Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - L
E shtune, 25.09.2010, 03:24 PM
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
L
LABIRINT-I
E FUT NË LABIRINT dikë dikush fr. fol., iron.- e fut, e ngatërron keq në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron kot së koti dikë dikush në një punë a çështje të vështirë. (FGJSSH f. 933). S. shih sin : e fut në baltë dikë dikush
HYN NË LABIRINT dikush fr.fol.,iron.- ngec, ngatërrohet në një punë dikush pa qenë nevoja , i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli , i hyn një pune shumë të vështirë dikush. (FGJSSH f. 933). S. shih sin : futet në baltë dikush
LABOT-I
BËHET LABOT dikush fr.fol.,id.-1. zverdhet, zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) nga frika, nga tronditja, nga sëmundja, habia etj. dikush. (FGJSSH f. 934, JTH-FFGJSH f. 246). S. shih sin : bëhet dhe (në fytyrë) dikush. 2. dobësohet shumë, së tepërmi dikush, tretet dikush. (FGJSSH f. 934). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
LABOT I EGËR fr.em.,fj.,bot.- bimë barishtore e ngjashme me laborin, por me gjethe më të vogla, që rritet deri në
LACEK-U
LACEK I VESHIT fr.em.,ftill., anat.-pjesë e butë në fund të veshit, ku varen vathët. (HËPA-K f. 210). S. bulë e veshit
LAC/ËR-RA shm.LACRA-T
BËHET LACËR dikush fr.fol., met.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, thahet e teret dikush, bie, hiqet shumë nga shëndeti dikush. ( FGJSSH f. 934). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
LAÇK/Ë-A
*ME LAÇKA E ME PLAÇKA, ME LAÇKË E ME PLAÇKË fr.ndf., iron.- me të gjitha ç’ ka në shtëpi, me gjithçka që ka (me radhë), me çdo gjë, me krejt(me radhë), pa lënë asgjë mangu fare. (FGJSSH f. 85, 875, 934, 981, 1713, 1927, RAHY f. 43).- Bo-o-Bo!U fika me laçkë e me plaçkë. I lava duart nga çuni! (AABD-NJ f. 52). S. shih sin: me arë e me megjë
*E BËN LAÇKË diçka (një rrobë etj.) - e shqyen, e gris keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush. (HV f. 324).- Por, pantallonat, opingat e çorapët, jo vetëm që i bëmë laçkë, por edhe copë (SS-F f. 69). S shih sin:
e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush
LAFSH/Ë-A
BËHET SI LAFSHA E GJELIT dikush fr.fol.,krah.- 1. skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mër-dhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 606). S. shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush. 2. inatoset shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 934). S. shih sin : plas si bufi dikush
E KA LAFSHËN TË MADHE dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mburret shumë dikush, krekoset dikush. (FGJSSH f. 934). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
LAFSHË GJELI fr.em., bot.- bimë barishtore me kërcell e me gjethe në ngjyrë të kuqërreme dhe me lule të kuqe , të ngjashme me kreshtën e gjelit, e cila rritet nëpër kopshte e lulishte për zbukurim. (FGJSSH f. 934).
E NGRE LAFSHËN PËRPJETË dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mburret shumë dikush, krekoset dikush. (FGJSSH f. 934, 1249, 1458). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
I RRITET LAFSHA dikujt fr.fol.,iron.- bëhet mendjemadh dikush, mbahet më të madh dikush, krekoset, kacagjelohet dikush. (FGJSSH f. 934,1705). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
SKUQET SI LAFSHA E GJELIT dikush fr.fol.,krah.- 1. skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mërdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 606). S. shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush. 2. inatoset shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 934). S. shih sin : plas si bufi dikush
I VARET (IU KA VARUR) LAFSHA dikujt fr.fol.,iron.- i ikën,i del kontrolli i situatës nga dora dikujt,nuk i shkon, nuk i ecën më, nuk i zë vend fjala dikujt, nuk i mbetet më fuqi, pushtet ndikimi dikujt, nuk është më i aftë, i zoti dikush për të ndikuar te të tjerët, s' ka më autoritet, ndikim te të tjerët dikush , s’ ka më fuqi, pushtet të urdhërojë dikush, s’ ka fuqi më të ndikojë te të tjerët dikush, s’ e ka më fuqinë a pozitën e mëparshme dikush. (PETZE-TRO-I f. 198). S. shih sin : i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
LAG
E BËN LAG E KORR diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e bën, e kryen, e punon shkel e shko, keq, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush. (BETA-SITA-TIR f. 232). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
LAGËSHTIRË/A
I HYN LAGËSHTIRA diçkaje (kashtës) fr.fol.,fj.- bëhet e lagët,e lagësht diçka (kashta etj.), lagështohet, ritohet (kashta etj.). (FGJSSH f. 936). S. shih sin : merr lagështirë diçka (kashta etj.)
*MERR LAGËSHTIRË diçka (kashta etj.) fr.fol.,fj.- bëhet e lagët,e lagësht diçka (kashta etj.), lagështohet, ritohet (kashta etj.). (FGJSSH f. 936).-Lëkura e dajres, me sa dukej, kishte marrë lagështirë dhe tingëllonte me zor. (ZIÇE-TZ f. 332). S. i hyn lagështira (ritybeti) diçkaje (kashtës etj.) ; merr ritybet diçka (kashta etj.)
LAGU
LAGU SOT E RRUHU MOT fr.fol., iron.- 1. e bën diçka shumë ngadalë, me përtesë të madhe, përton shumë të punojë dikush. (FGJSSH f. 935).S.shih sin : është dembel Stambolli (dembel i Stambollit) dikush.2. puno, vepro kot. (FGJSSH f. 935). S. shih sin : prit gomar të mbijë bar
LAGUR
E RRUAN PA (U) LAGUR dikë dikush fr.fol.,iron.- e lë pa gjë dikë dikush, ia merr, ia rrëmben, ia grabit gjithçka, të gjitha dikujt dikush, e rrjep mirë e mirë dikë dikush, nuk i lë asgjë nga pasuria dikujt dikush, e lë pa asnjë mjet jetese dikë dikush. (FGJSSH f. 935) . S. shih sin: e lë biçak dikë dikush
TË RRUAN PA (U) LAGUR dikush fr.fol.,iron.- është batakçi, dinak, dredharak i pashoq dikush, është mashtrues i madh dikush, të mashtron e të gënjen me dredhi, me djallëzi, me të pabesë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, ta hedh fare dikush. (FGJSSH f. 935, FUSH f. 371). S.shih sin : të ha babanë në vesh dikush
LAGJIN-I
BËHET LAGJIN (në fytyrë) dikush fr. fol., meton.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mër-dhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 936). S. shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush
ËSHTË LAGJIN I KUQ dikush fr.fol. ,ftill.- është shumë i kuq, është i kuq së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 936).
LAHET
LAHET E LYHET dikush fr.fol.,iron.- lëvyret, laritet, lajkatohet dikush, sillet me përulje dikush, bëhet lajkatar e servil dikush, e ul veten tepër dikush. (FGJSSH f. 936, 1030). S. bëhet ligavi dikush ; bëhet si maçoku i avdeshanëve dikush
I LAHET E I LYHET dikujt dikush fr. fol., iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush
LAHUT/Ë-A
LAHUTË E BUTË fr.em.,met.,muz.- këngë lirike. (FGJSSH f. 203). S. shih sin : këngë e butë
E VË NË GRYKË TË LAHUTËS dikë a diçka dikush fr.fol.,iron -e tall, e përqesh, e gazton, e qesëndis, e thumbon, e shpotit, e çejnon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 937). S. shih sin : bën allatkë me dikë dikush
LAJK
BËHET LAJK për diçka dikush fr.fol., id.- e meriton, e ka hak diçka (një dënim etj.) dikush. (VDE-G-I f. 187).
LAJK/Ë-A shm.LAJKA-T
I BËN LAJKA dikujt dikush fr. fol., iron.-1. e ledhaton, e merr me të mirë dikë dikush (për të përfituar diçka a për ta mashtruar), e lajkaton, e lajkatis dikë dikush, i laritet, i lajkatohet, i lëvyret, i lëpihet dikujt dikush, i përshpirtet, i përlëkuret, i lëvaret dikujt dikush. (AXH-XLI f. 176, FGJSSH f. 132, 938). S. shih sin: ia kreh bishtin dikujt dikush; e merr me dhele dikë dikush.2.bën, shkon, vepron , punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive e kërkesave të dikujt, ia plotëson dëshirat, tekat, kërkesat, porositë a qejfin dikujt dikush. (FGJSSH f. 1580).S.shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
I BËN LAJKA E PAJKA dikujt dikush fr.fol.,iron.- i bën lëvdata të pamerituara dikujt dikush (me qëllim për ta mashtruar a për të për-fituar diçka prej tij). (HKA-KR f. 160). S. shih sin: e merr me dhele dikë dikush
LAJKË E PAJKË fr.em.,iron.- lëvdatë e pamerituar që i bëhet dikujt për ta mashtruar ose për të përfituar diçka prej tij. (HKA-KR f. 160).
E MERR ME LAJKA dikë dikush fr.fol.,iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush,e lajkaton dikë dikush. (FGJSSH f. 938). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush
LAJL/E-JA shm.LAJLE-T
E BËN ME LAJLE E ME LULE diçka dikush fr.fol., meton.- e lajlon, e zbukuron me vija, me vizatime, me të qëndisura të ndryshme diçka dikush. (FGJSSH f. 938). S. e bën lëmë më lëmë e hënë më hënë diçka dikush
ME LAJLE E (ME) LULE fr.ndf.,meton. - me zbukurime të ndryshme, me shumë të qëndisu-ra. (FGJSSH f. 938, 1020).
LAJM-I
I ÇON LAJM dikujt dikush fr.fol.,fj.-e lajmëron,e lajmon dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i çon fjalë dikujt dikush
I DËRGON LAJM dikujt dikush fr.fol., fj.-e lajmëron,e lajmon dikë dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : i çon fjalë dikujt dikush
*DHËNIE E LAJMIT fr.em.,fj.- lajmë-rim, njoftim.- Për TVSH-në rëndësi kishte thjesht dhënia e lajmit se në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtarët e lartë të Zyrës së Kosovës në Tiranë. (ABDBAL te : KOM nr. 5, 16. 02.
*MERR LAJMI DHENË (DHEUN) fr.fol.,ftill.-përhapet lajmi me të madhe, përhapet gjithandej, kudo lajmi, merret vesh, mësohet, dëgjohet, nga të gjithë lajmi, e marrin vesh të gjithë lajmin.- Lajmi, me sa dukej, kishte marrë dhenë. (DHSSH-MY f. 359). Lami për vdekjen e e dikujt saora merr dhenë dhe dëgjohet në të katër anët e botës... (MEME-MON f. 227). Ata do ta marrin vesh se ke ardhur. Nesër lajmi do të marrë dhenë. (PARB-V f. 389). Lajmi mori dhenë e i shkoi priftit në vesh. (PARB-V f. 395).Lajmi për këtë vdekje të çuditshme mori dhenë. (XHHA-Z f. 52). Lajmi i mirë mori dhenë. (TESEL-GJP f.190). Ajo u gjet dhe lajmi mori dhenë. (MEKA te: R, 10.V.
*I VJEN LAJMI dikujt për diçka fr.fol.,fj.- lajmohet, lajmërohet, njoftohet dikush për diçka.- Po atë ditë i erdhi lajmi se burri i qe vrarë në të hyrë të Sheperit. (ZSA-VL-
LAJMËRIM-I
BËN LAJMËRIM(IN) dikush fr.fol.,fj.- lajmëron dikush. (FGJSSH f. 134).
LAJMOR-I
I BIE LAJMORIT dikush fr.fol.,iron.- flet kot më kot dikush. (JNU-FPM f. 137). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
LAJMOS-I
BËN LAJMOS dikush fr.fol.,id.- nuk lë gjë pa bërë dikush për t’ ia arritur qëllimit a diçkaje), bën çmos dikush. (JNU-FPM f. 137). S. shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej)
S’ DI LAJMOS dikush fr.fol.,id.- s’ ka durim dikush. (JNU-FPM f. 137). S. shih sin: e zënë të dhemburat dikë
LAJTHI-A
LAJTHI AHU fr.em.,fj.,bot.-farat e drurit të ahut. (HXH-T f. 116).
LAJTHI E EGËR fr.em.,fj.,bot.- lloj lajthie që rritet më shumë se lajthia e zakonshme dhe që kokrrën e ka të fortë e me damarë. (HXH-T f. 116).
LAK-U
I BËHET LAK NË FYT (NË GRYKË) buka etj. dikujt fr.fol.,id.- nuk mund të hajë më (bukë) dikush, nuk i hahet më (buka) dikujt (nga një lajm i hidhur a tragjik, nga neveria, nga sëmundja, nga ngashërimi, nga hidhërimi etj.), mezi e kapër-din bukën e ushqimin dikush, nuk i hahet (buka a ushqimi) dikujt ngaqë është i mërzitur, i shqetësuar, i ngashëryer a i pikëlluar, i pritet të ngrënët, ngrënia dikujt (nga një lajm i hidhur, nga neveria, nga sëmundja etj.). (FGJSSH f. 940). S. shih sin: i bëhet bas në fyt (në grykë) buka dikujt
BËN LAK fr.fol.id.- 1. (muri etj.) nis të shtrembërohet, të lakohet më një anë (muri, dërrasa, druri etj.), shhtrembërohet, lakohet, kulet, kulnon, priret, mrinjohet, hepohet më një anë (muri, druri etj.). S. shih sin : bën bark muri etj.2. (rruga, lumi) lakohet, shtrembërohet (rruga, lumi), nis të shtrembërohet, të lakohet (rruga, lumi), bën gjarpërime, gjarpëron (rruga, lumi). (FGJSSH f. 134). S. shih sin : bën bërryl (rruga, lumi)
E BËN LAK (fillin, litarin) dikush fr.fol. ,id.-e shtrembëron, e dredhon, e lakon diçka dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : e bën bërryl diçka (fillin, litarin) dikush
*I BËN LAK diçkaje dikush fr .fol., id.- i bishtëron, i leqon, i dredhon,i largohet, i shmanget diçkaje dikush. (FGJSSH f. 940, 965). - Ke thënë haxhi, bëhu burrë e mos i bën lak! (RK te: JR nr.3/ 1978 f. 386). S. shih sin : i bën bisht diçkaje dikush
BIE NË LAK dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (keq, rëndë) dikush, ia hedhin keq dikujt, bie në një gabim dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : bie brenda (me këmbët e tij) dikush
IA BIE LAKUN NË FYT (NË GRYKË) dikujt dikush fr.fol.,id- e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon, e ngushton shumë, pa masë dikë dikush, ia mbledh keq dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush
I DEL LAKUT dikush fr.fol.,meton.- shpëton dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: (e) shpëton kryet dikush
I DREJTË SI LAKU (NË THES) fr.mb.,iron.- dredharak, gënjeshtar e mashtrues. (FGJSSH f. 940). S. shih sin: i drejtë si drapri
ËSHTË ME LAK NË FYT (NË GRYKË, NË QAFË) dikush fr.fol.,meton.- është në gjendje shumë të vështirë dikush, është në shtrëngesë, në shtrëngicë të madhe dikush. (SUAH-SHPPG f. 87, MIHO-DI f. 175). S. shih sin: është në angështi dikush
ËSHTË LAK E DY FIJE dikush fr.fol., id.- është shumë i sëmurë dikush, është i sëmurë rëndë dikush, është në gjendje të rëndë shëndetësore dikush. (HAFSHE-DI f. 178). S. shih sin : është me grurë në gojë dikush
E FRYN NË LAK TË KËMBËS dikë dikush fr.fol.,id.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (HXH-2/
E FUT NË LAK dikë dikush fr.fol.- 1. iron.- ia punon me të pabesë, me dredhi a me mashtrim dikujt dikush, e mashtron, e gënjen dikë dikush. (FGJSSH f. 940, 1929, 2062).S. shih sin : ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush ; ia thyen arrat dikujt dikush. 2. meton.-e zë shumë keq, shumë ngushtë dikë dikush,e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush, e m bërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë. (FGJSSH f. 1929, 2062). S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush
HA LAK E LËMSH dikush fr.fol.,iron.- ha shpejt e shpejt dikush, ha me shumë nxitim dikush. (FGJSSH f. 940, 979). S. shih sin : ha bukë me grushte barkut dikush
E HEDH LAKUN dikush fr.fol.,id.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një pengesë, një rrezik, një fatkeqësi dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : del mb’ anë dikush
IA HEDH LAKUN NË FYT (NË GRY-KË, NË QAFË) dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e detyron dikë dikush për të bërë diçka a për të vepruar si do vetë a sipas diktatit të tij, e detyron të bëjë diçka dikë dikush me zor, me dhunë. S. shih sin : e bën (sa) të hajë bar dikë dikush. 2. e mbërthen mirë dikë dikush sa s’ ka nga të lëvizë, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e vë në gjendje shumë të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 940, 1584, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush
IA HEQ LAKUN dikujt dikush fr.fol., meton.- e shpëton dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, kritike. (BQ-DSH). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush
TË HEQ LAKUN E OPINGËS dikush fr.fol.,iron.- është hajn i madh dikush, është hajn i pashoq, i regjur dikush. (JBALL-KOR f. 196). S. shih sin: s’ lë dry pa çelur dikush
JEP LAK diçka (muri, druri etj.) fr.fol., id.-lakohet, shtrembërohet, epet, kulet, kulnon, përkulet (muri etj.), nis të shtrembërohet, të lako-het, të epet, të përkulet më një anë (muri, dërrasa, druri etj.), shhtrembërohet, lakohet, kulet, kulnon më një anë (muri etj. ). (FGJSSH f. 940). S.shih sin: bën bark diçka (muri etj.)
I JEP LAK diçkaje dikush fr .fol., id.- i bishtëron, i largohet, i shmanget diçkaje dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : i bën bisht diçkaje dikush
E KA LAKUN NË FYT (NË GRYKË, NË QAFË) dikush fr.fol.,meton.- 1. i kërcëhohet, i kanoset rreziku dikujt, kërcënohet, kanoset (vazhdi-misht) dikush. (SKDO f. 355). S. shih sin : i rri druri mbi kokë dikujt. 2. është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë ngushtë dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : është në angështi dikush.3. është në rrezik shumë të madh jete dikush. (FGJSSH f. 1008, 2065). S. shih sin: i ka të shtatat në brez dikush
E KALON PA LAK E PA GJAK diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,meton.-e bën diçka (një punë etj.) shpejt e mirë, me lehtësi e pa mundim, pa kokëçarje dikush. (MIHO-DI f. 175).
*I KAPUR KEQ NË LAK fr.mb.- i zënë shumë ngushtë, që nuk ka nga t’ ia mbajë.-Rri strukur si një i rrahur frushkullimash,/ si shpend i rrejtur, kapur keq në lak ! (ASDR-VP f. 154). S. i zënë ngushtë ( pisk)
IA KËPUT LAKUN fr.fol.,met. 1. (dikujt dikush) ia mbaron,ia kryen,i ia ndreq disi a në mënyrë fatlume (një punë etj.) dikujt dikush. S.shih sin : i bën çare, ia bën çaren dikujt dikush. 2. e ndihmon dikush dikë të dalë nga gjendja e vështirë, kritike, e ngushtë, nga një hall , nga një e keqe, nga një krizë a nga një vështirësi, e shpëton dikë dikush nga një vështirësi, nga një gjendje e vështirë, nga një hall i madh a nga një e keqe. (FGJSSH f. 940, 1542). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush ; e çon nga balta dikë dikush
NUK TA KËPUT LAKUN dikush fr. fol.,iron.- nuk të ndihmon dikush, nuk të bën mirë dikush. (MAH-FKPG-II f. 67). S. shih sin : nuk të nxjerr në breg dikush
LAK E FYT fr.ndf.,id.-1. me tërë fuqitë, me të gjitha mjetet e mundshme, duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë, me shumë sakrifica. S. shih sin : bot e bir (bjerë). 2., me shumë vuajtje, me shumë mundime, me vështirësi e me mundime të mëdha. (BQ-DSH). S. shih sin : bot e bir (bjerë)
LAK E GJAK fr.df.,id.-1. me përpjekje të mëdha, me të gjitha mundësitë, me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjitha mundësitë, me shumë sakrifica. S. shih sin : bot e bir (bjerë). 2. me mundim të madh, me vështirësi e me mundime të mëdha. (BQ-DSH). S. shih sin : bot e bir (bjerë)
LAK I KËMBËS fr.em.,id.-anë e brenshme e gjurit të bagëtisë. (HXH-2/
*LAK MË LAK fr.ndf.- Por, qe, tash ne u kapëm në cak: / gjatë Parnasit mjaft më ke rrekur/ mriz e në mriz e lak më lak: / këngës këtu spiku tash do hequr. (GJF-LM f. 508).
LAK I QAFËS fr.em., id.-tërkuzë që mbanin gratë për ngarkesë. (FGJSSH f. 940, 1584).
E LIDH LAK diçka (perin etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e lidh (perin etj.) në mënyrë që të mos zgjidhet a të zgjidhet me vështirësi. (FGJSSH f. 940). S. shih sin: (e) lidh dhë diçka (perin etj.) dikush
LUAN LAK dikush (një fëmijë) fr.fol., ftill.,etnogr.-luan me të tjerë dikush duke u ndarë në dy grupe. Njëri grup i lojtarëve vrapon e përpiqet për të prekur me dorë lojtarët (kundërshtarët) e grupit tjetër (të cilët vrapojnë duke bërë dredha) derisa t’ i prekin të gjithë. Këta lojtarë quhen të humbur.(FGJSSH f. 940).S. shih sin : luan çetash dikush
E MBAN PËR LAKU dikë dikush fr.fol., meton.-e detyron dikush dikë të veprojë, të sillet, të punojë a t’ i shërbejë si do vetë,e detyron, e shtrëngon dikush dikë që të veprojë sipas dëshirës a kërkesës së vet. (SUAH-SHPPG f. 88). S. shih sin : e bën (sa) të hajë bar dikë dikush
MBETET NË LAK dikush fr.fol.,id.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të keqe, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush ,mbetet në ngushticë të madhe dikush, s’ ka nga t’ ia mbajë dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush
IU MBLODH LAKU dikujt fr.fol.- 1. iron.-po i afrohet fundi dikujt, po i vjen vdekja dikujt, i erdhi fundi dikujt, është afër mbarimit të jetës dikush, po i mbaron koha e jetës dikujt. S. shih sin : e hëngri barin dikush. 2. id.- e ka punën shumë ngushtë dikush, i ka punët shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, ngushti të madhe dikush, është në gjendje të ngushtë, të shtrën-guar, të vështirë dikush, e ka ngushtë dikush, nuk i ka punët mirë dikush, e ka punën keq dikush, gjendet shtrënguar dikush. (FGJSSH f. 1091). S. shih sin : është në angështi dikush
ME LAK NË FYT fr.ndf,met.- 1. me vuajtje të madhe. (MAH-FKPG-I f. 70). S. shih sin : bot e bir. .2. me shtrëngesë të madhe, me detyrim të madh. (BQ-DSH). S. shih sin : me armë në fyt (në grykë)
ME LAK E ME GJAK fr.ndf., id.-me shumë mundime, me vuajtje të mëdha. (FGJSSH f. 940)
ME LAK NË QAFË fr.mb.,id.-1. shtazë-në (për grua). S. shih sin : me bark. 2. shumë ngushtë, në gjendje shumë të vështirë, kritike, pa rrugëdalje, në shtrëngicë të madhe, në vështirësi shumë të madhe. (FGJSSH f. 940, 1584). S. shih sin: në pikë të akullit
MERR LAK diçka (muri, druri etj.) fr. fol.,id.-lakohet, shtrembërohet, epet, hepohet, vajiset, kulet, kulnon, përkulet (muri etj.), nis të shtrembërohet, të lako-het, të epet, të përkulet më një anë (muri, dërrasa, druri etj.), shhtrembërohet, lakohet, kulet, kulnon më një anë (muri etj. ). (FGJSSH f. 940). S.shih sin: bën bark diçka (muri etj.)
I NGRE LAK dikujt dikush fr.fol.,met.- ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë dikujt dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush
I (IA) PRET LAKUN dikujt dikush fr.fol., meton.- e ndihmon dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, kritike, e ngushtë, nga një hall , nga një e keqe, nga një krizë a nga një vështirësi, e shpëton dikë dikush nga një vështirësi, nga një gjendje e vështirë, nga një hall a nga një e keqe. (ESBRA-LU f. 153, FGJSSH f. 940, 1542, NMUS-SHPK f. 184). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush ; e çon nga balta dikë dikush
I PUNON LAKU dikujt fr.fol..,meton.- i mund të punojë ende dikush, është ende në gjendje të punojë dikush (edhe pse është i moshuar). (BQ-DSH). S. shih sin : i dëgjon gjuri dikujt
RRON ME LAK NË FYT dikush fr.fol., ftill.- rron me vuajtje, me mundime e me vështirëse dikush., vuan shumë në jetë dikush, jeton për gazepi dikush, e kalon jetën me hidhërime, mundime, vuajtje e telashe dikush, rron, jeton si mos më keq dikush, jeton në mjerim e në varfëri të madhe dikush .(MAH-FKPG-I f. 69). S. shih sin : nuk bën behrida dikush
SA T’ I PUNOJË LAKU fr.fol.,baraz.- sa të jetë i aftë për punë, sa të jetë shëndosh e mirë, sa mund të punojë (BQ-DSH). S. shih sin : sa t’ i punojë dora
I SHKON LAK diçka (puna etj.) dikujt fr.fol.,ftill.,iron.-nuk i shkon, nuk i vete mbarë diçka (puna etj.) dikujt, i shkon, i vete diçka (puna etj.) keq, mbrapsht, jo ashtu si duhet, jo mbarë dikujt. (FGJSSH f. 940, 1861). S. shih sin : i shkon bic diçka (puna etj.) dikujt
IA SHKURTON LAKUN dikujt dikush fr.fol.,iron.--nuk e lejon dikë dikush të veprojë më gjatë. (BQ-DSH). S. shih sin : ia shkurton bishtin dikujt dikush
IU SHKURTUA LAKU dikujt fr.fol., iron.- 1. iron.- po i afrohet fundi dikujt, po i vjen vdekja dikujt, i erdhi fundi dikujt, është afër mbarimit të jetës dikush, po i mbaron koha e jetës dikujt. S. shih sin : e hëngri barin dikush. 2. id.- e ka punën shumë ngushtë dikush, i ka punët shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, ngushti të madhe dikush, është në gjendje të ngushtë, të shtrënguar, të vështirë dikush, e ka ngushtë dikush, nuk i ka punët mirë dikush, e ka punën keq dikush, gjendet shtrënguar dikush. (FGJSSH f. 1091). S. shih sin : është në angështi dikush
E SHTIE NË LAK dikë dikush fr.fol.1. meton.-e zë shumë keq, shumë ngushtë dikë dikush,e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush, e shtrëngon, e detyron, e ngushton shumë , pa masë dikë dikush.- Lule me bilbilin ç’ kini ?/ në hall të tij pse s’ e lini ?/ në grackë e në lak e shtini. NZFR f. 161). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 2. iron.- ia punon me të pabesë, me dredhi a me mashtrim dikujt dikush, e mashtron, e gënjen dikë dikush. (FGJSSH f. 940, 2062). S. shih sin : ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush ; ia thyen arrat dikujt dikush
IA SHTRËNGON LAKUN (NË FYT) dikujt dikush fr.fol.,meton.-1. e detyron dikë dikush të bëjë, të veprojë si do a si thotë ai vetë. S. shih sin :e bën (sa) të hajë bar dikë dikush. 2. e detyron dikë dikush të sillet a të veprojë në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush. (FGJSSH f. 940, 1938). S.shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush
I (IA) VË VETES LAKUN dikush fr.fol.,meton.- merret me punë, me gjëra të rrezikshme dikush, e rrezikon jetën, veten dikush, i shtrohet rrezikut dikush. (SKDO f. 435). S. shih sin : luan me barut dikush
I (IA) VË LAKUN NË FYT (NË GRYKË, NË QAFË) dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e lë shumë keq, shumë ngushtë dikush dikë, e lë pa asnjë mjet jetese dikë dikush, e lë pa kurrfarë ndihme a përkrahjeje dikush dikë, e lë në kushte shumë të vështira dikush dikë, nuk e ndihmon fare dikush dikë të dalë nga gjendja e vështirë, e keqe, kritike, nuk e ndihmon fare dikë dikush kur është keq, kur është ngushtë. S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush. 2.e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush,e shtrëngon, e detyron, e ngushton shumë , pa masë dikë dikush, e shtrëngon , e ngushton, e detyron shumë keq dikë dikush, ia bie punët shumë keq, shumë ngushtë dikujt dikush, ia mbledh shumë keq dikujt dikush. (FGJSSH f. 940).S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush.3. e detyron, e shtrëngon dikë dikush të veprojë, të bëjë, të sillet a të punojë si do vetë, e detyron dikë dikush të bëjë atë që e dëshiron a e kërkon, e detyron dikë dikush të bëjë diçka me zor, me dhunë (pa dëshirën e vet) . (FGJSSH f. 390, 940, 1584, 2154). S. shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush
I VJEN LAK dikujt fr.fol.,id.- neveritet, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i përzihet dikujt. (FGJSSH f. 940, 2165). S. shih sin : i vjen anicirë dikujt
E ZGJIDH LAKUN dikush fr.fol.,met.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një pengesë, një rrezik, një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush, e kryen një punë të vështirë dikush, zgjidh një problem a çështje të vështirë dikush. (FGJSSH f. 940).S. shih sin : del mb’ anë dikush
LAKADREDHAS
SHKON LAKADREDHAS dikush fr.fol., meton.- ecën a vrapon duke lakuar, shtrembëruar, anuar trupin herë djathtas e herë majtas, herë andej e herë këndej dikush, shkon herë në një anë e herë në anën tjetër dikush, gjarpëron, leqon, lakadridhet dikush. (FGJSSH f. 940). S. shih sin : bën dredha dikush
LAK/ËR-RA shm.LAKRA-T
*BËHEN LAKRA në mes vete fr.fol.,met.- copëtohen, vriten shumë keq në mes vete, vriten e priten në mes vete, masakrohen në mes vete, kërmoshiten në mes vete.- Po edhe ata, ama qëndruan si derrat derisa u grinë e u bënë lakra. (XHMA-TL f. 7). S.shih sin : bëhen ashaf në mes vete
BËHET LAKËR dikush fr.fol.,id.- këputet e zdërlaqet nga lodhja, nga vapa e madhe ose nga një sëmundje dikush. (FGJSSH f. 941).
BËHET SI LAKËR E BUJTUR dikush fr.fol.,iron.-1..nuk ka më lezet dikush. bëhet i mërzitur, i bezdisur dikush. S. shih sin : bëhet bajat dikush.2. i bie rëndësia, autoriteti dikujt, nuk ia var më njeri dikujt, bëhet i pavlerë, i parëndë-sishëm dikush. (FGJSSH f. 941). S. shih sin : bëhet brashnjë dikush ; i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
BËHET SI LAKËR E MËRDHIRË dikush fr.fol.,id.-lëmeket, meket, flashket dikush, i priten fuqitë nga lodhja dikujt sa mezi mbahet në këmbë, dobësohet,ligështohet, i humb fuqitë dikush, lodhet e këputet, kapitet dikush, bëhet i mefshtë, i dobët, i pafuqi dikush, i shterojnë forcat dikujt, i mbarojnë fuqitë dikujt. (ASU-VGJKMGJ f. 185). S. shih sin : bëhet si hudhër e shurdhuar dikush
E BËN LAKËR dikush fr.fol.,id.- 1. (diçka)e copëton,e ndan, e çan në copë të vogla diçka dikush,e grin krejt diçka dikush,e lakanis, e fërtelis diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 1649). S. shih sin : e bën byk (copë-copë) diçka dikush. 2. (dikë) e rrah fort, shumë, paq dikë dikush,e zhdëp, e lakanis ,e fërtelis dikë dikush. (FGJSSH f. 941). S. shih sin : e bën adalet dikë dikush
I BIE (I KA RËNË) SHIU NË LAKRA dikujt fr. fol., meton.- i shkon puna shumë mirë, shumë mbarë dikujt. (FGJSSH f. 941, 1840). S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt
I DALIN LAKRAT LAKRORIT fr.fol.,iron.- fr.fol.,iron.- zbulohet dikush a diçka, zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt a e diçkaje, demaskohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 941, 2218). S. shih sin: i del bakri dikujt ; i del bishti diçkaje
I DALIN LAKRAT NË SHESH dikujt fr.fol.,iron.- i del, i zbulohet fytyra, natyra e vërtetë (e fshehur) dikujt, del me fytyrën e vërtetë dikush, e zbulon plotësisht veten se kush është dikush. (FGJSSH f. 85). S. shih sin : i del bakri dikujt
I DALIN LAKRAT SHESHIT dikujt fr.folë.,iron.-i zbulohen të këqijat ose fajet dikujt . (NMUS-SHPK f. 175). S. shih sin: i del bakri dikujt
ËSHTË I SHTRENJTË NË LAKRA, I LIRË NË MISH dikush fr.proverb.,iron.-nuk kursen aty ku duhet dikush, është kursimtar në gjëra pa vlerë e dorëlirë në gjëra me vlerë dikush, kursen në gjëra pa vlerë e nuk kursen në gjëra me vlerë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : është i lirë në djathë, i shtrenjtë në hirrë dikush
GRI LAKRA ! fr.fol.,iron.-llomotit sa të duash se nuk të dëgjon njeri. (JTH-FFGJSH f. 187). S. shih sin :bjeri daulles !
GRIN LAKËR (LAKRA) dikush fr. fol.,iron.- flet, llap kot më kot, pa lidhje dikush. (FGJSSH f. 574, 941, 1731). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
E GJEN NDËR LAKRA dikë dikush fr. fol.,iron.- e zë botërisht, hapur dikë dikush duke bërë një punë të keqe, të pahijshme. (FGJSSH f. 941, 2232). S. shih sin: e kap në flagrancë dikë dikush
I HA LAKRAT dikush fr.fol.,iron.- vdes dikush . (NMUS-SHPK f. 175). S. shih sin : e kthen barkun nga dielli dikush
HYN NËPËR LAKRA dikush fr.fol., iron.- u hyn punëve dikush që nuk është i zoti t’ i kryejë, përzihet, ngatërrohet dikush në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë a diçka të vështirë dikush. (HB-FPD f. 50, FGJSSH f. 941). S.shih sin: futet në baltë dikush
JANË LAKRA NË KOPSHT në mes ve-te fr.fol.,iron.- nuk janë asgjë për nga farefisnia në mes vete, janë fare të largët njëri me tjetrin, s’ kanë të bëjnë fare njëri me tjetrin (për nga gjaku). (FGJSSH f. 868, 941). S. shih sin : janë çorba e çorbës së lepurit në mes vete
KA LAKRA NË KOKË dikush fr.fol, iron.-është shumë i pakuptueshëm, i pabindur, kokëfortë, kryeneç dikush, nuk është i bindur e i shtruar dikush, nuk i mbushet mendja fare dikujt për diçka. (JBALL-KOR f. 195, FGJSSH f. 841, 941). S. shih sin : nuk ha arsye dikush
E KA LAKRA NË KOPSHT dikë dikush fr.fol.,iron.-nuk e ka asgjë, kurrgjë dikë dikush (për nga afria, farefisnia, për nga lidhja, përkatësia farerfisnore), nuk e ka dikë dikush as farë, as fis dikush. ( FGJSSH f. 868, 941, 1544). S. shih sin : e ka bisht pas gardhi dikë dikush
E KAP NDËR LAKRA dikë dikush fr. fol.,iron.- e zë botërisht, hapur dikë dikush duke bërë një punë të keqe, të pahijshme. (FGJSSH f. 941, 2232). S. shih sin: e kap në flagrancë dikë dikush
KËRKON LAKRA BJESHKE NË ARBAIN dikush fr.fol., iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush . (BQ-DSH). S.shih sin : lyp borë në lëmë dikush
KUSH HA LAKRËN, HA EDHE KO-ÇANIN fr.proverb.,aleg.- çdo veprim i ka edhe pasojat prapa (pas vetes), ka prapa, pas pasojë, rrjedhojë të keqe, të pakëndshme diçka. (IBME-OP f. 154). S. shih sin: beli ka (edhe) bisht
LAKËR E BARDHË fr.em.,,fj.,bot.- kryelakër. (FGJSSH f. 895). S. lakër kungullore
LAKËR DETI fr.em.,bot.- lloj alge e ujërave të kripura që bëhet e rrumbullakët si kokë lakre. (FGJSSH f. 941).
LAKËR KRENÇE fr.em.,fj.- lakër që i mbledh gjethet. dendur, ngjeshur në trajtë të rrumbullakët, në trajtë koke. (ALCEN-UL-I f. 39). Ant. lakër xhurufkë
LAKËR KUNGULLORE fr.em.,fj.,bot.- kryelakër. (FGJSSH f. 895). S. shih sin: lakër e bardhë
LAKËR PATE fr.em.,bot.-bimë bari-shtore e egër, me gjethe si të dejëzës, por më të vogla,me lule të verdha e me fara të grumbulluara në vile, që rritet në toka me lagështi dhe e hanë shumë patat e rosat. (FGJSSH f. 941).
LAKËR QENI fr.em.,bot.- bimë bari-shtore e egër, që rritet në kullosa e në vende me shkurre dhe që ka lëng të hidhur e mund të helmojë kafshët që e hanë. (FGJSSH f. 941).
LAKËR E VERDHË fr.em.,bot.- bimë barishtore e egër, me lule të verdha e të rrumbullakëta, me gjethe të vogla e me push në anën e poshtme, që rritet në vende pa ujë ose pa lagështirë të tepërt. (FGJSSH f. 941).
LAKRA NË VRESHTË E FULTERJA (TIGANI) NË ZJARR fr.proverb.,iron.- veprim, punë para kohe, veprim, punë pa rend, pa plan, pa sistem, veprim i parakohshëm, punë e parako-hshme. (BETA-SITA-TIR f. 232). S. shih sin: dasma në fshat, daullja në qytet
LAKËR XHURUFKË fr.em.,fj.- lakër e mbetur gjethake, lakër që nuk i mbledh gjethet dendur, ngjeshur. (BQ-DSH). Ant. lakër krençe
LAKËR ZOGU fr.em.,bot.-bimë bari-shtore njëvjeçare, me gjethe të holla, me lule të grumbulluara dhe me fara të mbledhura si xhufkë, të cilat i hanë shumë zogjtë dhe që rritet në lëndina e fusha. (FGJSSH f. 941).
I MBIJNË LAKRAT NË BARK dikujt fr.fol.,iron.-mërzitet shumë, pa masë duke ngrënë lakra çdo ditë dikush. (NMUS-SHPK f. 176).
*NDAHEN LAKRAT fr.fol.,id.- ndahet, prishen përfundimisht marrëdhëniet.- Po me që nuk e pranoi Razimin si përherë në shtëpi, mendonte se kishte ardhur koha të ndaheshin lakrat. (ZSA-VL-
*I NDAN LAKRAT me dikë dikush fr.fol.,id.- 1. shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan përfundimisht marrë-hëniet me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). - Do t’ i ndajmë lakrat një herë e mirë dhe pastaj do t’ i kemi duart e lira: së shpejti do t’ ia filloj ndërtimit. (NPR-M f. 25).. S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201, 1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush
IA NXJERR LAKRAT dikujt dikush. fol.,iron.- ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt dikush. (FGJSSH f. 1411). S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt dikush
IA NXJERR LAKRAT NË SHESH dikujt dikush.fol.,iron.- ia nxjerr të gjitha të palarat në shesh dikujt dikush, ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt dikush. (FGJSSH f. 941, 1279, 1615, 1830). S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt dikush
IA QET LAKRAT NË SHESH dikujt dikush.fol.,iron.- ia nxjerr të gjitha të palarat në shesh dikujt dikush, ia zbulon të gjitha të metat, të këqijat, të fshehtat, dredhitë, qëllimet e fshehta, veset, gabimet etj. dikujt dikush. (FGJSSH f. 941, 1279, 1615, 1830). S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt dikush
I QËRON LAKRAT me dikë dikush fr. fol., id.- 1. shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan përfundimisht marrë-hëniet me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201,1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush
RRON ME NJË SHOSHË LAKRA dikush fr.fol.,ftill.-jeton, rron në varfëri të madhe dikush, mezi e mban frymën dikush, rron në kushte të vështira ekonomike dikush, rron me mundime e vështirësi dikush, rron me vuajtje e skamje dikush. (NMUS-SHPK f. 90, FGJSSH f. 941, 1710, 1887).S. shih sin: rron për bukë goje (për bukën e gojës) dikush
I SHTRENJTË NË LAKRA, I LIRË NË MISH fr.proverb.,iron.- kursimtar në gjëra pa vlerë e dorëlirë në gjëra me vlerë. (EQSHI f. 131). S. shih sin : i shtrenjtë në hime, i lirë në miell
I ZBULOHEN LAKRAT LAKRORIT fr.fol.,iron.- fr.fol.,id.- zbulohet diçka, nuk është, nuk mbetet më e fshehtë diçka, e marrin vesh të gjithë diçka. (FGJSSH f. 941). S. shih sin: i del bishti diçkaje
I ZBULOHEN LAKRAT LAKRORIT fr.fol.,iron.- fr.fol.,iron.- zbulohet dikush a diçka, zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt a e diçkaje, e marrin vesh të gjithë dikë a diçka, demaskohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 941, 2218). S. shih sin: i del bakri dikujt ; i del bishti diçkaje
E ZË NDËR LAKRA dikë dikush fr. fol.,iron.- e zë botërisht, hapur dikë dikush duke bërë një punë të keqe, të pahijshme. (FGJSSH f. 941, 2232). S. shih sin: e kap në flagrancë dikë dikush
LAKMI-A
I HYN LAKMIA dikujt fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 704). S. ka lakmi dikush
KA LAKMI dikush fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 942). S. shih sin: i hyn lakmia dikujt
E KA LAKMI dikë dikush fr.fol.,fj.- e urren a nuk e do dikë dikush a ia do të keqen dikujt dikush për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e zilis, e zileps dikë dikush . (FGJSSH f. 942). S. shih sin: e ka inat dikë dikush
*IA KA LAKMI dikujt për diçka dikush fr.fol.,fj.- e lakmon, e adhuron dikë dikush për diçka.- Ia kisha lakmi Sakut për vetminë. (p.a. te: KD, 5 korik
*ME LAKMI fr.ndf.-me dëshirë të madhe.-Stërvështroheshin me lakmi nga të pranishmit. (BLKRA te: KD, 31 maj
E MERR LAKMI dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- e reson, e mërin, e zilis, e zileps dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 942). S. shih sin: e ka inat dikë a diçka dikush
*PËR TA PASUR LAKMI fr.mb .,meton.-shumë i mirë-La emër të mirë prapa .Ishte lahutapunues dhe mjeshtër i drurit për ta pasur lakmi. (ZYNE-PLR f.155).
LAKROR-I shm. LAKRORË-T
BËHEN PËR LAKROR fr.fol.,id.- i merr malli shumë nga që nuk janë parë prej kohësh. (NMUS-SHPK f. 176).
BËHET LAKROR ME KUNGULL dikush fr.fol.,id.-1. lodhet shumë, pa masë dikush. S. shih sin: bëhet byk dikush.2. goditet rëndë dikush, nuk luan dot nga vendi dikush. (IBME-OP f. 154). S. shih sin: mbetet brunç dikush
E BËN LAKROR dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e rrah fort, pa masë dikë dikush. (FGJSSH f. 943). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2. diçka (një punë etj.) e pështjellon, e ngatërron shumë diçka (punën etj.) dikush. (FGJSSH f. 943). S. shih sin: e bën bërllok diçka (një punë etj.) dikush
ËSHTË SI LAKRORI I PJEKUR NË DIELL (buka etj.) fr.fol.,krah.-nuk është pjekur mirë, është e papjekur (buka etj.) . (NMUS-SHPK f. 176). S.shih sin: është brumë (buka etj.)
E LË LAKROR diçka (punën etj.) dikush fr.fol.,iron.- e lë të pasqaruar a të errët, të turbullt diçka (punën etj.) dikush. (FGJSSH f. 943).
E LË LAKROR-LAKROR (arën) dikush fr.fol.,ftill.-e lë vende-vende a pjesë-pjesë (pa e lëruar a pa e punuar (arën) dikush. (HËPA-K f. 210).
E NIS LAKRORIN NGA MESI dikush fr.fol.,iron.-e nis, e fillon së prapthi, mbrapshtë, prapë diçka ( një punë etj) dikush, ia nis, ia fillon diçkaje (një pune etj.) së prapthi, prapë dikush. (NMUS-SHPK f. 176). S. shih sin : e nis byrekun nga mesi dikush
MJERË LAKRORI I SHTËPISË QË PRET TËLYENIN E KOJSHISË fr.proverb.- mjerë ai që pret ndihmë prej dikujt . (PAVHA-HAJSHE –ËSH f. 178).
RRI SI LAKRORI MBI DËBORË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rri i mënjanuar dikush, nuk shkon mirë me të tjerë dikush, nuk ka marrë-dhënie me të tjerë dikush, rri i ftohtë dhe i heshtur dikush. (NMUS-SHPK-I f. 172, NMUS-SHPK f. 176). S. shih sin: veçohet nga bota dikush
LAKURIQ
*DEL LAKURIQ diçka fr.fol.,met.- zbulohet, kuptohet , merret vesh botërisht, nga të gjithë diçka.- Në këtë libër nomenklatura e lartë, qoftë politike, qoftë kulturore del lakuriq. (IK te : ERE, 17 shtator
E LË LAKURIQ dikë dikush fr.fol., iron.- e lë pa asgjë dikë dikush, e lë pa gjë fare dikë dikush, ia merr, ia rrëmben, ia vjedh të gjitha dikujt dikush, e varfëron shumë, tej mase dikë dikush, nuk i lë asgjë nga pasuria dikujt dikush, e lë pa mjetin më të domosdoshëm, më të nevojshëm dikë dikush. (FGJSSH f.139, 943). S. shih sin : e lë biçak dikë dikush
MBETET LAKURIQ dikush fr. fol., meton.- mbetet fare pa gjë, mbetet pa asgjë (nga pasuria) dikush, e humb gjithë pasurinë dikush . (UÇ-3/71 f. 195, FGJSSH f. 943, 1080). S. shih sin: mbetet fyell dikush
*E NXJERR LAKURIQ diçka dikush fr.fol.,meton.- e zbulon diçka dikush, e demaskon diçka dikush, e nxjerr në sheh diçka që mbahet e fshehur dikush, e zbulon, e shpall botërisht diçka dikush, e ndriçon diçka dikush, e bën, të njohur, të ditur botërisht diçka dikush, e tregon hapur, sheshit diçka dikush.- Drita e diellit...i heq bojën çdo gjëje dhe e nxjerr lakuriq në dritën e së vërtetës. (JX-LV f. 186). S. shih sin : e nxjerr faqe botës diçka dikush
LAKURIQ-I
*LAKURIQ I NATËS fr.em.,id.,zool.- Po trembja lakuriqët e natës /Brenda kafkës. (HAMAT te: KD, 31 maj
LAKURIQ TRIPENDËSH fr.em., id.,L. Micromesistius poatassou.- peshk gjysmë pelagjik, që jeton në thellësi 150-300m. Arrin gjatësinë deri në
IA THOTË LAKURIQ diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.-ia thotë aty për aty, haptas, botërisht e qartë diçka dikujt dikush, ia thotë hapur e pa frikë, pa druajtje dikujt diçka dikush, ia thotë hapur, prerë, shkoqur dikujt diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk ia lë për ahret dikujt diçka dikush
LALE
I SHKON PËR LALE dikujt dikush fr.fol., iron.- 1. (dikujt dikush) vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat a kërkesat dikush dikujt, bën siç thotë dikush tjetër dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush.2. (dikujt diçka) .- i pëlqen dikujt diçka, i bën, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen elver dikujt diçka
I VJEN PËR LALE dikujt diçka fr.fol., id.- i pëlqen, i përshtatet dikujt diçka, i bën, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen elver dikujt diçka
LAL/Ë-A
BËHEN LALË E TATË në mes vete fr.fol.,id.-, bëhen të pandashëm, intimë në mes vete, bëhen të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikë-pamje e interesa të përbashkëta, kanë marrëdhënie të ngushta në mes vete, bëhen shumë të afërt e veprojnë së bashku, bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin . (QEHA- ELB f. 68). S. shih sin : bien në një brazdë, bien në brazdë në mes vete
LALUJË
ËSHTË LALUJË dikush fr.fol.,iron.- është levarash, lojc, lojcak, i luhatshëm, i lëkund-shëm, i pavendosur, i paqëndrueshëm dikush, ndryshon shumë shpesh mendim, qëndrim dikush, nuk e mban fare fjalën (e dhënë a të thënë ) dikush. (SOZO-KU f. 90). S. shih sin : është prej bublit dikush
LAMTUMIR/Ë-A
I (IA) JAPIN LAMTUMIRËN E FUNDIT dikujt fr.fol.,meton.- e përcjellin me nderime për në varr dikë (një njeri të shquar). (FGJSSH f. 737). S. shih sin: e përcjellin në banesën e fundit dikë
I (IA) JEP LAMTUMIRËN dikujt dikush fr.fol.,fj.- përshëndetet me dikë dikush (kur niset për udhë), lamtumiret me dikë dikush. (FGJSSH f. 973). S. shih sin: i (ia) lë lamtumirën dikujt dikush
I (IA) LË LAMTUMIRËN dikush dikujt fr. fol.-1. përshëndetet me dikë dikush (kur niset për udhë),lamtumiret me dikëdikush (FGJSSH f. 944, RAHY-FASH f.9). S. i (ia) jep lamtumirën dikujt dikush; i (ia) lë shëndetin dikujt dikush. 2. ndahet përgjithmonë prej dikujt dikush . (FGJSSH f. 973). S. shih sin: i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush
I (IA) LË LAMTUMIRËN KËSAJ BOTE dikush fr.fol.,iron.- vdes dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush
MERR LAMTUMIRË PREJ KËSAJ BOTE dikush fr.fol.,iron.- vdes dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush
LAN
KËTEJ TË LAN, ANDEJ TË LYEN dikush fr.fol.,iron.- është dyfytyrësh, hipokrit dikush, është me dy fytyra e shtiracak dikush. (NMUS-SHPK f. 156).
E LAN DHE E LËPIN dikë dikush fr. fol.,iron.- i bën shumë lajka dikujt dikush, i sillet me përulje dikujt dikush, e merr me të mirë e i lëvy-ret, i laritet dikujt dikush. (FGJSSH f. 937). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush
*E LAN DHE E LYEN dikë dikush fr. fol., iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush, i sillet me përulje dikujt dikush. - Ai në çdo mbledhje na lodhi duke thënë: kjo qeveri kështu, kjo Parti ashtu. –Pallavra! S’ shkel kollaj Mitri në dhogë të kalbët. Mitri të lan e të lyen. Ku kemi ne toka për traktor? (ZSA-VL-
TË LAN E TË LYEN dikush fr.fol., iron.- në sy të bën lajka dhe pas krahëve ta bën të keqen dikush, ndryshe flet e ndryshe vepron, punon dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush. (FGJSSH f. 937, 1029). S. shih sin : të nxjerr ferrën, të fut grerën dikush
*TË LAN E TË LYEN DHE TË FUT GISHTIN PRAPA dikush fr.proverb.,iron.- të lajkaton nga një anë dhe të dëmton nga ana tjetër, hiqet sikur të ndihmon, sikur të do, sikur të bën mirë dikush, por prapa krahëve të bën dëm, të bën të keqe (me të pabesë), është njeri me dy fytyra dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush.-Lajkaxhiu të lan e të lyen dhe të fut gishtin prapa. (TOMA te: Z, 24 mars
TË LAN E TË LYEN E TA BËN TË KEQEN dikush .fr.proverb.,iron.- të lajkaton nga një anë dhe të dëmton nga ana tjetër, hiqet sikur të ndihmon, sikur të do, sikur të bën mirë dikush, por prapa krahëve të bën dëm, të bën të keqe (me të pabesë), është njeri me dy fytyra dikush, ndryshe flet e ndryshe vepron, punon dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush. (BQ-DSH). S. shih sin:të nxjerr ferrën, të fut grerën dikush
E LAN DHE E NGAN dikë fr.fol.,id.-i bie sëmundja e tokës, epilepsia dikujt, sëmuret nga epilepsia dikush. (FGJSSH f. 937). S. shih sin : e kap ajo e ligë dikë
LAN E QAN dikush fr.fol.,id.-vuan shumë dikush, heq mundime të mëdha dikush. (FGJSSH f. 937, 1586). S. shih sin : heq si bari e dushku dikush
LANDAR/E-JA
E BËN LANDARE-LANDARE diçka (një rrobë etj.) dikush fr.fol.,fj.- e gris, e shqyen ,e pret, e ndan në copë, në pjesë shumë të vogla (një rrobë etj.) dikush. (JNU-FPM f. 138). S.shih sin: e bën copë diçka (një rrobë etj.) dikush
LANDARE-LANDARE fr.ndf.,mb.,fj.- në copë, në pjesë shumë të vogla, shqyer, grisur, në copë, në pjesë shumë të vogla. (JNU-FPM f. 138). S. shih sin: copa-copa
LANET-I
E BËN LANET dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- nuk i jep, nuk i kushton (aq sa duhet) rëndësi diçkaje a dikujt dikush, e lë jashtë kujde-sit, vëmendjes, interesit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 944). S. shih sin : e hedh (m, pas) anash dikë a diçka dikush
LANGO-JA
E BËN LANGO dikë dikush fr.fol.,id.- e tall, e përqesh dikë dikush, tallet, shagaret, qesëndiset me dikë dikush. (JNU-FPM f. 138). S. shih sin: bën allatkë me dikë dikush
LANGONJ-TË
IA VË LANGONJË PRAPA dikujt dikush fr.fol.,meton.- e ndjek nga pas e nuk i ndahet dikujt dikush.(NMUS-SHPK f. 177). S. shih sin: i bëhet bisht dikujt dikush
LANGUA-LANGOI
ËSHTË LANGUA dikush fr.fol.,met.- i nuhat gjërat shumë mirë e shpejt dikush, nuhat shumë mirë dikush, e ndien shpejt diçka dikush. (FGJSSH f. 944). S. shih sin : e ka erën si të qenit dikush
RRI SI LANGOI KUR E NDIEN ERËN E GJAHUT dikush fr.fol.,ftill.,krah.-rri në përgjim dhe gati për të vepruar dikush. (NMUS-SHPK f. 177). S. shih sin : rri në beh dikush
LAP/Ë-A
LAPË E SYRIT fr.em.,anat.- qepallë. (FGJSSH f. 945). S. shih sin : kapak i syrit
LAP/ËR-RA
BËHET LAPËR dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë dikush, tretet dikush. (FGJSSH f. 945). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
LAPS-I
I BIE LAPSIT dikush fr.fol.,meton.- i bën mirë llogaritë, hesapet dikush, e llogarit diçka si i del më mirë dikush, e llogarit mirë një punë dikush. (ART f.211, FGJSSH f. 142, 945). S. shih sin: i bie kalemit dikush
I BIE LAPSIT HOLLË dikush fr. fol. ftill.- i bën mirë llogaritë, hesapet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 21). S. shih sin: i bie kalemit dikush
I HYN ME LAPS diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,meton.- e llogarit mirë diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 945).
LAPS KOPJATIV fr.em.,fj.-laps plumbi i fortë, ngjyra e të cilit nuk prishet me gomë. (FGJSSH f. 867).
ME NJË TË RËNË TË LAPSIT fr.ndf., meton.- fare lehtë, shumë lehtë. (FGJSSH f. 1657). S. shih sin: si në gjalpë
ME LAPS NË DORË fr.ndf.,meton.- gati për të shënuar, për të shkruar. (FGJSSH f. 945). S. me kalem në dorë
E MPREH LAPSIN dikush fr.fol.,met.- e thellon përmbajtjen dhe e përsos më tej formën, stilin etj. dikush në shkrimet e tij, e mpreh luftën, kritikën kundër diçkaje a dikujt në shkrimet e tij. (FGJSSH f. 1176, 1399). S. e mpreh penën dikush
LAQE-T
BËN LAQE fr.fol.,meton.-1. (rruga, lumi) lakohet, shtrembërohet (rruga, lumi), nis të shtre-mbërohet, të lakohet (rruga, lumi), bën gjarpë-rime, gjarpëron (rruga, lumi). (BQ-DSH). S. shih sin : bën bërryl (rruga, lumi)
LAR-I
E DIELA E LARIT fr.em., fet., vjet.-e diela një javë para pashkëve. (FGJSSH f. 283, 2021). S. shih sin : e diela e dafinave
LARI I EGËR fr.em.,bot.- ashe, beronjë. S. lari i zi
LARI I ZI fr.em.,bot.- ashe, beronjë. (FGJSSH f. 945). S. shih sin : lari i egër
LARA-T (TË)
IA DI TË LARAT E TË PALARAT dikujt dikush fr.fol.,ftill.- e njeh fare mirë, shumë mirë dikë dikush, e njeh në hollësi dikë dikush,e njeh me të gjitha fshehtësitë dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht dikë dikush. (NABA-EY f. 239, FGJSSH f. 945). S.shih sin: e di (se) ç’ ka në bark dikë dikush
FLET TË LARA E TË PALARA dikush fr.fol.,iron.-bëhet gojëlëshuar, gojështhu-rur dikush, flet pa u menduar fare dikush, flet pa i peshuar fare fjalët dikush, nuk matet mirë kur flet dikush, flet pa kujdes, pa përgjegjësi, dosido, vend e pa vend dikush (FGJSSH f. 561,1066). S. shih sin: bluan ballgur dikush; flet në arë e në stom dikush
TË LARAT E TË PALARAT fr.em., iron.-të mirat e të këqijat, gjërat e mira e të këqija. (FGJSSH f. 966, 968, 990). S. shih sin : të leshit e të lirit
LARADASH
*BIE LARADASH dikush fr.fol.,fj.bie, rrëzohet për dhe, për tokë poshtë, teposhtë dikush. (MIGOJ-FRRMM-I f. 17).- Po djali u mbajt e u mbajt e, kur askush s’ e priste, e mori an e ra laradash me këmbë përpjetë. (PARB-aV f. 161).
LUAJNË LARADASH fr.fol.,ftill., etnogr.- luajnë duke u kapërdirë me kokë në tokë e me këmbët përpjetë, duke u mbajtur anash me të dy duart e pastaj kthehen ndenjur e me kokën lart. (FGJSSH f. 946).
LARA-LARA
BËHET LARA-LARA diçka fr.fol., eton.- bëhet e larme diçka, laracohet, larohet diçka. (FGJSSH 945).
E BËN LARA-LARA diçka dikush fr.fol.,meton.- e bën të larme diçka dikush, e laracon, e laron diçka dikush. (FGJSSH f. 945)
LARA-LARA fr.- mb.- i larmë.(FGJSSH f. 946). ndf.- me breza ngjyrash të ndryshme. (FGJSSH f. 2162). S. vidra-vidra
LARASKAZ
LUAJNË LARASKAZ fr.fol.,fj.- luaj-në meshkopinj; njëri nga lojëtarët hedh lart shkopin, kurse të tjerët përpiqen të godasin duke i lëshuar fluturimthi shkopinjtë e vet. (JNU-FPM f. 139).
LARASK/Ë-A
BËHET SI LARASKA PA BISHT dikush fr.fol.,id.- dobësohet shumë, pa masë dikush, bie shumë nga shëndeti dikush. (IBME-OP f. 154). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
GATI IA BËRI LARASKËS ME NJË SY dikush fr.fol.,id.- gati u mbyt në ujë, shpëtoi për pakëz pa u mbytur në ujë dikush. M-FSHRGP f. 58).
S’ KA MBETUR LARASKË PA BISHT fr.proverb.-nuk mbetet njeri pa u rregulluar (i thuhet dikujt që duhet a përgatitet të martohet. (FGJSSH f. 946, 1081).
E KA SJELLË LARASKA fr.fol.,iron. nuk dihet se kush e ka sjellë (një send a një lajm). (FGJSSH f. 946, 1760).
SI LARASKA HU MË HU fr.mb.,krah.- që nuk zë vend askund,i lëvizshëm, i paqëndrueshëm. (NMUS-SHPK f. 177).
LARASH-I
PO I VJEN RROTULL LARASHI di-ujt r.fol., id.-po i afrohet vdekja dikujt. (FGJSSH f. 946, 1714, 2165). S. shih sin: e hëngri barin dikush
LARC/Ë-A
LARCË E KUQE fr.em.,zool.- dhi me trup gjysmë të kuq e gjysmë të zi . (HXH-2/
LAR/Ë-A
E LARA DHE E NGRËNA SHKOJNË BASHKË fr.proverb.-pastërtia dhe ushqimi janë të barasvlershme. (FGJSSH f. 947).
NUK I NXIHET LARA për dikë a diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 946). S. shih sin : aq i bën dikujt për dikë a diçka
NJË E LARË VLEN SA NJË E NGRËNË fr.proverb.-pastërtia për shëndetin vlen sa edhe ushqimi. (FGJSSH f. 947).
LARË
ËSHTË LARË E SHKUAR dikush fr. fol., ftill.- është në çastet e fundit para vdekjes dikush, është duke vdekur dikush. (FGJSSH f. 936, 1859, 1861). S. shih sin: është në agoni dikush
ËSHTË LARË E SHPËLARË me dikë dikush fr.fol.,id.-as i ka dikujt dikush, as i ka dikush dikujt gjë (borxh) a për t’ i dhënë. (FGJSSH f. 1894). S. shih sin: më rrove, të rrova, brisku (është) i berberit
FLET LARË E PA LARË dikush fr.fol.,iron.- 1. flet mbarë e prapë dikush, flet si t’ i vijë për mbarë dikush, flet ç’ i vjen në gojë dikush, nuk matet mirë kur flet dikush, flet pa kujdes, dosido, vend e pa vend dikush, bëhet gojëlëshuar, gojështhurur dikush. (PETZE-FSHFRR f. 83, FGJSSH f. 938, 1947). S. shih sin:bluan ballgur dikush. 2. flet fjalë të ndyra dikush, flet ndyrë, ndyrazi dikush, përdor fjalë të ndyra dikush, është gojëndyrë, gojëprishur dikush, flet palavi dikush, palavos, palavit dikush. (FGJSSH f. 562, 1947). S. shih sin: e fëlliq gojën dikush
LARË (I, E, TË)
*DEL I LARË dikush fr.fol.,met.- del me ndërgjegje të pastër dikush, del i pastër dikush, e shlyen një njollë dikush dhe del ballëhapur para të tjerëve dikush, e kthen emrin e mirë ose nderin që i është përlyer dikush, e vë përsëri në vend emrin ose nderin që gëzonte dikur a më parë dikush. (FGJSSH f. 947).- Që të dalin të larë njerëzit e institucioneve dhe të krijohet amozitet publik ndaj të gjithë atyre që guxojnë të shprehin ndonjë kritikë , qoftë edhe me gjysmë zëri. (MEKRA te: KD, 4 tetor
*ËSHTË I LARË dikush fr.fol.,meton.- është i panjollë, i panjollosur, i pastër, i pafajshëm, i ndershëm dikush.- A jam aq i larë unë vetë sa të hedh baltë mbi fytyrën e shokut në mes tërë pazarit? (JX-JB-IV f.73). S. shih sin : e ka ballin të larë dikush
JEMI TË LARË me njëri tjetrin fr.fol.,ftill.- nuk emi më llogari për të larë me njëri tjetrin. (FGJSSH f. 1355). S. shih sin : më rrove, të rrova, brisku (është) i berberit
S’ KA TË LARË me dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk i lahet kurrë dikujt dikush, nuk ka mundësi t’ ia kthejë borxhin dikujt dikush (për të mirën që ia ka bërë), nuk është në gjendje t’ ia bëjë një të mirë aq të madhe dikujt dikush (sa ia ka bërë atij dikush). (FGJSSH f. 947). S. shih sin: është nën barrë të dikujt dikush
*E NXJERR TË LARË dikë a një vend dikush fr.fol.,met.-e nxjerr të pastër, të papërlyer, të pafajshëm, të ndershëm, të panjollë, të panjollosur dikë dikush.- Atëherë, pra, duke dashur t’ i nxjerrim të larë nga politika, po këta shkrimtarë përsëri i njollosim me interpretime politike. (MEKRA te: KD, 30 gusht
LARËZ-A
LARËZA TRIPIKALOSHE fr.em.,fj., zool.,L. Lebistes reticulatus.- ky peshk trupin e ka përmasa të vogla.Meshkujt e këtij lloji të peshkut dallohen nga tri njolla të zeza të vendosura në pjesën e përparme, të mesme e të fundit të trupit. Jeton në ujra të cekta të gjoleve bregdetare e të kënetave, në gropa ku rrinë mushkonjat.Pjellin të gjallë 20-25 të vegjël në çdo riprodhim që përsëritet në çdo 2 javë. Ushqehet me insekte ujore, vezë e larva mushkonjash.Takohet në Amerikën e Veriute të Barbados.Është sjellë dhe aklimatizuar për luftën kundër mushkonjave në vitet 1920-1924. (NRA-P-I f. 184).
LARËZA VIZAKE fr.em.,fj.,zool.,L. Aphanius iberus (Valenciennes, 1846).-femra e këtij lloji të peshkut rritet deri më
LARG
BIEN LARG në mes vete fr.fol.,meton.- s' kanë asnjë lidhje afrie a farefisnie në mes vete, nuk janë të afërm, farefis në mes vete (për nga gjaku), nuk kanë kurrfarë afrie, farefisnie në mes vete. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : janë çorba e çorbës së lepurit në mes vete
I FLET LARG E LARG dikujt dikush fr.fol.,ftill.- i flet në mënyrë të tërthortë, tërthorazi dikush dikujt, i flet jo hapur, jo troç, jo drejtpër-drejt dikush dikujt, ia thotë, ia përkujton tërthora-zi,jo drejtpërdrejt dikujt diçka dikush. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : i flet anës e anës dikujt dikush
JANË LARG në mes vete fr.fol.,meton.- s' kanë asnjë lidhje afrie a farefisnie në mes vete, nuk janë të afërm, farefis në mes vete (për nga gjaku), nuk kanë kurrfarë afrie, farefisnie në mes vete. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : janë çorba e çorbës së lepurit në mes vete
JANË LARG njëri-tjetrit fr.fol.,ftill.- nuk mund të krahasohen dot në mes vete, kanë dallime, ndryshime të mëdha në mes vete, ndryshojnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës
E KA LARG dikë a diçka dikush fr.fol., iron.- nuk i jep, nuk i kushton (aq sa duhet) rëndësi, vëmendje diçkaje a dikujt dikush, e lë jashtë kujdesit, vëmendjes, interesit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : e hedh (m’, pas) anash dikë a diçka dikush
LARG E LARG fr.ndf.,meton.- jo drejtpërdrejt, tërthorazi. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : anës e anës
LARG QOFTË ! fr.fol.,psth.-përdoret kur nuk duam të ndodhë diçka e keqe. (FGJSSH f. 947). S. qoftë larg !
E MBAN LARG dikë a diçka dikush fr.fol., iron.- nuk i jep, nuk i kushton (aq sa duhet) rëndësi, vëmendje diçkaje a dikujt dikush, e lë jashtë kujdesit, vëmendjes, interesit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : e hedh (m, pas) anash dikë a diçka dikush
NGA LARG fr.ndf.,meton.- pa vëmen-djen e duhur. (FGJSSH f. 949). S. për së largu ; së largu
ËSHTË NGRYSUR LARG dikush fr.f ol.- s’ di fare për diçka dikush. (UÇ-3/71 f. 198). S. shih sin : nuk merr amë nga diçka dikush
Ç’ JE NGRYSUR LARG ! fr.fol.,iron.- mendon për gjëra që nuk mund të bëhen ose që nuk sjellin asnjë dobi. (AJA-DE f. 172).
PRET LARG dikush fr.fol.,meton.-1.ka një qëllim të largët dikush. S. vret larg dikush. 2. aludon për diçka tjetër më të thellë dikush. (FGJSSH f. 947, 1542, 2183). S. vret larg dikush
IA QET LARG (LARG E LARG) diçka dikujt dikush fr.fol.,met. -ia thotë, ia përkujton tërthorazi, jo drejtpërdrejt diçka dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i flet anës e anës dikujt dikush
QËNDROJNË LARG njëri-tjetrit fr. fol.,ftill.- nuk mund të krahasohen dot në mes vete, kanë dallime, ndryshime të mëdha në mes vete, ndryshojnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës
I QËNDRON LARG dikujt a diçkaje dikush fr.fol., iron.- nuk i jep, nuk i kushton (aq sa duhet) rëndësi, vëmendje diçkaje a dikujt dikush, e lë jashtë kujdesit, vëmendjes, interesit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : e hedh (m, pas) anash dikë a diçka dikush
*QOFTË LARG! fr.fol.,psth. - përdoret kur nuk duam të ndodhë diçka e keqe. (FGJSSH f. 947). -Edhe gratë (qoftë larg), kanë shejtanin në bark.(Ç-
I RRI LARG dikujt a diçkaje dikush fr. fol.,iron.- nuk i jep, nuk i kushton (aq sa duhet) rëndësi, vëmendje diçkaje a dikujt dikush, e lë jashtë kujdesit, vëmendjes, interesit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 947). S. shih sin : e hedh (m, pas) anash dikë a diçka dikush
SHEH LARG dikush fr.fol.,meton.- është largpamës dikush. (FGJSSH f. 947, 1842, 1883). S. shih sin : sheh përtej bjeshke dikush
SHIKON LARG dikush fr.fol.,meton.- është largpamës dikush. (FGJSSH f. 947, 1842, 1883). S. shih sin : sheh përtej bjeshke dikush
*SHKON AQ LARG dikush fr.fol., meton.- e tepron shumë dikush.- Dy televizionet tjera jo vetëm që nuk u solidarizuan dhe dënuan aktin, por bile shkuan aq larg, sa që njëri nga ta kontestoi, pa pikë ngurrimi,që policia ta ketë rrahur kolegun e tij të televizionit rival, edhe pse vetë nuk kishte qenë në vendngjarje. (IMU te: ERE, 18 tetor
*SHKON (KA SHKUAR) LARG diçka fr.fol.,meton.- teprohet diçka, i kalon caqet diçka. (FGJSSH f. 2142- Me shkuarjen e turqve, nuk mblodhëm mend, i lamë dyert e hapura, dhe mikpritja jonë shkoi larg sa për mbretër bëmë të huajt. (SKSA te: KOM nr. 18, 21 dhjetor
IA THOTË LARG E LARG diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.-ia thotë tërthorazi, jo drejtpërdrejt, jo hapur, jo troç dikush dikujt diçka. (FGJSSH f. 34). S.shih sin : ia sjell anash e anash diçka dikujt dikush
VETE (KA VAJTUR) LARG diçka fr.fol.,meton.- teprohet diçka, i kalon caqet diçka. (FGJSSH f. 1861, 2142).S. shih sin : vete në gërret diçka
VRET LARG dikush fr.fol.,meton.-1.ka një qëllim të largët dikush. S. shih sin : pret larg dikush. 2. aludon për diçka tjetër më të thellë dikush. (FGJSSH f. 947, 1542, 2183). S. shih sin : pret larg
LARGU (SË)
PËR SË LARGU fr.ndf.,meton.- fr.ndf., meton.- pa vëmendjen e duhur. (FGJSSH f. 949). S. shih sin : nga larg
LARO-JA
*KAPE LARO, PRITE BALO! fr.fol., iron.- s’ e merr vesh i pari të dytin, bëhet rrëmujë e madhe e secili bën sipas kokës së vet. (FGJSSH f. 1543).- Kape laro, prite balo !- i dëgjon serbët kur ia ngulin dhëmbët pasurisë së Kosovës. (KSY-SHZ f. 36). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan
KU (TË) LË LAROJA TË HAJË BALOJA fr.proverb.,iron.- thuhet kur një i fuqishëm rrëmben për vete çdo gjë dhe s’ lë sgjë për të tjerët, kur dikush s’ të lë as pjesën tënde. (FGJSSH f. 950, 973).
S' LË LAROJA, TË HAJË BALOJA fr.proverb., meton..- bëhet pengesë (e pakapërcye-shme) diçka a dikush për dikë. (JBALL-KOR f. 198). S. shih sin: bëhet bllokadë diçka a dikush për dikë
NUK IA QET LAROJA dikujt fr.fol., meton.- nuk e përballon dot diçka (një punë etj.) dikush, nuk ia del mbanë diçkaje (një pune etj.) dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 166). S. shih sin : nuk ia ka alet diçkaje (një pune etj.) dikush
RRI SI LAROJA ME NJË PËLLËMBË ZINXHIR dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rri i mbyllur e i ndrydhur dikush, rri si pa liri dikush. (NMUS-NJFK f. 212). S. shih sin: rri në kafaz dikush
LART
BËN LART dikush a diçka fr.fol.,met.- rritet, zhvillohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 950). S. shih sin: hedh boj dikush a diçka
E ÇON LART dikë a diçka dikush fr. fol., meton.- e vlerëson, e lartëson, e madhëron, e çmon shumë dikë a diçka dikush. ( HB-FPD f. 67). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush
*ENDET LART E POSHTË dikush fr.fol.,iron.- sillet poshtë e lart, sillet, bredh , endet kot, kot së koti dikush, e shkon, e kalon kohën pa bërë gjë, kot dikush, hallavitet, sorollatet dikush. -Makina me targa të huaja enden lart e poshtë me shpejtësi kërcënuese. (BLFEV te: KD, 16 tetor
*FLITET LART POSHTË fr.fol.,ftill.- përflitet, hapet, përhapet lajmi se....-Shqetëso-hej si për të vetmin njeri të dashur në botë, si për birin në shpirt siç flitej lart e poshtë. (AABD-ËD f. 54). S. shih sin : del fjala se…
JE LART fr.fol.,ftill.- e çmon një gjë tepër, kërkon një çmim të lartë, kërkon shtrenjtë. (AXH-X f. 159)
IA JEP LART dikush fr.fol.,iron.- krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
LART E POSHTË fr.ndf.,meton.-1. gjithandej, kudo . (FGJSSH f. 950, 1458, 2208). S. shih sin : andej e këndej (andej-këndej, andej e këtej, andej-këtej) ; an’ e mb’ anë (anë e m’ anë, anë e mb’ anë). 2a. .duke u endur herë në një vend, herë në vendin tjetër. 2b.duke u endur pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar, duke u endur kot, kot së koti. 2c. herë nga një anë, herë nga ana tjetër, sa djathtas majtas, sa majtas djathtas, herë në një drejtim, herë në drejtim tjetër. (FGJSSH f. 1458). S. shih sin: andej e këndej (andej-këndej, andej e këtej, andej-këtej)
*IA MBAN LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
*MERR LART diçka a dikush fr.fol.,fj.- ngjitet, ngrihet diçka a dikush. (FGJSSH f. 1062). - Klithi një zog i madh, që mori lart malit e kjo klithmë na futi drithërimën. (VK-T f. 91). S. merr përpjetë diçka a dikush. Ant. merr poshtë diçka a dikush
E NGRE LART dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.-e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson, e madhëron, e madhështon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 682, 950, 1045, 1478). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush
NGRIHET LART fr.fol.,meton.- lartëso-het. (FGJSSH f. 951). S. merr lartësi
NGJITET LART dikush a diçka fr.fol., met.- rritet, zhvillohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 950). S. shih sin: hedh boj dikush a diçka
PËSHTYN LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (FGJSSH f. 1476). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
PJERDH LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
*RRAH LART dikush, IA RRAH LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mburret me tepri dikush, krekoset, kapardiset, ngrefoset dikush. (PAVHA-SHPE f. 120, FGJSSH f. 950, 1677, 2183). S.nuk preket me asgjë dikush
E SHET LART dikush fr.fol., iron.- mbahet më të madh dikush, kacagjelohet dikush. (FGJSSH f. 1829). S.nuk preket me asgjë dikush
SHKON LART dikush a diçka fr.fol., meton.- rritet, zhvillohet mirë dikusha diçka, përpjeton, përpjetohet dikush a diçka, merr zhvillim të mbarë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1458). S. shih sin: hedh boj dikush a diçka (edhe moh.)
IA VAR LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
IA VJERR LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
*VRET LART , E VRET LART dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret me tepri dikush, krekoset, kapardiset, ngrefoset dikush. (PAVHA-SHPE f. 120, FGJSSH f. 950, 1458, 1610, 1677, 2183).-Shoferët e taksive nuk bëjnë bisedë, vrasin lart. (FC-N f.57). S.nuk preket me asgjë dikush
LARTËSI-A
MERR LARTËSI fr.fol.,fj.- lartësohet. (FGJSSH f. 951). S. shih sin : ngrihet lart
LARUSHK-U
KUR TË BËJË LARUSHKU RRUSH fr.ndf.,proverb.,iron.-kurrë, askurrë,asnjëherë, fare, kurrën e kurrës. (FGJSSH f. 133, 952, 1722, JTH-FFGJSH f. 79). S.shih sin: kur të shijë Ajdini urov
TA SHET LARUSHKUN PËR RRUSH dikush fr.fol.,iron.- të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak, dinak i madh dikush. (PETZE-FSHFRR f.195). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
LASKAR-I
BËHET LASKAR dikush fr.fol.,met.- dobësohet shumë, pa masë dikush, tretet nga trupi dikush. (FGJSSH f. 952). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
LASMAS-I
BËHET LASMAS (gjella etj.) fr.fol., id..- bëhet shumë e hollë (gjella etj.), hollohet shumë (gjella etj.). ( BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si hirrë (gjella etj.)
LASH (TË)
KË TË LASH E KË TË LYESH fr.fol., meton.- thuhet kur zihen a grinden dy veta dhe nuk dihet kush e ka fajin ose kur të dy janë fajtorë. (IBME-OP f. 153).
LASHKA-PLASHKA-T
S’ KA LASHKA-PLASHKA (LASHKA E PLASHKA) dikush fr. fol., meton.-është fare i pastër, i papërlyer dikush, është shumë shpirtbardhë, zemërbardhë dikush . (MIHO-DI f. 177). S. shih sin : është i bardhë si rrezja dikush
LASHKA-PLASHKA-T fr.em.,id.- copa shumë të vogla, grimca, çikla, grimca të prishura pa vlerë. (MIHO-DI f. 177). S. shih sin : cingra-mingra-t
LASHTA (E)
I BIE E LASHTA dikujt fr.fol.,euf.-e zë epilepsia dikë, i bie epilepsia dikujt, sëmuret nga epilepsia dikush. (AXH-FR f. 195). S. shih sin : e zë ajo e herës
LAT/Ë-A
JANË SI LATA, SËPATA fr.fol.,ftill.- janë njësoj, janë si njëri ashtu edhe tjetri. (FGJSSH f. 954, 1746). S. shih sin : janë një ajar
KUR SHKOI LATA, TË SHKOJË DHE (EDHE) SËPATA fr.proverb.- kur ikën pjesa më me vlerë, s’ ke ç’ e do (ç’ e kërkon) atë me pak vlerë a pa vlerë. (VALLA-FSHPE f. 114, FGJSSH f. 954, 1746, 1862). S. ikën sytë, le të ikin edhe vetullat ; kur shkoi sëpata, le të shkojë dhe bishti ; shih sin : e humb djathin, ç’ të duhet hirra
SI LATA, SËPATA fr.ndf.,iron.-njësoj, njëlloj, si njëri ashtu edhe tjetri. (FGJSSH f. 1746). S. shih sin : si i ati dhe fëmija
LATOSHK/Ë-A
ËSHTË SI LATOSHKË PA BISHT diçka fr.fol.,ftill.,krah.-është pa vlerë diçka . (NMUS-SHPK f. 177). S.shih sin : është avull lakrash diçka
LAVAR-I
LAVAR MISHI fr.em.,ftill.- mish pastër-ma, i varur në tym për t’ u tharë. (FGJSSH f. 955)
LAVAR/E-JA
BËHET LAVARE diçka fr.fol.,imeton.- lakohet, shtrembërohet diçka. (FGJSSH f. 955). S. shih sin : kthehet si çapua diçka
KTHEHET LAVARE diçka fr.fol., eton.- lakohet, shtrembërohet diçka. (FGJSSH f. 955). S. shih sin : kthehet si çapua diçka
LAVD-I shm.-LAVDE-T
*I BËN LAVDE dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,fj. - e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 682, 955). -„Njerëzit e mirë“ të teatrit i thurnin lavde. (ARKAS te: KD, 31 janar
* I THUR LAVDE dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,fj. - e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e madhëron, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 682, 955, 1045, 1165). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush
LAVDËRIM-I shm.LAVDËRIME-T
I BËN LAVDËRIME dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,fj.- e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 955).S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush
LAV/ËR-RA
E BËN LAVËR diçka dikush fr.fol.,id.- e prish diçka dikush, e përmbys diçka dikush. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: i del anë e cekë diçkaje dikush
S’ ËSHTË AS I LAVRËS, AS I GAVRËS (I VLLAÇËS) dikush fr.fol.,ant.- s’ është për asgjë, për asnjë punë dikush, nuk është i aftë, i zoti për asnjë punë, për asgjë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk është as për arë, as për pazar dikush
LE
LE... , POR AS... fr.lidh.- përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: jo vetëm..., po (por) edhe...
LE QË ... fr.lidh.- përdoret kur flasim për diçka që ndodh ose jo pavarësisht nga dëshira e dikujt. (FGJSSH f. 956).
LE QË...,POR AS... fr.lidh.- përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: jo vetëm..., po (por) edhe...
LE QË..., POR EDHE... fr.lidh.- përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: jo vetëm..., po (por) edhe...
LE SE..., POR EDHE... fr.lidh.- përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: jo vetëm..., po (por) edhe...
PA LE... fr.lidh.- përdoret për të përfor-cuar një ndjenjë a një dëshirë të folësit, mosbesi-min, ironinë, talljen a përçmimin e tij , për të tre-guar se ajo që thuhet quhet e tepërt, s’ mund të vërtetohet ose është e vështirë të ndodhë etj. (FGJSSH f. 956)
LEBETI-A
HEQ LEBETI dikush fr.fol., fj.- tmerro-het, llahtariset dikush nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj., tmerrohet, ngrin nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi dikush. (FGJSSH f. 956). S. shih sin : bëhet akull dikush
I HYN LEBETIA dikujt fr.fol.,fj.- lebeti-tet, tmerrohet, llahtariset dikush. (FGJSSH f. 956). S. shih sin: bie në ankth dikush
MERR LEBETINË dikush fr.fol.,fj.- rrëqethet tepër, pa masë dikush, tmerrohet, leme-riset, lebetitet, llahtariset dikush. (FGJSSH f. 957). S. shih sin : bie në ankth dikush ; i dridhet barku dikujt
LEB/ËR-RA
E ZË LEBRA dikë a një kafshë fr.fol., mjek., veter.- lebroset dikush a një kafshë , sëmuret nga lebra dikush a një kafshë. (FGJSSH f. 957).
LECK/Ë-A shm.-LECKA-T
BËHET (SI) LECKË dikush fr.fol., meton.- dobësohet shumë, tej mase dikush. (FGJSSH f. 987). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
BËHET LECKA-LECKA dikush a diçka (një rrobë etj.) fr.fol.,meton.- shqyhet, griset shu-më, pa masë dikush a diçka (një rrobë etj.), shqy-het, griset shumë keq dikush a diçka (një rrobë etj.), shkafanjiset, fërteliset, lakaniset, leckoset, rreckoset dikush a diçka (një rrobë etj.) , shqyhet, copëtohet, griset në shumë copë të vogla, në shumë grima diçka (një rrobë etj.). (FGJSSH f. 129, 957). S. shih sin: bëhet copë (copa, copash) dikush a diçka (një rrobë etj.).
BËHET LECKË dikush fr.fol.,iron.-1. .komprometohet, shpërnderohet, njolloset keq di-kush, bëhet turp i botës dikush, turpërohet botërisht dikush. S. shih sin: bie në baltë dikush. 2. i bie, i ulet vlera, autoriteti, dinjiteti, personaliteti fare dikujt, bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, nuk vlen, nuk vyen për asgjë dikush, i humb çdo vlerë dikujt. (FGJSSH f. 130). S. shih sin : bëhet brashnjë dikush
BËHET SI LECKË PËR TË FSHIRË KËPUCËT dikush fr.fol.,iron.-bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, e humb çdo vlerë dikush. (NMUS-SHPK f. 177).S. shih sin : bëhet brashnjë dikush
E BËN LECKA–LECKA diçka (një rrobë etj.) - e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis,e leckos, e rreckos diçka (një rrobë etj.) dikush. (FGJSSH f. 957).S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush
E BËN LECKË dikë dikush fr.fol.,id.-1. e rrah paq dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e rrah keq, mirë dikë dikush. (JNU-FPM f. 41, FGJSSH f. 249, 1319). .S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2.- i flet rëndë, i flet fjalë të rënda dikujt dikush, nuk i lë gjë pa thënë dikujt dikush, e fyen e ofendon, e shan rëndë dikë dikush. (AJA-DE f. 169, FGJSSH f. 171, 962, 987, 1623, 1681).-T’ u mblodhë menjëherë e gjithë ndërmarrja e t’ i dhanë një dajak të mirë sa e bënë leckë fare. (ISH-SH f.35).S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush.3. e mund, e mposht, e thyen keq dikë dikush (në lojë, në një fushë, lëmë, disiplinë të dijes, sportit etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të . (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën cicmic dikujt dikush .4. e nënshtron plotësisht dikë dikush dhe e përdor si do vetë. (FGJSSH f. 1801, 1943). S. shih sin : e bën cule dikë dikush
ËSHTË ME LECKA NË KRAH dikush fr.fol.,ftill.-. nuk është ngulur për të banuar në një vend të caktuar dikush, endet sa në një vend në një tjetër dikush, nuk rri, nuk qëndron, nuk ngulet dot në një vend dikush, sa e gjen këtu, sa e gjen atje dikë, rron si endacak dikush. (FGJSSH f. 957).S. shih sin : është si çadra e gabelit dikush
ËSHTË LECKË fr.fol.,ftill.- 1. (dikush) është i pavlerë, i parëndësishëm, i padobishëm dikush. S. shih sin : është si bleta në majë të lisit dikush. 2. (diçka) është pa vlerë diçka, nuk hyn më në punë diçka. (FGJSSH f. 957). S. shih sin : është avull lakrash diçka
E GRIN LECKA-LECKA diçka dikush fr.fol.,ftill.- e grin, e ndan, e pret, e çan në copë, në pjesë shumë të vogla diçka dikush. (FGJSSH f. 957). S. shih sin: e bën copë e grimë (copa e grima) diçka dikush
E GRIS LECKA-LECKA diçka (një rrobë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e shqyen, e copëton, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla diçka ( një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush. (FGJSSH f. 957) S.shih sin: e bën copë-copë diçka (një rrobë etj.) dikush
*E HEDH SI LECKËN dikë dikush fr.fol., ron.- bën, vepron dikush me dikë si do, si dëshiron vetë, si ia ka ënda, e bën dikush dikë të sillet, të veprojë si do vetë, luan me dikë dikush si do vetë.- Të hedhin njerëzit si leckën dhe s’ ta jep kush dorën. (DD te: KO nr. 2/