Kulturë
Sami Islami: Tafa karrierist
E shtune, 25.09.2010, 02:44 PM
TAFA KARRIERIST
Në rininë e vetë Tafa u shkollu
Në frymën komuniste, mirë u eduku
Dhe kudo që i jepej rasti të shkonte,
Partinë komuniste e propagandonte!
Kjo asht partia ma bashkëkohore
Do ta çojë njerëzimin përpara prore!
Ç’na duhet neve kombi e shqiptaria ,
Kur për ne kujdeset prijësi e partia!
Baba i tij plak, e vështronte djalin
Që kish’ dalë prej udhës ia kishte hallin
-Mos harro ti biro, kurrë shqiptarinë
Rrugën qe ke marrë do t’çojë veç n’ greminë!
Fenë edhe kombin e mohon vetë partia
Ç’na duhen kanuni, kisha e xhamia?
Me këto ide Tafa mbeti gjersa u pensionu
Kur ra komunizmi dhe çdo gja u ndërru.
Ndërroi mendjen dhe nisi të shkonte në xhami,
Shante komunizmin, sistemin antikombëtar,
N’xhami shkonte i pari dhe ulej në saf (1) t’parë!
Nisi të bante plis, në dorë mbante tespi (2)
Inatosej me veten se ç’kishte ba në rini
Në altar po gjente rehati shpirtërore
Ceremonitë e faljes po i shkonin për dore
Tafa tashma në xhami çdo vakt do t’ shkonte,
Sa i përket faljes edhe hoxhës do t’ ia kalonte,
Dhe, a e dini ç’i tha imamit një ditë?
Nëse doni mund t’jua fali edhe teravitë(3)!
- Rend në xhami
- Rruza në pe që i përdorin fetarët gjatë lutjeve
- Falje e gjatë në muajin e ramazanit (pas iftarit)
Sami ISLAMI
Londër , 22.09.2010