E premte, 02.05.2025, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Faik Islami: Vani

E shtune, 25.09.2010, 01:43 PM


VANI

 

Tregim nga Faik ISLAMI

                                                                                   

Dëgjo mo Vani! - i foli një mëngjes i kushëriri, Gerti.

 

-  Unë punoj edhe si privat. Nuk më prish punë se jam mjek në spital. Atje punoj për shtetin e… xhoku edhe për vete, por kohën më të madhe punoj privat.Me mire te ta thom se te kam timin, te kam si vedha, une..  xheku punoj edhe si mjek per popudhin. Ka punë boll sot. Ke krahë e mend, mo? Jepi, puno o njeri! Kështu të thotë ki sistem i ri. Puno o qorr, që u ropate tërë kohën dhe mbete kripë në b….nga ao kohe qe lere se nuk dua tete prish gjakun qe ne piken e sabahut.E di une te qan siri ty po.. Puno, se puna e ka bërë njeriun nga majmun në njeri. Jo gjë tjatër. Po marksizmi i partisë tënde dhe ai që mësova unë, edhe na i thoshte këto, edhe nuk na linte t‘i zbatonim. Se deshi t’i bënte të tëra tok, mo Vani. Dhe ja u bëmë …topin te terave bashke….! Puna  për vete është për të qenë, ndaj dhe i hira fët që në atë fidhim, kur u be  përmbisja. U kapa dhe ja ku jam tani. Punoj sa nëna më… Po më jep ama. Ndaj i dua njerëzit që punojnë, mo Vani. E e di që edhe ti punën e ke në gjak. E marr me mend si të hanë duart për punë. Po ku rrije ti mo Vani, kaqe kohë pa punuar! Me asistencë! Asistencë  leshi thuaj…! Ndaj i dhashë karar: “O e marr Vanin të bëjë prokopi si unë, o s’ka..!” Ia dhashë dhafin edhe hadhos time, mamasë tënde. Mori fund ajo punë. Do të marr të punosh me mua. O jemi bashkë, se o punojmë bashkë. Me biznes mo, më merr vesh? Do bëjmë goxha para. Ja, o ta shikosh! - ja zbrazi te tera  të kushëririt, me atë të folurën  karakteristike të qytetit jugor.

 

-  Po ç’punë o të bëj unë, mo? -  pyeti  i habitur Vani.

 

- Rri! Bëj qejf ti! Bashkë o vemi kudo. Nuk o të ndaj nga vetja. Ku të vete unë, atje o jesh dhe ti. Ku të ha unë, atje edhe ti. Kafe unë, kafe dhe ti. Ja, kjo o jetë e tëra.

 

- Jo mo! O më vijë e mira kaqe fët e fët?! Hadhi im është marrë vesh me kohë. Që atë ditë që më iku ajo e shkretë makinë, më vate edhe kënaqësia e kaqe viteve. Zanati im autokinemaja ishte. Që i ri fare e gjer tani vetëm atë punë kam bërë. Më jepte dhe ia bëja hyzmetin. E kisha shok, mama, motër, vëdha. Të tëra bashkë aty, te ajo makinë më ishin mbledhur. Me kalamanët tërë kohën. Si bleta më visheshin.Ata me mua e une per ata.Tani mo..! Nuk e dëgjoj më zërin e tyre. “Xhaxhi Vani, xhaxhi Vani, kemi film të bukur sot?” - më pyesnin. Dhe unë fluturoja nga cicërimat e tyre. Më dukej vetja si regjisor i madh, po nga ata të mëdhenjtë fare. Më ther mu këtu që nuk dëgjoj më zërat, të qeshurat e tyre. Shumë prej tyre, sot janë burra me fëmijë dhe po njësoj më thërresin: Xhaxhi Vani…më thonë.

 

- U pika ti me gjithë filma që u shfaqje! Më ke mbetur me mendjen e fëmijëve, o mavri! U shfaqje filma të bukur! Ku kishte filma për të qenë? Çfarë u jepje mo? Mos gjë jetën e mirë, mos për dashurinë e njerëzve, mos për bodhëkun që kishim, mos për …cukunidherat u fusje ne tru? Luftë, bamp e bumbe tërë kohën. Badhista e gjermanë, që i vini përpara partizanët tanë trima. Ja kaqe. Matrazovin tërë kohës. Luftë  e tërë dynjaja. Atë u tregoje se mos gjë tjatër.Ku kuptonin ata se ti  beje te hajzerte te merrin dyfekun qe pa mbushur dhjete vite.Nuk thua shiqir, qe ndonjerit nuk i ka shkuar nder mendje te te japi ndonje koqe plummbi se i ke marre ne qafe me ate autosinemane tende..

 

- Jo mo vëdha, jo! U jepja plot filma. Pak ka nga tanët mo? Janë më të mirët e filmave në botë.Le qe dhe tanet shume te mire ishin. Se u mësonin si të silleshin, si të mos vidhnin, si të mos merreshin me këtë gjedhën e bukur që ka fidhuar të futet dhe në shkolla, të marrin koburen dhe t’ua heqin edhe prindërve! More të tëra të këqijat, se me to u heqin trutë e kokës. Shihi mo shihi cilët filma shfaqin.. U mësojnë që fëmijë ato gjëra që  neve i kemi mesuar duke pare dhente e dhite, jo nga mesuesit  e zonjushta mesuese… Lëre mos e nga. O rriten dhe o ua shikojën hairin, që mos pafshin nga sitë, mos pafshin,  këta të sistemit tend!

 

- Lena të keqen me ato turrufatet e tua. Më rri tërë ditën e ditës vërdadhë. Ti mo gaz sullaco "Qafës së Pazarit" sikur ke  akoma sistemin që të vate. Pi raki tërë ditën. Po dhe sa o kesh për të pirë mo…? - Kaq mundi të thotë se dikush i ra te supi dhe Gerti ia nisi me të muhabetit, pa u larguar nga i kushëriri.

 

  Vanit iu errësuan sytë nga ato fjalët e fundit. Në to kishte të vërteta. Ai ngrihej çdo mëngjes në orën nëntë dhe bëhej gati dalëngadalë. Dilte nga shtëpia dhe këmbët e çonin vetvetiu lart, te vendi që i thoshin Bashteja e Teqesë. Sheshi i dikurshëm i xhirove, ishte kthyer në treg, ku shumë nga ata që filluan t`i quanin biznesmenë, shisnin mallra të ndryshme. Te qoshja e parë në të majtë Vani këmbente dy fjalë me një ish-shokun e ushtrisë. Përshëndetja e Vanit ishte: - Hë Lazo, shite gjë mo?

 

- Pika së shiturës sime. Ku merrni gjë ju, mo Vani, - ia kthente Lazua.

 

Pastaj Vani zgjaste dorën dhe merrte ndonjë kokërr fistiqe, ndonjë arrë a ndonjë bishtajë kikiriku. Po nuk e fuste në gojë. E mbante në dorë dhe gjente rastin për t’u larguar. Zbriste poshtë te kafja e Rustos dhe, si fillim, merrte një teke. E rrufiste dalëngadalë. Cimbiste me dhëmbin e qenit cepin e kokrrës së kikirikut, pastaj prapë rrufiste rakinë. Mendohej tek e dyta gote. Fuste dorën në xhepin e majtë të pantallonave dhe kontrollonte paret. I nxirrte sipër tavolinës dhe porosiste edhe të dytën. Kur gota e dytë të ishte nga fundi, kokrra e kikirikut nuk kishte vajtur as te gjysma. Kush e shikonte habitej me saktësinë e cimbitjeve të atij burri që, për orë të tëra, nuk soste dot një kokërr kikiriku! Rrallë mund të gjendej në botë një presë e tillë precise si dhëmbët e Vanit, që suleshin me dhjetra herë për të cimbisur një kokërr kikiriku… Ajo makinë precise ishte skamja e Vanit. Ky ritual vazhdoi goxha deri atë ditë që Lazua ia hoqi nga dora një kokërr fistiqe të mbushur, por të çarë dysh, duke nxjerrë jashtë thelbin e saj joshës me ngjyrë të kuqe.

 

- O dhe ti, mo Vani. Për ditë, dora jote në mallin tim!Nuk ka me lezet! Se sikur ma bën ters. Nuk shes asgjë sapo fut dorën ti…. Kam dalë për të shitur unë mo gaz. Ki është biznesi im, ndaj i rri gjithë ditën mbi kokë.Ti mund te thuashbisnesi i b... po kete kam une. Ndryshe nga ti, s’kam kohë as t’ia ndiej erën asaj së shuarës raki.

 

- Ajo ndodhi iu kujtua nga fjalët që i tha i kushëriri dhe u zverdh njësoj si atë ditë nga fjala e Lazos. Iu bë sikur Gerti ia veshi me dërrasë në kokë, aq fort i theri ajo që i tha. Tek sa kishte nëpër mend  këto, Gerti i foli:

 

- Si të thashë, dëgjove mo Vani! Ormisu për këtë punën që të fola. Hë vëdha!

 

- Vëdhaziu unë dhe ti që lodhesh të më bësh mirë mua – foli me vete dhe mori për sipër nga Bashteja e fruta-perimeve. I kishte ardhur vadeja e asaj kupës së përditshme. Këtë herë vendosi t’ia blinte Lazos një kokërr me dhjetëfishin e çmimit.

 

-  O pi  mo, si nuk o pi! Rrihet sot pa pirë..? - fliste me vete duke ngjitur shkallaren.

 

- Dale mo? Si më tha ky abrashi inë? Çdo gjë do ta bëjmë bashkë. Kam blerë një makinë që më duhet për biznes. Dhe atë gërmadhën o ta ngasësh ti. O fitojmë. Biznes mo, ki quhet! Akoma nuk e ke dëgjuar? Është i sistemit të ri mo. Në vend të atij që u vidhis. Nuk e shikon mo si zien? Luftë kush të jetojë tani mo Vani. Vate ai i pari. Sistemi mo, kur punonim të tërë e kishte për të tërë. Kishte..! E ç’kishte mo? Një  m… kishte, po bënim sikur kishte. Tani o punojmë për vete se ndrishe… hiqja vetes! Më merr vesh o Vani? Për ti e kam mo, se unë ia bëra  topin punës. Vete në spital kur më do qejfi, kur… më thërrasin. Ja, kur ka ndonjë urgjencë, apo ndonjë shoku im ka hadh për ndonjë nga ato mortjet, kokërrat e liga. Se… për ato jam bërë mjeshtër. Një të zënë me dorë unë dhe shko ku të duash! Atë që të thom unë o të thonë edhe mjekët e Athinës apo të Romës. Plot herë e kam vërtetuar unë dhe pacientët e mi. Pa ditët e tjera mo…!. Ërr e në Janinë. Kam bërë një vëdham atje. Një farmacist që ka goxha biznes. Kam shpresë të punojmë me të këndej. T’ia kredhim mirë. Vëdham!

 

- Vëdham që paska bërë dhe ai mavriu i Janinës! Ki nuk bën të vetin. Kaqe kohë dhe tani më tha di fjalë! Dale, pa, si më tha? “Po ç’të bëjmë mo gaz, o jetojmë apo o vdesim?”

 

- Si nuk të marr vesh mo gas. S’të kuptoj unë mo, kur më thua arritëm te sistemi që i thonë, si i the ti vetë mo: “Sistemi hiqja vetes”! Ky është mo, e mora vesh e.. O t’ia heqim se s’bën! Unë, ja, sikur ia kam hequr. Kot rroj, mo Gerti! E shikoj unë ç’rrugë ka marrë kjo punë. Rroj vetëm për atë mamanë time e mavrinë, hadhon tënde. Mirë mo shpirt nesër o flasim, - tha kur kishte sosur te kafeneja.

 

   Të nesërmen e ëma e ngriti që në shtatë.

 

  - Ngrehu Vani, të pret Gerti. Nikoqirise mirë e mirë punën dhe të mos kesh dhafe pastaja për punën, orarin se sikur m’i ke harruar të tëra këto lloje përgatitjesh. M’u plake më keq nga mua. E di mo bir, nga marazi m’u bëre kështu. Hadh i madh ki, jo shaka. Hadh jete.

 

 - Ika ane! - i foli ai dhe u dha këmbëve. - “Sa të vete ta pies një herë ç`o bëj sagdham unë”, - tha me vete. Dhe, sa e përshëndeti Gertin me një lëvizje të lehtë të kokës së tij të rruar zero, Vani drejt e te pyetjet:

 

   - Thuama sagllam, mo Gerti! Ç’o bëj unë me ti? Shofer mo? Dakord, e pranoj, po thuama tamam. O jesh shoferi im dhe vate ajo punë, më thuaj! Ç’ka këtu për t’i rënë kaqe rrotull? Ti me shokë plasët sa e gjetët këtë sistem, mo. Jo! Nuk e thashë mirë. Na gjeti ki ne. Ca e gjetën e ca i gjeti. Ti  e gjete. Mua me shokë, më ka gjetur.

 

-  Dëgjo këtu mo Vani! Mos u bëj merak. Nuk është sistem i lig ki, dëgjo mua. Është sistem i hapur. Tani ka shumë rrugë për të vënë para, për t’u bërë i pasur. Ja! Kam folë me kumbarin dhe o ja nisim si dimë ne. Dimë ne, di ai thuaj. Të futemi në prurjen e ilaçeve këndej. Në këtë fidhim, materiale të dhëmbëve e të dhëmbadhëve. E kemi pleqëruar këtë punë. Plot e kam një depo të vogël. Se ka nevoja për to mo. Ku kishim. Një m… kishim. Plehrë i ka dhëmbët e dhëmbadhët ki popull.Le qe perse i duheshin ? Ç`o te ndukte ?Ato te ..Leme amen se desh e prisha gojen! Ku kishim materiale më parë. Kursim, kursim dhe vetëm kursim i ishte tiposur  atij. Nesër o ketë nevoja edhe më shumë. U kthie kjo punë, me sistemin bashkë. Janë kthier përmbis të tëra, Vani. Përmbis, për së mbari, thuaj! Ka punë e o ketë edhe më shumë. O ketë para, se puna është para në këtë sistem. O ketë tendera.

 

-  Ç’janë tendat, mo Gerti?

 

-  Jo tenda o i tendisuri ti, por tendera. Ashtu quhen në gjuhën e biznesit, në gjuhën e kapitalizmit. Tenderat janë ashtu si punë gare. Kush ta fitojë me ca rregulla dhe.. marifete. Dokumente mo, që paraqesin biznesmenët për të futur madhëra, ilaçe e ku di unë, per tebere rruge e te tera bashke mo!. Plot gjëra. Për farmacitë, për… spitalet mo. Se vajti shteti, nuk o merret më shteti me këto furnizime. Shtetmavria që bënte sikur xhoku merrej e na mori shpirtin. Privatët, ata o i bien. Do vemi në qendrat spitalore të të gjithë vendit. Këtu, në Sarandë, Tepelenë, Përmet, në… Korçë, në qytete të tjera e kudo. Kush të ketë madhin më të mirë, ilaçet më të mira dhe sidomos çmimin më të mirë, ai e fiton. Jallah! Jo vërtet çmimi a të bëfsha udhët, po miku, thuaj! Jo mikun vërtet more Vani, por kush u jep atyre të tenderave më shumë nën dorë, ai e fiton. Ki quhet miku e shoku tani e tutje.Nden dora dhe brendaxhepit..

 

- Paraja më thuaj.

 

- Ai është miku më i mirë tëndi, imi e i kujado. Fute mirë në atë kokën tënde me qoshe. Ke futur ati në xhepin e mëngjër atë te kuqen, qe  te plaku sapo  gremise kemben ne te tridhjetat! Te eshte bere sisa e majte kadho! Vate mbaroi, për ty. Iku ai tëndi. Mbaroi udhëheqësi i madh që kishe.

 

 -  Pse, vetëm imi? Unë punëtor isha. Autokinemanë ngisja. Po iti..? Kur ishte aqe e keqe ao e kuqja, pse me çave b..  tere ato kohe qe te te ndihja ta merrje?

 

 - Lena mo të keqen me të shkuarën. Vate ajo kohë. Kanë kthier gjërat tani. Ti dëgjo e mos folë. Fjala është argjend, po heshtja është edhe më mirë. Është flori! Dëgjomë mua e tund kokën. Më mbështet me çdo fjalë dhe rri, bëj qejf ! Unë di si t’ua marr mendjen, se ua di tabiatet. Di unë të tëra marifetet, dëshirat. Të gjithë paranë duan. Është më e ëmbël se mjalti ajo e shkretë. U pëlqen të gjithëve mo! Pse, kush i hodhi tutje ato malule? Pastaj, ti Vani e di. Në këto vende punërash erdhën fët e fët të përmbisurit e asaj kohës tënde.

 

- Se tëndja nuk ishte? Po më shumë tëndja qe mo Gerti. Ia hodhe gropës atëherë që ma quan timen, të rrofsha .b. të rrofsha, e po i kërren themelin kësaj kohës tënde sot. Të tuat e të cave si ti kanë qenë kohërat mo. Kot sa kthejnë. Ku ktheni gjë ju, mo Gerti ! Lapsi, lapsi thuaj. T’i bëj… mamanë, t’i  bëj, evropianit, kaurit që e kërrevi. Ai edhe shkruan, edhe të nxin mo. Andej shkruan, këndej na nxivi fare. Ate pune o beje ne dorën tënde e të shokëve te tu mo Gerti.

 

-  Dëgjo këtu mo, na tani, lëri ato të tuat! Vate autokinemaja që e thieje ti në rrënxë, tërë ditën e ditës.. Ngopje dinjanë e kalamanëve me filmat pa bereqet. “Çetë e vogël me tre vetë, seç u ngjit malit përpjetë. Seç u ngjit malit përpjetë, çetë e vogël me tre vetë..” Këto këndoje në filmat e tu tërë ditën. Pa le me filmat kinezë. E ç’na modhoisje mo? Ato që thoshte Mao Ce Duni. Fidhozofinë e b… se desh prisha gojën. Na mësonte “Timonieri i Madh…” që “diedhi lind në Lindje e.. thien qafën në Perëndim..”! Jo harrova. Nuk harronte të na thosh se kur lind diedhi, lindja është e kuqe. Ato që dinte hadhua ime! Ja ato thoshte mo. Ç’tjatër ju dëftoje ti nga ato që të kishin dëftuar se i thoshte Maoja? Apo atë tjatrën më të madhe akoma të Maos: “Kapiteni i mirë duket kur ka deti dadhgë..”. Po  ku ka det pa dadhgë mo? Deti dadhga ka mo, ku ka det me vaj. U pika Maos tënd!. U pika! Nuk i dinim ato gjëra mo! Fidhozofi e madhe fare…

 

-  More të kishim mbajtur mirë terezinë me Kinën, pa të dhafosja unë ti sot. Ati më shkajti fare ai gërmadha tim. Ia futi kot me kinezët. U mori koka erë nga… ku di unë.

 

 -  Rri tani, mo na rokanis, aman të keqen! Rri tani e dëgjo vëdhanë. Jemi gjak dhe më vjen keq për atë të shkretën hadho, pa ti mo, me mend që më ke ti, ati o vdisje. Te Qafa e Pazarit. Hap sitë, si të thashë! Shiqir që kemi nëpër punëra njerëz të vuajtur nëpër internime, nëpër burgje. Badhistë e pasardhës të tyre. Rri ti! Ua di unë oreksin atire. Bakër u janë bërë sitë, për kokërrën e lekut. Hakë kanë mo! Kanë vuajtur të shkretët! T’i ndihmojmë ata që të ndihmojmë veten. Pa ne, ku bëjmë dot gjë ata.

 

- Ua..! Ja mo, t’u... bë vonë shumë tia për ata, nuk e shikon..! Po pa ta shikojmë atë gërmadhën maqinë mo. Ku është?

 

-  I ke gavot mo? Nuk e shikon mo mavri?! Hapi sitë! Ja tek e ke, përbadhë mo!

 

-  Ki Bensi mo?

 

-  E kush tjatër?

 

-  Nama pak çelsin ta hap.

 

-  E mo, si të duket? S’ta mbush sinë?

 

-  E ç’thua mo Gerti! Këtë nuk e kishte as ai mavriu. Të rrofsha b… të rrofsha, dëgjove mo! Ju eci, ju eci. Marifetxhi i madh je mo qerata.

 

-  Jo, o rri me ti. Pika burrit! Tërë ditën e ditës tek kafja e Ramos. Jo harrova. Hidhesh edhe deri te e Shemos dhe.. ku rafsha mos u vrafsha!

 

-  Po ku të mbitem mo?

 

-  Ja o vemi mu në Korçë që nesër. Në Përmet ua shtipa kokën cave. Ua punova  mirë. U rrufita… njëzet milionët. Kam ca të njohur në qendrën spitalore në Korçë. Është një shoku i klasës sime. Për doktor mbarovi dhe ai mavriu, por..  tërë këto vitra më shumë në burg se jashtë. Infermier në Spaç, orziu!. I kishin kllaposur babanë në burg dhe ai deshi t’ia jepte vrapit nga kufiri, po e kllaposën. Të linin ata t’u ikje mo! Dhjetë vitra brenda, shaka i thonë? Tani mezi e ngriti kokën. Ç’do i varfri, mo Vani? Lekë do, ç’tjatër!? Rinia i vate.

 

- Pula mbase.

 

- Pika ti! Ku ndrishojnë ata mo! Ku    ti dhe shokët e tu të ndrishojnë ata mavrinjtë. Dhe në janë ndrishe ata, ju ua dini marifetet. I bëni pako dhe vinë si doni ju. Okada! Ju të kalemit, kalemaxhinjtë! Ju e kthiet përmbis të gjithën. Pa ne mo. U pika neve! As kishim, as kemi gjë në dorë. Hapsat e kashtës kemi e o kemi tërë kohën. Ah mo kaur që shpike kalemin! Ai, ai do vrarë mo! Ai që e shpiku kalemin dhe e la në dorën e këtire. Se e përdorën për të na nxirë këta, mo kaurnxiri!

 

- Rri tani, mo na rokanis… Di unë çfarë t’u them. Dhe pastaj ata fap e ma japin mua tenderin. Do u jap atyre njëzet për qind, apo edhe më shumë po deshën. Se mos do të më japin nga paratë e xhepit të tyre e o t’u dhimbsen. Apo unë nga të xhepit tim e tëndit bashkë! Përkundrazi. Unë e ti do t’u japim atyre nga ato të shtetit, që do të na i japin ata me duart e firmën e tyre. Kështu janë këto punë. Janë të kokolepsura. Dëgjon mo!

 

-   O t’u japish ti mo, pa për mua ç’t’u jap? Leshin mo?

 

-   Ja, ma solle vetë përpara mendjes. E kisha në mend e o të porositja. Mos folë kurrë me ato dhafet e tua të pista! E di që ti sikur i ke në majë të gjuhës. Bam e m’i lëshon si ajo lopa. Që më mirë të të ishte tharë ajo gjuha që ma ke sa një lopatë, se o kishe shpëtuar ti dhe hadhua ime. Sillu si me kulturë, si i njohur me këtë punën e biznesit. Ke qenë kaqe vjet shofer i autokinemasë, e di gjëra bashkë për së mbari nuk i mësove. Pesë gjëra me kulturë nuk mësove. Le që ku o mësoje ti, në kabinë mo! U.. pika! Po dëgjomë dhe mos bëj bëc-bëce nga të tuat! Vate ajo kohë që frije larën te Qafa e Pazarit. Më hashariteshe, tërë ditën e ditës. Ka punë sot, merr vesh! Jemi në prag pasurimi, në prag biznesi, dëgjon mo!?

 

-   U.. pika biznesit tim, nuk  e shikon!

 

-   Po dëgjomë o Vani dhe lëri llafet, - ato foli me hadho Shanikon, - do bëhesh me para, kupton apo jo?

 

-  Po makari. Ishallah! Sikur unë thashë se nuk i dua. Plastë ai që nuk i do! Po ku mi gjen? Kam kaqe muaj që rri e mërzej te Qafa e Pazarit. Zura vendin e Nondës. U bë gjisma e lekut, ta kërkosh me qiri. Ti, po mo. Ti të lumtë! Po ngopesh ndonjëherë ti, mo?!      

 

-   Që të hënën o vemi në Korçë, se është një tender për stomatologjinë. Më tha ai miku im atje. Dhe ke për ta parë vetë. Por ti mos harro atë që të thashë! I vëmendshëm dhe më mbështet mua. Gjithnjë ”po” thuaj.  Merre maqinën dhe mbushe me naftë. Që me natë o nisemi dhe sosim sapo të jenë hapur zirat.

 

     Vani i shkretë e priti si me mëdyshje, si me mosbesim, por, sidoqoftë, nuk kishte ç’të humbiste. Se mos pa këtë ai do kish fituar! Kishte muaj që merrte vetëm ato 5000 lekët nga ish-puna, si asistencë. “Sadaka” i thoshte Vani asaj që i jepnin. Ku i dilnin të shkretit aq pak para. Duhani i duhej, katër kafe në ditë, po që po. Po edhe nga një gotë kishte vite që e kthente dhe e kishte pak të vështirë të merrte edhe të tëra ato ”të shportës”, demek ushqimet e domosdoshme, si: oriz, sheqer, vaj gjelle dhe miellin. Si të mësohej me “sistemin e ri” të ekonomisë së tregut, të… biznesit, siç e quante ai me ironi kur llafosej me shokët?!

 

-  “Kjo është mynxyra vetë mo… “- u shprehej miqve Vani. Dhe të gjitha këto mangësi e “prapësi” që filluan me heqjen e autokinemasë, ai i mendonte se i kishin ardhur… nga ata “balashët”, demokratët. E thoshte troç: - “Ja mo, këta. Këta të mirët, këta që mbushën rrugët e bërtisnin në kupë të qiedhit: Poshtë komunizmi! Poshtë Enver Hoxha...! Këta mo, që e kërrien inatin me xhamat e shkodhave, me shtëpitë e librat e Enverit. U.. pika! Po ke hair nga këta mo! O bëhet Shqipëria me gurë mbi zirat, mbi policët e shkretë mo, djemtë e nënave! Me djegien e degës me… Dhe kur iu dogji b… nga këta sipër qitetit, o ç’iu pa e pasmja! “Ku jeni  o polica, që ju puthshim b…!” Bërtisnin trimat si im kushëri. Ju …lag b.. mo ! Sitë që t’i pëlcasin kushëririt tim, më të parit! Salametit të dajos tim. Doktor b… !. Ja mo, ki na u bë demokrat. Djali i dajo Bilbilit! Pika, pika doktor b…!. Me një gomar shkodhë dhe fap e më kthevi fletën. Fap e më ndrovi zhaqeton. E kthevi mo, se i erdhi rruga.. me kthesa.. i erdhi e mira në derë. Në atë pikën që ia kërkonte shpirti. Ajo kthesa për këtë tim kushëri, mo! Që ia ka dashur.. e pasmja. Deri para ca muajsh më ka çarë b… ta ndihmoja të futej në Partinë e Punës. Që ta kthente fletën mo, nga ana tjetër. Të bëhej komunist i.. mirë. Pika! Ku bëhen të mirë të tidhët! Të tidhët, vetëm e kthejnë. Një kthesë e vogël dhe hopa. Kapen të parët. Këta mezi presin kthesat, mo vëdha. Ja, këta janë! Njerëz si im kushëri, Gerti. Të luten kur kanë hadh  dhe të hedhin mu si leckë kur kapen. Të bëhen rogoz kur duan të dalin atje ku i vjen era… lekut. Kur nuk ta kanë më nevojën, këta e kthejnë kartën menjëhera mo. Kalemxhinjtë! Jo mo, kalemnxirët! Pa jo ata, të përmbisurit. Ku kanë faj ata, mo?! Ai gërmadha tim e ka fajin. Enveri. Vate e na bëri një ushtri me të tidhët. Fut e fut në burgje. Armik ki, armik ai, armiqtë e armiqve këta e ata dhe ja ku na katandisi. Armiq të tërë! Shesh donin kalemnxirët si ki timi dhe hopa. Ata të shkretët, që i ka aqe përzëmër ki timi, mbase janë më të mirë se unë e.. ki. Janë vërtet ! Një mijë herë më të mirë se ki. Ta them unë. Ki ka dalë nga të gjithë dadhakët. Kot shamë ata që kishim përmbisur. Enveri i përmbisi?! Jo tamam nga Enverziu mo! Nga shokët e gërmadhës tim, të mavrisë! Ah, mo Enver mavria! Po kishe një barrë mënd mo, ku na shpure kështu? Na le në dorë të.. sigurt mo! Lëre se ku na le! Ja, tek ca me kalem, si ki mavriu i dajos tim.

 

  Ki..! I dhashë dhe goxha rekomandim. “Të lutem, - më thosh atëhere, - Më ndihmo Vani, se jemi gjak! - Sikur nuk e dija unë që e kisha djalin e dajos! - Të jem dhe unë ati me shokët e xhaxhait e me ti. Atje e kam vendin. Familje heroi  mo shaka  eshte?Pse të përfitojnë vetëm fshatarët, mo Vani?” - më thoshte. E shikon mo Van katrani? Përfitimin kishte në kokë dhe atëherë ki. Na, Vani i shkretë. As një kafe nuk më dha. Po unë e bëra se ishte gjaku im, pa me të brenda, na.. kaqe ja futja partisë time. Ah kokë, moj kokëdërrasa ime! Pastaj mendova se o ish gjak i ri për partinë. Ku ta dija unë që ki më kishte në ata të shkretuar damarë, jo gjak, po ujë. Afrato fare!

 

     Sa fidhovi të dukej kthesa… i pari ki, me vrap. Sa ja fidhuan sokëdhimat e para, para të tërëve im kushëri. Më shumë ki ulëriste. Mortja! Fët e na u bë demokrat!. Demokrat i b..!. Ja. Ki është demokrati dhe ki është sistemi i tij. I zemrës së këtij mo, se demokrati nuk o jetë kështu. Po ki, demokratin dhe biznesin i shikon në një vend. Të tretura bashkë mo! Biznesi mo, që i flasin! Që na rokanisën… Ki u krimb në lekë. Po doemos. Koha e këtire është. Tani dhe më shumë gjëra ka,  po këto të këqijat  janë shumë. Një mal i tërë. -

 

    Këto kish folur me vete e me shokët Vani në ato ditët kur Gerti ulëriste poshtë e lartQafës së Pazarit gjatë fushatës së zgjedhjeve për depudetët. Fliste e shante Vani, kur ulej te kafja e Ramos. Hidhte ndonjë kupë dhe shante këdo që nuk ishte aty. Shpesh thoshte me zë të lartë: “Të kem t’i shqiej të tërë bashkë!” Por e thoshte për ca që sikur ishin diku shumë larg, që nuk ishin aty. Shaqua, edhe pse ishte demokrat vetë, e dinte që nga llafet e Vanit nuk i vinte, as e keqe, as e mirë. E kundërshtonte rrallë, por nuk e çonte më tej se, nga inati, Vani, hidhte të dytën e ngrinte zërin. Pa le në një të tretë, mund ta pësonin dhogat e karrigeve që kishte sajuar Shaqua. Me dhoga e kishte bërë atë dyqanin që kishte marrë si trashëgimi nga i gjyshi, rahmetliu Rustem! Në të vërtetë nuk e kishte marrë akoma, por ia dhanë si me qira ata të pluralizmit, sapo ranë nga fuqia komunistët. Pluralistët ishin “gjismë gjedhë“, si u thoshte Vani, me atë zhargonin dhe dialektin melodioz të qytetit të vet. “Se edhe ata mavritë, pa rënë akoma mirë, i lëshuan mu në fund të këmbëve të  tëra gjërat”, - shprehej me keqardhje për të tijët, Vani. Shumë here i  gjente te të tijët faje. “Ja, si ai, më i pari inë, Ramizi. Shoku… më i ngushtë! Shoku i b…! Shok qe ai mo? I la shokët.. në baltë fare..” - kishte thënë plot herë deri sa më në fund ishte lodhur dhe nuk fliste fare për atë mesele. Qe lodhur dhe mërzitur. Vetëm heshte. Bridhte klubeve pa ndonjë shpresë. Shanikoja, e ëma, qe bërë shumë merak për shëndetin e të birit, ndaj kishte vajtur dhe i  kishte qarë hallin të nipit.

 

 - “Ma ndihmo Vanin, Gerti. Të keqen hadhua jote! Se më iku nga mendtë fare. Ku është mësuar Vani me pesë mijë lekë, mo bir? Shikoma, të paftë Perëndia vetë..!”- Kaq i kishte thënë dhe kishte ikur me lot në sy.

 

Kur kushëriri i dha tërë atë shpresë, Vanit sikur iu hap një portë e re. Vërtet nuk e merrte vesh mirë atë fjalën biznes, por kur Gerti ia shkoqiti hollë të tëra, Vani sikur u shushat. Llafet e  kushëririt i ngjallën një fije shpresë.

 

-         “Në njëqind që këput ki…, njëra mbase do jetë sagdham…! Se ki i lëshon si ato…. të ..ujkut!” - murmuriti Vani.

 

 Atë natë nuk mbylli fare sy. Ishte i pushtuar i tëri nga ca gjëra të ngatërruara që nuk u jepte dot radhë. Por vendosi ta provonte. Ishte mbushur i tëri me ankth e shpresë njëherësh.

 

     Në Korçë mbërritën pa u hapur zyrat. Vanit sikur si pritej për të sosur atje. Jo se mezi priste të takonte ata.. “balashët”, si i quante ai të gjithë ata që ishin kthyer me kthesën, “por edhe rast i mirë, për ta provuar, - mendoi. - mbase nuk janë vërtet si thotë ki. Mbase në xhepin e tij nuk do të kishte më qindarka, por kartmonedha dhe të mëdha fare. Mbase ka thyer këmbën e keqja dhe më buzëqesh vërtet fati, - mendonte tërë rrugës, - Mirë më tha ki shoku i … “balashëve”. Se shok është ki me ta. Me ta! Po ku është shoku i tyre ki, mo Van mavria, - kundërshtonte veten shumë herë. -Ku ka shokë ki. Ku ka anë e udhë ki i… shkodhuari i dajokatranit! Ki mavri, mo! Ki është familje dëshmori, ajka e familjeve të qitetit. Kështu jemi na, gjaku që kemi me këtë mo, po… ki? Ua kthen edhe të kthierve të tërë! Për para.. ki…! Shet dhe të shkretin gjak të dajos tim.. dhe mavrinë mëmën e tija, mo! Më mirë të kishte mbetur pa bina se me këtë që podhi!”  - por këtu e ndërpriste mendimin se kishte hall mos e truante dhe e largonte fatin.

 

  - “Oh! Rri mo Van ziu! Rri dhe prit. Mbase edhe mund të bëhet. Ç’nuk bëhet në kohën e këtyre balashëve! Pak vetë b… grisur gjer dje, sot më kapardisen me bensa e ç’nuk kanë…! Ç’ke ti, mo mavri? - pyeste veten. - Rri mo, gremisu aty!” - urdhëronte ashpër veten, Vani.

 

-         Mbaje këtu mo, ku vete!? - ia ndërpreu mendimet Gerti.- Erdhëm mo. E ke harruar Korçën, mo gaz? U pika shoferit të vjetër, pa le!

 

-         Jo mo se kam harruar, po ja, desha të shikoj ku ta parkoj. Se ku kanë anë e udhë këta policat sot. Policat e kohës tënde mo. Ta presin fët e fët gjobën. Po sikur kam për ta paguar unë. Ti o ta paguash! Ku t’i gjej unë paratë?!

 

-         Mbidhe dhe eja me mua. Nuk o të ndaj kurrë nga vetja! - i foli ëmbël i kushëriri.

 

Sa mbylli derën e makinës Vani, i kushëriri zuri e po ngjitej në disa shkallë. - Rri e prit ati, se o i marr të pimë nga një kafe, - i foli si me të rëndë Vanit, Gerti.

 

-         “Ja, shiko mo Van ziu! Ta nisi me urdhra, ki, që të lëpinte b… ta çoje me autokinemanë deri te”Ura”, kur kishte ndonjë hadh. Tani zë e të jep urdhra si drejtor i madh e nga ata të mëdhenjtë fare”.Pune paralliu !

 

Gerti  po zbriste me tre të tjerë. Duhet të ishin zyrtarët, për të cilët i kishte folur se po vareshin si me hasharitje e tërë gaz. Me kostume e kravatat gjer poshtë, mu afër atyre… “Ngalasjet do t’i kenë bërë brenda”, - mendoi Vani.

 

-         Ky është Vani, ortaku im, - e prezantoi Gerti, Vanin. Vani u zgjati dorën, por nuk mori vesh fare si quheshin. ”Llazka”, - tha  njëri,  “Piloja”, - tha tjetri, po ai, as njërit, as tjetrit nuk ia tha emrin e tij. “Le t’i bëjë Gerti këto punë, - mendoi me vete. - M’u prish puna mua..” - foli nëpër dhëmbë dhe i ndoqi ata nga pas te një kafene përtej rrugës. Ai po shikonte nga makina dhe nuk e kishte mendjen teksa i molloiste Gerti.

 

     Porositën nga një kafe. Njëri prej miqve korçarë këmbënguli për të marrë edhe nga një gotë raki.

 

-         Është safi rrushi! E bën një kushëriri im dhe nuk ka hile fare. Merreni nga një gotë, o ju mbylltë e mendjes! Merreni!

 

-         Unë nuk e pi, - tha Gerti, - Vani po ka makinën. Ju për vete merrni, po deshët!

 

-         Po ç’ne o? Ç’makinë, more zotëri? Po ne do të rrimë sot. Pse o, për kaqe gjë ardhet? Sa të pish një kupkë ujë, o? Hajde tu mbyllte e mendjes hajde !Je në Korçë këtu, ore byrazer. Ne shyqyr që na erdhe dhe ti  fët e do ikësh. Ç’thua bre Gerti!

 

-         Po jo o Llazkë. Ja, u pamë, se na kish marrë madhi. Kaqe këtë herë. Marrim edhe ato letrat,  se o vimë prapë pasnesër. Kemi kohë që të flasim më shtruar. Ka kohë tenderi. Do edhe një muaj akoma.

 

-         Po lere tenderin, o tu mbylltë e mendjes! Atë e thamë, po eja merreni nga një. Merre dhe ti more.. si e kishe emrin

 

-Vani!

 

-Apo mos je gjë i sëmurë si ky  doktori, shoku ynë, bre?

 

-         Jo mo vëdha, nuk kam gjë na stomaku unë. Ki të flasi për vete, jo për mua. Kam gojë unë i varfri. Xhepa nuk kam gjë, pa gojë mo! Oh!

 

   Sipas ishareteve të Llazkës, kamarieri kishte prurë për secilin nga një kupë që dukej diçka poshtë një gote për ujë. Ama,  jo të mbushura plot e përplot.

 

-Korçarët i bëjnë mirë hysmetet e gotave të miqve, por e lënë pak mangut mbushjen që miku të mendojë se do të vazhdojë më tutje. Jo se kursejnë.-mendoi Vani. Mirëpo  edhe i  qe bere zakon, se kur pinte nga xhepi i vet, sikur edhe kursehej… duke e pirë nga pak e pak.

 

-      Dale mo! Ku i shpie këto kupa? - iu drejtua kamerierit, Gerti. Dhe ndërsa Llazka e Gerti po debatonin miqësisht, Vani e tërhoqi nga vetja kupën që i sollën. Atij nuk i interesonin ato që thuheshin.Ndërsa vazhdonte muhabeti, kupa e tij kishte zbritur një gisht poshtë mesit. Me të vërtet safi rrush ishte. Jo se Vani e njihte si mjeshtër, por se për të, cilado raki kishte “faqen e vet” dhe atij i pëlqente. Gerti kishte kohë që e kishte marrë fjalën dhe po i pyeste e po i prralliste korçarët, duke ua u bërë qejfin në çdo gjë.

 

-Në këto punëra… është qerata i madh! - mendonte Vani.

 

-  Po me ata enveristët e m… ç’bëni mo? - i pyeti fare papritur Gerti, -  Me ata qelbësirat, komunistët, ata banditët që… na kanë pirë gjakun, na kanë pirë! - Vani ngriu. U shashtis dhe, sikur t’i kishte rënë tavani i asaj kafeneje sipër kokës, e  ngriti lart e me avash kokën. Ndjeu një si dhembje.

 

-  “Mos më bënë gjë veshët? - pyeti veten, - Ki im kushëri foli këto… dhafe? Jo mo, dale një herë!” - i dha kurajo vetes për të dëgjuar më mirë, por dhe për të qenë i… duruar, si e kishte porositur i kushëriri. Gota dhe dora bashkë me të zuri e po i dridhej si purteka në ujë. Po e shtrëngonte fort-fort atë. Pa vetëdije.. pyeste: “E dëgjova mirë kur foli? Si tha mo, si tha?” - Pyeste e pyeste… kur i kushëriri  mori një superxhiro që Vani nuk e priste.

 

-  Bodh i kemi duruar ata qënër! Pesëdhjet vitra mbi shpinë i kemi mbajtur. Të rrinë urtë tani, ndrishe o t’ua shtipim kokën..! - po u fliste atyre sikur të kishte shumë hesape të vjetra me komunistët. Vanit iu ndezën ato të tijat.. ”kandeletat”,  si thoshte shpesh kur nxehej. Rrallë i hipnin, por kur i vinin ato në gradhon që e quante ndezje të tyre, nuk mbahej. I kishte ndodhur kur “balashët “ thyen bustin e Enverit  tek Bregu i Kinemasë. I kishte quajtur “të ndërkrier”, kur thyen gurin në copa dhe  uluritën sa si nuk plasën,  tek ai sheshi i qytetit.

 

- “Ki m’i bëka këto dhafe mo?” - pyeti veten i habitur. Shtangu dhe nuk po e merrte veten. Nuk kishte më pikë dyshimi që ato fjalë i kishte nxjerrë nga goja i kushëriri, djali i dajos së tij, dora vetë.Ai i shikonte dhegati sa nukpelciste nga marazi.Ishin  shume djem te familjeve komuniste  dhe me punera temira fare ne sisetmin qe e shanin.Ca edhe nga te soit te Enverit.Vani asgje nuk  e kishte patur

 

-  “Gjuhëthari im i foli të tëra këto? Është në metro ki mavri sot? Iku nga mendtë ki? Ç’pati damllamadhi që më lëshovi këto tani? Po për këto punëra më more mua me vete more, që të marrtë kalqinua? U bën qejfin këtyre m…. apo e ka me tërë mend?” - sikur deshi ta justifikonte. Priti me gotën në dorë duke shtrënguar dhëmbët.

 

-  Po ja mo, si të bëjmë me ta? Të bëhemi edhe neve në syfetin e tyre? Po ç’ne o! Si bënë ata me ne, sikur nuk vete mbarë bre! Nuk ua themi kaq hapur fare… por nuk i afrojmë këtej. Ua kemi vënë kufirkën ke thana! - foli rëndë-rëndë shoku i Llazkës.  Mbahej si më me pozitë. - Le të rrinë aty ku janë dhe të mos na përzihen në punët tona… Në punët e shtetit. Çorap i kishin bërë. Boll e mbajtën ata për 50 vjet. Boll na kanë bërë gjëmën. Nuk u ngopën kurrë me ne, me sërën tonë. Me ajkën e kombit, bre! Po kishe hair nga rrjepacakët o? Ata, ato do bënin. Ato që na bënë. Se ashtu dinin. Po nuk do bëjmë edhe ne si bënë ata. Nuk jemi një sua me ta.

 

-  Ju bënë pak mo, që ju thafshin si u janë tharë atire të mive! - foli duke sharë nëpër dhëmbë Vani.

 

-  Qelbësirat! - shau Gerti. - Tani e kemi ne. Ta mbajmë edhe ne aq sa ata… pa pastaja shohim e bëjmë, - foli si një njeri që i kishte të gjitha në pëllëmbë të dorës.

 

-  Biruni qenave, se na kanë rrjepur! Njësoj janë edhe ata si ai qelbësira, babai i tyre, Enveri, ai që na mori shpirtin... !

 

 - Do ta kish vazhduar edhe më tutje Gerti. Por plasi! Vani nuk u përmbajt më. Gota sikur po i përvëlonte dorën. Bota e gjithë.. i erdhi rrotull, pa e mbaruar një kupë akoma. U hakërdis! Njeriu që u fliste atyre të dyve, nuk i dukej më Gerti, kushëriri i tij, po një armik me të cilin duhej të ndeshej për jetë a vdekje.

 

- “Të flasi ki ...m..., sikur të mos kishte qenë ai, por ata përballë! Flet si të ishte një i vuajtur, i kalbur burgjeve, një që kishte qenë… në thikë e në pikë me.. enveristët! Emërallah!” – mendoi. Nuk duroi dot më. I erdhi si e përzier. Do ta nxirrte se s’bënte. Përpara iu bë se kishte “balashin e balashëve” dhe ia plasi në sy të shokëve të tij korçarë:

 

-  Ç’të ka bërë Enveri, ti mo, m…? - iu drejtua  Gertit. - Familje dëshmori, heroi , me shume akoma!  Dhe ke dy orë që po na çan b… ”Qelbësirat”, më thua për komunistët. Poja mo, unë nuk kam qenë komunist! Ashtu jam unë, mo birbo? Ke parë të keqe na mua, ti mo zagar? Po na Partia mo? Nga Enveri të gjeti gjë tija?  Në shkollë të shpuri e me shkollë të lartë të bëri… Se iu lut mamaja ime e hadhua tënde. Atij që ma shan sot zotrote. Ishe e je akoma nip heroi, mo zarbo! Pa ku ishe ti për shkodhë mo! Të bëri doktor, ti, që as për opingar nuk ishe. Nuk lije fole pulash pa trazuar. Ti që më ishe i rrugëve, mo. Po nuk ishe ti që më çave, mender b… e m’u lute me ditë të tëra sa të dhashë atë rekomandimin, për të hirë në atë partinë e keqe..  që ma shan se të do ajo e pasmja, sot! E shan se ta do puna e atij biznesit të mavrisur tëndit dhe… të këtyre të… kadhëpit tënd.. - desh t’i thoshte, por e mbajti në dhëmbë.

 

    - Ua do puna dhe o burra! Gurë mbi komunistët e varfër. Mirë mbi Enverin, se u ka bërë këtire, pa ç’të bëri ty? Ty, si djalë të vetëm të ka mbajtur. I vetëm ke qënë, po më mirë e vetme të kishte mbetur ajo dajesha ime! Gurë mbi mua! Jo se edhe unë kam qenë komunist. E kush pa surrati tënd! Juve që akoma nuk ju ka thënë gjë njeri “punambarë”!. Sikur na erdhët nga një botë tjetër, juve mo. Ke kaqe vite doktor e s’mësove gjë tjatër,  gjë prej gjëje për.. detirën, për të shëruar të sëmurët mësove atëherë pako gjë. Tani që ju erdhi mu në kthesë, mu në atë qejfin tuaj, në dëshirën për ta rrjepur rehat këtë mavrinë popudh mo… mësove mirë fare. Për të sëmurur të shëndoshët. Pika ti dhe pika mua që o përfitoja gjë të mirë nga ti..! Ti me gjithë këta të tutë…! Pika demokracisë, që mpreh dhëmbadhët të përtipi gjë na juve! Ju plasni dhe gurin mo, jo më njeri mavrinë!

 

    Po të tëra të këqijat, Enveri i paska bërë mo? Nuk ka pasur këmbë burri, këmbë njeriu tjatër në këtë vend? Ku janë mo sot, tërë ata që kanë ngrënë e pirë në këtë vënd e nën hijen e atij shtetit? Që.. thoni  e flisni sikur na e mbajtët ju, një gjismë shekulli në kurriz.  Ti je jashtë dadhakëve mo! Na dodhët ju dhe e shpëtuat këtë vend. I vutë flakën i vutë! Gjë nuk lini pa grepur. E  të tëra ia hidhni atij. Mirë mo, e morëm vesh, të tëra ai i paska pasur fajet. Po edhe sa o ta shani, o? O justifikoheni me Enverin, tërë jetën që ju ka mbetur? Mirë këta mo, po ti ç’hu kërkon? Haram të gjitha! Haram gjakun e xhaxhait mo haramsëz! Mo gjakprishur! Ai me shokët ra dëshmor e ti më tadh larën e fëdhiqur tënden. Tadhet me luftën e tire, surrati tënd! Uuu! Hapmu o dhe’, se o futem i gjadhë brenda! Ti mo, se këta të shkretët nuk folën gjë. Kot ju flas edhe këtyre. Këtyre u takon të thonë gjëra për atë, gërmadhën tim, Enverin. Kanë plot për të thënë dhe flasin më pak se ti.. Flisni mo për së mbari. Ajo që vate nuk vjen më, nuk ngjadhet kurrë! Punën, punën ku ma keni? -

 

E  zbrazi tërë atë lëmsh që i kishte mbetur kushedi sa kohë në grykë dhe sikur u lehtësua. Ua zbrazi me një frymë.

 

-  Lena mo, Vani, po pije atë helm e helmoju tani! T’u hap barku për Enverin, ti! Për  Enver katilin! - i foli ashpër Gerti. Mirëpo Vani ishte bërë meit.

 

- I kanë kërcyer.. ato të tijat. Është enverist i pandreqshëm! Autokinemaja dhe Enveri kanë qenë tërë jeta e tij, - u foli si fajtor miqve të tij.. Edhe ata ishin zverdhur. Gertin e dinin me rrjedhë nga familje e persekutuar. Ai ashtu u ishte paraqitur gjatë një seminari. Kurse ai na qenkej nip heroi. Familje komuniste denbabaden. Asnjë nuk po fliste, ndërsa Vani kishte lëshuar gotën e boshatisur dhe kishte dalë jashtë. Ecte drejt vendit ku kishte parkuar makinën dhe  bluante veten.

 

-  “Të kisha.. thyer këmbët e mos të kisha ardhur për të dëgjuar  p… e këtij zuzarit….!” - foli nëpër dhëmbë.

 

- Sasia e alkoolit e  bëri të vetën, - foli me gjysmë zëri Gerti. Por Vani, nuk e  kishte nga pija. Ai vërtet nuk kishte para, nuk kishte punë e nuk po bënte prokopi, por ishte i tillë që e nxirrte ç’hynte brenda. Dhe e thoshte si e tha, me një çiltërsi të habitshme. Duke hedhur edhe shpresën tutje. Se dhe kjo shpresë që ngjalli Gerti, mori fund përfundimisht. Vajti edhe shpresa e tij e vetme. Do endej pa një lek në xhep. Nuk do të mund ta bënte dot prokopinë që ëndërroi ato ditë

 

- “Me të tidhët, si kushuriri im, jo unë, po as Shqipëria nuk o bëjë prokopi. Kurrë! - fliste me vete duke ikur kokulur drejt vendparkimit të ”gërmadhës”. - Bëhet me Gertin prokopi? Këta vetëm kthesa presin. Njerëz të kthesave! Të pritave! Kurrë hajër me të tidhët! Popudhi kërkon qetësi e punë dhe ki… tadh larën. Jo Enveri ashtu, Enveri kështu. Vate Enveri, si gjithë ata që kanë ikur nga kjo botë.  Të pasmit ç’bëjnë e ç’do na bëjnë. Ju bën qejfin këtire mavrive. Pika dhe këtire që e besojnë. Ah kaur, kaur… që kërreve kalemin!” - thirri për të fundit herë, kur hapi derën e makinës e hyri brenda. 



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx