Kulturë
Ali Sh. Berisha: Muza e dhembjes (VIII)
E shtune, 25.09.2010, 03:21 PM
Ali Sh. Berisha
Muza e dhembjes
Nusja jonë e bukur
Gjithnjë ishim krushk
Të dasmave veç gjak
Të të shohim nuse pa vurratë
Të bukur të kemi
Në valle t’madhe perri
Pavarësi të themi
E lumja ti Dardani
Nusja jonë pa lotë
Më e bukura në botë
17. o2. 2008
Muza e dhembjes
(Pas njoftimit nga M.Ç. se „Muza“ kishte pësuar ndryshime)
Tu desh vetëm edhe një hap
Që të lindësh
Muzë
Nuk të mendoja me ampute
As thes me vrima
Në erë
Nuk e prisja plasjen tënde
Në damartë e mi
Dhemb
Nuk të ujdisa të bëhesh meduzë
Po të desha siç të lash
Muzë
Nuk e pritja që tisi si lubinuç
Të vendosej kapuç
Mbi ty
Nuk e pritja që ditën e luleve
Të më mbushësh pelim
Miku im
Ora 03 e 21.03.2008.
Kosovë
Kosovë ta puthsha diellin
Erën e shiun
Cigmën e baltën
T’i puthsha stinët
Lulet e kalaveshët
Kallinjtë e ashafin
Kosovë ta puthsha qiellin
Hënën dhe yjtë
Ditën dhe natën
Kosovë ta puthsha gjakun
Gjuhën e gurrën
Lindjen e lapidarin
27.03.2008
Vargonjët e këputur
(Me rastin e lirimit të Ramush Haradinajt nga gjyqi i Hagës)
Kah na dole Orligë
Gjakshqipen ta zezosh
Dinjitet burrërie të nepërkëmbësh
Lirinë ta nxjerrësh n’bankëkrimi
Heronjët e dinjitetit të një populli
T’i poshtërosh -
E zezë qofsh
Angazhove prokurorë e hetues Para Tribunalit
Gënjeshtra të shfletonin
Ta përbaltësh një histori
Ta prangosësh një gjeografi
Por edhe pas tri vjetësh
Errësirë mbete
Mirë bëre që u tërhoqe
Me nekrologjet dhe epitafet tua
Sepse ti ushujzë dreqi
S’do të kuptoje kthetrat sllave
As etjen kanibaleske ndaj dritës
S’do të ndjeje ndjenjen e lirisë
As flijimet e liridashësve
Nga bota jote mondane
Si po të duket shqiponja tashti
Krahëhapur në çerdhen e vet
Mendja vallë a nuk të shkoi
Se i eturi për rrezet e lirisë
Këputësi i vargonjëve të robërisë
Heroikisht bie dhe ngritet
Për të shpalosur jo pafajsinë e tij
Por të tërë popullit nga doli
Për t’u bërë diell
Që nuk fiket
3.04.2008
Zëri i tokës thërriste
Zeri i tokës sime më thërriste
Të shkrihem në fyshekzjarre
Acarin e shkurtit ta bëj pranverë
Lulëkuqes t’ia hap dritaret
Që t’shëtis në fytyrat e gëzuara
Në zemrat që duan përjetsinë
Etjen ta shuaj e lash për më vonë
Që ta shihja fytyrën e Bizmarkut
Nëse paksa skuqej
Apo ende ngulte këmbë
Se Shqipëria
Është vetëm një kuptim gjeografik
Qëndrova për të parë shqipet
T’fluturojnë arterjeve t’Perëndimit
Kryqeve të thyera të pelegrinëve
Që dikur puthnin mitin e rremë
Mbjellë nëpër sirtare perandorishë
Dhe në filozofinë e lakmisë biblike
Për një popull të pa tokë
Ende dëshiron varr
Në arat e plisave të bardhë
Zëri i tokës sime më thërriste
T’ia përkëdheli plagët mijëvjeçare
Andaj shkova
Dhe ia putha horizontet
Yjet që tash i rrinë roje tek dita fle
Pastaj valvitjet e flamujve
Nëpër dritaret e pullazet e bardha
Nëpër gjokset e zjarrta
Bërë më t’bukur se ç’e bëri Zoti
Stolisë me dashuri nëne
E trimni për lirinë që e deshi
Gjaku e loti
25.04.2008
Hiç
Kurrë s’jam ndjerë më hiç
Se në këtë vorbull
Të zhurmave premtuese
Të ditës së sotme krejt të zbrazët
Vallë si do të jetë nata
Dita e nesërme në brendinë time
Llokoçitur pafundësisht
E di se nëse më premton koha
Pasnesër do të jem në pakuptimësi
Sërish bota e hiçit që do të evolojë
Vetëm në hiç
Heilbronn, 25.04.2008
Sërish te Valoni
Tek Razali fsheh pranverat
Në Gjysmë hije e gjysmë diell
Pi kafenë e qumështët
Dhe pak re
Para syve më ndërrojnë stinët
Nën kupën e kaltër të qiellit
Dhe shndërrohem në peisazh
Me kokën time plis
Më shqetësojnë fëmijët e gurëzuar
Gjelbërimi i të vetmit lis
Fytyrat që ndryshojnë në kalim
Pa lënë asnjë gjurmë
I shqetësuar rri para zyrës turistike
Që dry u ka vënë dyerve
S’shpie për në Kosovë
As në Gallapin tim të shtrenjtë
Ku ëndërrat e fëmijërisë pushojnë
Këmbana e kishës së Luterit
Më zgjoi nga muret e gurta
Ku mu kishte hanepsur varr i nënës
Me gjithë lumin e rrugën
Tek më thërrisnin - Kthehu bre
4.05.2008.
Natë
Dritat s’i ndezi dot
Më janë terratisur llambat
Në këtë botë
S’ka më avull deti
Gjithçka ka shterruar
Po digjem eti
Mbi Kodrën e Shpluet
Tek hënës i binte veli
Diçka brenda mu këput
Ka pllakosë nata
Ylli i mëngjesit pa ardhë
Shiu është ndalë
18.10.2007
Sot të pashë
(Erjonit)
Të pashë vjedhurazi
Kolopuç në karrocë të vogël
Tek shikoje hapat e mi
Dhe s’më njihje
Të përqafova bashkë me vitrinat Kalldërmin e Helbronit
Dhe kupën e hirtë
Por s’guxova të të ndjek
Andaj u ula të pi kafe në Shymli
Përzier me buzëqeshjen tënde
Nuk di kur do të të shoh përsëri
Por e di se një kohë do ta jetoj
Me imazhin për ty
Tek shikoje pjergullën nën strehë
5.06.2008
Dhe s’të pashë
Aq doja të të shihja
Të ta matja rritën
Të t’i përkëdhelja flokët e tingujve
Laureshë
Përfundova n’strehë t’Carrentio-s
Me dy kafe mbi tavolinën mozaik
Se s’guxoja ta dëgjoja dëshirën
Për të shuar etjen
Mallin
Tek shoqëroj filxhanët
Gjethet e gardhit i pëshpërisin erës
Dëshirën për një rreze
Dhe një pikë ujë
Tashti mas rrugët e Lajgartenit
Pa ditur për gulqimën që më ngjitet
Që më zë frymëmarrjen
Që më nxjerr lotin
8.06.2008
Lorelaj
(Bazuar në von Hajnrich Hajne)
Atje lart mbi ngrehinë
Në mes t’Rajnes shungullinë
Qëndron lart një zoqkë
Ardhë nga mitet quhet Floqkë
Kodrat tek marrin pamje t’zjarrta
Ajo lartë krehë floktë e arta
Dhe shikohet poshtë n’syprinë
Rajna jetët tek përpinë
Me bukuri mahnitë malet
Dhe lundërtarin që çanë valët
Me zërin që shkëmbin thërmon
Me melodinë që zemrat robëron
Lundërtari ngrirë në fytryrë
Do ta ketë atë shembëlltyrë
Porse barka shkëmbin godet
Dhe në Rajnë thellë fundoset
Mbi kështjellë yshtja t’prajë
Kërkon dhembja nga Lorelaj
Të mos shfaqte flokët e arta
E të vdisej nga etjet e zjarrta.
15.11.2008
Gotë balte
Nuk e njohe Krishtin
Por duart që të ngjizën
Dhe buzët që të njomën
As tash nuk e njeh Krishtin
Por duart dhe buzët e mia
Etjen prej tre mijë vjetësh
Që tash e shuajnë
Ti qëndron thjesht mbi tavolinë
Dhe ëndrron dheun e Baranocit
Ujët e kronit akull
Tri metra baltë sipri
Dhe rrezet që të ngrohën
Për të treguar histori ilire
Histori vere
21.11.2008
Porosi e urnës
Po ta kthesh fjalën e lokes në jetë
Është si ta ngjallësh atë vetë
Si t’ia qëndisësh në ballë diellin
Dhe buzëqeshjen mbi kaptjellin
Për ta plotësuar amanetin
Duhet të dalim nga kllapia
Të shpupurishim blertë nëpër urna
Pa u bërë në fluturim kojrila
Duhet lotit çepin t’ia mbyllim
Eshtrave fjalët t’ua nxjerrim
Që t’i vëmë mbi sofër vetë
Të ushqehemi me to ëmbël e qetë
T’i shplajmë pikëllimet e ngrira
Të paqtohemi nga faji e zgjyra
T’i varrosim krrokamat e krimit
Për të hapur shtegun e kërkimit
Ejani dhe sytë në dashuri ngjizni
Në bebëza pa u ndrojtur të shihemi
Pa u përhënë me apetite vrastare
Pa krijuar fusha të ngrira e nakare
Se do t’u bie mallë një poç balte
Një arn për vrimën e shokes
Ta vjelësh një kokërr dardhe
Dhe një të sharë në gjuhën e lokes
17.10.2008
Dhembje
(Poetit Behxhet Rexha)
Tek puthja tokën
Doja ta shihja fytyrën e poetit
Por asgjë pos dhembjes
Që më shkilte në thembra
Pyes vogëlushët dhe
Hapësirat e klasave
Ndërsa ata më orientojnë
Në raftet e stolisura me ëndrra
Asgje për dheun e frishkët
Nën çarrat e shpatit
Asgjë për dhembjen
Pranë hunjëve të gardhit
Këngët e unitetit
Ia fali vogëlushit të parë
Se ai do t’ia ofrojë etshëm
Fjalën e poetit vogëlushit të dytë
Tashti puthi qiellin
Por as atje s’e gjej fytyrën e poetit
Pos në zemrën që merr
Rrugët në shtegtim
Horkheim,17.10.2008
Pranë Luleverës
I afrohem ngadalë Luleverës
E ledhatoj më gishtat e erës
Ndërsa ajo më mbushë aromë
Më thotë gudulismë gjithmonë
Zë e i këndoj ngrohtë e me diell
Ajo në petale ylberin mbjellë
Kurorën dhe gjethet si krah hapë
T’i rri pranë edhe kur bën natë
6.02.2009
Mos më këput
Meqë më mbëlton mos më këputë
Mos më mbështill rrënjën me futë
Mos flijoni t’gjallë për të vdekur
Për një kujtim pse t’jenë dy t’tretur
Pse më ujitë kur rriten më pret
Pse dritës së diellit napën ia qet
Po vrave bukurinë botën shëmton
Dhe me vyshkje askë s’e gëzon
6.02.2009
Kur engjujt mbrojtje ke
(Mikut tim H.Qyqalla)
Ti ndoshta s’di ku shtrive dorën
Ku gjuhën në dashuri mprehe
Ku djersën në mirësi shtrydhe
Por engjujt ta dinin orën
Dhe në mbrojtje të morën
Kur vdekja vraponte pas teje
E lugetërit nofullat hapnin
Në honin skëterrë
Engjujt trembën thirrmat e zeza
Me vargun e dashurisë që shprehë
Tek hapëron nëpër vena
Tek hedh farën e mirësisë
Dhe zhbinë erën e ligësisë
Në këtë kurbet të zi
11.02.2009
Përmbajtja
Poet i lindjes dhe rilindjes
ZEMËRHEKUR
1. Këngë e pakënduar
2. Nuk është komuna e Parisit
3. Ne kemi fuqi
4. Do të dëshiroja
5. Malësi
6. Të ëndërroj çdo natë
7. Bukë e zemrës
8. Fto agimin
9. Qeshja e syrit tënd
10. Vrapo Maraton
11. Vrapo Dante
12. Sydritë
13. Përcëllimë
14. Kur të vdes
15. Brezi im
16. Dikush më thërret
17. Fantazmat
18. Sa herë
MINIATURAT PËSHPËRISIN
19. Tundej
20. Të më duash
21. Peisazh
22. Shkëmb I Dragobisë
23. Kënga e rinisë
24. Minatori
25. Odë shekujsh
26. Një lis
27. Dikush herrë kohën
28. Dritaret e burgut
29. Kaktus
30. Nëpër gjurmat e kuqe
31. Dhoma e dhëndërisë
32. Kur lëshon qepallet
33. Ec
34. Strehimi
35. Motet
36. Përqafimi
37. Vuajtja
38. Muret e qelisë
39. Ndjenjat
40. Në mes të Oqeanit
41. Arktik
42. Muzikë e vrasjeve
43. Ura e jetës
44. Loti lotin s’e pret
45. Imazh I rremë
46. Kënga e bilbilit
47. Apokalipsa
48. Majë lisit të thatë
49. Nën kreshta
50. Dhembja
51. Kur
52. Fitili
53. Zëri I mjerimit
54. U nisa
55. Për ne
56. Mbrëmë
57. Këtë shtat
58. Ky trung
59. Sonte
60. Mos
61. Dëshirë
62. Si lule
63. Mos ia shuaj etjen
64. Më dhuro
65.
66. Pa mua
67. Këmbana
68. Ushtar
69. Ora 21
ATY QETOHEN RREZET
70. Aty qetohen rrezet
DIKUR KËTU
71. Të nje barku jemi
72. Dikur këtu
73. Gjithëherë udhëtar
74. Gota
75. Sytë e tij
76. Vasha e gurë
77. Këtë mbrëmje
78. biri im
79. Qiftelia
UDHË
80. Nisja
81. Ngjitje
82. dhembje
83. Loja
84. Një fjalë
85. Vërejtje
86. Lojë tjetër
87. Në Romanitor
88. Për ku jam nisur
89. Nga hotel “Moskva”
90. Brigjeve të Tunës
91. Lokal nate
92. Bri Tunës
93. Në muze
94. Drekë solemne
95.
96. Me pije në buzë
97. U përgjakën në plis
DRITFURTUNË
98. Dritfurtunë
99. Lahutë mbi shkëmb
100. Fanfar mbi Prishtinë
NJOMZAKU
102. Njomzaku
BEKIMI
103.Vdekja ime le të jetë
104.Atje lart
105.Gjarpërzi
106.Nëna më bekoi
107.Ankth
108.Ende
109.U nise
110.Si të të thërres
111.Jam shqiponjë
112.
113.Thërrasin varret
114.Në Kodrën e Trimave
115.Në Mars
116.Ani
117.Dashuria ndërtoi urën
ARNUES TË ËNDRRAVE
118.Rektimë
119.Të urrej
120.Dimër i ftohtë
121.Çdo gjë ka marrë fund
122.Arnues të ëndrrave
123.Ç’je ti që s’të shoh
124.Lermë të qetë
125.Armata ime
126.Mos u brengos
127.E di se je ti
128.Përvjetor dhembjeje
129.Sa është ora, vëlla
130.Fluturoni dallëndyshe
131.ALB-AN-I më thërrasin
132.Zonja nënë
133.Flaka e Janarit
134.Thirrma e atdheut
135.Rashë por s’vdiqa
136.Qëndrova muranë
137.
138.Pse
DITAR
139.Tek muizgu binte
140.Kafshatë mëngjesi
141.Natë
142.Ku mbeti
143.Ne ikim
144.Kur do të arrijmë
145.Dremitje
146.Në filxhan shi
147.Përsëri natë
148.Ngrohtë
149.Brusha magjike
150.Në një rogë
151.Një plis i ndarë në dysh
152.Kur gjaku gjakun përqafon
153.Pa protokoll
ZËRI I TOKËS
154.Tokë e Arbërit Herolind’
155.Do të jetoj në flamur
156.Diell mbi vetullë
157.Sa herë kthej te Valoni
158.Ku më ikët
159.Nusja jonë e bukur
160.Muza e dhembjes
161.Kosovë
162.Vargonjët e këputur
163.Zëri i tokës thërriste
164.Hiç
165.Sërish te Valoni
166.Natë
167.Sot të pashë
168.Dhe s’të pashë
169.Lorelaj
170.Gotë balte
171.Porosi e urnës
172.Dhembje
173.Pranë luleverës
174.Mos më këput
175.Kur engjujt mbrojtje ke
Libri me poezi „Muza e dhembjes“ u shtyp në Shtypshkronjën Printingpress në Prishtinë, Mars 2010.
Veprat e botuara:
1. Dua ta pres lirinë (rrëfejza për fëmijë),
2. Krizantemë për Nëntorin e Tretë (poezi),
3. Bashkia e Llukarit I (monografi),
4. Bashkia e Llukarit II – Masakrat serbe në Bashkinë e Llukarit (monografi),
5. Dhembje e krenari (poezi),
6. Flijimet për tokën e lirë (monografi),
7. Ujë dhe prush (poezi),
8. Gur me rrënjë (roman),
9. Alfabeti i shpirtit (poezi),
10. Globi (roman për fëmijë),
11. Turbulencë (poezi),
12. Kuvendi i mbretërisë së lodrave (poezi për fëmijë),
13. Gallapi i Prishtinës I,
14. Gallapi i Prishtinës II,
15. Gallapi i Prishtinës III,
16. Muza e dhembjes (poezi)