Kulturë
Haxhi Dulla: Koro – gjuhë unikate dhe enigmatike
E merkure, 06.10.2010, 07:38 PM
Koro – gjuhë  unikate dhe enigmatike sepse  nuk ka të përbashkët me asnjë gjuhë tjetër të botës.
Nga HAXHI DULLA 
Gjuhëtaret botëror kanë zbuluar në një regjion të pashkelur  në  veri - lindje të Indisë , një gjuhë  e cila gjerë tani ishte e panjohur për shkencën :  gjuha koro.  Kjo gjuhë   e posazbuluar, e cila nuk ka shkrimin  e saj , është e rrezikuar nga asimilimi, për arësye se këtë gjuhë e  flasin rreth 800 persona, të cilët shumica janë mbi moshën 20 vjeqare.
Koro  i  përketë familjes së gjuhëve tibetano- birmaneze , që numron rreth 400 gjuhë dhe dialekte. Gjuhëtaret të cilët zbuluan  atë, morrën pjesë në ekspeditën  e National Geographic në kaudër të projektit të identifikimit dhe mbrojtjes së kulturës gjuhësore "The Enduring Voices". 
Edhepse në Indi fliten  150  gjuhë tibetano- birmaneze , gjuhëtaret nuk hasën në asnjë ngjajshmëri të atyre  gjuhëve me  gjuhën koro.  Shumë nga këto gjuhë nuk kan shkrimin e vetë dhe se nuk janë të  dokumentuara. 
Koro  u zbulua në shtetin  Aruna?al Prade?,  e njohur  për pasurinë e gjuhëve dhe dialekteve.. 
Sipas , Gary Harrison profesor i linguistikës në Swarthmore College në Pensilvani i cili ishte kryesyes i ekspeditës , - gjuha koro është njëra ndër 6909 gjuhët e regjistruara, porse kjo gjuhë e re sjell shumë risi në rrjedhat e gjuhësisë për shkak se kjo gjuhë hap një perspektivë të re në sferen e historisë mitologjisë, teknologjisë dhe gramatikës.









