E premte, 02.05.2025, 07:12 AM (GMT+1)

Faleminderit

Rasim Domi dhe bashkëpunimi i tij me hebrenjtë e Kosovës

E enjte, 07.10.2010, 09:57 PM


Vlera shqiptare

 

RASIM DOMI DHE BASHKËPUNIMI I TIJ ME HEBRENJTË E KOSOVËS

 

Miku im i mocëm në Bukuresht!

 

Çeçenët, një popull trim, mbi dy milionë frymë, i kishte syrgjyrgjyrosur  diktatori, Xhaxhi Stalin, nga vendlindja e tyre Çeçenia, në Vladivostok, atje “ku dreqi bënë  vezë!”, dhe prapë ata  ishin kthyer në vendlindjen e tyre! Ky popull trim thotë se nuk është kurrfarë trimërie të marrësh pushkën dhe t’i dalësh përballë hasmit. E vret apo të vret, është kjo punë fati, ngase: DOLCE E DECORUM EST PRO PATRIA MORI! Pra, secili e ka, me të lindur, obligim të luftojë për mëmëdhenë! Dhe as që i këndojnë ndokujt këngë trimërie me lahutë e me çifteli! Trimëri është të luftosh armikun, në paqë, e me kalem (me mend), duke rrezikuar të gjitha! Zotri RASIM DOMI ishte një patriot i devotshëm dhe një trim i pashoq. Atje nga vitet 70-ta të shekullit të kaluar, ky njeri patriot ishte Sekretar për Tregti dhe Turizëm i Odës Ekonomike te Kosovës. I kishte vënë vetes detyrë, që në çdo qendër komunale të Kosovës të ndërtonte nga një shtëpi mallrash! Dhe kjo detyrë e tij patriotike qe ralizuar.

 

Në ndërkohë, kur ishte pothuajse në përfundim ky projekt madhor kosovar, hegjemonia serbomadhe donte ta shkatërronte këtë përparim modest kosovar. Djallëzisht donte ta ndërtonte një Shtëpi Mallrash në qendër të Prishtinës, për t’ua zënë frymën të gjitha shtëpive të mallrave të Kosovës, dhe veçmas asaj  të Prishtinës, që sapo ishte ndërtuar! Për ta realizuar këtë projekt djallëzor, ”Shtëpitë ë Mallrave” të Beogradit e kishin korruptuar një njeri të rendësishëm në Prishtinë: Omer Plakiqin, që ishte drejtor i Zhvillimit dhe i Rindërtimit në Komunën ë Prishtinës. Ky boshnjak i kishte korruptuar pothuajse të gjithë politikanët korruptivë të Krahinës dhe të Prishtinës. Iu kishte dhënë pothuajse gratis place për ndërtimin e shtëpive në Dragodan, në Velani, etj. Ky Omer Plakiqi, që i thoshte vetes ”OMER PASHA PRISHTEVSKI” (”Omeri Pasha i Prishtinës”), donte që t’i rrënonte 165 shtëpi në qendër të Prishtinës, dhe t’i linte mijëra frymë prishtinase pa kulm mbi krye dhe pa shpagesa, ngase këto shtëpi ”ishin të askujtë” (ishin pronë e VAKËFIT. Në të vërtetë, prishtinasit që shpërguleshin me dhunë  në Turqi, nuk mund t’i shisnin këto shtëpi, por ia lenin ato në pronësi Bashkësisë Islame të Prishtinës -VAKËFIT).

 

Pra ”pashai boshnjak i Prishtinës”, si serbofil që ishte, donte se donte t’i rrënonte këto shtëpi të njerëzëve me shumë halle, që t’ua bënte qejfin ”gazdallarëve” të tij në Beograd. Ky boshnjak korruptiv, kishte bindur politikanë strukturash të larta krahinore, ”për domosdonë e ndërtimit  të një shtëpie mallrash serbe ne zemër të Prishtinës!” Madje i kishte bërë planet si të rrëxoheshin 165 shtëpi, pa paguar serbët  e Beogradit asnjë kacidhe dëmshpërblim. Atëherë për çdo ndërtim vendosnin ”Strukturat e larta Krahinore”, kurse ”Strukturat Prishtinase” duheshin të heshtnin! Por, me ardhjen e inxh. Nazmi Mustafës, kryetar i Prishtinës, një patriot dhe trim i pashoq, u ndryshuan raportet: Strukturat e larta kosovare, nuk mund të bënin çfarë të donin në Prishtinë. Dhe plani djallëzor i boshnjakut OMER PLAKIQIT-Pashait të Prishtinës, hasi në një gozhdë të madhe: në patriotin Nazmi Mustafa. Në të vërtetë, zt. RASIM DOMI, kishte shkuar më parë te Nazmi Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës, dhe i kishte shpjeguar, fije për pe, përse Oda Ekonomike e Kosovës e kishte kundërshtuar dhënien e lejës për ndërtimin e SHTEPISE SE MALLRAVE ”BEOGRAGJANKA” në zemër të Prishtinës, të cilën e kishte kurdisur boshnjaku serbofil dhe korruptiv! Trimëria e këtyre dy patriotëve të devotshëm  u tregua në vepër: sepse aso kohe po t’i kundërshtoje ”Strukturat e larta kosovare” të cilat vepronin me ligjet ”U ime çlana Xhavita Nimana”! (”Në emër të Nenit të Xhavit Nimanit”) atëherë  e pësoje keq: të  suspendonin nga puna dhe të shpallnin irredentist, që ishte një padi e rëndë!

 

Zotri Xhavit Nimani, që aso kohe ishte njëri që ”vronte dhe kthjellte” në Kosovë, e thërret në telefon patriotin Nazmi Mustafa: ”A e din se kush jam unë!”- i kishte thënë zt. Xhavit Nimani. ”Po!”- iu kishte përgjigjur  zt. Mustafa. ”A e din se unë jam mbret për POKRAINEN dhe domosdo duhesh ta lejosh ndërtimin e shtëpisë së mallrave të Beligradit!”- ishte çjerrur me zemërim të paparë zt. Nimani. -”Ti je mbret në POKRAIN – kurse unë jam mbret në PRISHTINE!”- iu kishte përgjigjur qetaz zt. Mustafa... Pra, në sajë të dy patriotëve trima, zt. NAZMI MUSTAFA dhe zt. RASIM DIOMI, nuk u  realizua plani djellëzor i boshnjakut, nuk u realizua plani serb për ndërtimin e Shtëpisë së Mallrave BEOGRAGJANKA në zemër të Prishtinës!

 

Familja DOMI ka një traditë të madh patriotike

 

”Nga frika dhe parandjenja kobkeqe se do ta zënë gjermanët dhe se do ta internojnë, zotri David Levi, një intelektual hebre ia besoi në ruajtje, zotri HYSNI DOMIT, një thesar me ari (shumë unaza ari me diamante të çmuara, sahat ari, vathë ari, byluzykë etj. Pasi kishte rënë myflis (kishte falimentuar) zotëri David Levi, kishte ardhur në Gjakovë për të punuar si përgjegjës për eksport në firmën ë vjehrrit të tij, në Krom Aseo” në Babaj të Bokës, në Minierën e Kromit të DEVES, afër Gjakovës. Ishte viti 1937. Ndër të tjera, Davidi blinte qerre (me kuaj) dhe iu jepte njerëzve me qira. Si përgjegjës i minierës që ishte, bartësve të kromit me qerre ua paguante paratë për punën e kryer, pastaj prej tyre e  merrte qiranë (qesimin), për qerret që ua kishte dhënë atyre me qesim (qira). Pas ardhjes së italianëve dhe marrjes së minierës ”Krom Aseo”, sërish z. David Levi vazhdoi punën që kishte më parë edhe në vitin 1943. Kështu ai i zbatonte urdhërat ë italianëve dhe eksportonte kromin në Itali. Ndërkaq, pas kapitullimit të Italisë, minierën ë Kromit afër Gjakovës e morrën gjermanët.

 

Zotri David Levi, kishte grua zonjën Levi, nje hebreje intelektuale, dhe nje djalë 10 vjeç. Markon. Djali vijonte shkollën në gjuhën shqipe në  Gjakovë dhe e dinte shqipen për mrrekulli. Por, pas kapitullimin të Italisë dhe pas pushtimit të Gjakovës nga  Gjermanët, zt. David Levi e ndjeu rrezikun dhe mori gjithë thesarin që kishte: gjëra të arit dhe diamante, dhe ia dha zt. Hysni Domit nga Gjakova për t’ia ruajtur. Zotri Hysniu mori dhe i shkroi në dy kopje sasinë dhe llojin ë pasurisë që zt. Davivi ia lente për t’i ruajtur: një grumbull unazash të stolisura me elmaz e diamante, një sasi vathësh, bylyzykësh, një sahat dukati, një kuti cigaresh ari, një zinxhir ari... Lista e gjatë e gjërave qe firmosur nga të dyja palët: zt. David Ldevi dhe zt. Hysni Domi, dhe njëri mori një kopje, kurse tjetri, kopjen tjetër!

 

Mirëpo, kopjen e vet z. David Levi e grisi menjëherë duke thënë se po t’ia zënin gjermanët atë, do t’ia merrnin pasurinë dhe do ta vrisnin atë dhe zt. Hysniun.

 

Pas një kohe të shkurtër, në vitin 1944 zt. David Levin, bashkë me të birin Markon (12 vjec) e moren gjermanët dhe e internuan në Kampin e Përqendrimit Nazist, afër Vijenës. Në po atë Kamp ishin internuar edhe zotri EJYP DOMI dhe zotëri SHYQRI HONA, që të dy patriotë nga Gjakova. Gjatë bombardimit të Vjenës, kah mbarimi i vitit 1944, sipas fjalëve të zt. Ejyp Domit dhe Shyqri Honës, të cilët po asht ishin të internuar në Kampin famëkeq vienez, në një strehimore që ishte goditur nga një bombë, gjatë bombardimit kishin vdekur zt. David Levi me të birin Markon!”. ”Zonja Lora Levi, kishte kishte qenë ë internuar në një kamp tjetër përqëndrimi në Gjermani. Ajo pas Luftës qe kthyer në Gjakovë për të marrë paratë që ua kishte dhënë bashkëshorti i saj zt. David Levi arabaxhinjve dhe njerëzve të tjerë, për të blerë qerre me kuaj ose pasuri tjetër. Të gjithë borxhlinjtë ia kishin kthyer asaj borxhet që ia kishin pasur burrit të saj. Ajo ishte e sigurtë se burri i saj ë kishte fshehur thesarin e tyre (arin dhe diamantët), diku në shtëpi në Gjakovë, por nuk e dinte se ku, ngase burri i saj, nga frika se po ta dinte e shoqja dhe ta zënin gjermanët atë (të shoqin) gjermanët, ajo do t’ua tregonte  atyre thesarin dhe ata do ta mbysnin dhe do t’ia merrnin pasurinë...”

 

”Një mbrëmje, më kujtohet fort mirë”, - më thoshte zotri Raim Domi nga Gjakova, ”gjatë ditëve të pasluftës, e ftuan për darkë. Kishte ardhur zonja Lora Levi. Ishte një grua shendetligë, pasi që spo ishte kthyer  nja nja kamp përqëndrimi gjerman. Pasi që hëngrëm darkë, nëna ime, zonja Lejla Bakalli-Domi, pastë ndjesë, e solli thesarin që ia kishte dhënë për ta ruajtur zt. David Levi, zt. Hysni Domit, të birit të LEJLASË! Në  atë thesar ishin një grumbull unazash, vathësh, bylyzykësh, qaforesh për stolisje, orësh ari etj. Aty ishte edhe letra, njëra kopje që ë mbante zt. Hysni Domi, në të cilën ishte ë shënuar e gjithë sasia dhe lloji i pasurisë që ia kishte lënë ta ruajë zt. David Levi!”

 

”Më kujtohet fort mirë,” vazhdonte rrëfimin zt. Rasim Domi: ”Në atë çast, kur e pa pasurinë ë saj, znj. Lora Levi u shtang dhe fytyra e saj u zbardhua si bora nga habia. Ajo, herë shikonte të gjithë të pranishmit me rradhë, dhe herë ë shikonte thesarin që ia kishte ruajtur familja DOMI, dhe nuk mund të bënte zë nga habia, gëzimi, përmallimi”. Pastaj, zonjës Levi, iu lexua letra ë shkruar nga burri i saj zt. David Levi. Gjatë leximit, rresht për rresht, numëroheshin gjërat me rradhë: një unazë dukati me brilantina, një palë vathë të arit me gurë elmaz, një sahat dukati, një kuti duhani ë dukatit, etj.”. ”Zonja Lora Levi në shenjë mirënjohje, për ruajtjen ë pasurisë së burrit të saj, ia pat falur zt. Hysniut një orë ari, kurse gruas së tij, zonjës Resmije – një unazë ari!”. ”Zonja Lora Levi, më kurrë nuk është parë në Gjakovë, me gjsë ajo paskësh shkuar në Zvicër, ngase ajo ishte hebreje e lindur në Zvicër!”. Kështu ë përfundoi rrëfimin patrioti i devotshëm zt. Rasim Domi. Ndjestë pastë! Me nderime, miku yt i moçëm, Myrtosi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx