E hene, 05.05.2025, 11:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ''M''

E shtune, 25.09.2010, 03:04 PM


''M''

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmi''M''/që në gjermanisht do të thotë Myrder/vrasës/'' është një triler i regjisorit gjenial Fric Lang i realzuar në vitin e largët 1931, i cili deri në ditët e sotme ka mbetur njëri ndër klasikët më të shquar të kinematografisë botërore.Është i realizuar në teknikën bardh e zi dhe filmi i parë tonik i regjisorit kolosal gjerman i cili disa vite më vonë, duke mos mundur ta duronte lindjen e nazizmit në Gjermani emigroi/sëpari në  Francë e pastaj në SHBA/.

Ngjarja e filmit ndodhë në një qytet në të cilin njerëzit e ndjekin një vrasës serik të fëmijëve, i cili në fillim i keqtrajton ata, pastaj i vret.Filmi bën pjesë në grupin e 250 filmave më të mirë të kinematografisë botërore

Aktrojnë: Peter Lorre (Hans Beckert), Otto Wernicke (Inspektor Karl Lohmann), Theodor Loos (Inspektor Groeber), Ellen Widmann (G?a Beckmann), Friedrich Gnass (Franz, provalnik) i dr.

Në rrugët e Berlinit luajnë fëmijët me ç'rast njërat nga vajzat e rrugës e njeh një të huaj i cili ia kishte falur një tullumbace. Pas disa çastesh në kërkim e sipër nëna e saj nuk mund ta gjente, por shihej vetëm tullumbacja që valvitej në lartësi të horizontit drejt qiellit.Pra kidnapuesi i panjohur/vrasësi i fëmijëve/ sërish e kishte gjetur viktimën e tij të ardhshme.E vetmja gjë që dihet nga ai ishte fishkëllimi i melodisë''Në shpellën e kalit malor''. Që ta zinte policia, nën udhëheqjen e inspektorit Karl Lohman, fillon aksionin e gjurmimit me ç'rast shfrytëzohen analizat e shkrimit dhe gjurmët e gishtërinjve, por punën e përditshme e pengonin kriminelët e vegjël, siç ishin kontrabandistët dhe mashtruesit, kur udhëheqësi i tyre refuzon që ata të''futën''në rangun e vrasësit të fëmijëve, prandaj edhe pranojnë të bashkëpunojnë me policinë për ta zënë vrasësin abnormal ..

Policia dyshon në njëfarë Hans Bekertin, i punësuar dhe që jetonte i vetmuar në një banesë,përkatësisht  i cili është vrasësi i vërtetë.Ai gabimisht i bjen melodisë para shitësit të njejtë të tollumbaceve i cili e identifikon duke ia vënë prapa shpinës shenjën''M''. Hansi fillon ikjen por atë natë strehohet në një ndërtesë të braktisur me ç'rast e gjejnë kriminelët e tjerë të cilët e sjellin para drejtësisë.Gjatë mbrojtjes së tij Hansi thotë se ana e errët e shpirtit të tij e shtyn të bëjë kidnapimin e krimeve dhe vrasjen e fëmijëve, i  cili kërkon mëshirë ngase është i çmendur. Atëherë paraqitet policia e cila e merr Hansin nga kriminelët e''imtë''.

Mëtej po i japim disa gjëra interesante të filmit''M''.Aktori kryesor Piter Lore nuk kishte ditur të fishkëllonte por regjisori e kishte sinkronizuar fishkëllimën e tij.Piter Lore ishte me prejardhje ebreite i cili kishte ikur nga paramuzgu i Gjermanisë hitleriane, jo fort larg nga çasti kur e kishte përfunduar xhirimin e filmit, ashtu siç ishte gjysmë ebreit  edhe regjisori Fric Lang, i cili iku nga Gjermania dy vjet pastaj.

Gjithashtu u kuptua gabim kur kishin menduar se Fric Lang e kishte ndryshuar titullin''Vrasësit janë në mesin tonë''në''M''/për shkak të insistimit të nazistëve/.Ai vullnetarisht e kishte ndryshuar titullin ngase''M''i kishte pëlqyer më tepër. Mes tjerash duhet përmendur edhe faktet se Franc Lang e kishte përsëritur 12 herë skenën në shkallët e bodrumit , në mënyrë që ajo të xhirohej dhe të dukej sa më autentike.. Nazistët e ndaluan filmin në vitin 1934, kurse Holivudi e krijoi versionin e dytë në vitin 1951, në regjinë e Xhozef Lozit.

 

Artikulli është përkthyer nga kroatishtja



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx