E hene, 05.05.2025, 09:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E diele, 26.09.2010, 12:34 PM


Neki Lulaj

 

 

KE PORTA E MIKUT TIM TË VJETËR

 

Të kërkova ,ke pikëtakimet tona

të përhershme, por nuk të gjeta,

në bibliotekën ku dikur gjurmonim historinë,

atje ku na zinte edhe muzgu i mbrëmjeve të vona,

unë e ti atje ndjenim kënaqësinë.

 

I pyeta ata që na njihnin mua dhe ty prej kohësh,,

e disi përgjegjëje habie nga askush nuk mora,

kur unë ua këtheva shpindën dhe vazhdova kërkimin,

diç me zë të ulët mes veti pëshpëritën,

a thua ky gjë nuk po ditka?

 

U ngjita rrugës gjarpërore tatëpjetë,

duke bartur,kujtiimet dhe peshën e pleqërisë sime,

doja të takohesha me ty miku im i vjetër ,

pa menduar se jeta paska bërë kaq ndryshime.

 

Arrita rrugës gjarpërore deri atje lartë,

atje pranë shtëpisë tënde përrallore,

trokita ca herë në portën tënde të vjetër,

mendova se nga ana tjetër do të më vije përgjegjja jote?

 

Prita përgjegjejet nga trokitjet e shurdhëra,

e as nuk u hapë derë,a as nuk u dëgjua zë .

edhe më shumë ma rëndojë zemrën dhembja dhe dëshprimi,

e kuptova se paskam ngelë, unë pa ty e ti pa mua.

 

Kështu na ikin miqët pa lamtumirë,

se lamtumirën e ka edhe vetë jeta

kjo qenka ajo që na pjeston pamëshirë,

e ne ngelëm pa i evokuar kujtimet e vjetra.

 

 

ÇKA ËSHTË FJALA?

 

Fjala shëron plagët,

fjala zvogëlon dhembjen,

fjala mund fjalën,

fjala lidh fjalën,

fjala zgjidh fjalën,

fjala zgjeron fjalën,

fjala rrudh fjalën.

 

Fjala është ar,

fjala është mike,

fjala është helm,

fjala është besë,

e ruajtur nga koha e vjetër antike.

 

Fjala është heshtje,

fjala tjerrë mendime,

fjala sjell kuptime,

fjala që njeriu e bluan brenda vetës

është një yll, një meteor ,

që njeriu ia ndezë, kurdo vetës.

 

Fjala është ninullë e ndrydhur,

fjala është parajsë e ndritur,

fjala është freski e shpirtit,

fjala është pasuri e shekullit dhe e vitit.

 

Fjala është vrushkull lotësh,

fjala është lumë sa Buna,

e madhe sa Alpet Shqiptare,

e çmueshme sa vetë puna.

 

 

SHI VERE PËRMBI MJEGULL

 

Një shi vere,

përmbi mjegull,

grykës së bjeshkës,

nuk ecnim vetëm.

 

Kjo më kujton,

një kohë të shkuar,

kur ne bashkë,

grykës kaluam.

 

Ua dërgonim barive kripën,

blojë, duhan, eshkë e unurë,

qanim grykë në shi mbi mjegull,

ishte një kohë që s’kthehet tjetër.

 

Kur mbërrinim atje lartë në stanishtë,

gëzim i madh atëherë ia nis,

një darkë e mire me mazë të zime,

duhan kaqak, këngë nga zemra e barinjve.

 

Në mbrëmje deri vonë vazhdonte gazmendi,

melodi fyelli në mes stanishte,

gëzim se na kanë ardhë nga rrafshi,

n’tanë stanishtën dëgjohej gazi.



(Vota: 40 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx