Kulturë
Halit Bogaj: Hard Times / Kohra të vështira (1975)
E diele, 26.09.2010, 07:39 PM
HARD TIMES/KOHRA TË VËSHTIRA/1975/
Nga Halit Bogaj
Filmi ‘’kohra të vështira’’, i regjisorit Valter Hil, është ndër krijimet më të bukra filmore të aktorit Çarls Bronson.
Flmi bën fjalë për Krizën ekonomike të viteve tridhjetë në SHBA, kur njerëzit nuk kishin kushte për jetë ndaj duhej të merreshin me veprime të llojllojshme për të ekzistuar.Njëri ndër personazhet kryesore të filmit’’Hard Tajms’’është edhe z.Çejni/Çarlls Bronson/ i cili duhet të merret me boksin ilegal për t’u ndeshur me boksierë të tillë dhe për të fituar sadopak për jetë. Ai ishte i panjohur për rrethin dhe askush nuk e dinte se nga vinte përveç që një ditë prej ditësh zbret nga treni që kishte ardhur në atë qytet.Në film nuk mund të mësojmë asgjë për historinë e tij të kaluar jetësore.Ai që nga fillimi e deri në fund mbetet i panjohur për shikuesin.Aftësitë e tij për t’u ndeshur në ringun ilegal janë të jashtëzakonshme të cilat na bëjnë të dyshojmë se ai vërtet kishte qenë një profesionist i pashoq i atij lloji sportiv.Sidoqoftë ai vazhdimisht na bën kurreshtar .Gjithashtu bindemi se sa më tepër që shkëlqen në këtë film , na duket se njëmend ai ishte i lindur për atë rol, të cilin e interpreton disa vjet më vonë se disa filma paraprakë fenomenal, siç ishin’’!7 madhështorët’’,’’Ikja e madhe’’dhe’’Na ishte njëherë në Perëndimin e egër’’në të cilin e njohim si ‘’Harmonika’’: Pra na duket se ishte i krijuar për’’ Tipin e Luftëtarit të rrugës’’të cilin e realizon në një moshë të pjekur artistike, kur pas vetes kishte role shumë të fuqishme nga regjisorë të njohur si: Xhon Starxhes, Serxho Leone dhe disa të tjerë. Me shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme luftarake ai përfiton zemrat e shikuesve dhe adhuruesve të shumtë filmorë, sidoms të atyre që ishin mësuar të mahniteshin me rolet e fuqishme të Çarls Bronsonit të tyre.Filmi u bë një bestseler i vërtetë i atyre viteve dhe shikohej me të madhe kudo që shfaqej.Ishin vitet kur kinematografia amerikane kishte filluar të binte në një krizë të prodhimit të filmave të mirë por duke iu falenderuar ‘’Kumbarës’’I dheII dhe disa filamve të tjerë sikur ky për të cilin e kemi këtu fjalën, ajo filloi sërisht të ngjitej shkallëve më të larta.Në këtë film/ në rolin e menaxherit të tij/ paraqitet edhe aktori tjetër i shquar Xhejms Koburn, edhe ky i njohur nga filmat’’12 madhështorët’’dhe’’Ikja e madhe’’në të cilët aktroi së bashku me Çarls Bronsonin.
Në këtë film është e paharruar lufta nëpër rrugët e fshehura, nëpër kantiere, bodrume dhe salla të tjera të strehuara ku mblidhen njerëzit për t’i parë skenat e mundismshme dhe të përgjakshme.Aty nuk ka mëshirë, por vetëm frikë, tmerr, panik nga kundërshtarët e shumtë të cilët nuk zgjedhin mjete për t’i arritur qëllimet e tyre finale.Pra edhe me këtë film Bronson mbetet njëra ndër figurat më legjendare të artit filmor amerikan i cili na dhuroi një rol të paharruar dhe të paparë të cilin e kan lakmi shumë aktorë nga bota e filmit.Ai edhe këtu ishte fjalëpak, si në shumë filma të tij antologjikë, por kursimi i fjalëve të tij na bën që të mendojmë shumë për atë njeri të famshëm të artit të shtatë i cili na dhuroi kryevepra kulminante gjatë karierës së tij të gjatë artistike.Emri i tij i nderuar ka bërë shumë për artin filmor amerikan, duke lënë pas vetes role ineteresante edhe të hakmarrësve individualë ndaj së keqes dhe të padurueshmes. Atë e mbajmë mend edhe me rolin fenomenal të arkitektit Pol Kerzi i cili hakmerret për vrasjen e gruasë nga një bandë rrugaqësh amerikan.Dhe duke pasur sukses të madh me filmin e parë’’Pol Kerzi nuk falë’’kineastët amerikanë i vazhduan edhe katër pjesë të tjera në të cilat Bronson luan rolin kryesor, duke arritur sukses pas suksesi me ata filma dhe me shumë të tjerë.
Filmat e tij shpeshherë janë spektakularë, pikërisht me veprimet e tyre heroike /ashtu siç është edhe filmi të cilin e kemi në shqyrtim/.
Në këtë film shkëlqen në mënyrë madhështore edhe Xhejms Koburn në rolin e menaxherit Spid i cili bën një lojë të paparë dhe krijon një personazh me imazh të paharruar.Edhe emri i tij i ndritur mbetet në kujtesë të përhershme për çdo shikues. Atë e kujtojmë sidomos se si nxirret nga situatat e rrezikshme në të cilat bie shpeshherë në rrugëtimin e tij për të gjetur ‘’luftëtarë’’në profesionin ilegal për të cilin bëhet fjalë në këtë film. Gjatë aktrimit të tij origjinal ne na duket se ai vërtet ka lindur dhe ka jetuar në një rreth të tillë të krizës dhe depresionit amerikan nga i cili nxirret me një mjeshtëri të rrallë dhe të jashtëzakonshme.Në film gjithashtu mësojmë dhe bindemi gjithsesi se Spid dhe Çejni i duhen doemos njëri tjetrit , të cilët nuk mund të veprojnë kurrsesi të vetmuar, përkatësisht pa përkrahjen dhe ndihmën reciproke.Çejni në fund të filmit prapë zhduket në errësirë me trenin me të cilin kishte ardhur.
Filmi është një himn i cili u kushtohet luftëtarëve të rrugës, duke mbetur kështu një vepër kolosale filmore e cila është realizuar ndonjëherë në artin kinematografik.Dhe është interesant se sa më tepër që e shikojmë na tërhjek edhe më shumë.