf.,fj.-  deri diku, as më pake as më shumëi.- Synimet dhe përpjeket e Gramenos  janë vënë në spikamë në mënyrë të përgjithshme dhe pak a shumë të konkretizuar, që të zbulohen e të luftohen në mënyrë të ngutshme  dhe energjike  ato që lëkundin  nga themeli  armosferën e mykur  të shoqërisë ... . (BQ te: F nr. 7, korrik 1972 f. 9).  Grumbulli i Don Kishotëve, me kokën plot fantazma, por të rreckosur, filluan të kërkojnë andej-këndej  për të gjeur  në mos një pushtues tjetër, së paku një aleat të madh, me të cilin të bënin pak a shumë të njëjtën lojë. (IK-KO f. 38). Edhe vetë autorët e mëdhenj  të letërsisë botërore pak a shumë në të njëjtën masë injorohen. (BCU te: KD, 23 gusht 2003 f. 19). Këto ishin pak a shumë fjalët e babait. Por unë i përdora në kohë dhe bënë efekt të mirë.(JD-N f. 74). Na shpie në një rrethanë të re e që na jep mundësi, jo vetëm për një njohje pak a shumë të hapët,po edhe për të bërë krahasime e për të nxjerrë  edhe disa përfundime  të mbështetura mirë rreth gjendjes  së saj. (GJSHK te: SF nr. 3-4/ 1998 f. 185-6). S. shih sin: deri në një cak

            PËR PAK fr.ndf., fj.-pothuaj, gati sa. (FGJSSH f. 1330). S. shih sin: për një fije

PAKIC/Ë-A

            *ME PAKICË fr.ndf.,fj.- me sasi të vogël, nga një.- Shitje me shumicë e pakicë janë bërë sa të duash. (DHXH-D f. 133). Ant. me shumicë

            PAKICË KOMBËTARE fr.em.,fj.- popullsi e huaj  që bën pjesë në një shtet, ku shumicën dërrmuese e përbëjnë pjsëtarët e një kombi tjetër. (FGJSSH f. 853).

PAKTË (I)

            NUK ËSHTË E PAKTË diçka  fr.fol., ftill.- 1. është me pasoja të rënda diçka. 2. është diçka e madhe e me rëndësi, është serioze diçka. (FGJSSH f. 1333).

            NUK ËSHTË I PAKTË dikush  fr.fol., ftill.- është edhe dikush  ndër ata që dallohen, ka edhe dikush aftësi aftësi e merita të veçanta  ose vlerë, peshë jo të vogël në shoqëri. (FGJSSH f. 1333)

PAKU (MË SË)

            MË SË PAKU fr.ndf.,fj.- të paktën, pak së paku. (FGJSSH f. 1123).

PALAÇO-JA,

            BËHET PALAÇO dikush fr.fol.,iron.-1. .komprometohet, shpërnderohet, njolloset keq dikush, bëhet turp i botës dikush, turpërohet botërisht dikush. S. shih sin: bie në baltë dikush. 2. (dikush) i bie, i ulet vlera, autoriteti, dinjiteti, personaliteti fare dikujt, bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, nuk vlen, nuk vyen për asgjë dikush, i humb çdo vlerë dikujt.  (FGJSSH f. 130). S. shih sin : bëhet  brashnjë dikush

            E BËN PALAÇO dikë dikush  fr.fol., iron.- e shan rëndë dikë dikush, nuk i lë gjë (të keqe)  pa i thënë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1335). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush

PALARA-T (TË)

            I DALIN TË PALARAT NË SHESH dikujt  a diçkaje  fr.fol.,iron.- zbulohet dikush a  diçka, zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt a e diçkaje, e marrin vesh të gjithë dikë a diçka, demaskohet dikush a diçka. (FGJSSH f.  941). S. shih sin:  i del bakri dikujt ; i del bishti diçkaje

            *IA NXJERR   TË PALARAT  (NË SHESH) dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,iron.- ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt a diçkaje dikush, e demaskon dikë a diçka  dikush. (FGJSSH f. 707, 1335, 1411). - Si polemist  Konica u shfaq  nga shumë anë qoftë kur demaskoi  politikën grabitqare të qeverive turke, greke, italiane, ruse, serbe, malazeze, bullgare, maqedone, gjermane, austriake, qoftë kur u nxori  në shesh të palarat  disa arbëreshëve të Italisë, që bënin politikën e të huajit  dhe ishin kolona e pestë  e pushtuesve italianë  në Shqipëri… (JKAS te : SF nr. 3-4/ 1999 f. 9).  S.  shih sin : ia heq duqet mullarit dikush    

            IA QET TË PALARAT  NË DIELL ( NË FUSHË, PËR FUSHE, NË LEDINË, PËR LEDINE) dikujt dikush fr.fol.,iron.-ia zbulon       të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt dikush , nuk i lë gjë pa ia thënë, pa ia treguar, pa ia zbuluar dikush dikujt, ia zbulon fytyrën e vërtetë dikush dikujt  , e demaskon   dikë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt dikush

PALA-VAL

            E  BËN  PALA-VAL diçka (një punë etj.)  dikush  fr.fol.,iron.-e bën, e kryen  shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi  diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush

PALAVAQ-E

            BËHET PALAVAQ dikush a diçka fr. fol.,fj.- ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë  dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten  dikush.  (PAVHA-FPRRE f. 77).  S. shih sin : bëhet berbat dikush a diçka

PALC/Ë-A

            DERI NË PALCË fr.ndf.,id.-  shumë thellë. (FGJSSH f. 837). S .shih sin: deri në palcë të ashtit

            ËSHTË PALCË diçka fr.fol.,ftill.- 1.  është shumë e butë diçka (një bimë, një perim).  S. është palcë e butë diçka. 2.  është shumë e njomë diçka . (FGJSSH f. 1336).S. është palcë e butë diçka

            ËSHTË PALCË E BUTË diçka fr.fol.,ftill.- është shumë e butë diçka (një bimë, një perim). (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : është palcë diçka

            ËSHTË PALCË E NJOMË diçka  fr.fol.,ftill.- është shumë e njomë diçka. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : është palcë diçka

           *I FUTET NË PALCË diçka (frika etj.) dikujt, I FUTET DERI NË PALCË TË KURRIZIT diçka (frika etj.) dikujt  fr.fol.,ftill.- i hyn, i depërton shumë thellë, e ndien shumë thellë dikush diçka (frikën, të ftohtit etj.).-Nuk  na merrte mendja se do të bëhej ashtu, por frika na u fut në palcë. (HKS-OM f. 27). Ka pasur të tillë që frika u  ishte futur edhe deri në palcë të kurrizit. (HKA-OM f. 24). S. shih sin : i hyn në (për) asht dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.)

            IA HA PALCËN dikujt dikush  fr.fol.,id.-1.  e mundon shumë, pa masë dikë dikush. S. shih sin:  ia pjek buzën dikujt dikush. 2.  e shfrytëzon shumë, së tepërmi dikë dikush, e zhvat shumë dikë dikush. (FGJSSH f. 638, 1336). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush

            I HYN DERI NË PALCË (uji, shiu) dikujt fr.fol. ,meton.- laget, njomet shumë, së tepërmi, pa masë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin : bëhet bllacë  dikush a diçka

            HYN NË PALCË diçka  fr.fol.,ftill.- hyn, futet, depërton shumë thellë diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : futet gjer në eshtra diçka

            *I HYN NË (PËR) PALCË dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.) fr.fol.,ftill.- i hyn, i depërton shumë thellë, e ndien shumë thellë dikush diçka (frikën, të ftohtit etj.) . (FGJSSH f. 678). -Nesër, pasnesër... të më hyjë dashuria për palcë e të më mbërthejë për bark e për shpinë?! (SISHU-VAASH f. 322). S. shih sin : i hyn në (për) asht dikujt diçka (frika, të ftohtit etj.)

            *GJER NË PALCË  fr.ndf.,met.- shumë thellë.-Kur gotën efatit copëtoj  kokës/ i gjakosi shpresat  gjer në palcë. (QEJU te:KD, 21 qershor 2003 f. 31).S. shih sin: deri në palcë të ashtit

            I KALBUR DERI NË PALCË fr.mb., ftill.- i kalbur krejt, i kalbur fare. (FGJSSH f. 1336).

           E LAG DERI NË PALCË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e lag shumë, pa masë  dikë a diçka dikush a shiu. (IST f. 364). S. shih sin: e bën qull dikë a diçka dikush a shiu

            LAGET GJER NË PALCË dikush a diçka  fr.fol.,ftill.- laget  krejt (i tëri,e tëra) dikush a diçka, laget, njomet shumë, së tepërmi, pa masë dikush a diçka (nga uji a shiu  i madh). (FGJSSH f. 2193).S.shih sin: bëhet bllacë dikush a diçka

            I LAGUR  DERI NË PALCË  fr.fol., ftill.- i lagur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin: i qullur si dordolec

           (E) MERR PALCËN dikush fr.fol.,id.- (dikush) mezi mbahet dikush, shkon drejt humbjes, pësimit, rënies, shkatërrimit, katandisë, falimenti-mit dikush . (FGJSSH f. 1063, 1336). S. shih sin : merr në çopur dikush

            *NË PALCË  të... diçkaje fr.ndf.-  në mes të diçkaje, në thellësi të diçkaje .-Në palcë të krizave tona më të thella vazhdimisht është  çështja e jetës dhe e vdekjes. (p.a. te: R, 12 korrik  2000 f. 18). S. 

            PALCË GJËRI fr.em.,met.- pjesa më e mirë e diçkaje. (FGJSSH f. 616).

            PALCË E KURRIZIT fr.em.,anat.,fj.- vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që është pjesë kryesore e skeletit, zgjatim nervor i trurit, që gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët. (FGJSSH f. 927, 1336). S. shih sin : bosht i kurrizit

            PALCË E SHTYLLËS KURRIZORE fr.em.,anat.- vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që është pjesë kryesore e skeletit, zgjatim nervor i trurit, që gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.. (FGJSSH f. 927, 1336). S. shih sin : bosht i kurrizit

              E PREK NË PALCË dikë dikush fr.fol., meton.- e prek, e ngacmon, e lëndon, e qëllon, e godet dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku s’ duhet dikë dikush, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë, e prek, e lëndon,e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (BQ-DSH). S. shih sin : e prek Akilin në thembër dikush

            E SHFRYTËZON DERI NË PALCË dikë dikush  fr.fol.,ftill. e shfrytëzon shumë, së tepërmi dikë dikush. (FGJSSH f. 1336, 1477). S.shih sin: ia heq një bashkë  dikujt  dikush

              E URREN DERI NË PALCË dikë a diçka dikush   fr.fol.,ftill.– e urren sumë, pa masë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1336). S. shih sin :  e do si akullin në gji dikë a diçka dikush

PALE-VALE

            E  BËN PALE-VALE diçka (një punë etj.)  dikush  fr.fol.,iron.-e bën, e kryen  shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi  diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj. ) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush

            PALE-VALE fr.ndf.,id.- pa kujdes,  pa kurrfarë kujdesi, sa për të thënë, shumë keq. (BQ-DSH) .S. shih  sin : si angari

PAL/Ë-A shm.PALË-T

            E BËN PALË  diçka  dikush fr.fol.,fj.-1.   e palos,e palon diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 134). 2. e shtyp, e ndrydh diçka dikush shumë, pa masë, e shtyp, e ndrydh  krejt diçka dikush. (FGJSSH f. 1337). S. shih sin : e bën bëlsi diçka dikush

PALMUÇ

            BËHET PALMUÇ dikush fr.fol.,id.- kruspulloset, mblidhet, zvogëlohet  (nga frika, nga të ftohtit, nga hallet, nga pleqëria, nga sëmundja, nga shtrëngesa, nga dhembjet etj.) dikush. (FGJSSH f. 1338). S. shih sin : bëhet bullmuq dikush

              BIE  PALMUÇ (PËRDHE) dikush fr.fol.,ftill.-  bie i shtrirë  përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja,  i alivanosur a pa jetë,  i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (FGJSSH f. 1338). S.shih sin: bie capërdak përtokë dikush

            E LË PALMUÇ dikë dikush fr.fol.,ftill.- e lë të shtrirë (përmbys) për tokë dikush dikë,  e lë të vdekur, të vrarë, të mbytur, të alivanosur në vend (e të shtrirë, të  paluar  për  tokë)  dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur e menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 1338).S.shih sin: e lë balmuq dikë dikush

              MBETET PALMUÇ dikush fr. fol., ftill.- mbetet menjëherë, në vend i shrirë e i alivanosur a i vdekur, i vrarë, i mbytur dikush. (FGJSSH f. 1338). S.shih sin: mbetet crangël dikush

            MBLIDHET PALMUÇ dikush fr.fol.,id.- kruspulloset, mblidhet, zvogëlohet, rrudhet, cucërrohet (nga frika, nga të ftohtit, nga hallet, nga pleqëria, nga sëmundja, nga shtrëngesa , nga dhembjet etj.) dikush. (FGJSSH f. 1338). S. shih sin : bëhet bullmuq dikush

PALUET

            RRI PALUET SI DHELPËR dikush  fr. fol., krah.- sheh, shikon  e dëgjon me vëmendje të madhe dikush, dëgjon e përgjon me vëmendje të madhe dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 207). S.shih sin : bëhet tërë  sy e (edhe) veshë dikush

                         PALLAMAR-I

            HET PALLAMAR (një punë etj.) fr.fol.,met.- zgjatet shumë, tepër, pa masë diçka (një punë etj.). (EQSHI f. 240). S. shih sin : bëhet bollë  diçka (një punë etj.)

            E  BËN PALLAMAR diçka ( punën etj.)  dikush fr.fol.,met.- e zgjat  shumë, tepër e nuk e mbaron dot diçka ( një punë etj.) dikush, ev zgjat tepër e pa nevojë diçka (një punë, një bisedë etj.) dikush. ( FGJSSH f. 1339, 1995).S. shih sin : e bën bollë diçka ( punën etj.)

PALLASK/Ë-A

            I NGJITET SI PALLASKA PAS BREZIT dikujt dikush  fr.fol.,iron.- i ngjitet, i qe-pet  nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush. (FGJSSH f.1340). S. shih sin : i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush

PALLAT-I  shm.-PALLATE-T

            *NGRE PALLATE ME KLEÇKA dikush  fr.fol., iron.- ëndërron, imagjinon, projekt-on, planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush. -.Do të merrja për vete mallin më të mirë…-dhe vazhdoi Qimekuqi të shihte ëndrra me sy hapët , të ngrinte pallate me kleçka ! (SS-BL f. 246). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush

PALLAVRA-T

            SHET PALLAVRA  dikush fr.fol., iron.-1. flet kot, pa përgjegjësi dikush, flet fjalë të kota dikush, flet poshtë e lart dikush,llap, llapton, llomotit, dërdëllit dikush.S. shih sin : flet në arë e në stom dikush 2. hiqet trim a i zoti para të tjerëve dikush (pa qenë i tillë në të vërtetë), mburret kot së koti dikush. (FGJSSH f. 1829). S.  shih sin : shet  dokrra  dikush

PALLDËM-I  shm.PALLDËME-T(I)

IA  KËPUT  PALLDËMET  SAMARIT  (një popull, një vend) fr.fol.,meton.-çlirohet, e fiton lirinë (një popull, një vend), shpëton ngashtypja dhe nga shfrytëzimi (një popull, një vend), është i lirë (një popull, një vend) . (NMUS-SHPK f. 233). S. shih sin:  (i) këput  prangat (një popull, një vend)  

PALL/Ë-A  shm. PALLA-T

            *E BËN KOQEN E PALLËS dikush  fr.fol.,id.-kalon çaste  të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGJSSH f. 868). -Brodhe, fjete bëre koqen e pallës. (JLLAZ te : Edukata e RE , dhjetor 1931 f. 305). S. shih sin : bën pallë dikush

            *BËN PALLË dikush  fr.fol.,id.- rri pa punë e pa bërë asgjë dikush, e kalon kohën pa u lodhur e pa e vrarë mendjen për asgjë dikush,   kalon çaste  të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle,  pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet, dëfrehet, argëtohet në jetë dikush. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 1-3/ 1943 f. 65, AXH-SGJ f. 28, AXH-XL f. 147,  FGJSSH f. 1041, 1340,  SM f. 346,RUS f. 412, VK f. 68, 95, 199, 244, IST f. 183).-Gori kishte gjetur rehat dhe tërë ditën bënte pallë. Vetëm merrej me krushqira dhe i kishte dalë emri  se kishte këmbë të mbarë. (ZSA-VL-3 f. 16). Për atë që rri vetëm e bën pallë e ke fjalën ? (MR-L f. 297).  S.e bën kokrrën (koqen) e pallës dikush ; e bën kokrrën (koqen) e qejfit dikush ; bën qejf dikush ; e bën fijen (kokrrën, pallën) e sefasë dikush ; bën  sefa dikush ; është me lugë në brez dikush ; pi llullë dikush ; rri këmbë mbi këmbë dikush ;  shih sin : bën aheng dikush 

            E BËN KOKRRËN (KOQEN) E PA-LLËS dikush  fr.fol.,id.- kalon çaste  të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle,  pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGSSH f. 868). S. shih sin : bën pallë dikush

            BËN PALLË ME MEND (ME MEN-DJE) dikush  fr.fol.,iron.- bën plane pa bazë, pa themel dikush, kridhet në ëndërrime të kota dikush. (SM f. 52).S. shih sin: bën dasmë me mend  dikush

            *E  BËN  PALLËN E SEFASË dikush  fr. fol., id.-kalon çaste  të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.-Kallëzojnë pastaj se ata kishin bërë pallën e sefasë, kishin pirë e ngrënë. (APO te : B, 31 janar 1998 f. 10).Dikush dërrmohet duke punuar e dikush pallën e sefasë e bën nën hije e në kafene ag e terr. (RG te : B, 5.06. 1998 f. 9 ).Kur po më shkon kungulli, po bëj pallën e sefasë, kur s’ po më shkon, po i jap vetes gajret. (ZR-TE f. 124). S. shih sin : bën pallë dikush

            *NUK I HA PALLA  për dikë a diçka dikujt fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1340). - Hiç s’ po u ha palla për Imërli Llaçin atyre të gjakut tonë në Rubinë, jo besa! Megjithatë, njëherë më doli emri! (MI-SHT f. 200). Ftkeqësisht  me mbiemra që mbarojnë me prefiksin o-os  atyre s’ iu ha palla  për Kosovën. (IPRO te: B, 31 janar 1998 f. 8). Gligorovit e Cërvenkovskit me shokë…as që u ha palla për llafet tona “ të forta, të drejta e të mençura” … (AVU te: B, 14.10. 1997 f. 8).Ty nuktë ha palla/ emrin si tagër ke lënë në pritje. (S. RRU te: F nr. 4/ 1997 f. 8). Të pandërgjegjshmit s’ i ha palla. (BSTA te: B, 27 maj 1997 f. 5). Le të ketë plot njerëz, nuk më ha palla për askënd. (RQ-V f. 219). Francezëve nuk u ha palla për këtë vendim të NATO-s. (p.a te: FA, 21 korrik 1999 f. 1). Le të dëgjojë kush të dojë, nuk më ha palla për askënd. (RQ te: JR nr. 2/ 1977 f. 312). S. shih sin: aq i bën   dikujt për dikë a diçka

            *NUK I HA PALLA PËR KOPALLA dikujt  fr.fol.,iron.- nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 146).- Siç thuhet në një këngë: nuk më ha palla për kopalla. (IKA te: R, 15. XI. 1986 f. 17). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

              ME PALLË ZHVESHUR fr.ndf., meton.- me të keq e me të egër, gati për të goditur, duke u kanosur, gati për goditje, për sulm. (FGJSSH f.  1890, 2065, 2270). S. shih sin :  me dorën në kobure

            I PËRPJEK  PALLAT me dikë dikush  fr.fol.,id.- hyn në grindje a në  betejë, në luftë  me dikë dikush, i përgjigjet sfidës së  dikujt  dikush, përleshet, ndeshet me dikë (me një kundërshtar) dikush,  bie në përleshje, në ndeshje me dikë dikush. (FGJSSH f. 1457, 2098). S. shih sin : del në bejleg me dikë dikush, i del në bejleg dikujt dikush

            I PRET PALLA NGA TË DY (TË DYJA) ANËT (DJATHTAS E MAJTAS) dikujt  fr.fol..1. iron. bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfu-qishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi  dikush. 2. met.- ka ndikim, autoritet, pushtet të madh  dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f. 34, 1542,  1746, 1973, 1890). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush

              SA I HA PALLA fr.ndf.met.- me të gjitha forcat, me sa fuqi ka. (FGJSSH f. 1340). S. shih sin: bot e bir

            I (IA) TUND PALLËN dikujt dikush  fr.fol., meton.- i kanoset, i kërcënohet  drejtpër-drejt, hapur dikujt dikush për ta frikësuar, e kërcënon hapur, drejtpërdrejt dikë dikush, e kërcënon,e frikëson me armë dikë dikush. (FGJSSH f. 1890, 2039) S. shih sin: i (ia) tregon armët  dikujt dikush

            E ZHVESH  PALLËN dikush  fr.fol., meton.-1. fillon të qortojë, të godasë  a të kërcënojë  hapët dikush. S. shih sin : i vringëllon armët dikush. 2.  fillon të bëjë  shumë të këqija e krime dikush. (FGJSSH f. 2270). S. shih sin : djeg e pjek dikush

PALLTO-JA

              E HEQ NGA PALLTOJA dikë dikush  fr.fol.,id.-e merr me zor dikë dikush,e detyron dikë dikush të shkojë me të. (FGJSSH f. 1341).

              E KAP PËR PALLTOJE dikë dikush  fr.fol.,meton.- nuk e lë të qetë dikë dikush derisa t’ ia plotësojë  një punë a një kërkesë dikujt dikush, nuk i ndahet, i qepet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1341, 2232). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

              E ZË PËR PALLTOJE dikë dikush  fr.fol.,meton.- nuk e lë të qetë dikë dikush derisa t’ ia plotësojë  një punë a një kërkesë dikujt dikush, nuk i ndahet, i qepet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1341, 2232). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

PALLUA-PALLOI

            E  DI PENDË  PALLOI, POR I DEL FËNDË LANGOI  fr.proverb.,iron.- nuk i del siç  e di  dikë dikush ( të mirë), po i del krejt tjetër  ( i keq),  e di  për   të mirë, por i del krejt tjetër, i del   i del i keq, nuk i del i   tillë çfarë  e di  ( për   të mirë) dikë   dikush . NMUS-NJFK f. 213). S. shih  sin : e pandeh bilbil, po del thëllëzë

PAMBUK-U

            E BËN  PAMBUK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e  zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (FGJSSH f. 1342). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush

            *I BUTË SI PAMBUK fr.mb.,ftill.,krah-   i butë shumë, pa masë.- Ai qengji laragan, sa dëgjoi zërin e s’ ëmës, u ul pas saj dhe zuri të pinte, duke tundur bishtin  e vogël, të butë si pambuk. (ZSA-VL-3 f. 308). S. shih sin : i butë si brumë

            PAMBUK I EGËR fr.em.,fj.,bot.-  bimë barishtore e ngjashme  me pambukun, e cila rritet në toka të rënda  të mbjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto dhe  që lidh bohçe, por pa fije brenda. (HXH-T f. 119, FGJSSH f. 1342).

            PAMBUK GURI fr.em.,min.-asbest, amiant. (FGJSSH f. 1342). S. shih sin : gur leshi

            PAMBUK QELQI  fr.em.,tek.- lëndë prej fijesh të holla qelqi, xhami, që përdoren për veçim, izolim. (FGJSSH f. 1342, 2196). S. shih sin : lesh  qelqi 

            PAMBUK XHAMI fr.em.,tek.- lëndë prej fijesh të holla qelqi, xhami, që përdoren për veçim, izolim. (FGJSSH f. 1342, 2196). S. shih sin : lesh  qelqi 

              SHKEL NË PAMBUK dikush fr.fol., meton.- e ka punën fare të lehtë dikush, jeton në rehati dikush. (FGJSSH f. 1342, 1853). S. shih sin : jeton si delja në maj dikush

              TË VRET ME PAMBUK dikush  fr.fol., meton.- të bën të kuptosh gabimin e të pendohesh duke të qortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg. (FGJSSH f. 1342, 2183).

PAMBUKOR/E-JA

              PAMBUKORJA E AGRUMEVE fr.em.,bot.- sëmundje që u bie  zakonisht agruemve e që shfaqet  me disa plagë në lastarë në trajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sytheve dhe nyjeve. (FGJSSH f. 1342).

PAMJ/E-A

            KA PAMJEN e dikujt a të diçkaje fr.fol., fj.-   duket si dikush a si diçka. (FGJSSH f. 774).

            KA PAMJE TË RËNDË dikush fr.fol.- 1. id.– është krenar, madhështor dikush. (FGJSSH f. 96, 773). S. shih sin: e mban ballin lart dikush. 2. iron.- mbahet  më të madh dikush,  ka madhështi dikush, e heq veten për të rëndësishëm dikush. (FGJSSH f. 1655). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

              PAMJE TË PARË  fr.ndf., fj.- sipas përshtypjes që kemi nga ana e jashtme, pa i hyrë në brendësi a në thelb, sipas përshtypjes së parë, nga përshtypja në fillim, pa u menduar thellë. (FGJSSH f. 1343). S. shih  sin : në shikim të parë

PAMUNDUR –IT (TË)

            I BIE TË PAMUNDUR dikujt dikush  fr.fol.,meton.- paket, alivanoset, zaliset, vilaniset dikush.  (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin : i  bie alivan  dikujt

PANDEHM/Ë-A

             KA PANDEHMË (për diçka a dikë) dikush fr.fol.,fj.-e hamendëson, e pandeh, e supozon, e paramendon  diçka a dikë dikush .- Gjuhë shumë e qysh të rrojnë/ Me eleftheri i mësove,/ s’ kam pandehmë  kurrë  unë/ të ta shpërblej  këtë punë. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 193). S. shih  sin : e merr me mend  (diçka a dikë) dikush  (edhe moh.) 

PANDEHUR

           *PA PANDEHUR fr.ndf.- befsisht, papritur.- Kam goditur vjetët pak/ pa pandehur nga një çikë. (FOP-P f. 152). S. shih sin : në befasi

PAND/ËL-LA shm. PANDLA-T

            E BËN PANDËL dikush  fr.fol.- 1. diçka (një rrobë) fj.- e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris  në copë, në pjesë shumë të vogla  diçka (një rrobë etj.) dikush. .S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush. 2. (dikë) i flet rëndë, i flet fjalë të rënda  dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikujt  dikush, e fyen e ofendon, e shan  rëndë dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 209). S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush

            IA  JEP PANDLAT NË DORË dikujt dikush  fr. fol.,iron.- e përzë, e shpërngul, e dëbon me pahir, me zor dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : ia vë cipalin dikujt dikush

PANDOHM/Ë-A

           *KA PANDOHMË dikush fr.fol.,id.-  duron dikush, ka durim dikush.-Të lutem nënë, dëgjomë/ Sado qave, pusho lot/ Të durosh, të kesh pandohmë, / Se dhe Zoti  kështu na thotë/ Kush më shumë të durojë, /Sy do të trashëgojë. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 196). S. shih sin : bën durim dikush

PANIK-U

            I HYN PANIKU dikujt  fr.fol.,fj.- shqetë-sohet, frikohet, trembet, tmerrohet, rrëqethet, ngje-thet,tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1347). S. shih sin : bie në ankth dikush

            E ZË PANIKU dikë  fr.fol.,fj.- shqetë-sohet, frikohet, trembet, tmerrohet, rrëqethet, ngje-thet,tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1347, 2230). S. shih sin : bie në ankth dikush

PANTALLONA-T

              DHIHET NË  PANTALLONA dikush fr.fol.,iron.- frikohet, trembet shumë, pa masë dikush. S. shih sin: i dridhet barku  dikujt; i hyn lepuri në bark  dikujt

              PANTALLONA GOLF fr.em.,fj.-  pantallona jo të gjata , të cilat poshtë gjurit , deri ku fillon pulpa rrinë ngjitur  pas këmbës, ndërsa mbi gju e deri në mes  vijnë duke u zgjeruar. (FGJSSH f. 563).

PANT/Ë-A

              I BIE PANTËS dikush fr.fol.,id.-  vepron dikush pa kurrfarë sigurie, pa kurrfarë mbrojtjeje, i shtrohet rrezikut dikush, vepron pa i peshuar mirë rrethanat (e rrezikshme) dikush i hyn diçkaje të pasigurt dikush, merret me diçka dikush si të dalë fati, si ta sjellë fati, merret me diçka tafti-bafti dikush, orvatet të bëjë diçka me rrezik dikush (në një situatë të caktuar) (BQ-DSH). S.shih sin : i bie çunglës dikush

PAPAR/E-JA

              E HA  PAPAREN dikush fr.fol.,id.- përfundon shumë keq dikush, mbaron me të tëra dikush, katandiset si mos më keq  dikush. ( NMUS-SHPK f. 234).  S. shih sin: e merr arratia dikë; merr në çopur dikush

PAPARUN/Ë-A

              *BËHET SI PAPARUNË dikush fr.fol., krah.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mbëdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush.-Notja u bë si paparu-në. Nuk guxonte  ta vështronte sekretarin e komite-tit në sy, po nga turpi ulte kokën. (ZSA-VL-3 f. 46). S.  shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush

              *SKUQET SI PAPARUNË dikush  fr. fol, ftill.,krah.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mbëdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush.- Jazëk, si u prish edhe ai Bardhyl , që kur fliste , skuqej si  paparunë. (ZSA-VL- 3 f. 395). S.  shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush

PAQ

              *IA BËN PAQ dikujt dikush fr.fol.,id.-  ia punon mirë dikujt dikush.- Ç' thua, more!Ai është goxha djalë tani.Hë se ç' ia bëre paq Shyqos ,që po na vjen anës e anës! (PZO-T f.3).

              E DI PAQ diçka (një punë etj.) dikush  fr.fol.,ftill.- e di shumë mirë, fare mirë diçka (një punë etj.) dikush. (AXH-FR f. 194). S. shih sin: e di si abëcënë diçka dikush

              JEMI PAQ me njëri tjetrin  fr.fol.,ftill.-  nuk emi më llogari për të larë me njëri tjetrin. (FGJSSH f. 1355). S. shih sin : më rrove, të rrova, brisku (është) i berberit

PAQ/E-JA

              BËN PAQE me dikë  dikush fr.fol.,fj.-pajtohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 134).

              *GJEN PAQE dikush fr.fol.,fj.-qetëso-het, rehatohet dikush.- O zot mora udhët e botës/ Ahasfer i mallkuar/ Të mos gjej paqe në asnjë strehë të huaj. (RSY te :KD, 8 mars 2003 F. 31). S. shih  sin :  i zënë brinjët rehat  dikujt (edhe moh.)

PAQENË (I, E)

             E BËN TË PAQENË dikë dikush fr.fol., meton.- e zhduk, e vret, e likuidon dikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 90). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush

PARA

                BËN PARA dikush a diçka  fr.fol. ,meton.- përparon dikush a diçka, bën përparime dikush a diçka . (FGJSSH f.  1358). S. shih sin : bën çap përpara  dikush a diçka

            *ÇAN PARA dikush a diçka  fr.fol.,meton.-përparon dikush a diçka . (FGJSSH f. 1358).S. shih sin : bën çap përpara  dikush a diçka

              NUK I DILET PARA dikujt  fr.fol., meton.- 1. është shumë i fuqishëm dikush. S. nuk i dilet përpara dikujt; është shtatë pëllëmbë mbi kurriz dikush. 2.  është shumë i zoti për diçka dikush, nuk mund të matesh dot me dikë. S. nuk i dilet  përpara dikujt.3. është inatosur dhe egërsuar shumë dikush, nuk mund të flitet dot shtruar me dikë. (1358, 1455). S. shih sin: nuk ha arsye dikush

            ECËN PARA dikush a diçka  fr.fol., meton.- përparon dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : bën çap përpara  dikush a diçka

              *ECJE  PARA e dikujt a e diçkaje fr. em., met.-përparim i dikujt a e diçkaje.- Decentra-lizimi nuk mund të jetë model apo plan alternativ për standardet, që janë rruga e vetme për ecjen para të Kosovës. (p.a. te: Z, 27 mars  2004 f. 13). S. shih sin: ecje përpara

              E MERR PARA dikë dikush  fr.fol.,id.- 1. e thyen, e shpartallon dikë dikush, e detyron t’ ua mbathë këmbëve dikë dikush. S. shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. e mposht, e mund me fakte a me argumente të pakundërshtueshme  dikë dikush. (FGJSSH f. 1358, 1455).  S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush

              PARA SE ...  fr.lidh.- përdoret në fillim të një fjalie të varur kohore për të treguar se veprimi i fjalisë kryesore ndodh para veprimit  të shprehur nga fjalia e varur (p. sh.Hynë në klasë përpara se të vinte mësuesi. (FGJSSH f. 1358, 1455, 1736). S. përpara se...

                 *PARA SË GJITHASH fr.ndf.- para çdo gjëje,  më parë nga çdo gjë, para se të bëjmë  diçka tjetër, së pari. (FGJSSH f. 621-2, 1358, 1482).- Poeti që lektis e dëshiron  ta shohë mëmëdheun  e vet, Shqi-përinë, të lirë e të pavarur, gjithsesi, do të lektisë e do të dëshirojë, para së gjithash, ta shohë atë  edhe të përparuar e të lulëzuar. (BQ-PNF f. 124). Para së gjithash, në këtë mes  del në shesh  edhe bamuria se nivelit të përsosur të dashurisë i përgjigjet niveli i përsosur i bukurisë. (BQ-PNF f. 183). Peter Handke dhe sidomos Eduard Limonovi ...na tregojnë se si nuk duhet të jetë  njeriu i artit dhe, para së gjithash, si nuk duhet të sillet ai. (BECU te: KD, 3  maj 2003 f. 27). Para së gjithash, duhet të bëhet çmos që të krijohen mundësi për zbatimin e referendumit në Kosovë. (p.a. te: ZR nr. 1355/ 90 f. 15). Zvogëlohet para së gjithash me heqje dorë  nga prodhimet më cilësore. (p.a. te: R, 23.VIII. 1986 f.?). ). Para së gjithash, kjo, një kohë të gjatë u la pas dore. (RBI te: R, 24.V. 1986 f. 6).  S. shih sin:  e parë e dorës

              *I  SHKON PARA dikujt dikush fr.fol., meton.- i paraprin dikujt dikush.- Çudë po bën ai kajmekami/ para e prapa i shkon nizami. (GJF-LM f. 277).

            VETË PARA E VETË PAS fr.ndf., meton.- fillikat i vetëm, pa njeri tjetër. (FGJSSH f. 1358). S. shih sin: fill vetë, fill vetëm

              E    PARA dikë dikush  fr.fol.,id.- 1. e thyen, e shpartallon dikë dikush, e detyron t’ ua mbathë këmbëve dikë dikush. S. shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. e mposht, e mund me fakte a me argumente të pakundërshtueshme  dikë dikush. (FGJSSH f. 1358, 1455).  S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush

PARA (E)  shm. PARA T (TË)

              *FILLON  NGA E PARA dikush, diçka  fr.fol.,ftill.-  fillon, nis  përsëri, sërish, rishtas, prej fillimi dikush, diçka.-Ajo, po t’ ia prisje fjalën, e fillonte prapë nga e para . (ZSA-VL-3 f. 312). S. shih sin : fillon nga  a-ja  dikush, diçka

              *NGA E PARA fr.ndf.,met.- nga fillimi, prej fillimit, së rish, përsëri, prapë, rishtas, edhe një herë . (FGJSSH f. 1292).- Për shkak të ngarke-save ideologjike,  detyroheni të rishkruani  edhe një herë nga e para , për të fshehur gjurmët  se të kujt historianë ishit, të Fadil Hoxhës  apo të Ali Shukriut. (MEKRA te: KD, 7 qershor 2003 f. 25). .-Prapë nga e para/ Niset diçka tjetër/. Zgjedhjet partiake/Me avaz të vjetër. (SME  te: Bujku, 10 janar 1997 f. 19)S. shih sin: nga  a-ja (prej a-së)

              E PARA E SË PARËS fr.ndf.,meton.- .- më parë nga çdo gjë, para se të bëjmë  diçka tjetër, së pari. (BQ-DSH). ).   S. shih sin:  e parë e dorës

              E PRET ME TË PARAT dikë dikush fr.fol.,ftill.- e pret keq dikë dikush. (FGJSSH f. 1357). S. shih sin : e pret tërë buri dikë dikush

               QË NGA E PARA fr.ndf., fj.- përsëri, prapë, rishtas, sërishmi. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: nga a-ja (prej a-së)

 

    PARA-JA shm. PARA-TË, PAR/E-JA shm. PARE-T

           S’ BËN DY PARA  diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka. (FGJSSH f. 134). S. shih sin: është avull lakrash diçka  

          S’ I BËN DY PARA BASHKË dikush fr. fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin gjë, nuk fiton, nuk sendërton gjë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush  

              E BËN PËR PESË (PËR DY) PARA (NË SYTË E  BOTËS) dikë dikush  fr.fol.,iron.-e shan rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 1204, 1357, 1982, 2262). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush

            *NUK I BËN PARA diçka dikujt fr.fol., meton.- nuk i vlen diçka dikujt, nuk i ka efekt, dukë diçka dikujt.- Po të rrijë kush duke më këqyrur/ kur vë imzanë. Prandaj me myhyr/ unë nënshkruaj aktet zyrtare,/ kah për shkrim dora s’ më bën pare. (GJF-GPT f. 161).

           S’ BËN KURRNJË (NJË) PARA  diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka.(BQ-DSH). S. shih sin: është avull lakrash diçka  

           S’ BËN PESË PARA  diçka fr.fol., iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka, është fare pa vlerë diçka. (FGJSSH f. 1357, 1405).S. shih sin: është avull lakrash diçka  

          *E BËN PËR DY (PËR NJË , PËR PESË) PARA (NË SY TË BOTËS) dikë dikush  fr.fol.,iron.- e shan, e qorton rëndë dikë dikush, ia thotë të gjitha të këqijat dikujt dikush, e turpëron, e komprometon, e diskrediton, e njollos, e damkos botërisht dikë dikush, ia nxjerr në shesh  të gjitha të metat, të palarat dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush. (FGJSSH f. 957, 976, 1405). - I  bënte për dy para ata që merrnin guxim të mos pajtoheshin. (MEKRA te : KD, 31 janar 2004 f. 25).Sytë e fytyra i qenë ndezur prush Grigorjes.I vinte turp  nga bota, pa do ta bënte për një para. (ZSA-VL-3 f. 76).  Aq e rëndë i dukej ajo punë, sa që më në fund, si për të hapur fjalë, i tha: -E, Note? –E?-Mirë , po dhe ju e bëni  tjetrin për një para. (ZSA-VL-3 f. 87). S. shih sin: e bën  ars e qyrs dikë dikush   

          *E BËN PËR PESË  PARA ( NË SY TË BOTËS)  dikë dikush  fr.fol.,iron.- i flet rëndë, i flet fjalë të rënda  dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikush dikujt, e fyen e ofendon shumë rëndë dikë dikush (me fjalë fyese), ia ul vlerën, denjësinë, autoritetin para të tjerëve, para botës dikujt dikush. (AJA-DE f. 169, FGJSSH f. 337).- Ta kthen fjalën biri i botës dhe të bën për pesë pare. (MIKRA te: JR nr./89 f.86.). S. shih sin: e bën  ars e qyrs dikë dikush 

         *NUK BËN PARA diçka  fr.fol.,meton.- nuk  vlen diçka .- Fjalët s’ po bëjnë pare. Ec e luaje derën. (MEH-P f. 45).

         *NUK I BËN PARA dikujt diçka fr.fol.,iron.- nuk i vlen fare dikujt diçka.- Në qoftë se është ai i veti, nuk të bën para fjala! Ai të paska ardhur sa për adet. (KBR-TK f.41).

          NUK E BËN PARANË DY dikush  fr.fol.,iron.- shpenzon  shumë dikush, e prish vend e pa vend  paranë, pasurinë a gjënë dikush, i prish paratë kot dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin: prish me të dy duart dikush

            I BËN PARATË  RRUSH E KUMBU-LLA dikush fr.fol.,iron.- shpenzon  shumë dikush, e prish vend e pa vend  paranë dikush, i prish paratë kot dikush. (FGJSSH f. 433, 688). S. shih sin: prish me të dy duart dikush

            E BLEN ME PARA dikë dikush fr.fol., iron.- e mitos dikë dikush, i jep ryshfet dikujt dikush (për të rregulluar një punë). (FGJSSH f. 1853). S. shih sin: ia lyen fytin dikujt dikush

            E BLEN PËR PESË PARA diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e blen fare lirë,  shumë lirë diçka dikush, e blen pothuaj, gati falas diçka dikush. (FGJSSH f. 1357, 1405). S. shih sin : e blen për një copë (për një thelë) bukë diçka dikush

            DALLOHET SI PARAJA E KUQE  dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- është veçan nga të tjerët dikush, shquhet,dallohet nga (mbi) të tjerët dikush, e njohin të gjithë dikë. (FGJSSH f. 921, 1357). S. shih sin: ha bukë veç dikush

            DEL PARA KALLP diçka  fr.fol.,iron.-  del false diçka.- Edhe ryshfetin dinte ta jepte, por ç’ e do, doli para kallp. (TL-PD f. 111).

            ËSHTË GACË NË PARA dikush  fr.fol. ,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur  me para  dikush. (FGJSSH f. 530, 1357).S. është i kalbur në para dikush ; është i krimbur (mizë, i zënë)  me para dikush ; i ka duqet e mbushura deng dikush ; ka para me duqe dikush ; i ka paratë me hejbe dikush ; i ka paratë e mykura dikush ; ka para me thasë (me thes) dikush ; e ka qesen të ngrohtë (të nxehtë) dikush ;  e ka qesen plot dikush ; e ka xhepin kukurec dikush ; e ka xhepin të ngrohtë dikush ;e ka xhepin plot dikush ; i mbush xhepat dikush ; të (ta) thyen kokën (kryet) me para dikush. Ant. është pa një dysh (në xhep, në kuletë) dikush

            ËSHTË I KALBUR  NË PARA dikush  fr.fol.,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para dikush. (FGJSSH f. 763). S. shih sin :  është  gacëpara dikush

            ËSHTË I KRIMBUR ME PARA dikush  fr.fol.,ftill.- ka shumë para dikush, është shumë i pasur  me para dikush. (FGJSSH f. 734). S. shih sin :  është  gacëpara dikush

            ËSHTË MIZË ME PARA dikush  fr.fol. ,ftill.-  ka shumë para dikush, është shumë i pasur me para  dikush.  (PAVHA-SHPE f. 118). S. shih sin :  është  gacëpara dikush

            E FARON NGA PARATË dikë dikush  fr.fol.,iron.- ia merr të gjithë lekët dikujt dikush, ia harxhon, ia shpenzon  të gjitha të hollat, paratë dikujt dikush. (FGJSSH f. 551). S. shih sin : e  gërryen nga lekët  dikë dikush

              GËRRYEN PARA ME LOPATË dikush  fr.fol.,meton.- fiton shumë para  pa u munduar shumë  dikush. (FGJSSH f. 551). S. shih sin: fiton si derr dikush

            *I HEDH PARATË NË ERË dikush   fr.fol.,iron.- shpenzon  shumë dikush, e prish vend e pa vend  paranë dikush, i prish paratë kot dikush, është shumë dorëlëshuar dikush, i çon dëm paratë dikush, i bën paratë rrush e kumbulla dikush. (FGJSSH f. 433, 1357, EQSHI f. 140, SKDO f. 344, 484).-Ku ishte, pra,ai qejfliu i madh, që i hidhte paratë në erë? (NETO-GB f. 188). S. shih sin: prish me të dy duart dikush

            -HEDHJE NË ERË E PARAVE fr.em.,iron.-  prishje vend e pa vend e parave, shpenzim i kotë i parave, çuarje dëm e parave.-Hedhja në erë e parave për një femër, premtimi se do t’ i sillte të tjera për të kaluar një natë tjetër, jepnin shpresa për një thellim të mëtejshëm të procesit. (NETO-GB f. 193).

            S’ HUMBET PARAJA E LIGË fr.proverb., iron.- nuk e gjen gjë njeriun e lig, njeriun e keq, nuk pëson gjë njeriu i keq, njeriu i lig. (NMUS-SHPK f. 234).

            *NUK I JEP (AS) DY (PESË) PARA  dikush, NUK JEP (AS) PESË PARE për dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet  dikush për dikë a diçka, nuk do t’ ia dijë dikujt për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka..-Po i preke në bisht, kërcejnë si gjarpri/ Për kokë pesë para s’ i japin. (SRRU te: R, 31 dhjetor  2002 f. 30). Ai nuk i jepte as pesë para se jashtë Galerisë nën qiellin e hapur, gjendeshin të shtrira përtokë veprat e autorëve kosovarë…(gr.aut. te : KD, 15 nëntor 2003 f. 29). Grindjet më të vogla përfundojnë me gjak… Derisa hyqymeti nuk i jep pesë pare, sikur edhe të bëhemi copë e grimë! (JK-TD f. 152). Unë e pashë shtëpinë time të rrënuar, por kur pashë gatishmërinë e bashkëfshatarëve të mi të më pranojnë të jetojmë së bashku, nuk po i jap as pesë pare për të. Kush i ka të përlyera  duart me gjakun e shqiptarëve është mirë të mos kthehet e ne të tjerët besa do të kthehemi –ka thënë ai. (SHY te : Z, 30 korrik 2005 f. 8). Ai pesë para nuk jepte për njerëzit. Madje as që ua kishte drojën. (Z.H.-U f. 100). Patrikana me këtë mur do që të kthehet  në një Serbi të vogël në mes të Dukagjinit. Ajo do  që t’ i jep shembull të keq  edhe manastire-ve e kishave tjera për të vepruar njëjtë e me qëllimin  që të tregojnë  se nuk japin  as pesë para  për ligjet e as për organet e Kosovës. (RRAHJASH te : ERE, 24 maj  2007 f. 6). Belkiz-hanmi  , pasi që e shikoi edhe një herë Azemin që nuk i jepte as pesë pare, u bind. (AD te : KS, 4. 10. 2008 f. 29). S. shih sin : aq i bën dikujt për dikë a diçka

            JEP PARA (PARE) ME QESE, MBLEDH   BAGLA   ME  LESE  dikush  fr.  pro-

v-rb.,iron.- kursen në gjëra pa vlerë e nuk kursen (është shumë dorëlirë) në gjëra me vlerë. (me vlerë të madhe) dikush , është kursimtar i madh  në gjëra pa vlerë e dorëlirë i madh në gjëra me vlerë (me vlerë të madhe) dikush. (QMU-FSHHA f.  71). S.  shih sin : është i lirë në djathë e i shtrenjtë në hirrë  dikush

            KA PARA ME DUQE dikush fr.fol., ftill.- është shumë i pasur me para  dikush,  ka shumë para dikush. (PETZE-FSHFRR f. 63). S. shih sin:  është gacë në para dikush

            KA PARA TË FJETURA dikush fr.fol.,ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154) S. ka para të thata (të vjetra)

            I KA  PARATË  E  MYKURA dikush  fr.fol.,iron.- fr.fol.,iron.- ka shumë para, që nuk i vë në qarkullim dikush, i mban të fshehura paratë  një kohë të gjatë dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin: i myken paratë dikujt

            I  KA  PARATË ME HEJBE dikush  fr.fol.,per.- është shumë i pasur, i kamur me para  dikush,  ka shumë  para  dikush. (FGJSSH f. 150). S. shih sin :  është gacë në para dikush

            KA PARA ME THASË (ME THES) dikush  fr.fol.,meton.- është shumë i pasur, i kamur me para  dikush,  ka shumë  para  dikush. (FGJSSH f. 1357, 2062). S. S. shih sin:  është gacë në para dikush

           KA PARA TË THATA dikush fr.fol., ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154, FGJSSH f. 763) S. shih sin: ka para të fjetura dikush

            KA PARA ME THES dikush fr.fol., meton.- është shumë i pasur, i kamur me para  dikush,  ka shumë  para  dikush. (FGJSSH f. 1357). S. S. shih sin:  është gacë në para dikush

            KA PARA TË VJETRA  dikush fr.fol., ftill.- ka para të ruajtura dikush. (AXH-XLVIII f.154, FGJSSH f. 763) S. shih sin: ka para të fjetura dikush

            S’ LIDH PARA diçka  fr.fol.,id.- nuk  sjell shumë fitim  po të shitet diçka. (FGJSSH f. 992, 1357).

            (E) LIDH PARANË NYJË dikush fr. fol.,iron.- 1. e kursen shumë paranë dikush. S. shih sin : e lidh lekun nyjë dikush. 2. është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (FGJSSH f. 1280, 1357). S. shih  sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush

            MBETET PA PARA E PA PULLË dikush  fr.fol.,ftill.- mbetet pa asgjë dikush. (FGJSSH f. 1357, 1569). S. shih sin : mbetet fyell dikush

            ME  PESË PARA NË XHEP fr.ndf., meton.-1. me shumë pak para. 2. me diçka fare të vogël. (FGJSSH f. 1405, 2198).  

            ME PARA NË DORË  fr.ndf., fj.- duke i paguar të hollat  aty për aty, peshin, kesh. (FGJSSH f. 361, 1408). S.shih  sin : me të holla në dorë

            I MYKEN PARATË dikujt fr.fol.,iron.- ka shumë para, që nuk i vë në qarkullim dikush, i mban të fshehura paratë  një kohë të gjatë dikush. (FGJSSH f. 119, 1191). S. i ka paratë e mykura dikush

            E  NXJERR PARANË (PAREN) PREJ GURI dikush  fr.fol.,meton.- i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush,  i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është  i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë  dikush, bën pothuaj të bën pothuaj të pamundurën dikush.  (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

            E NXJERR PARANË  NË MAJË TË GJEMBIT dikush fr.fol.,meton.- i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (NMUS-SHPK f. 234). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

              *E NJEH SI PARANË (SI PAREN, SI PARJA) E KUQE dikë dikush fr.fol.,ftill.- e njeh fare mirë, shumë mirë  dikë dikush, e njeh  në hollësi a me rrënjë  dikë dikush, e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (MAH-FKPG f. 54).-Ti e di Lelen. Ai s’ ia prishte njeriu. Ai na njihte ne të gjithë si parja e kuqe, Lelja ishte i politikës. (ZSA-VL-3 f. 147). Pandeh se hamë bar?! Hajde, totalesh, hajde!Po bolshevizmat  e teatrin evropian ne i njohim si paren e kuqe! Shiko mos i shet ndokund gjetiu se ne nuk e hamë atë koqe ulliri! (ZIÇE-TZ f. 212). A thua ,pse e gënjen gazetarin, or Alpin Dredha !? Unë të njoh si paranë e kuqe ! (HKA-OM f. 161). S. shih sin: e di (se) ç’ (çka) ka në bark dikë dikush

 VL-3 f. 293). S.shih sin: i bëhet akrep   dikujt  dikush ; i (ia) pjek buzën  dikujt dikush.2. iron.- e mund, e mposht, e nënshtron, e gjunjëzon dikë dikush. (FGJSSH f. 1583, 1903, 2251). S. shih sin : e ul në bisht dikë dikush



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora