E hene, 05.05.2025, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Kopshti zoologjik i Ragip Sylës

E diele, 26.09.2010, 02:51 PM


Kopshti zoologjik i Ragip Sylës

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Poezia buron nga thellësia e shpirtit, ajo na shfaqet në sipërfaqe për një moment, është ngjarje e momentit, është sikurse përjetimi skenik. Në një moment përjetohet dhe aktori asgjë nuk mban mend nga përjetimi. Këtë gjë mjaftë mjeshtrit e shpjegon Stanisllavski në veprën e tij “Sistemi”. Poeti, gjatë përkthimit të zërit të tij të brendshëm, vargjet i renditë me logjikë tejet të fortë, por nganjëherë nëse nevojitet t’i interpreton mu ato vargje sikur në momentin e përjetimit, ai do stagnon, dhe do çuditët me vetën. Atëherë nevojitet aktori, gjuetari i përjetimit të poetit, ose zbuluesi i frymës së vargjeve dhe personazheve në poezi. Poeti, shtrydhë shpirtin e tij, e filtron nëpërmjet egos dhe vendos një ritëm dinamikë dhe të kuptuar. Po kthehemi, tek klubi poetik “Zahiri”, ku para disa ditësh u ndanë tri çmime për poezinë më të mirë. Para se të ndaheshin çmimet, u lexuan disa poezi nga disa poetë. Ishin të nivelit të mirë, edhe pse interpretimi nuk ishte “aktoresk”, por mundoheshin, të tregonin ngjarjen intime që ndodhej në letër. Poezia që më zgjoj kureshtje të madhe, ishte ajo e fituesit Ragip Sylaj, e titulluar “Kopshti Zoologjik”, fituese e vendit të tretë. Në formë simbolike, autori zbërthen psikologjinë e kafshëve, epsheve të tyre, që gjithmonë nuk janë vetëm në planë të parë, e këtë e hasim tek kapitulli i parë (Kali) ku thuhet: “Kali nuk është kali, ai që i mban mendtë veç te pela......, Kali është kali, i kalorësit, i luftëtarit i Gjergjit e i Mic Sokolit”. Çfarë na paralajmëron autori?! Nuk duhet kuptuar kalin si diçka që ka epshe për pelën, ose si shkelmues, por shërbyes i figurave të shquara historike, që nuk do bëheshin të shquara pa ndihmën e kalit, andaj, rëndësia e tij është legjendare dhe ezopike. Andaj, dëshmia se jetohet edhe gomarisht, e kemi tek krijesa Gomar, por as kjo krijesë nuk është e kot dhe e rastësishme, ngase shërben për diçka. Mundi asnjëherë nuk ju shpërblye, ngase është i uritur për mend, dhe nuk di të shtrembërojë, këtë autori përmes një komedie të zezë na paraqet me këto vargje: “ Pëllitja jote ç’porosi përçon të pronari, kur je i uritur për mend, a i etur për dashuri”.  Me një kompozim tejet të bukur, autori Sylaj, përshkruan subjektivisht kopshtin zoologjik Kosovar, dhe na paralajmëron që të kemi kujdes edhe në ta, sepse edhe ata janë të pranishëm në këtë kohë moderne, dhe kanë raporte me neve. Nuk duhet anashkaluar, sepse na mbajnë të gjallë, as nuk duhet t’i zhgënjemë, sepse nuk do jem të lumtur më pastaj. Këtë e vërejmë tek kapitulli “Lopa”; “Mjera lopa që s’është tamam lopë. Dhe mjerë ai që s’ia di hujin, lopa i mori veset e bariut te keq”. Autori disi në brendësinë e tij, mundohet t’i paralajmëron kafshët ta përdorin egon, ngase krijesa njeri, nuk është edhe aq mirënjohës dhe dashamire për këto krijesa servile dhe të pafajshme. Në njërën anë paralajmëron neve, të kemi konsideratë ndaj tyre, dhe në anën tjetër, kafshët mundohet ti bëjë të kujdesshme ndaj pronarëve të tyre.  Por, një mendim tjetër ka autori ndaj ujkut dhe atë e përshkruan kështu: “Vetëm pse je ujk je ujk, të dua pse gjuan larg, e nuk e ha mutin aty e ka e ha bukën... Frika jonë hungëron, në mal e asfalt”. Ujku na vjen si krijesë e frikshme, gjakatare, e cila na frikëson si kur është brenda nesh, dhe kur ndodhet jashtë nesh, ai është më i fortë se ne dhe se gjithë kafshët që u përmendën deri më tani, në aspektin fizik. Andaj, autori, duke e paraqitur vendin tonë si një teatër mes frikës, mungesës së dijës, vullnetit për pushtet, na shpie në një filozofi mjaftë të thellë që përbrenda saj përmban shumë ngjyra reale, dhe nuk mund të ndrohen, por vetëm të shndërrohen. Ky teatër modern, me një komedi të zezë, që nganjëherë na shpie edhe në satirë, përfundon me krijesën më të butë me Delen. Sado që jemi, kuaj, lopë, dhe ujq, prapë se prapë, në fund ndeshemi me delen, sikurse tek filozofi gjerman Friedrih Nietzche, i cili flet për tri metamorfozat e shpirtit: “Si bëhet shpirti luan, kuçedër dhe në fund deve”...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx