| E hene, 27.09.2010, 09:12 PM |
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
LL
AQ I THOTË LLAÇKA dikujt fr.fol., iron.- nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin : aq e ka dikush
I DEL LLAÇKA (NA) dikujt fr.fol.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush
E KA LLAÇKËN E MADHE dikush .- fr.fol. ,iron. -flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush
E KA LLAÇKËN NA dikush.- fr.fol. ,iron. -flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush
E MBLEDH LLAÇKËN dikush fr.fol. ,id.-1. nuk flet, hesht dikush, përmbahet, nuk flet fare dikush, nuk flet më asnjë fjalë dikush, nuk nxjerr fjalë nga goja dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e qep buzën dikush. 2. punon, vepron sillet drejt, mbarë, si ka hije dikush, hyn në rrugë të mbarë dikush, shtrohet dikush, nxjerr mësim nga pësimi dikush, pëson dhe mëson dikush, nuk është më kryeneç, kryefortë dikush, bëhet i bindur, i dëgjuar, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: bie në brazdë dikush
NUK IA PRET LLAÇKA dikujt fr.fol., iron.- është mendjelehtë dikush, është i papjekur nga mendja dikush, gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush, nuk mendon, nuk gjykon si duhet dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: është arrë fyçkë dikush
E QET LLAÇKËN (NA) dikush fr.fol., iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush. (BQ-DSH ). S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush
I (IA) QET LLAÇKËN (NA) dikujt dikush fr.fol.,id.- e bën të flasë dikë dikush, e detyron t’ ia thotë, t’ ia përmendë të gjitha që di dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) zbërthen dhëmbët dikujt dikush
LLAÇO-JA
MËSOHET ME LLAÇONË E MADHE dikush fr.fol.,ftill.- mësohet të rrojë mirë a me të gjitha të mirat dikush, mësohet të rrojë me bollëk e begati dikush, mësohet keq dikush. ( NMUS-SHPK f. 191). S. shih sin: mësohet si arëza në mjaltë dikush
BËHET ME LLAFE dikush fr.fol.,fj.- flitet keq për dikë. (FGJSSH f. 130). S.shih sin : bëhet me fjalë dikush
E BËJNË ME LLAF fr.fol.,id.-besato-hen, bëjnë marrëveshje për të vepruar bashkë, bëjnë marrëveshje a marrin vendim për veprim të përbashkët. (FGJSSH f. 1033).S. shih sin: bashko-jnë besën
E BËN ME LLAFE dikë dikush fr.fol., iron.- e ngojos, e prozhmon,e përgojon dikë dikush, i nxjerr fjalë të këqija dikujt dikush, flet keq për dikë dikush. (FGJSSH f. 132). S. shih sin: qet cunga në dikë dikush
BËN LLAF (E) me dikë dikush fr.fol.,fj.- 1. flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush. 2. grindet, shamatohet, zihet (me fjalë) me dikë dikush. (FGJSSH f. 1033).S. shih sin: bën fjalë me dikë dikush
*BËN LLAF E MUHABET me dikë dikush fr. fol. ,fj.- kuvendon, flet me dikë dikush.- Po rrimë, bëjmë llaf e muhabet. Bukë e zemër, o burra... (DD te: JR nr. 3/
BIE NË LLAF me dikë dikush fr.fol.,fj.- flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush
I BLUAN LLAFET SI KUTULISHTË dikush fr.fol.,meton.- i zgjedh, i mat fjalët dikush kur flet, flet me fjalë të zgjedhura,të matura dikush, ka kujdes në të folur dikush, është i matur kur flet dikush, i peshon mirë fjalët dikush. ( NMUS-SHPK f. 191). S. shih sin : bluan (më) butë dikush
ÇAN LLAFE dikush fr.fol.,iron.- flet kot më kot dikush, dërdëllit dikush. (FGJSSH f. 239, 1034). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush
S’ DI LLAFE dikush fr.fol.,meton.-1a. flet, përgjigjet drejt, menjëherë, pa e zgjatur fare dikush, hyn drejt, menjëherë në temë dikush, nuk e zgjat shumë (një çështje, një bisedë, një punë etj.) dikush. S. shih sin : i bie copë dikush ; s’ i bën drutë të gjata dikush.1b. flet, pëgjigjet shkurt e shkoqur, saktë dikush, nuk zgjatet në të folur, në të përgjegjur dikush, nuk flet shumë dikush (kur përgjigjet). (FGJSSH f. 329). S.shih sin : i pret drutë shkurt dikush
DO T’ I GJEJË FUNDIN LLAFIT dikush fr.fol.,meton.- thuhet për dikë që, në bisedë me një tjetër a me të tjerë, kërkon gjithmonë ta sqarojë deri në fund një çështje. (NMUS-SHPK f. 92).
ËSHTË THES LLAFESH dikush fr.fol., iron.-është thashethemexhi i pashoq dikush. (FGJSSH f. 1475, 2062). S. shih sin: është thes fjalësh dikush
E FSHEH LLAFIN dikush fr.fol., meton.- përmbahet në të folur dikush, nuk flet menjëherë dikush, nuk ngutet në të folur dikush. (FGJSSH f. 509, 1034). S. shih sin: bluan (më) butë dikush
E HA ME LLAFE dikë dikush fr.fol., meton.- e bezdis, e mërzit dikë dikush duke i folur. (FGJSSH f. 637). S.shih sin : e ha me fjalë dikë dikush
NUK HA LLAF dikush fr.fol.,iron.- nuk shtrohet, nuk bindet fare për diçka dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk ha arsye dikush
HYN NË LLAF me dikë dikush fr.fol., meton.- nis të flasë, të kuvendojë,të bisedojë me dikë dikush, nis e flet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034).S.shih sin: bën bisedë me dikë dikush
I HYN NË LLAF dikujt dikush fr.fol.,id.- e kupton dikë dikush se ku e ka qëllimin, hallin, ku synon,mëton, e kupton dikë dikush se për çka ngulmon a për çka e tërheq vëmendjen, ia kupton, ia merr vesh qëllimet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin : e kupton se ku i bie çekanit dikë dikush
I JEP LLAF dikujt dikush fr.fol.,meton. .- e kundërshton (me fjalë) dikë dikush, nuk i bindet dikujt dikush (me fjalë). ( FGJSSH f. 1034). S. shih sin: e bën dysh fjalën e dikujt dikush, ia bën dysh fjalën dikujt dikush
KA NJË LLAF me dikë dikush fr.fol., fj.-flet pakëz me dikë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: ka një fjalë me dikë dikush
E KA NJË LIRË, NJË LLAF dikush fr.fol.,meton.- flet rrallë e me vend, me arsye dikush. (NMUS-SHPK f. 183). S. shih sin: e ka një fjalë e flori dikush
KA SHUMË LLAFE dikush fr.fol.,iron.- flet shumë dikush. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: ka shumë fjalë dikush
I KA LLAFI KRIPË dikujt fr.fol.,met.- flet fjalë të mira, të ëmbla, të lezetshme dikush , është tërheqës në kuvend dikush.(NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : është për të marrë bletë në të dikush
KA LLAFI KUVEND fr.fol.,id.- duhet biseduar në vendin dhe në kohën e duhur. (NMUS-SHPK f. 192).
KALË I LLAFEVE fr.em.,iron.- thash-ethemethi. (GRH-KO-I f. 204). S. portë pazari
KUR E NIS NJË LLAF E SHPIE PILAF dikush fr.fol.,iron.-flet gjatë dikush duke hyrë në hollësira të tepërta e pa vlerë. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : vepron si Aristarku dikush
LËRI LLAFET ! fr.fol,meton.- mos fol më! (FGJSSH f. 1033, 1480). S. pikë llaf !
LLAFE BOSHE fr.em.,iron.-thashe-theme, fjalë pa themel, pa peshë, fjalë të kota, gjepura, broçkulla. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: fjalë kodër pas bregut
LLAF ME CUPTHA fr.em.,fj.- bisedë jo e çiltër, me dredhi, me hile (për ta mashtruar dikë). (MIHO-DI f. 174).
LLAFE MBI DRIN fr.em.,iron.- thashe-theme, gjepura, pallavra, fjalë të kota, boshe, pa vlerë, pa vendi. (ESBRA-LU f. 153). S.shih sin : dardha në shënëndre
LLAFE TË KOTA fr.em.,iron.-thashe-theme, fjalë pa themel, pa peshë, fjalë boshe, gjepura, broçkulla. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: fjalë kodër pas bregut
LLAFET NDAHEN XHEPA-XHEPA fr.proverb.- biseda duhet bërë sipas njeriut dhe jo njëlloj me të gjithë. (BETA-SITA-TIR f. 235).
LLAF PAS LLAFI fr.ndf., fj.- duke folur për një kohë të gjatë për shumë çështje. (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: bisedë pas bisede
LLAFE PAZARI fr.em.,iron.- thashe-theme, gjepura, pallavra, fjalë të kota, boshe, pa vlerë, pa vend. (NMUS-SHPK f. 191). S.shih sin : dardha në shënëndre
TË MBAN ME LLAFE dikush fr.fol. ,iron.- të mban me premtime, me shpresa të kota dikush e nuk të jep, nuk të bën (asnjë, një) zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë, një) punë dikush.
(FGJSSH f.1034). S. shih sin: as të çap, as të përtyp dikush
(E) NGET LLAFIN dikush fr.fol., id.- vazhdon të flasë, të kuvendojë, të bisedojë dikush, e nxit bisedën dikush, e zhvillon më tej një bisedë dikush . (FGJSSH f. 1034). S. shih sin : (e) nget fjalën dikush
E NISE LLAFIN, VËRI QYLAFIN ! fr.fol.,proverb.- përfundoje plotësisht diçka (një punë etj.) që e ke nisur, që e ke filluar ! mos e lër të pambaruar punën e nisur ! mos e lër në mes të rrugës diçka të nisur ! (NMUS-NJFK f. 213,NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin : (e) mbyte gjarprin, hidhe (qite) në përrua
NJË LLAF GOJE fr.ndf., meton. – diçka e thënë shumë lehtë, por që , në të vërtetë, është e vështirë për t’ u bërë (për një punë etj.). (FGJSSH f. 1033). S. shih sin: një fjalë goje
PIKË LLAF! fr.fol.,imeton.- mos fol më! mjaft fole! (FGJSSH f. 1480). S. shih sin: lëri llafet!
QË TA NGAS LLAFIN fr.ndf.,id.- me që e solli muhabeti, me që u fol, duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast.(FGJSSH f. 1034). S. shih sin: me që erdhi fjala
I SHKASIN LLAFET SI TESPIHE dikujt fr.fol.,meton.- flet qartë e rrjedhshëm dikush, shprehet bukur dikush. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin: është brisk nga goja dikush
THOTË DHJETË LLAFE NË NJË GOJË dikush fr.fol.,iron.- është llafazan i madh dsikush . (NMUS-SHPK f. 191). S. shih sin: nuk pushon si çakallja e mullirit dikush
E THUR LLAFIN SI KURBATI SEPETIN dikush fr.fol.,met.,krah.-i lidh e i shpreh bukur fjalët dikush, flet qartë e saktë dikush. (NMUS-SHPK f. 192). S. shih sin: është brisk nga goja dikush
I (IA) VË KURRIZIN LLAFIT dikush fr.fol.,iron.-nuk dëgjon me vëmendje kur flitet dikush, e ka mendjen gjetkë kur flitet dikush. (NMUS-SHPK f. 172).
ZË LLAF me dikë dikush fr.fol.,fj.- flet, kuvendon, bisedon me dikë dikush. (FGJSSH f. 1034). S. shih sin: bën bisedë me dikë dikush
ZIHET LLLAFI për diçka fr.fol.-flitet për diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: bie fjala për diçka
LLAGAM-I
IA BËN LLAGAMIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. ia bën, ia përgatit të keqen, të zezën, të ligën, fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush .2. e vret dikë dikush. (MISA-K f. 198). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
IA MBARON LLAGAMIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia bën, ia përgatit dredhinë, të keqen, fatkeqësinë, hilen dikujt dikush. (HB-FPD f. 65). S.shih sin : i (ia) bën bolbën dikujt dikush ; ia mbaron çekërkun dikujt dikush
LLAJINKA-T
BËHET PËR TA QARË ME LLA-JINKA dikush fr.fol.,meton.- bie keq e mos më keq dikush nga gjendja (ekonomike), bie në gjendje shumë të keqe (ekonomike) dikush, bie poshtë ekonomikisht dikush, bie në gjendje të mjerueshme dikush, varfërohet shumë, së tepërmi dikush.(TASE f. 37). S. shih sin: bie nga bota dikush
LLALLO-JA
E BËN LLALLO dikë a diçka dikush fr. fol.,iron.- e tall, e përqesh, e gazton, e qesëndis, e thumbon, e shpotit dikush dikë a diçka dikush. (JNU- FPM f. 149). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush
LLAMBRI-LLUMBRI
E BËN LLAMBRI-LLUMBRI diçka dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (JNU-FPM f. 149). S. shih sin: e bën bërllok diçka dikush
LLAP/Ë-A
I DEL LLAPA dikujt fr.fol.,meton.- 1. lodhet shumë dikush. S. shih sin: bëhet byk dikush. 2. vuan, mundohet shumë dikush. (FGJSSH f. 1036). S. shih sin: heq si bari e dushku dikush
KA LLAPË dikush fr.fol.,iron.- flet shumë dikush. (FGJSSH f. 1036). S. shih sin: ka shumë fjalë dikush
E KA LLAPËN TË GJATË dikush fr.fol. ,iron. -1. flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, është llafazan i madh dikush. S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush.2.nuk mban dot gjë të fshehtë dikush, i tregon të gjitha që i di dikush. (FGJSSH f. 603). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka dikush. 3. ta kthen përgjigjen aty për aty dikush, të përgjigjet menjëherë, aty për aty, fare shpejt dikush, të jep përgjigje të shpejtë dikush, ta jep përgjigjen në vend dikush. (FGJSSH f. 984). S. shih sin: ta kthen fjalën menjëherë dikush. 4. thumbon, ngacmon, ther me fjalë therëse dikush . S. shih sin : flet me cep dikush.5. merret me thashe-theme dikush, prozhmon, përgojon dikush, merr nëpër gojë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1036) S. shih sin : heq botën dikush
E KA LLAPËN TË KEQE dikush fr. fol.,iron.-është gojëlëshuar, gojështhurur dikush, flet fjalë të këqija, të ndyra dikush. (FGJSSH f. 805, 1036). S. shih sin: e fëlliq gojën dikush
E KA LLAPËN TË MADHE dikush fr.fol. ,iron. -1. flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri dikush, është llafazan i madh dikush. S. shh sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush.2.nuk mban dot gjë të fshehtë dikush, i tregon të gjitha që i di dikush. (FGJSSH f. 603). S. shih sin: e bën arë e lëmë diçka dikush. 3. ta kthen përgjigjen aty për aty dikush, të përgjigjet menjëherë, aty për aty, fare shpejt dikush, të jep përgjigje të shpejtë dikush, ta jep përgjigjen në vend dikush. (FGJSSH f. 984, 1036). S. shih sin: ta kthen fjalën menjëherë dikush
E LËSHON LLAPËN dikush fr.fol., iron.-1.nuk pushon së foluri, së dërdëllituri dikush, flet shumë e pa menduar dikush.S. shih sin : nuk pushon si çakallja e mullirit dikush.2.bëhet gojëlëshuar, gojështhurur dikush, flet pa u menduar fare dikush, flet pa i peshuar fare fjalët dikush, nuk matet mirë kur flet dikush, flet pa kujdes, dosido, vend e pa vend dikush (FGJSSH f. 986, 1036). S. shih sin: bluan ballgur dikush
LLAPË E GJATË, BURRËRI E PAKËT fr.proverb.,iron.- ai që flet shumë, nuk thotë gjëra të mençme e nuk është i pjekur. (JTH-TIR f. 183).
LLAPAT E KAPELËS fr.em.,fj.-veshëzat. (FGJSSH f. 1036).
LLAPA E PARMENDËS fr.em.,fj.-veshëza, llapari. (FGJSSH f. 1036).
*E MBLEDH LLAPËN dikush fr.fol. ,id.- përmbahet në të folur dikush, flet më me kujdes dikush, tregohet më i matur, më i përmbajtur në të folur dikush, nuk flet fjalë dosido dikush, flet me maturi dikush, flet me fjalë të zgjedhura, të matura dikush.- Moj, mblidh llapën se Porto Romanoja të pret. (ZSA-VL-
LLAPËRÇIK-U
BËHET LLAPËRÇIK (gjella etj.) fr. fol.,id..- bëhet shumë e hollë (gjella etj.), hollohet shumë (gjella etj.). ( BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si hirrë (gjella etj.)
LLAS/Ë-A
I JEP LLASË dikujt (fëmijës) dikush fr.fol.,iron.- e përkëdhel a e ledhaton jashtë masës dikë (fëmijën) dikush, e lazdron, e llaston dikë (fëmijën) dikush, e mëson keq dikë (fëmijën) dikush. (FGJSSH f. 1036). S. shih sin: i jep arsye dikujt (fëmijës) dikush
*MERR LLASË dikush (fëmija) fr.fol., iron.-përkëdhelet shumë, tepër dikush (fëmija), ledhatohet tepër dikush (fëmija),lazdrohet, mësohet keq, llastohet dikush (fëmija). (FGJSSH f. 1036, 1063).- Arnautët kanë marrë llasë prej tij. I kanë dalë sa herë doret sulltanit me të. (NLU-SH f. 16).S. çohet araz (arëza, ari) dikush (fëmija) ; i hapet syri (syu) dikujt ; hapet sysh dikush ; merr krye (llastim, sy, yn) dikush (fëmija) ; pëshurret sysh dikush
LLASTAR-I shm.LLASTARTË-T
BËHET SI LLASTAR PLEPI dikush fr.fol.,met., krah.- rritet, zgjatet shumë e shpejt dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S. shih sin : rritet si llastar plepi dikush
HA LLASTARË MË TË LARTË dikush fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri dikush, krekoset, kacagjelohet dikush.(JBALL -KOR f. 196). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
RRITET SI LLASTAR PLEPI dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rritet, zgjatet shumë e shpejt dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S.bëhet si llastar plepi dikush ; rritet si hardhi e krasitur dikush ; rritet si kallamishtja në verë dikush ; rritet si thekra pa bukë dikush ; sikur e heqin për leshi dikë (një vajzë)
LLASTIM-I
MERR LLASTIM dikush (fëmija) fr.fol., iron.-përkëdhelet shumë, tepër dikush (fëmija), ledhatohet tepër dikush (fëmija), lazdrohet, mëso-het keq, llastohet dikush (fëmija). (FGJSSH f. 1063). S. shih sin: merr llasë dikush (fëmija)
LLASTIQE-T
TË HA EDHE FUNDIN E LLASTI-QEVE dikush fr.fol.,iron.- është i pangishëm, i babëzitur dikush. (PETZE-FSHFRR f. 88). S. shih sin: i çahet (iu ka çarë) barku dikujt
LLAT/Ë-A
I (IA) RRAH LLATËN dikujt dikush fr.fol.,id.- e dëbon, e zbon, e përzë (me të keq) dikë dikush, e detyron të largohet dikë dikush, e bën të ikë nga sytë këmbët dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S. shih sin: i vë cipalin dikujt dikush
LLAV/Ë-A
*DERDH LLAVË mbi dikë a të tjerë dikush fr.fol.,meton.- flet keq për dikë a të tjerë dikush, përhap shumë thashetheme për dikë a të tjerë dikush.-Jo, pra, -kundërshtoi ai me një zë midis pikëllimit dhe keqardhjes.-Ti e kupton se ç’ po them? Po derdh llavë mbi mua. Nuk di ç’ mund të jetë kjo,-tha ajo duke u munduar të ruajë gjakftohtësinë ,-po unë po flas për një gjë që ma kërkove dhe po të flas sinqerisht , ashtu si di të flas me ty. (NAJORG te : KD, 22 dhjetor
dikush
LLAZOR/E-JA shm.LLAZORE-T
SHKON SI LLAZORET DERË MË DERË dikush fr.fol.,iron.- i merr të tjerët nëpër gojë dikush, merret me thashetheme dikush. (NMUS-SHPK f. 193). S. shih sin : heq botën dikush
LLËRË-T
*ME LLËRË TË PËRVESHURA, ME LLËRË PËRVESHUR fr.mb.,met.- llërëpër-veshur.- Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë përveshur,/ me zemër të dëfryer e me buzë të qeshur. (N-
I PËRVESH (I PËRVJEL) LLËRËT dikush fr.fol., id.- i përvishet, i futet, i hyn diçkaje (një pune etj.) me zell e me të gjitha forcat dikush. (FGJSSH f. 1471). S. shih sin : i (ia) vë gjoksin diçkaje (një pune etj.) dikush
LLOBUT-I
(E) HA (NJË) LLOBUT dikush fr.fol., met.-1. rrahet dikush. S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush.2. qortohet, kritikohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush
KËRCET LLOBUTI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet,bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S.shih sin: kërcet dajaku diku
LUAN LLOBUTI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku
MERR LLOBUT dikush fr.fol.,meton.-rrahet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush
VLON LLOBUTI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku
LLOÇ-I
E BËN LLOÇ dikush fr.fol.,meton.- 1. (diçka) e prish fare diçka ( një punë etj). S. shih sin: i (ia) vë benzinën diçkaje dikush. 2. (dikë) e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (FGJSSH f. 135, 1038). S. shih sin : e bën adalet dikë dikush .3. (kopshtin etj.) e ujit shumë, tej mase (kopshtin etj.) dikush.(BQ-DSH). S.shih sin: e bën baltë (kopshtin etj.) dikush.
IA BËN LLOÇ dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. e mund, e mposht, e thyen keq dikë dikush (n[ë lojë, në një fushë, lëmë, disiplinë të dijes, sportit etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të. (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën cicmic dikujt dikush . 2.e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HB-I f. 216). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush.3. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon shumë, pa masë dikë dikush, ia mbledh keq dikujt dikush. (HB-I f. 216). S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush
E LË NË LLOÇ dikë dikush fr.fol.,iron. - e fajëson dikë dikush pa arsye e pa të drejtë. (HB-FPD f. 41). S.shih sin : i qet bishta dikujt dikush
E NXJERR PREJ LLOÇI dikë dikush fr.fol.,id.- e shpëton dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, kritike. (BQ-DSH). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush
LLOGARI-A shm. LLOGARI-TË
*BËN LLOGARI dikush fr.fol.,fj.- lloga-rit dikush. (FGJSSH f. 134).-Të shirat kishin filluar. Normisti , ulur këmbëkryq, po bënte llogari. (ZSA-VL-
I BËN LLOGARITË GABIM dikush fr.fol., iron.-vendos a zgjidh një punë pa marrë parasysh të gjitha rrethanat; vepron pa i menduar mire gjërat dikush. (FGJSSH f. 529, 1038). S. shih sin : i bën hesapet pa hanxhinë dikush
I BËN LLOGARITË PA HANXHINË dikush fr.fol.,iron.- vepron, punon dikush pa i menduar a pa i peshuar mirë të gjitha rrethanat e mundësitë. (FGJSSH f. 647, 672, 1038). S. shih sin : i bën hesapet pa hanxhinë dikush
NUK E FUT NË LLOGARI dikë dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon, nuk e llogarit fare dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë dikush. (AXH-XXXVf.192). S.shih sin: nuk ia merr ardin (mësa qenit) dikujt dikush
*JEP LLOGARI për diçka dikush fr. fol., fj.- 1. përgjigjet për punën a për sjelljen vetanake dikush, jep sqarime, shpjegime para dikujt dikush për punën e kryer, për veprimet që ka bërë dikush.-Askush nuk dha llogari nga u siguruan ato të holla dhe çfarë u la keq, që të hollat u shpenzuan. (IMU te: ERE, 14 qershor
I JEP LLOGARI dikujt dikush fr.fol., id.- i përgjigjet për diçka dikujt dikush, i jep sqarime, shpjegime për veprimet, sjelljet vetanake dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i jep hesap dikujt dikush
*KA LLOGARI nga diçka a të merret me diçka (me një punë etj.) dikush fr.fol.,fj.- i shpërblehet mundi (mundimi) dikujt për t' u marrë me diçka (me një punë etj.), e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, i leverdis dikujt diçka, ka dobi, interes, fitim nga diçka (nga një punë etj.) dikush, është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.), i sjell dobi a fitim diçka (një punë etj.) dikujt, i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : e vlen barra qiranë (edhe moh.)
*NUK KA LLOGARI dikush fr.fol.,fj.- s'e vlen të bëjë mundin (mundimin) për një punë të paefektshme dikush, është më i madh mundimi se fitimi i diçkaje për dikë, përfundimi i diçkaje nuk e shpërblen mundin (mundimin) e dikujt, nuk i shpërblehet mundi (mundimi) dikujt për t' u marrë me diçka (me një punë etj.), nuk e vlen të merret me diçka (me një punë etj.) dikush, nuk i leverdis dikujt diçka, nuk ka dobi, interes, fitim nga diçka (nga një punë etj.) dikush, nuk është në dobinë, interesin, të mirën e dikujt diçka (një punë etj.),nuk i sjell dobi a fitim diçka (një punë etj.) dikujt, nuk i jep mundësi për përfitime diçka (një punë etj.) dikujt.- Kanë zgjedhur mënyrën më të keqe, atë të vënies së dryrit furrave duke u arsyetuar kinse nuk paskan llogari të punojnë. (BMU te:B, 1.IX.
*I KËRKON LLOGARI dikujt dikush fr.fol.,meton.- e bën të përgjigjet dikë dikush për atë që ka bërë ose të kuptojë përgjegjësinë që ka, i kërkon sqarim, shpjegim për veprimet, sjelljet vetanake dikujt dikush,i kërkon dikujt dikush të përgjigjet, të japë llogari për diçka (për një detyrë, për një çështje etj.). (FGJSSH f. 823, 2153). - Unë nuk të kërkoj llogari, as të qortoj, por, në qoftë se edhe ti e gjen të arsyeshme, duhet të gjejmë një rrugë, që edhe plaku të mos mërzitet ,edhe ti...(SOAN-TZ f. 149). Këto para janë të taksapaguesve të Kosovës dhe secili syresh ka të drejtë të kërkojë llogari për këtë. (MEKRA te: KD, 7 qershor
I KËRKON LLOGARI DERI NË NJË fr.fol.,meton.-1. (dikujt dikush) e detyron dikë dikush të sillet a të veprojë si duhet a në një mënyrë të caktuar,, nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush, ia mbledh mirë dikujt dikush. (AJA-DE f. 169, JBALL-KOR f. 199). S. shih sin : ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush . 2. (të kërkon llogari… dikush) është kërkues në punë dikush, të kërkon llogari në mënyrë të hollësishme dikush . (JBALL-KOR f. 199). S. shih sin : të qëron dhëmbin dikush
I LAN LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.- e zgjidh një çështje, problem, kontest me dikë dikush me dhunë a konflikt të drejtpërdrejtë fizik. (FGJSSH f. 937, 1609). S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush
LLOGARI RRJEDHËSE fr.em.,fin.- llogari e hapur që ka një ndërmarrje a një institucion në bankë, ku derdh e tërheq të hollat herë pas here. (FGJSSH f. 1707).
I NDAN LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.-1.shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan përfundimisht marrë-hëniet me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201, 1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush
NË LLOOGARI të dikujt a të diçkaje fr.ndf.,meton.- në dëm të dikujt a të diçkaje.- Kjo ngritje në llogari të Igumenit Makari, ndërlidhet me aktivitetin e tij tipografik, çështje që na jep në dorë një element tjetër për zgjerimin e studimeve tona në lëmin e tipografisë së moçme. (JAHDRAN te: KD, 17 janar
PËR LLOGARI të dikujt a të diçkaje fr.ndf.,meton.- në dobi, në të mirë të dikujt a të diçkaje. S. për hesap të dikujt a të diçkaje. Ant. në kurriz të dikujt a të diçkaje
I QËRON LLOGARITË me dikë dikush fr.fol.,id.-1.shkëputet, ndahet përfundimisht me dikë dikush, i shkëput, i ndan përfundimisht marrë-hëniet me dikë dikush. (FGJSSH f. 672, 1038). S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush. 2. i shkoqit, i sqaron mirë punët me dikë dikush, e përcakton qartë qëndrimin e vet ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 1201, 1609). S. shih sin: i ndan hesapet me dikë dikush
E RREGULLON LLOGARINË me dikë dikush fr.fol.,fj.-1. i zhdetyrohet dikujt dikush, nuk i mbetet më borxh (borxhli, detyrues) dikujt dikush. (FGJSSH f. 166, 1038, 1682).S. shih sin: ia kthen borxhin dikujt dikush. 2. e zgjidh një çështje, problem, kontest me dikë dikush me dhunë a konflikt të drejtpërdrejtë fizik. (FGJSSH f. 1682). S. shih sin : i ndan dhentë e dhitë me dikë dikush
NUK E VË NË LLOGARI dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon, nuk e llogarit dikë a diçka dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje dikujt a diçkaje dikush, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1038, 2153). S.shih sin: nuk e zë për fill dikë a diçka dikush
LLOGJE-T
*BËN LLOGJE dikush fr.fol.,id.- Unë e pashë me këta dy sy, me barkun gjer te goja, kjo bën llogje!(JX-LV f.195). Ajo që vajti…Ti bëje llogje fshatit , unë, me shoqe bashkë e mbarova. Ç’ kujton, se jam si ti ? Nesër Notja do të na ndihmojë ta shijmë e pastaj…(ZSA-VL-
LLOJ-I
LLOJ-LLOJ fr.ndf., fj.- gjithfarë, gjith-farësoj,gjithfarëlloj,gjithfarësh,gjithnduersh, shu-mëfarësh.. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : duar-duar
LLOKM/Ë-A shm..LLOKMA-T
NUK KA (GJITHNJË) LLOKMA fr. proverb.,iron.- s’ ka më falas, falë, s’ ka më pa mund, ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : s’ ka (më) belesh
MËSOHET ME LLOKMA dikush fr. fol.,iron.- mësohet të zhvatë dikush, mësohet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve dikush. (NMUS-NJFK f. 212, FGJSSH f. 1038). S. shih sin : mësohet si arëza në mjaltë dikush
LLOKOPENDRA-T
QET (SHET) LLOKOPENDRA dikush fr.fol.,iron.- flet fjalë, gjëra të kota dikush, flet fjalë, gjëra pa asnjë bazë dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin: flet në arë e në stom dikush
LLOKUM-I
NUK HA ÇDO DITË LLOKUME ASKUSH fr.proverb.- asnjë njeri nuk mund të ketë përherë jetë me të gjitha të mirat, askush nuk mund të ketë jetë përherë me festa e dëfrime. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : askush nuk ka çdo ditë Bajram
E HA LLOKUM dikush fr.fol.,iron.- rron si parazit dikush, rron në kurriz të të tjerëve dikush, jeton pa u lodhur dikush, jeton pa mund, pa djersë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e ha belesh dikush
IA JEP LLOKUM NË GOJË dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia jep të gatshme çdo gjë dikujt dikush, ia bën gati, të gatshme çdo gjë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1039, EQSHI f. 156). S. ia jep qofte në gojë dikujt dikush
E KA LLOKUM diçka dikush fr.fol. fr. fol.,met.- e ka të gatshme diçka dikush. (VK-II f. 478). S.shih sin : e ka si buka që ha diçka dikush
LLOKUMI I ARMIKUT (I HASMIT) E KA HELMIN BRENDA ( TË MBETET NË FYT) fr.proverb.- armiku të merr me të mirë, të josh për të dëmtuar, mos u beso lajkave a premtimeve të armikut. (FGJSSH f. 1039).
LLOM-I
BËHET LLOM dikush fr.fol.,id. 1 .lodhet shumë dikush, rraskapitet, telikoset, kapitet dikush....shkallmohet së punuari dikush, robtohet në punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë së punuari dikujt
E BËN LLOM (LLOM E LLOMI-SHTËR, LLOM E TROSHË, LLOM E TROSHKË) dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
I (E) BËRË LLOM fr.mb.,id.- fr.mb., krah.- shumë i dërrmuar, i lodhur, i rraskapitur. (FGJSSH f. 325). S. shih sin : si i shkuar në dërstilë
LLOM I HEKURIT fr.em.,meton.- zgjyrë( metali). (HËPA-K f. 210). S. shih sin : e djegur e zjarrit
LLOME-JA
E GJEN LLOME dikush fr.fol.,iron.- e gjen çdo gjë gati, të gatshme dikush, nuk mundohet për asgjë vetë dikush. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : e gjen lëmin shtruar dikush
LLONXH/Ë-A
BËHET LLONXHË E MADHE diku fr.fol.,iron.- bëhet, bën (është) rrëmujë, tollovi e madhe diku, bëhet ,bën (është) rrëmujë e potere, zhurmë e madhe diku, bëhet, bën (është, ndodh) pështjellim, përzierje, çrregullim i madh, i keq, i plotë diku , s’ ka kurrfarë rregulli, rendi diku, ndërlikohet edhe më shumë gjendja, situata në një vend, nuk merr vesh, nuk kupton askush asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt puna, gjendja, situata diku. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku
E KA LLONXHË dikush fr.fol.,id.- ka plot të mira dikush, nuk i mungon asgjë dikujt. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin: e ka burde dikush
E KALON (IA KALON) LLONXHË dikush fr.fol.,id.- e çon, e kalon shumë mirë, e kalon sa s’ ka më mirë dikush, e kalon me të ngrëna e me të pira dikush, shabakohet, zdërhallet dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : e çon (e kalon) dafrungë dikush
MËSOHET LLONXHË dikush fr.fol., iron.- mësohet të zhvatë dikush, mësohet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : mësohet si arëza në mjaltë dikush
SHKON LLONXHË diçka (puna etj.) fr. fol.,ftill.-shkon shumë keq, pa rregull, rrëmujë, ngatërrueshëm diçka (puna etj.). (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : shkon dertnall diçka (puna etj.)
LLOS-I
HA LLOS dikush fr.fol.meton.- rrihet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ha dackë (dacka) dikush
NUK IA HEQ LLOSIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku dikë dikush
I HYN LLOS dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i heq një dackë dikujt dikush
KËRCET LLOSI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet. bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S.shih sin: kërcet dajaku diku
LUAN LLOSI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku
NUK IA SHKOQ LLOSIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku dikë dikush
E SHTRON NË LLOS dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah shumë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
VLON LLOSI diku fr.fol.,meton.- shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (BQ-DSH). S. shih sin: kërcet dajaku diku
LLOSH-I
BËHET LLOSH diçka (një punë etj.) fr. fol., iron.- ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërliko-het keq diçka (një punë, një çështje a një situatë), prishet fare diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : bëhet bërllok diçka (një punë etj.)
E BËN LLOSH diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin :e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush
ËSHTË LLOSH dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1040). S. shih sin : është buall dikush
LLOVARDO-JA
E SHTRON NË LLOVARDO dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush
I VË LLOVARDON dikujt dikush fr.fol.,id.- e përzë, e dëbon dikë dikush. (JNU-FPM f. 150). S. shih sin: i vë cipalin dikujt dikush
LLUBEC
E BËN LLUBEC dikë dikush fr.fol., meton.- e fryn shumë, pa masë (së ngrëni etj.) dikë dikush, e ngop, e ngin mirë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia fryn barkun dikujt dikush
LLUBINË
BËHET LLUBINË dikush fr.fol.,id.-fryhet shumë, tej mase dikush (nga ngrënia e tepërt etj.), ngopet shumë, pa masë dikush (me diçka) (HB-I f. 199). S. shih sin : i bëhet barku bëtikë dikujt
LLUC
E BËN LLUC dikë dikush fr.fol.,id.- e rrah paq, mirë, shumë, pa masë dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e shkal, e sqaq, e zbeq, e zhdëp dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
LLUC/Ë-A
E LË NË LLUCË dikë dikush fr.fol., ftill.- e lë në gjendje, në pozitë të të vështirë , të keqe, kritike, të ngushtë dikë dikush,e lë në vështirësi dikë dikush. (FGJSSH f. 972, 1041). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush
MBETET NË LLUCË dikush fr.fol., iron.- bie në një gjendje të keqe dikush, ndodhet në rrethana të vështira dikush, nuk i kalon, nuk i kapërcen dot vështirësitë dhe pengesat dikush . (FGJSSH f.88, 1041). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
NGEC (NGEL) NË LLUCË dikush fr.fol., iron.- bie në një gjendje të keqe dikush, mbetet në gjendje të keqe, të vështirë, të ngushtë dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush. (FGJSSH f.88, 1041). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
E NXJERR NGA LLUCA dikë dikush fr.fol.,met.,meton.-e ndihmon,e përkrah dikë dikush që të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet . (FGJSSH f. 360, 1041).S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush; e çon nga balta dikë dikush (edhe moh)
E QET NGA LLUCA dikë dikush fr.fol., met.,meton.- e shpëton dikë dikush nga një hall a vështirësi, e keqe. (FGJSSH f. 360, 1041).S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush; e çon nga balta dikë dikush (edhe moh)
LLUGA-T
HYN NË (NËPËR) LLUGA dikush, HYN LLUGAVE dikush fr.fol.,id.- ngec, ngatërrohet në një punë dikush pa qenë nevoja , i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli , përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë a diçka të vështirë dikush, gabon shumë keq, shumë rëndë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : futet në baltë dikush
LLUG/Ë-A shm.LLUGA-T
BËHET LLUGË diçka (një punë etj.) fr.fol.,meton.- ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë, një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet bërllok diçka (një punë etj.).
I BËHET LLUGË diçka ( puna etj.) dikujt fr.fol.,id.- i ndërlikohet, i ngatërrohet (keq) diçka (puna etj.) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet ferrë e herrë diçka (puna etj.) dikujt
E BËN LLUGË diçka (një punë, një çështje a një situatë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush
E ÇOJNË LLUGË në mes vete fr. fol., iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë keq e vazhdimisht (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete, i keqësojnë, i acarojnë marrëdhëniet në mes vete.(BQ-DSH).S.shih sin: shkojnë araz në mes vete
HYN LLUGAVE , HYN NË (NËPËR) LLUGA dikush fr.fol.,iron.- u hyn punëve dikush që nuk është i zoti t’ i kryejë, përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë a diçka të vështirë dikush. (HB-FPD f. 50). S.shih sin: futet në baltë dikush
KRIS LLUGËN dikush fr.fol.,iron.- dikush fr. fol., iron.- ikën, vrapon sa mund shpejt dikush, ikën, largohet shumë shpejt, me vrap të madh dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ther binishin dikush
SHKOJNË LLUGË (punët etj.) fr. fol., ftill.- shkojnë shumë keq, ngatërrueshëm (punët etj.). (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë dertnall punët etj.
LLUK/Ë-A
BIE LLUKË (pula) fr.fol.,id.- shtrohet mbi vezë (pula) një kohë të gjatë për t’i ngrohur e për t’ i çelur zogj. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bie klluç (pula)
ËSHTË LLUKË dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : është buall dikush
LLULL/Ë-A
NUK I BËN DY LLULLA dikush fr.fol., iron.- (BQ-DSH).
I DEL LLULLA PËRMBI HUNDË dikujt fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, ,e mban veten shumë lart dikush, kapardiset, kreko-set, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (NMUS-SHPK f. 236). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
IA FSHIN LLULLËN dikujt dikush fr.fol.,id.- e vret, e mbyt, e zhduk dikë dikush (BQ-DSH). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
PI LLULLË dikush fr.fol.,id.-kalon çaste të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle, pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bën pallë dikush
NUK PREKET ME LLULLË dikush fr.fol.,iron.- 1. është shumë nevrik e i papërmbajtur dikush, nuk guxon t’ i flasësh dikujt për diçka se nxehet shpejt, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush, preket shpejt ose kërcen menjëherë dikush (kur i preket interesi). .S. shih sin : është si derri në thark dikush . 2. e mban veten shumë dikush, i duket vetja kushedi se çfarë është, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
E SHET ME LLULLË diçka dikush fr.fol.,ftill.- e shet shumë shtrenjtë diçka dikush, e shet me çmim tepër të lartë diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e shet sa i biri të ëmën diçka dikush
LLUM-I
BËHET LLUM dikush a diçka fr.fol., iron.- ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : bëhet berbat dikush a diçka
E BËN LLUM fr. fol., id.- 1. (diçka dikush) e ngatërron, e përzien keq diçka dikush. (JNU-FPM f. 40, FGJSSH f. 136, 1041). S.shih sin:e bën bërllok diçka dikush.2. (dikë diçka a dikush) e turbullon, e huton, e trullos, e shushat shumë dikë diçka a dikush sa nuk është në gjendje të mendojë, të gjykojë si duhet, ia ngatërron mendtë, mendjen, mendimet dikujt diçka a dikush, e ngatërron keq dikë diçka a dikush. (FGJSSH f. 1041, JTH-FFGJSH f. 251). S. shih sin : ia mjegullon arsyen dikujt diçka a dikush
BIE NË LLUM dikush fr.fol.,iron.-1. njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush, bie poshtë, turpërohet keq dikush , nuk i mbetet asnjë vlerë dikujt, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota (njerëzia) nëpër gojë dikë (për të keq). (NMUS-SHPK f. 52). S. shih sin : bëhet abanoz dikush; bëhet si arusha me def dikush; bie në baltë dikush.2. bie shumë ngushtë dikush, nuk di nga t' ia mbajë dikush, bie në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikush, bie në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikush, bie shumë keq, shumë ngushtë dikush, zihet shumë keq, zihet shumë ngushtë dikush, bie në rrethana shumë të vështira dikush. (FGJSSH f. 1041, JTH-FFGJSH f. 91). S. shih sin: bie angësht dikush. 3.përzihet, shoqë-rohet me njerëz të këqij dikush. (FGJSSH f.1041).S. shih sin : bie në batak dikush
LLUMI LAHET, TURPI S’ LAHET fr.proverb.- njeriu i turpëruar, i komprometuar nuk rehabilitohet dot. (FGJSSH f. 1041).
MBETET LLUM diçka (një çështje, një punë etj.) fr. fol.,ftill.- mbetet e pazgjidhur, e pavendosur, e papërfunduar, e pakryer,e pamba-ruar diçka (një punë, një çështje a një situatë), nuk gjen dot zgjidhje diçka, mbetet e ngatërruar keq diçka. (FGJSSH f.136). S. shih sin: mbetet në ajër diçka (një çështje, një punë etj..).
LLUP
E BËN LLUP E ÇUP diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.-e bën, e kryen shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush , e bën, e kryen me përtesë të madhe diçka (një punë etj. ) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
LLUP-TUP
E BËN LLUP-TUP diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.-e bën, e kryen shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi diçka ( një punë etj.) dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush
LLUQ/E-JA
ËSHTË LLUQE dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla dikush. (FGJSSH f. 1041). S. shih sin : është buall dikush
LLURBËTIR/Ë-A
BËHET LLURBËTIRË diçka fr.fol.,id. ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërlikohet keq diçka (një punë, një çështje a një situatë). (JNU-FPM f. 151). S. shih sin: bëhet bërllok diçka
LLURM/E-JA
BËHET LLURME diku fr.fol.,iron.-bëhet rrëmujë (e madhe) diku, bëhet pështjellim (i madh) diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt puna, gjendja, situata diku. (HB-FPD f. 235).S. shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku
LLYÇK/Ë-A
I JEP LLYÇKËS dikush fr.fol.,meton.- pi dikush, është pijanec, pijanik, pirash dikush. (JNU-FPM f. 151). S. shih sin: është i kupës dikush