Faleminderit
Rrustem Geci: Malli ndjek udhën e vet
E enjte, 07.10.2010, 09:58 PM
Medalone mërgimtarësh; shkruan Rrustem Geci
MALLI NDJEK UDHËN E VET
( Në këtë vend të quajtur, Gjermani, ka aq dritë dhe diell sa pema të jetë e pemët, dhe ka aq dritë e diell sa fjala të jetë e lirë !.. )
U shpreha pak poetikisht më thotë Ramiz Muharremi, ekonomist i diplomuar nga fshati Terstenik i Komunës së Vitisë,i emigruar në Bad Neuahr të Gjermanisë. Ramizi është adhurues i fjalës së shkruar, bisnismen i sukseshëm në ndërtimin e objekteve dhe në infrastrukturë, dhe njeri me kulturë të gjerë. Në jetë nuk ka një çelës magjik për të bërë suksese më thotë Ramizi. Por, unë jetën time e sigurojë me punë dhe vetëm me punë. Në Gjermani jam mërguar në vitin 1999, nga shtypja dhe represioni serb. Guri peshon thonë në vend të vetin. Por, fati më përplasi në një botë krejt të panjohur më parë. Rruste më thot Ramizi; unë prej prindërve kam trashëguar kulturën e punës, respektin ndaj miqëve dhe shokëve. Kjo jetë herë-herë e gjatë, dhe herë-herë e shkurt, nuk ecën aq kollaj, duhet vullnet dhe përgatitje arsimore për të realizuar një sukses. Andaj, e themë këtë me plotë gojën se prindërit dhe vëllai im i madh ( mësues ) ishin udhërrëfyesit e mi. Pa atë kulturë, pa atë edukatë të trashëguar, unë nuk do të arrija këtu ku kam arritur. Kosova e gjithë viteve të mia ishte në kryengritje. Edhe si nxënës i shkollës së mesme, edhe si student i fakultetit, isha pjesëmarrës i revoltës gjithëpopullore për Shtetësin e Kosovës. Unë dhe mosha ime bëmë luftëtarin në „Këngët e rrugës“. Kështu ishte ajo kohë. E dhimbshme dhe heroike. Sepse fitorja kërkonte gjakun tonë, ndryshe, Serbia kurrë s´do t´ia mbathte nga Kosova. Prandaj, fal dashurisë për Kosovën, dhe martirizimit të popullit tonë, ne ngaddhnjyem mbi popullin xhelat të ballkanit, Serbinë. Në vitet e Luftës së Kosovës kujtoj se mjaft kam kontribuar, që pushka e Kosovës të shkrehë aty ku duhet. Dhimbja ishte e madhe, por fitorja kërkonte gjakun tonë. Minoriteti serb në Kosovë mendoj se është shumë me faj, sepse, serbët e Kosovës, nuk bën asnjë përpjekje, për të ndal gjenocidin mbi shqiptarët. Serbët e Kosovës janë përgjegjës për 17 mijë shqiptar të vrarë dhe të pagjetur, për 1milion shqiptar të dëbuar, për 150 mijë shtëpi të djegura, për 25 mijë vajza e gra të dhunuara, për shkatërrimin e bazës materiale të popullit shumicë në Kosovë. Me këtë dua të them se një falje do të bëhet, por jo ndaj atyre që ia dhanë flakën Kosovës , që dhunuan e masakruan gra dhe fëmijë për të shpërbë qelizën e populli tonë. Kështu i pashë unë serbët me pamje të njeriu. Por, kujtoj se plot gjëra do të ndryshojnë, por, gjenocidi i bërë serb në Kosovë nuk ka mundësi të harrohet. Jeta në mërgim nuk është e lehtë. Liria në gjuhë të huaj thotë Ramizi i bie me çekiç identitetit tonë. Ai nuk më bie mua, as gruas sime, por,i bie fëmijëve tanë, familjeve të përziera. Në Gjermani diskriminimi është i ndaluar me ligj, por, fëmijët tanë duhet të integrohen tek populli shumicë, ndryshe nuk kanë kurrëfarë perspektive. Unë po shoh se shumë nga tanët janë duke u kthyer, ky është një lajm i mirë. Andaj, jam i gëzuar që Pavarësia e Kosovës po ecën mbarë, dhe po e pëshpejton zhvillimin ekonomik politik e shoqëror të Kosovës. Vështërsitë në formimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës në këtë fazë janë kaluese, por jo pa dhimbje. Kosova brenda dy tri dekadave do të jetë shtet i mirëfilltë dhe me ligje të konsoliduara. Unë besoj në të ardhmen e Kosovës, më thotë Ramizi. Ne nuk e kemi jetuar ende lirinë e mirëfilltë në Kosovë, por ajo ditë e për ditë po ndodhë. Unë shprehet Ramizi bashkë me gruan time Nafijen, kemi krijuar një familje që e duami shumë. Unë dhe bashkëshortja ime kemi katër fëmijë; një djalë dhe 3 vajza; ata janë Leotrimi, Laureta, Filloreta, dhe Blerana. Me mësime të gjithë janë mirë, dhe jemi kënaqur me ta. Djali ( Leotrimi ) përveç shkollës së rregulltë, ai merret edhe me futboll, dhe kujtoj se ka perspektivë. Por, dua të them se fëmjët e mi e duan shumë Kosovën, dhe ky fakt më gëzon më së shumti. Rruste më thotë Ramizi, u bën 13 vjet që jam president i një firme të vogël ndërtimi. Nuk jam zgjeruar shumë, sepse duhet patur kujdes në menaxhimin e firmës, se firmat qoftë e madhe, qoftë e vogël, nëse si vë kujdes shpejt falimentojnë. Në këtë drejtim unë kam patur sukses. Në firmën time të ndërtimit, „Ramizi GmbH“ unë kam 10 deri në 15 punëtorë çdo herë, dhe punëtorët e mi janë të përhershëm. Në ndërtimtari nuk fitohet shumë. Por,me fitimet që kam bërë tregon Ramizi unë kam investuar në ekonominë familjare, dhe kam ndihmuar mjaft vëllëzerit e mi. Në Kosovë kam ngritur një shtëpi të bukur. Ndërsa në Bad Neuahr ku unë jetoj, në qendër të qytetit kam ndërtuar një shtëpi shumë të bukur. Fqinjët gjermanë më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Jeta ka plot të papritura. Betejat e punës në jetë janë të pafundme, sa mbaron një projekt nis një tjetër. Andaj, në Gjermani nëse dinë me kap hapin dhe i vë kujdes punës dhe projekteve, sukseset janë të arritshme. Gjermanët dhe Gjermania shumë na kanë ndihmuar në kohën e Luftës së Kosovës. Ata po na ndihmojnë shumë edhe tani. Ky popull me zemër të bardhë, duhet çmuar dhe respektuar për gjithçka që ka bërë për Kosovën. Prandaj, unë shumë i çmoj dhe rrespektoj gjermanët. Sespse, sukseset tona në mërgim janë dëshmia më e mirë e përkrahjes së tyre.Andaj, po e mbylli këtë ese për mërgimin me z. Ramiz Muharremin nga Bad Neuahr i Gjermanisë me një urim,mirëupafshim në Kosovën tonë!...
Rrustem G e c i - Dortmund