E hene, 29.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - LL

E hene, 27.09.2010, 09:12 PM


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

LL

LLAÇK/Ë-A

AQ I THOTË LLAÇKA dikujt fr.fol., iron.- nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton  më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin : aq e ka dikush

I DEL LLAÇKA (NA) dikujt fr.fol.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush,  i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

E KA LLAÇKËN E MADHE dikush .- fr.fol. ,iron. -flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

E KA LLAÇKËN NA dikush.- fr.fol. ,iron. -flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

E MBLEDH  LLAÇKËN dikush fr.fol. ,id.-1. nuk flet, hesht dikush, përmbahet, nuk flet fare  dikush, nuk flet më asnjë fjalë  dikush, nuk nxjerr fjalë nga goja dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e qep  buzën  dikush. 2.  punon, vepron sillet drejt, mbarë, si ka hije dikush, hyn në rrugë të mbarë dikush, shtrohet dikush, nxjerr mësim nga pësimi dikush, pëson dhe mëson dikush,  nuk është më kryeneç, kryefortë dikush, bëhet i bindur, i dëgjuar, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: bie në brazdë dikush

NUK IA PRET LLAÇKA dikujt  fr.fol., iron.- është mendjelehtë dikush, është i papjekur nga mendja dikush, gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush, nuk mendon, nuk gjykon  si duhet dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: është arrë fyçkë dikush

E QET LLAÇKËN (NA) dikush fr.fol., iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush,  i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

I (IA) QET LLAÇKËN (NA) dikujt dikush fr.fol.,id.- e bën të flasë dikë dikush,  e detyron t’ ia thotë, t’ ia përmendë  të gjitha që di dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) zbërthen dhëmbët  dikujt dikush

LLAÇO-JA

MËSOHET ME LLAÇONË E MADHE dikush  fr.fol.,ftill.- mësohet të rrojë mirë a me të gjitha të mirat dikush, mësohet të rrojë me bollëk e begati dikush, mësohet keq dikush. ( NMUS-SHPK f. 191). S. shih sin: mësohet si arëza në mjaltë dikush

LLAF-I shm.LLAFE-T

BËHET ME LLAFE dikush  fr.fol.,fj.-  flitet keq për dikë. (FGJSSH f. 130). S.shih sin : bëhet me fjalë dikush

E BËJNË ME LLAF fr.fol.,id.-besato-hen, bëjnë marrëveshje për të vepruar bashkë,  bëjnë marrëveshje a marrin vendim për veprim të përbashkët. (FGJSSH f. 1033).S. shih sin: bashko-jnë besën

E BËN ME LLAFE dikë dikush  fr.fol., iron.- e ngojos, e prozhmon,e përgojon dikë dikush, i nxjerr fjalë të këqija dikujt dikush, flet keq për dikë dikush. (FGJSSH f. 132). S. shih sin: qet cunga në dikë dikush

BËN LLAF (E) me dikë  dikush  fr.fol.,fj.- 1. flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush. 2. grindet, shamatohet, zihet (me fjalë) me dikë dikush. (FGJSSH f. 1033).S. shih sin: bën fjalë me dikë dikush

*BËN  LLAF E MUHABET me dikë  dikush fr. fol. ,fj.- kuvendon, flet me dikë dikush.- Po rrimë, bëjmë llaf e muhabet. Bukë e zemër, o burra... (DD te: JR nr. 3/ 68 f. 554). S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush

BIE NË LLAF me dikë dikush  fr.fol.,fj.- flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush

I BLUAN LLAFET SI KUTULISHTË  dikush fr.fol.,meton.- i zgjedh, i mat fjalët dikush kur flet, flet me fjalë të zgjedhura,të matura dikush, ka kujdes në të folur dikush, është  i matur kur flet dikush, i peshon mirë fjalët dikush. ( NMUS-SHPK f. 191). S. shih sin : bluan (më) butë dikush

ÇAN LLAFE dikush fr.fol.,iron.- flet kot më kot dikush, dërdëllit dikush. (FGJSSH f. 239, 1034). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush

S’ DI LLAFE  dikush  fr.fol.,meton.-1a. flet, përgjigjet drejt, menjëherë, pa e zgjatur fare dikush, hyn drejt, menjëherë në temë dikush, nuk e zgjat shumë (një çështje, një bisedë, një punë etj.) dikush. S. shih sin : i bie copë  dikush ; s’ i bën  drutë të gjata dikush.1b. flet, pëgjigjet shkurt e shkoqur, saktë dikush, nuk zgjatet në të folur, në të përgjegjur dikush, nuk flet shumë dikush (kur përgjigjet). (FGJSSH f. 329). S.shih sin : i pret drutë shkurt dikush

DO T’ I GJEJË  FUNDIN  LLAFIT dikush fr.fol.,meton.- thuhet për dikë që, në bisedë me një tjetër a me të tjerë, kërkon gjithmonë ta sqarojë deri në fund një çështje. (NMUS-SHPK f. 92).

ËSHTË THES  LLAFESH dikush fr.fol., iron.-është thashethemexhi i pashoq dikush. (FGJSSH f. 1475, 2062). S. shih sin:  është thes fjalësh  dikush

E FSHEH LLAFIN dikush fr.fol., meton.- përmbahet në të folur dikush, nuk flet menjëherë dikush, nuk ngutet në të folur dikush. (FGJSSH f. 509, 1034). S. shih sin:  bluan (më) butë dikush

E HA ME LLAFE dikë dikush  fr.fol., meton.- e bezdis, e mërzit  dikë dikush duke i folur. (FGJSSH f. 637). S.shih sin : e ha me fjalë dikë dikush

NUK HA LLAF dikush  fr.fol.,iron.- nuk shtrohet, nuk bindet fare për diçka dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk ha arsye dikush

HYN NË LLAF me dikë dikush fr.fol., meton.- nis të flasë, të kuvendojë,të bisedojë me dikë dikush, nis e flet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034).S.shih sin: bën bisedë me dikë dikush

I HYN NË LLAF dikujt dikush  fr.fol.,id.- e kupton dikë dikush se ku e ka qëllimin, hallin, ku synon,mëton, e kupton dikë dikush se për çka ngulmon a për çka e tërheq vëmendjen,  ia kupton, ia merr vesh qëllimet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin : e kupton se ku i bie çekanit  dikë dikush

I JEP LLAF  dikujt dikush fr.fol.,meton. .- e kundërshton (me fjalë) dikë dikush, nuk i bindet dikujt dikush (me fjalë). ( FGJSSH f. 1034). S. shih sin: e bën dysh fjalën e dikujt dikush, ia bën dysh fjalën dikujt dikush

KA NJË LLAF  me dikë dikush fr.fol., fj.-flet pakëz me dikë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: ka një fjalë  me dikë dikush

E KA NJË LIRË, NJË LLAF dikush  fr.fol.,meton.- flet rrallë e me vend, me arsye dikush. (NMUS-SHPK f. 183). S. shih sin: e ka një fjalë e flori dikush

KA SHUMË LLAFE dikush  fr.fol.,iron.-  flet shumë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: ka shumë fjalë  dikush

I KA LLAFI KRIPË dikujt  fr.fol.,met.- flet fjalë të mira, të ëmbla, të lezetshme dikush , është tërheqës në kuvend dikush.(NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : është për të marrë bletë  në të dikush

KA LLAFI KUVEND fr.fol.,id.- duhet biseduar në vendin dhe në kohën e duhur. (NMUS-SHPK f. 192).

KALË I LLAFEVE fr.em.,iron.-  thash-ethemethi.  (GRH-KO-I f. 204). S. portë pazari

KUR E NIS NJË LLAF E SHPIE PILAF dikush  fr.fol.,iron.-flet gjatë dikush duke hyrë në hollësira të tepërta e pa vlerë. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : vepron si Aristarku dikush

LËRI LLAFET ! fr.fol,meton.- mos fol më! (FGJSSH f. 1033, 1480). S. pikë llaf !

LLAFE BOSHE fr.em.,iron.-thashe-theme, fjalë pa themel, pa peshë, fjalë të kota, gjepura, broçkulla. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: fjalë  kodër pas bregut

LLAF ME CUPTHA fr.em.,fj.- bisedë jo e çiltër, me dredhi, me hile (për ta mashtruar dikë). (MIHO-DI f. 174).

LLAFE MBI DRIN fr.em.,iron.- thashe-theme, gjepura, pallavra, fjalë të kota, boshe, pa vlerë, pa vendi. (ESBRA-LU f. 153). S.shih sin : dardha në shënëndre

LLAFE TË KOTA  fr.em.,iron.-thashe-theme, fjalë pa themel, pa peshë, fjalë boshe, gjepura, broçkulla. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: fjalë  kodër pas bregut

LLAFET NDAHEN XHEPA-XHEPA fr.proverb.-  biseda duhet bërë sipas njeriut  dhe jo njëlloj me të gjithë. (BETA-SITA-TIR f. 235).

LLAF PAS LLAFI fr.ndf., fj.- duke folur për një kohë të gjatë për shumë çështje. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: bisedë pas bisede

LLAFE PAZARI  fr.em.,iron.- thashe-theme, gjepura, pallavra, fjalë të kota, boshe, pa vlerë, pa vend. (NMUS-SHPK f. 191). S.shih sin : dardha në shënëndre

TË MBAN ME LLAFE  dikush fr.fol. ,iron.- të mban me premtime, me shpresa të kota   dikush e nuk të jep, nuk të bën (asnjë, një) zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë, një) punë dikush.

(FGJSSH f.1034). S. shih sin: as të çap, as të përtyp dikush

(E) NGET LLAFIN dikush   fr.fol., id.-  vazhdon të flasë, të  kuvendojë, të bisedojë dikush, e nxit bisedën dikush, e zhvillon më tej një bisedë dikush . (FGJSSH f. 1034). S. shih sin : (e) nget fjalën  dikush

E NISE LLAFIN, VËRI QYLAFIN !    fr.fol.,proverb.- përfundoje plotësisht diçka (një punë etj.) që e ke nisur, që e ke filluar ! mos e lër të pambaruar punën e nisur ! mos e lër në mes të rrugës diçka të nisur ! (NMUS-NJFK f. 213,NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : (e)  mbyte gjarprin, hidhe (qite) në përrua

NJË  LLAF GOJE fr.ndf., meton. –  diçka  e thënë shumë  lehtë, por që , në të vërtetë,  është e vështirë për t’ u bërë (për një punë etj.). (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: një fjalë goje

PIKË  LLAF!  fr.fol.,imeton.- mos fol më! mjaft fole! (FGJSSH f. 1480). S. shih sin:  lëri llafet!

QË TA NGAS LLAFIN fr.ndf.,id.- me që e solli muhabeti, me që u fol, duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast.(FGJSSH f. 1034).  S. shih sin:  me që erdhi fjala

I SHKASIN LLAFET SI TESPIHE dikujt  fr.fol.,meton.- flet qartë e rrjedhshëm dikush,  shprehet bukur dikush. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin: është brisk nga goja  dikush

THOTË DHJETË LLAFE NË NJË GOJË dikush  fr.fol.,iron.- është llafazan i madh dsikush . (NMUS-SHPK f. 191). S. shih  sin: nuk pushon si çakallja e mullirit dikush

E THUR LLAFIN SI KURBATI SEPETIN dikush  fr.fol.,met.,krah.-i lidh e i shpreh bukur fjalët dikush, flet qartë e saktë dikush. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin: është brisk nga goja  dikush

I (IA) VË KURRIZIN LLAFIT dikush  fr.fol.,iron.-nuk  dëgjon me vëmendje kur flitet dikush, e ka mendjen gjetkë kur flitet dikush. (NMUS-SHPK f. 172).

ZË LLAF me dikë dikush  fr.fol.,fj.- flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush

ZIHET LLLAFI për diçka fr.fol.-flitet për diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: bie fjala për diçka

LLAGAM-I

IA BËN LLAGAMIN dikujt dikush  fr.fol.,iron.- 1. ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i (ia) bën bolbën  dikujt dikush .2.  e vret dikë dikush. (MISA-K f. 198). S. shih sin :  ia shqyen barkun dikujt dikush

IA MBARON LLAGAMIN dikujt dikush  fr.fol.,iron.-   ia bën, ia përgatit dredhinë, të keqen, fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (HB-FPD f. 65). S.shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ;  ia mbaron çekërkun dikujt dikush

LLAJINKA-T

BËHET  PËR TA QARË ME  LLA-JINKA  dikush  fr.fol.,meton.- bie keq e mos më keq dikush nga gjendja (ekonomike), bie në gjendje shumë të keqe (ekonomike) dikush, bie poshtë ekonomikisht dikush, bie në gjendje të mjerueshme dikush, varfërohet shumë, së tepërmi dikush.(TASE f. 37). S. shih sin: bie nga bota dikush

LLALLO-JA

E BËN LLALLO dikë a diçka dikush fr. fol.,iron.- e tall, e përqesh, e gazton, e qesëndis, e thumbon, e shpotit dikush dikë a diçka dikush. (JNU- FPM f. 149). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush

LLAMBRI-LLUMBRI

E BËN LLAMBRI-LLUMBRI diçka dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (JNU-FPM f. 149). S. shih sin: e bën bërllok diçka dikush

LLAP/Ë-A

I DEL LLAPA dikujt fr.fol.,meton.- 1. lodhet shumë  dikush. S. shih sin:  bëhet byk dikush. 2.  vuan, mundohet shumë dikush. (FGJSSH f. 1036). S. shih sin: heq si bari e dushku dikush

KA LLAPË dikush  fr.fol.,iron.- flet shumë dikush. (FGJSSH f. 1036). S. shih sin: ka shumë fjalë dikush

E KA LLAPËN TË GJATË dikush fr.fol. ,iron. -1. flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush. S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush.2.nuk mban dot gjë të fshehtë dikush,  i tregon të gjitha që i di dikush. (FGJSSH f. 603). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka dikush. 3. ta kthen përgjigjen aty për aty dikush, të përgjigjet menjëherë, aty për aty, fare shpejt dikush, të jep përgjigje të shpejtë  dikush, ta jep përgjigjen në vend dikush. (FGJSSH f. 984). S. shih  sin: ta kthen fjalën menjëherë dikush. 4. thumbon, ngacmon, ther me fjalë therëse dikush . S. shih sin : flet me cep dikush.5. merret me thashe-theme dikush, prozhmon, përgojon dikush, merr nëpër gojë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1036) S. shih sin : heq botën dikush

E KA LLAPËN TË KEQE dikush  fr. fol.,iron.-është gojëlëshuar, gojështhurur dikush, flet  fjalë të këqija, të ndyra  dikush. (FGJSSH f. 805, 1036). S. shih sin: e fëlliq gojën dikush

E KA LLAPËN TË MADHE dikush fr.fol. ,iron. -1. flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush. S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush.2.nuk mban dot gjë të fshehtë dikush,  i tregon të gjitha që i di dikush. (FGJSSH f. 603). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka dikush. 3.   ta kthen përgjigjen aty për aty   dikush, të përgjigjet menjëherë, aty për aty, fare shpejt   dikush, të jep përgjigje të shpejtë  dikush, ta jep përgjigjen në vend dikush. (FGJSSH f. 984, 1036). S. shih  sin: ta kthen fjalën menjëherë dikush

E LËSHON LLAPËN dikush  fr.fol., iron.-1.nuk pushon së foluri, së dërdëllituri  dikush, flet shumë e pa menduar dikush.S. shih sin : nuk pushon si çakallja e mullirit dikush.2.bëhet gojëlëshuar, gojështhurur dikush, flet pa u menduar fare dikush, flet pa i peshuar fare fjalët dikush, nuk matet mirë kur flet dikush,  flet pa kujdes, dosido, vend e pa vend dikush (FGJSSH f.  986, 1036). S. shih  sin:   bluan ballgur dikush

LLAPË E GJATË, BURRËRI E PAKËT fr.proverb.,iron.- ai që flet shumë, nuk thotë gjëra të  mençme e nuk është i pjekur. (JTH-TIR f. 183).

LLAPAT E KAPELËS fr.em.,fj.-veshëzat. (FGJSSH f. 1036).

LLAPA E PARMENDËS fr.em.,fj.-veshëza, llapari. (FGJSSH f. 1036).

*E MBLEDH LLAPËN dikush  fr.fol. ,id.-  përmbahet në të folur dikush,  flet më me kujdes dikush, tregohet më i matur, më i përmbajtur në të folur dikush,  nuk flet fjalë dosido dikush, flet me maturi dikush,  flet me fjalë të zgjedhura, të matura dikush.- Moj, mblidh llapën se Porto Romanoja  të pret. (ZSA-VL-3 f. 393). S. shih sin: bluan (më) butë

LLAPËRÇIK-U

BËHET  LLAPËRÇIK  (gjella etj.) fr. fol.,id..- bëhet shumë e hollë (gjella etj.), hollohet shumë (gjella etj.). ( BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si hirrë (gjella etj.)

LLAS/Ë-A

I JEP LLASË dikujt (fëmijës)  dikush  fr.fol.,iron.- e përkëdhel a e ledhaton jashtë masës dikë (fëmijën) dikush, e lazdron, e llaston dikë (fëmijën)  dikush, e mëson keq dikë (fëmijën)  dikush. (FGJSSH f. 1036).  S. shih sin: i jep arsye dikujt (fëmijës) dikush

*MERR LLASË  dikush  (fëmija) fr.fol., iron.-përkëdhelet shumë, tepër dikush (fëmija), ledhatohet tepër dikush  (fëmija),lazdrohet, mësohet keq, llastohet dikush (fëmija). (FGJSSH f. 1036, 1063).- Arnautët kanë marrë llasë prej tij. I kanë dalë sa herë doret sulltanit me të. (NLU-SH f. 16).S. çohet araz (arëza, ari) dikush (fëmija) ; i hapet syri (syu) dikujt ; hapet sysh dikush ; merr krye (llastim, sy, yn)  dikush (fëmija) ;  pëshurret sysh dikush

LLASTAR-I shm.LLASTARTË-T

BËHET SI LLASTAR PLEPI dikush  fr.fol.,met., krah.- rritet, zgjatet  shumë e shpejt dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S. shih sin : rritet si llastar plepi dikush

HA LLASTARË MË TË LARTË dikush  fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri dikush, krekoset, kacagjelohet dikush.(JBALL -KOR f. 196). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

RRITET SI LLASTAR PLEPI dikush   fr.fol.,ftill.,krah.- rritet, zgjatet  shumë e shpejt dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S.bëhet si llastar plepi dikush ; rritet si hardhi e krasitur dikush ; rritet si kallamishtja në verë dikush ; rritet si thekra pa bukë dikush ; sikur e heqin për leshi dikë (një vajzë)

LLASTIM-I

MERR LLASTIM dikush  (fëmija) fr.fol., iron.-përkëdhelet shumë, tepër dikush (fëmija), ledhatohet tepër dikush  (fëmija),  lazdrohet, mëso-het keq, llastohet dikush (fëmija). (FGJSSH f. 1063). S. shih sin: merr llasë dikush (fëmija)

LLASTIQE-T

TË HA EDHE FUNDIN E LLASTI-QEVE dikush fr.fol.,iron.- është i pangishëm, i babëzitur dikush. (PETZE-FSHFRR f. 88). S. shih sin: i çahet (iu ka çarë)  barku  dikujt

LLAT/Ë-A

I (IA) RRAH LLATËN dikujt dikush fr.fol.,id.- e dëbon, e zbon, e përzë  (me të keq) dikë dikush, e detyron të largohet dikë dikush, e bën të ikë  nga sytë këmbët dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S. shih sin: i  cipalin  dikujt dikush

LLAV/Ë-A

*DERDH LLAVË mbi dikë a të  tjerë   dikush fr.fol.,meton.- flet keq për dikë a  të tjerë dikush, përhap shumë thashetheme për dikë a  të tjerë dikush.-Jo, pra, -kundërshtoi  ai me një zë  midis pikëllimit  dhe keqardhjes.-Ti e kupton  se ç’ po them? Po derdh llavë mbi mua. Nuk di ç’ mund të jetë kjo,-tha ajo duke u munduar të ruajë gjakftohtësinë ,-po unë po flas  për një gjë  që ma kërkove dhe po të flas sinqerisht , ashtu si di të flas me ty.  (NAJORG te : KD, 22 dhjetor 2001 f. VII). S. shih sin : rrëzon gurë  në dikë a  të tjerë dikush

dikush

LLAZOR/E-JA shm.LLAZORE-T

SHKON SI LLAZORET DERË MË DERË dikush  fr.fol.,iron.- i merr të tjerët nëpër gojë dikush,  merret me thashetheme dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S. shih sin : heq botën dikush

LLËRË-T

*ME LLËRË TË PËRVESHURA, ME LLËRË PËRVESHUR fr.mb.,met.- llërëpër-veshur.- Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë përveshur,/ me zemër të dëfryer e me buzë të qeshur. (N-1f. 146).

I PËRVESH (I PËRVJEL)  LLËRËT  dikush  fr.fol., id.- i përvishet, i futet, i hyn  diçkaje (një pune etj.) me zell e  me të gjitha forcat dikush. (FGJSSH f. 1471). S. shih sin :  i (ia) vë gjoksin  diçkaje (një pune etj.) dikush

LLOBUT-I

(E) HA (NJË)  LLOBUT dikush fr.fol., met.-1. rrahet dikush. S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush.2. qortohet, kritikohet dikush. (BQ-DSH).  S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush

KËRCET LLOBUTI diku fr.fol.,meton.-  shkaktohet,bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S.shih sin: kërcet dajaku diku

LUAN  LLOBUTI diku fr.fol.,meton.-   shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku

MERR  LLOBUT dikush fr.fol.,meton.-rrahet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush

VLON LLOBUTI diku fr.fol.,meton.-   shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku

LLOÇ-I

E BËN LLOÇ dikush  fr.fol.,meton.- 1. (diçka) e prish fare diçka ( një punë etj). S. shih sin: i (ia) vë benzinën diçkaje dikush. 2. (dikë) e rrah fort, shumë, pa masë  dikë dikush,  e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri   dikë dikush. (FGJSSH f. 135, 1038). S. shih sin : e bën adalet dikë dikush .3. (kopshtin etj.) e ujit shumë, tej mase (kopshtin etj.) dikush.(BQ-DSH). S.shih sin: e bën baltë (kopshtin etj.) dikush.

IA BËN LLOÇ  dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. e mund, e mposht, e thyen keq dikë dikush (n[ë lojë, në një fushë, lëmë, disiplinë  të dijes, sportit etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi  të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të. (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën cicmic dikujt dikush . 2.e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me  argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HB-I f. 216). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush.3. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon  shumë, pa masë  dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush. (HB-I f. 216). S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush

E LË NË LLOÇ dikë  dikush fr.fol.,iron. - e fajëson dikë dikush pa arsye e pa të drejtë. (HB-FPD f. 41). S.shih sin : i qet bishta  dikujt dikush

E NXJERR PREJ LLOÇI dikë dikush  fr.fol.,id.- e shpëton dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në  ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, kritike. (BQ-DSH). S. shih sin : e nxjerr në anë  dikë  dikush

LLOGARI-A shm. LLOGARI-TË

*BËN LLOGARI dikush  fr.fol.,fj.- lloga-rit dikush. (FGJSSH f. 134).-Të shirat kishin filluar. Normisti , ulur këmbëkryq, po bënte llogari. (ZSA-VL-3 f. 175). S. shih sin: bën hesap dikush

I BËN LLOGARITË GABIM dikush  fr.fol., iron.-vendos a zgjidh një punë pa marrë parasysh të gjitha rrethanat; vepron  pa i menduar  mire gjërat dikush. (FGJSSH f. 529, 1038). S. shih sin : i bën hesapet pa hanxhinë dikush

I BËN LLOGARITË PA HANXHINË dikush  fr.fol.,iron.- vepron, punon dikush  pa i menduar a pa i peshuar  mirë të gjitha rrethanat e mundësitë. (FGJSSH f. 647, 672, 1038). S. shih sin : i bën hesapet pa hanxhinë dikush

NUK E FUT NË LLOGARI dikë dikush   fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë dikush. (AXH-XXXVf.192). S.shih sin: nuk ia merr ardin (mësa qenit) dikujt dikush

*JEP LLOGARI   për diçka dikush fr. fol., fj.- 1.  përgjigjet për punën a për sjelljen vetanake dikush, jep sqarime, shpjegime para dikujt dikush për punën e kryer,  për veprimet që ka bërë dikush.-Askush nuk dha llogari  nga u siguruan ato të holla dhe çfarë u la keq, që të hollat u shpenzuan. (IMU te: ERE, 14 qershor 2003 f. 11). Në Kosovë sot kopjon e vjedh kush të dojë çfarë t’ i dojë qejfi dhe askush nuk jep llogari. (IMU te: ERE, 7 qershor 2003 f. 11). Ata do të japin llogari  për çdo gjë në qeveri. (FRMAL te: Z, 13 mars 2004 f. 17).2.  përgjigjet për diçka dikush,  merret në përgjegjësi, dënohet për diçka dikush. (FGJSSH f. 632). S. shih  sin: jep gjyq për diçka dikush  (edhe moh.)

I JEP LLOGARI dikujt dikush  fr.fol., id.- i përgjigjet për diçka dikujt dikush, i jep sqarime, shpjegime për veprimet, sjelljet vetanake dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin: i jep hesap dikujt dikush

*KA  LLOGARI nga diçka a të merret me diçka (me një punë etj.) dikush fr.fol.,fj.- i shpërblehet mundi (mundimi) dikujt për t' u marrë me diçka (me një punë etj.), e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, i leverdis dikujt diçka, ka dobi, interes, fitim nga diçka (nga një punë etj.) dikush, është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.), i sjell dobi a fitim diçka (një punë etj.) dikujt, i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : e vlen barra qiranë   (edhe moh.)

*NUK KA  LLOGARI  dikush fr.fol.,fj.- s'e vlen të bëjë mundin (mundimin) për një punë të paefektshme dikush, është më i madh mundimi se fitimi i diçkaje për dikë, përfundimi i diçkaje nuk e shpërblen mundin (mundimin) e dikujt, nuk i shpërblehet mundi (mundimi) dikujt për t' u marrë me diçka (me një punë etj.), nuk e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, nuk i leverdis dikujt diçka, nuk ka dobi, interes, fitim nga diçka (nga një punë etj.) dikush, nuk  është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.),nuk  i sjell dobi a fitim diçka (një punë etj.) dikujt, nuk i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt.- Kanë zgjedhur mënyrën më të keqe, atë të vënies së dryrit furrave duke u arsyetuar kinse nuk paskan llogari të punojnë. (BMU te:B, 1.IX. 1993 f. 4). S. shih sin : s’ e vlen barra qiranë të meerret me  diçka dikush

*I KËRKON LLOGARI dikujt dikush fr.fol.,meton.- e bën të përgjigjet dikë dikush  për atë që ka bërë ose të kuptojë përgjegjësinë që ka,  i kërkon sqarim, shpjegim për veprimet, sjelljet vetanake dikujt dikush,i kërkon dikujt dikush të përgjigjet, të japë  llogari për diçka (për një detyrë, për një çështje etj.). (FGJSSH f. 823, 2153). -  Unë nuk të kërkoj llogari, as të qortoj, por, në qoftë se edhe ti e gjen të arsyeshme, duhet të gjejmë një rrugë, që edhe plaku të mos mërzitet ,edhe ti...(SOAN-TZ f. 149). Këto para janë të taksapaguesve  të Kosovës dhe secili syresh  ka të drejtë të kërkojë llogari  për këtë. (MEKRA te: KD, 7 qershor 2003 f. 25). Na ka gjetur belaja me disa kokëkrisur si Kujtimi me shokë, të kërkojnë llogari edhe për harxhimin e karburantit. (SUKRA-BN f. 158).  Si  qytetar  nuk bëjmë asgjë  për  t’ u kërkuar llogari. (ERHAS te: KD, 13 mars 2004 f. 11). S. shih sin: i kërkon hesap për diçka dikujt dikush  (edhe moh.)

I KËRKON LLOGARI DERI NË NJË    fr.fol.,meton.-1. (dikujt dikush) e detyron dikë dikush  të sillet a të veprojë si duhet  a në një mënyrë të caktuar,, nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush, ia mbledh mirë  dikujt dikush. (AJA-DE f. 169, JBALL-KOR f. 199). S. shih sin : ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush . 2.  (të kërkon  llogari… dikush) është kërkues në punë dikush, të kërkon llogari në mënyrë të hollësishme dikush . (JBALL-KOR f. 199). S. shih sin :  të qëron dhëmbin dikush

I LAN LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.-  e zgjidh një çështje, problem, kontest me dikë dikush me dhunë a konflikt të drejtpërdrejtë fizik. (FGJSSH f. 937, 1609). S. shih sin :  i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush

LLOGARI  RRJEDHËSE  fr.em.,fin.- llogari e hapur që ka një ndërmarrje a një institucion në bankë, ku derdh e tërheq  të hollat herë pas here. (FGJSSH f. 1707).

I NDAN LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.-1.shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan  përfundimisht marrë-hëniet  me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). S. shih sin :  i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë  qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201, 1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush

NË LLOOGARI të dikujt a të diçkaje  fr.ndf.,meton.- në dëm të dikujt a të diçkaje.- Kjo ngritje në llogari të Igumenit Makari, ndërlidhet me aktivitetin e tij tipografik, çështje që na jep në dorë një element tjetër për zgjerimin e studimeve tona në lëmin e tipografisë së moçme. (JAHDRAN te: KD, 17 janar 2004 f. 26). Njerëzit bënin shaka  në llogari timen, që me ëndje i dëgjoja. (HKA-OM f. 162). S. shih  sin : në kurriz   dikujt a të diçkaje

PËR LLOGARI të dikujt a të diçkaje fr.ndf.,meton.- në dobi, në të mirë të dikujt a të diçkaje. S. për hesap të dikujt a të diçkaje. Ant. kurriz të dikujt a të diçkaje

I QËRON LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.-1.shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan  përfundimisht marrë-hëniet  me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). S. shih sin :  i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë  qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201, 1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush

E RREGULLON  LLOGARINË me dikë dikush fr.fol.,fj.-1. i zhdetyrohet dikujt dikush, nuk i mbetet më borxh (borxhli, detyrues) dikujt dikush. (FGJSSH f. 166, 1038, 1682).S. shih sin: ia kthen borxhin dikujt dikush. 2. e zgjidh një çështje, problem, kontest me dikë dikush me dhunë a konflikt të drejtpërdrejtë fizik. (FGJSSH f.  1682). S. shih sin :  i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush

NUK E  VË NË LLOGARI  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit    dikë a diçka  dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje dikujt a diçkaje  dikush,   nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë a diçka  dikush. (FGJSSH f. 1038, 2153). S.shih sin:  nuk e zë për fill dikë a diçka dikush

LLOGJE-T

*BËN LLOGJE dikush fr.fol.,id.- Unë e pashë me këta dy sy, me barkun gjer te goja, kjo bën llogje!(JX-LV f.195). Ajo që vajti…Ti bëje llogje fshatit , unë, me shoqe bashkë e mbarova. Ç’ kujton, se jam si ti ? Nesër Notja  do të na ndihmojë ta shijmë  e pastaj…(ZSA-VL-3 f. 74).

LLOJ-I

LLOJ-LLOJ  fr.ndf., fj.-  gjithfarë, gjith-farësoj,gjithfarëlloj,gjithfarësh,gjithnduersh, shu-mëfarësh.. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : duar-duar

LLOKM/Ë-A shm..LLOKMA-T

NUK KA (GJITHNJË) LLOKMA fr. proverb.,iron.- s’ ka më falas, falë,  s’ ka më pa mund, ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : s’ ka (më) belesh

MËSOHET ME LLOKMA dikush  fr. fol.,iron.- mësohet të zhvatë dikush, mësohet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve dikush. (NMUS-NJFK f. 212, FGJSSH f. 1038). S. shih sin : mësohet  si arëza në mjaltë dikush

LLOKOPENDRA-T

QET (SHET)  LLOKOPENDRA  dikush fr.fol.,iron.- flet fjalë, gjëra të kota dikush, flet fjalë, gjëra pa asnjë bazë dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin: flet në arë e në stom dikush

LLOKUM-I

NUK HA ÇDO DITË LLOKUME ASKUSH  fr.proverb.-  asnjë njeri nuk mund të ketë përherë jetë me të gjitha të mirat, askush nuk mund të ketë  jetë përherë me festa e dëfrime. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : askush nuk ka çdo ditë Bajram

E HA LLOKUM dikush  fr.fol.,iron.- rron si parazit dikush, rron në kurriz të të tjerëve dikush, jeton pa u lodhur dikush, jeton pa mund, pa djersë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e ha belesh  dikush

IA  JEP LLOKUM NË GOJË  dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia jep të gatshme çdo gjë dikujt dikush, ia bën gati, të gatshme çdo gjë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1039, EQSHI f. 156).  S. ia jep qofte në gojë dikujt dikush

E KA LLOKUM diçka dikush  fr.fol. fr. fol.,met.- e ka të gatshme diçka dikush. (VK-II f. 478). S.shih sin : e ka si buka që ha diçka dikush

LLOKUMI I ARMIKUT (I HASMIT)  E KA HELMIN BRENDA ( TË MBETET NË FYT) fr.proverb.- armiku të merr me të mirë, të josh  për të dëmtuar, mos u beso lajkave a premtimeve të armikut. (FGJSSH f. 1039).

LLOM-I

BËHET LLOM dikush  fr.fol.,id. 1 .lodhet  shumë dikush, rraskapitet, telikoset, kapitet dikush....shkallmohet së punuari dikush, robtohet në punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë punuari dikujt

E BËN LLOM (LLOM E LLOMI-SHTËR, LLOM E TROSHË, LLOM E TROSHKË)  dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e  zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush

I (E) BËRË  LLOM fr.mb.,id.- fr.mb., krah.- shumë i dërrmuar, i lodhur, i rraskapitur. (FGJSSH f. 325). S. shih sin : si i shkuar në dërstilë

LLOM I HEKURIT fr.em.,meton.- zgjyrë( metali). (HËPA-K f. 210). S. shih sin : e djegur e zjarrit

LLOME-JA

E GJEN LLOME  dikush  fr.fol.,iron.- e gjen çdo gjë gati,  të gatshme dikush, nuk mundohet për asgjë vetë dikush. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : e gjen lëmin shtruar dikush

LLONXH/Ë-A

BËHET LLONXHË E MADHE diku fr.fol.,iron.- bëhet, bën (është) rrëmujë, tollovi e madhe diku, bëhet ,bën (është) rrëmujë e potere, zhurmë e madhe diku, bëhet, bën (është, ndodh) pështjellim, përzierje, çrregullim i madh, i keq, i plotë  diku , s’ ka kurrfarë rregulli, rendi diku, ndërlikohet edhe më shumë gjendja, situata në një vend, nuk merr vesh, nuk kupton askush  asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt  puna, gjendja, situata diku. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku

E KA LLONXHË dikush  fr.fol.,id.- ka plot të mira dikush, nuk i mungon asgjë dikujt. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin: e ka burde dikush

E KALON (IA KALON) LLONXHË dikush  fr.fol.,id.- e çon, e kalon shumë mirë, e kalon sa s’ ka më mirë dikush, e kalon me të ngrëna e me të pira dikush, shabakohet, zdërhallet dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : e çon (e kalon) dafrungë dikush

MËSOHET LLONXHË dikush  fr.fol., iron.- mësohet të zhvatë dikush, mësohet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : mësohet  si arëza në mjaltë dikush

SHKON LLONXHË diçka (puna etj.)  fr. fol.,ftill.-shkon shumë keq, pa rregull, rrëmujë, ngatërrueshëm diçka (puna etj.). (FGJSSH f. 1040). S. shih  sin : shkon dertnall  diçka (puna etj.)

LLOS-I

HA LLOS dikush fr.fol.meton.- rrihet   dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ha dackë (dacka) dikush

NUK IA HEQ LLOSIN  dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku  dikë dikush

I  HYN LLOS dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah  dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i heq një dackë dikujt dikush

KËRCET LLOSI diku fr.fol.,meton.-  shkaktohet. bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S.shih sin: kërcet dajaku diku

LUAN LLOSI diku fr.fol.,meton.-   shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku

NUK IA SHKOQ  LLOSIN  dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku  dikë dikush

E SHTRON NË LLOS dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah shumë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet  dikë dikush

VLON LLOSI diku fr.fol.,meton.-   shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku

LLOSH-I

BËHET LLOSH  diçka (një punë etj.) fr. fol., iron.- ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërliko-het keq diçka (një punë,  një çështje a një situatë), prishet fare diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : bëhet bërllok diçka (një punë etj.)

E BËN LLOSH diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon,  e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin :e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush

ËSHTË LLOSH dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : është buall dikush

LLOVARDO-JA

E SHTRON NË LLOVARDO dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah fort, shumë, pa masë    dikë dikush,  e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri   dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S.shih sin: e bën adalet dikë  dikush

I VË LLOVARDON dikujt dikush fr.fol.,id.- e përzë, e dëbon dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S. shih sin: i  cipalin  dikujt dikush

LLUBEC

E BËN LLUBEC dikë dikush fr.fol., meton.- e fryn shumë, pa masë (së ngrëni etj.) dikë dikush, e ngop, e ngin mirë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia fryn barkun dikujt dikush

LLUBINË

BËHET LLUBINË dikush fr.fol.,id.-fryhet shumë, tej mase dikush (nga ngrënia e tepërt etj.), ngopet shumë, pa masë dikush (me diçka)  (HB-I f. 199). S. shih sin : i bëhet barku bëtikë dikujt

LLUC

E BËN LLUC dikë dikush fr.fol.,id.-  e rrah paq, mirë, shumë, pa masë  dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e shkal, e sqaq, e zbeq, e zhdëp dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush

LLUC/Ë-A

E LË NË  LLUCË dikë dikush  fr.fol., ftill.- e lë në gjendje, në   pozitë të të vështirë , të keqe, kritike, të ngushtë dikë  dikush,e lë në vështirësi  dikë dikush. (FGJSSH f. 972, 1041). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush

MBETET NË LLUCË dikush fr.fol., iron.- bie në një gjendje të keqe dikush, ndodhet në rrethana të vështira dikush, nuk i kalon, nuk i kapërcen dot vështirësitë dhe pengesat dikush . (FGJSSH f.88, 1041). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush

NGEC (NGEL) NË LLUCË dikush fr.fol., iron.- bie në një gjendje të keqe dikush, mbetet në gjendje të keqe, të vështirë, të ngushtë dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush. (FGJSSH f.88, 1041). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush

E NXJERR NGA  LLUCA dikë dikush fr.fol.,met.,meton.-e ndihmon,e përkrah dikë dikush që të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet . (FGJSSH f. 360, 1041).S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush; e çon nga balta  dikë  dikush (edhe moh)

E QET NGA  LLUCA dikë dikush fr.fol., met.,meton.- e shpëton dikë dikush  nga një hall  a vështirësi, e keqe. (FGJSSH f. 360, 1041).S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush; e çon nga balta  dikë  dikush (edhe moh)

LLUGA-T

HYN NË (NËPËR) LLUGA dikush, HYN LLUGAVE dikush fr.fol.,id.- ngec, ngatërrohet   në një punë dikush pa qenë   nevoja , i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli , përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë  a diçka të vështirë dikush, gabon shumë keq, shumë rëndë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : futet në baltë dikush

LLUG/Ë-A shm.LLUGA-T

BËHET LLUGË diçka (një punë etj.) fr.fol.,meton.- ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë,  një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet bërllok diçka (një punë etj.).

I BËHET LLUGË diçka  ( puna etj.)  dikujt fr.fol.,id.-  i ndërlikohet, i ngatërrohet (keq) diçka (puna etj.) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin :  i bëhet ferrë e herrë diçka (puna etj.) dikujt

E  BËN  LLUGË diçka (një punë, një çështje a një situatë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate  etj.) dikush

E ÇOJNË  LLUGË   në mes  vete fr. fol., iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë  keq e vazhdimisht  (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete, i keqësojnë, i acarojnë marrëdhëniet në mes vete.(BQ-DSH).S.shih sin: shkojnë araz në mes vete

HYN LLUGAVE , HYN NË (NËPËR) LLUGA dikush fr.fol.,iron.- u hyn punëve  dikush që nuk është i zoti t’ i kryejë, përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë  a diçka të vështirë dikush. (HB-FPD f. 50). S.shih sin: futet në baltë dikush

KRIS LLUGËN dikush fr.fol.,iron.- dikush fr. fol., iron.- ikën, vrapon sa mund shpejt  dikush,  ikën, largohet shumë shpejt, me vrap të madh dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ther binishin dikush

SHKOJNË  LLUGË (punët etj.)  fr. fol., ftill.- shkojnë shumë keq, ngatërrueshëm (punët etj.). (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë dertnall punët etj.

LLUK/Ë-A

BIE LLUKË (pula)  fr.fol.,id.- shtrohet mbi vezë (pula)  një kohë të gjatë  për  t’i ngrohur e për t’ i çelur zogj. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bie klluç (pula)

ËSHTË LLUKË dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : është buall dikush

LLULL/Ë-A

NUK I BËN DY LLULLA dikush  fr.fol., iron.- (BQ-DSH).

I DEL LLULLA PËRMBI HUNDË dikujt  fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush,  ,e mban veten shumë lart dikush,   kapardiset, kreko-set, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (NMUS-SHPK f. 236). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

IA FSHIN LLULLËN dikujt dikush fr.fol.,id.- e vret, e mbyt, e zhduk dikë dikush (BQ-DSH). S. shih sin : ia shqyen barkun  dikujt dikush

PI LLULLË dikush  fr.fol.,id.-kalon çaste  të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle,  pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bën pallë  dikush

NUK PREKET  ME  LLULLË dikush  fr.fol.,iron.- 1. është shumë nevrik e i papërmbajtur dikush, nuk guxon t’ i flasësh  dikujt për diçka se nxehet shpejt, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush, preket shpejt ose kërcen  menjëherë dikush (kur i preket interesi).  .S. shih sin : është si derri në thark dikush  . 2.  e mban veten shumë dikush, i duket vetja kushedi se çfarë është, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

E SHET ME LLULLË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e shet shumë shtrenjtë diçka dikush, e shet me çmim tepër të lartë  diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e shet sa i biri të ëmën diçka dikush

LLUM-I

BËHET LLUM dikush a diçka  fr.fol., iron.- ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë  dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten  dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bëhet berbat  dikush a diçka

E BËN LLUM    fr. fol., id.- 1.  (diçka dikush) e ngatërron, e përzien keq diçka dikush. (JNU-FPM f. 40, FGJSSH f. 136, 1041). S.shih sin:e bën bërllok diçka dikush.2. (dikë diçka a dikush) e turbullon, e huton, e trullos, e shushat shumë dikë diçka a dikush sa nuk është në gjendje të mendojë, të gjykojë si duhet, ia ngatërron mendtë, mendjen, mendimet dikujt diçka a dikush, e ngatërron keq dikë diçka a dikush. (FGJSSH f. 1041, JTH-FFGJSH f. 251). S. shih sin : ia mjegullon arsyen dikujt diçka a dikush

BIE NË LLUM dikush fr.fol.,iron.-1. njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush, bie poshtë, turpërohet keq dikush , nuk i mbetet asnjë vlerë dikujt, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota (njerëzia) nëpër gojë dikë (për të keq). (NMUS-SHPK f. 52). S. shih sin : bëhet abanoz dikush; bëhet si arusha me def dikush;  bie në baltë dikush.2. bie shumë ngushtë dikush, nuk di nga t' ia mbajë dikush, bie në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikush, bie në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikush, bie shumë keq,  shumë ngushtë dikush, zihet shumë keq, zihet shumë ngushtë dikush, bie në rrethana shumë të vështira  dikush.  (FGJSSH f. 1041, JTH-FFGJSH f. 91). S. shih sin: bie angësht  dikush. 3.përzihet, shoqë-rohet me njerëz të këqij dikush. (FGJSSH f.1041).S. shih sin : bie në batak dikush

LLUMI LAHET, TURPI S’ LAHET fr.proverb.- njeriu i turpëruar, i komprometuar nuk rehabilitohet dot. (FGJSSH f. 1041).

MBETET LLUM diçka (një çështje, një punë etj.)  fr. fol.,ftill.-  mbetet e pazgjidhur, e pavendosur, e papërfunduar, e pakryer,e pamba-ruar diçka (një punë, një çështje a një situatë), nuk gjen dot zgjidhje diçka, mbetet e ngatërruar keq diçka. (FGJSSH f.136). S. shih sin: mbetet në ajër  diçka (një çështje, një punë etj..).

LLUP

E  BËN LLUP E ÇUP diçka (një punë etj.)  dikush  fr.fol.,iron.-e bën, e kryen  shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi  diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj. ) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush

LLUP-TUP

E  BËN LLUP-TUP   diçka (një punë etj.)  dikush  fr.fol.,iron.-e bën, e kryen  shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi  diçka ( një punë etj.) dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush

LLUQ/E-JA

ËSHTË LLUQE dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : është buall dikush

LLURBËTIR/Ë-A

BËHET LLURBËTIRË diçka fr.fol.,id.  ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë,  një çështje a një situatë). (JNU-FPM f. 151). S. shih sin: bëhet bërllok  diçka

LLURM/E-JA

BËHET LLURME diku fr.fol.,iron.-bëhet rrëmujë (e madhe) diku, bëhet pështjellim (i madh) diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt  puna, gjendja, situata diku. (HB-FPD f. 235).S. shih sin: nuk dihet  kush blen e kush paguan diku

LLYÇK/Ë-A

I JEP LLYÇKËS dikush fr.fol.,meton.- pi dikush, është pijanec, pijanik, pirash dikush. (JNU-FPM f. 151). S. shih sin: është i kupës dikush



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora