Mendime
Çlirim Uça:Nje pikpamje tjeter, nga ajo e Bardh Frangut: ''Kur nuk ka te drejte Lubonja“
E marte, 19.10.2010, 09:04 PM
Nje pikpamje tjeter, nga ajo e Bardh Frangut: ''Kur nuk ka te drejte Lubonja“
Nga Çlirim Uça
Tek shkrimet e Bardh Frangut pershtypje me bene vetem emri dhe mbiemri shume i bukur. Une, si lexus i pa varur, Bardhin e njohe si gazetar te vjerrur. Te ketillet i lexoj teper rralle, ngase e kam si dobesi njerzore- mosjoshjen pas gjerave jo tereheqse.
Te ndalohem tek shkrimi i Ti, “Kur nuk ka te drejte Lubonja “, sebep u be emiri i Lubonjes. Meqense, ne kete shkrim z. Bardhi kishte marre ne veshtrim pikpamjen e z.Lubonja, perkitazi me dy qeshtje te bujshme: “Rruga e Kombit” dhe “Berisha, heqja e vizave dhe Skenderbeu”, thashe me vete, te shohe edhe kendveshtrimin e keti autorit per ato dy tema, te cilat edhe une i kisha lexuar me pare.
Zoti Bardhi, per te rrezuar pikpamjene negative te z. Lubonja per „Rrugen e Kombit“, kapet gabimisht tek vrejtja krejtesishte e arsyshme e ketij te fundit, per permasen e shkaterrimit te ambientit, e cila ne asnji menyre nuk mund te kontestohet.
Per mua, autorin e ketij shkrimi, nga te gjitha autostradate e para deri me tash , kjo autostrada e jone me duket se eshte e llojit te veqante, teresishte e denje te quhet-Autostrade tipike shqiptare. Gjveshja e shpateve te maleve, pa me te voglen meshire, kthesat e saja te rrepta, renja dhe ngjitja teper e madhe dhe ngushtesija e shiritave, jane gjera qe nuk i shohine vetem te verberit.
Ai( z. Bardhi) qe shehe vertete vetem me dioptri politike thote:“ Kjo nuk eshte e vertete. Te gjithe ata qe shohin pa dioptri politike, vleresojne se kjo rruge e shpetimit te shqiptareve jo vetem qe nuk ka degraduar ambientin me kodra te zhveshura, por neper to eshte shtrire si nje veper skulpturale e jashtezakonshme, e cila i ka shtuar bukurine dhe krenarine kesaj cope te pashkelur te Shqiperise“.
Por ajo ku une nuk pajtohem me z. Lubonja, e ku z. Bardhi do te merrte fakte te mjaftushme per ta rrezuar pikpamjen e gabushme te z. Lubonja, eshte tek thenjet e bollshme si:”nuk mund të mos më binte në sy kotësia e saj nga pikëpamja e funksionalitetit”;
“
“ Nuk mund gjithashtu të mos bëje kalkulimin se sa shkolla e kopshte do të mund të ishin ndërtuar me ato të holla; sa rroga mësuesish e mjekësh do të ishin ngritur, ashtu që puna e tyre të fitonte dinjitetin e nëpërkëmbur nga varfëria; sa monumente kulture mund të ishin restauruar, sa shumëçka tjetër më prioritare mund të ishte bërë për të përmirësuar jetën e njerëzve”;
“ Por a nuk do të ishte më mirë që rruga të rritej duke u rritur prodhimi. Sepse, cilat janë këto mallra që prodhokemi ne dhe kosovarët që paskan nevojë për këtë rrugë kaq të gjerë? Malli kryesor që transportojmë ne është droga dhe ajo nuk ka nevojë për autostradë. Disa të tjerë të flasin për lumin e turistëve kosovarë, që do të vërshojnë nga ajo autostradë për të na sjellë fitime”;
“ Sepse personalisht do t'u thosha turistëve kosovarë dhe jo vetëm: nëse doni të shihni Shqipërinë, zgjidhni rrugën e vjetër se do të shihni një Shqipëri shumë më të bukur edhe në kuptimin natyror, por edhe historik e kulturor”.
Z. Bardhi, aktin e Berishes “ që shkoi në Krujë dhe tha se heqja e vizave është fitorja më e madhe e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut”, e merre ne mbrojtje. Ndersa perfundimet e Llubonjes i quane te pa drejta, ” te pa qendrusheme, madje me refleksione edhe te demshme per momentin politik neper te cilin po kalon Shqiperia.
Nese duam ta shpallim veten si popull te veqante, pse jo dhe shume primitiv, ne duhet te ushqehemi dhe jetojmi me broqkullate e prodhusit “ Made in Sali Berisha”. Fale bujarise se Ti, tash kemi mundesi te ushqehemi jo vetem me fraza, perhere te garantuara, por edhe me plehra te Europes. Fat kaq ironik- levizja e lire e shqiptarve neper Europe, me afate kohore te kufizuara dhe ardhja e Plehrave nga Europa tek ne , me statusin e rezidentit te perhershme, kemi vetem ne shqiptaret. Kjo eshte fitorja me e madhe e shqiptarve, pas ardhjes se demokracise shqiptare. Kombi duhet tu jete mirenjohes dy kalorsve te fitores: Sali Berishes dhe Fatos Nanos. Kombi im i dashur, nderoj bijte e tu, bijte e fitoreve te medhaja!
Pikpamja ime , z Bardh, eshte: ne nuk shkuam ne Europe , por ishte Europa ajo qe erdhi tek ne, madje ma se mbrami dhe ma se voni. Atehere kur ka mbetur te nise integrimi i Azise ne ate.
Sikur ne te ishim deri me dje zvarnik dhe te ishte ky Sali Berisha, ai qe na mesoje ecjen, kjo me te vertete do te ishte ashtu siq ka thene Sali Berisha dhe si ty te duket. Ose , sikur ideja e Europes se Bashkuar, te ishte ide e Popullit Shqiptar, edhe kjo do te mund ti jepte kuptim, deri diku, thuhejse se Sali Berishes. Po theme deri dikund, se popujte qe lindene ideolog te kesaj ideje, nuk mburren edhe aq, se nuk eshte kjo me shume se sa sukeses i evolimt te historise dhe mardhenjeve njerzore.
Shtroj pytje, po perse popujte e tjere te Europes, nuk e njohen kete ngjarje si nje nga dy tri ngjarjete me te rendesishme ne historise se tyre? Po, se ne shtetet e tyre nuk ka dele qe pranojne te kene ne krye te vetes kesishe barinshe. Atje populli e ka ndryshuar menyren e jeteses se tij, bashke me evolimin e mendimeve te tija.
Per perfundim, z. Bardhi, dua te shtoj: Gjykimi (pikpamja) si koncept njerzore, eshte po aq personal, sa dhe vete rrobate e njeriute. Ashtu siç dallojne rrobat nga njeri tek tjetri, ashtu dallojne edhe pikpamjet. Por keto te fundit, kane nje te perbashkete: te gjitha jane te mbeshtjella me amballazhin e drejtesise personale. Kjo eshte, veq tjerash, edhe qeshtje instikti. Vrapimi mbas instiktit dhe varja per kollaren e te fortve, eshte si fati i mallrave te pa shije. Ato mund ti hane urija e momentit, por nuk mund te mbeten gjate te preferuara.