Kulturë
Pilo Zyba: Takimi im me vajzën e poetit Janis Rico, Eri Rico (II)
E diele, 01.08.2010, 04:44 PM
Autori i shkrimit me vajzën e poetit |
PILO ZYBA
TAKIMI IM ME VAJZËN E POETIT JANI RICO... shkrimtaren ...ERI RICO. - vazhdimi -
PRITJE
Porsa u ndamë unë u ktheva në lokal.Fjeta në një karrige rreth dy orë sa për të trëmbur gjumin.Nuk e pashë as lindjen e diellit që në këtë pjesë të botës ka një veçori të rrallë.Puna filloi që herët.Njerzit jo sikur kishin kaluar natën jashtë. Kafet shoqëronin njera tjetrën. Orët kalonin dhe unë hidhja vështrimin tej nga rruga që të çonte në kala, ku Eri kishte shtëpinë e babit. Lumumënj lëvizjesh, turistë, vëndas, të ardhur nga zona. Të gjitha gjuhët e botës më dukej se fliteshin në këtë vënd të vogël, por që natyra i kishte dhënë një bukuri të veçantë.
Kalaja mijra vjeçare thith shumë vizitorë, këtu mund tu them se, është një nga shtatë kalatë e botës, të kësaj natyre që banohet sot në botë.. Emri i saj Monevasia do të thotë mono- vetëm,
dhe vasi – hyrje. Pra një kala që ka vetëm një hyrje!Nuk është aspak çudi, kur vajta për herë të parë në muzeun e saj lexova: “ Pjesa e sipërme e kalasë quhet “ Gurlash”, nga gjuha arvanite ( grekët i ndajnë arvanitët nga shqiptarët me qëllim dhe jo nga padija) që do të thotë “ gurë – lashë”. Pyeta ciceronen dhe ja fjalët e saj: “ Këtu jetonin Arvanitasit, kur e çliruan për herë të parë nga turqit 1432 e lanë dhe ikën. Kur i pyetën pse ikën, kapedani i tyre
Jorgo Shkaku tha: “ Ikëm, atje vetëm gurë lashë”, pra ishte vënd i shkretë, i thatë. Jorgua kishte venë mbiemrin e tij Shkaku, për të kujtuar gjithnjë , që ikja nga
I lodhur nga pagjumësia, vapa dhe pritja po e humbisja durimin. Kur mbarova punën në orën tre vajta shpejt për gjumë, flija në shtëpinë sipër lokalit në katin e dytë. Panajoti, i zoti lokalit, kishte ardhur nga Austrlia pasi i kishte vdekur i jati, punonte në lokalin e tij.
Autori i shkrimit me mbesën e poetit Jani Rico...Lito
Nuk e di sa fjeta! Kur u ngrita kishte rënë mbrëmja. Nga jashtë vinte oshëtima e valëve që përplaseshin lehtë në breg. Valët diçka mërmërinin me gjuhën e tyre dhe largoheshin për të ardhur përsëri në breg. Një lojë kjo që përsëritej pafundësisht që kur ishte krijuar bota. “ Eri do ketë ikur, mendova, dhe u futa të bëja një banjë”. Në këtë vënd mbrëmja është diçka prrallore, ndaj dhe turistët dalin pas orës dhjetë të mbrëmjes.Klima është dhe malore dhe bregdetare, falë kësaj natyre dhe bukurie, ka qënë gjithnjë nën pushtimin, Venedikas, Romak,
Galë, e së fundi nga Turqit që e kishin dhe si pikë strategjikë për të gjitha lundrimet që ndodhin në Egje. Zakonisht dilja mbrëmjeve në ballkon, shijoja të gjitha lëvizjet dhe natyrën e bukur deri në thellësi të gjirit të Millos.
Trokiti dera.Nuk arrita ta hap ende kur dëgjova zërin e Dhimitrës, një vajzë vëndase që punonte me mua gjatë pushimeve verore:“ hape se të kërkojnë”! “
“ Eri Rico, vajza e Janit” Mu duk si pa kulturë thirrja e saj, por sot e kuptoj që ata fjalën
“ vajza e Janit” e kishin pa të keq si flasim edhe ne në fshatrat tona.
U trubullova, ashtu si isha i veshur, hodha pak livando mbi flokë dhe dola rrëmbimthi nëpër shkallë. “ Do dalim për uzo mendova, dhe uzot do ti paguaj unë. Kur i mendoj sot më vjen për të qeshur, por ky ishte mentaliteti i shqiptarit. Eri ishte në makinë, në dritaren e saj qëndronte punëdhënësi im, Panajoti:
“ Kjo, më tha, nuk është as e drejtë as normale, të vish nga Shqipëria dhe të na e marrësh
Unë vajta nga ana e Panajotit, por Eri më bëri me shënjë të futesha në makinë. U futa. Në të ishim vetëm ne të dy!
“ Kthejuni shpejt, në mesnatë e mbyll derën e shtëpisë! Kam urdhër nga e shoqja të mos dali natën vetëm. Panajoti kishte natyrë për të bërë humor”!
Eri qeshi dhe i dha gaz makinës. Vështimet e të gjithëve kishin mbetur mbi mua, në sytë e tyre lexohej dhe kureshtja dhe habia.
Panajoti, kur më mori në punë, më tha se do punoja gjith sezonin e turizmit deri në tetor. Në tryezën e tyre haja, në shtëpinë e tyre flija.Gjatë kohës së ngrënjes ku tryeza ishte plot gjithnjë, unë haja në fillim salltrat, djathrat e më fund mishi më mbetej pa ngrënë. Zakon i vjetër për të ngrënë mishin në fund që të rregulloja gojën.Ai e kishte vënë re dhe mbas javës së dytë më thotë duke ngrënë në tryezë:
- Pilo shiko të kërkosh ndonjë punë!
Unë mbeta i shashtisur:
- Ju më thatë që keni punë deri në fund të tetorit, zoti Panajot.
- Punë ka, por ju nuk shikoj ta bëni dot atë. Në fakt nuk ishte ankuar ndonjëherë. Pashë të shoqen që rrinte serioze dhe u shqetësova.
- E bëj, zoti Panajot! Ju nuk jeni ankur ndonjëherë nga puna ime, por përkundrazi më keni falënderuar.
- Jo, jo, tha ai prerë, nuk dua të mbaj në lokalin tim njerëz që nuk hanë dot bukën që u vënë përpara.
- E kam ngrënë, ju përgjigja, me gjith; sinqeritetin e shpirtit, në të vërtetë isha i shqetësuar.
- Ke ngrënë bukën dhe sallatat dhe ke lënë mishin.
- Do ta ha edhe mishin, vetëm nga puna mos më përzini!
Ata qeshën të dy.Më dukej se po talleshin me mua.Maria e shoqja u fut në bisedë:
- Të shikojmë këtë javë, po nuk e hëngre gjej punë diku tjetër, ne nuk duam njerëz të uritur në lokalin tonë.
Deri sa kuptova që bënin shaka kisha rënë tre kile nga pesha. Pas asaj dite, haja në fillim mishin, pija shishen e parë të birrës dhe pastaj filloja nga sallatrat. Në fund të tetorit kur vajta për të takuar fëmijët nuk njihesha, isha rrumbullakosur dhe qafa më ishte vënë dhjamë.
Babai, që na natyra ka qënë shakaxhi, pasi më përqafoi i tha nënës dhe gruas sime:
- Mos prisni të ketë prurë gjë, i ka ngrënë të gjitha për vete, shiko si është bërë si gici i Selalëve.
Pashë që makina po dilte nga fshati por nuk e pyeta.
- Nuk po më pyet ku do vemi?
- Pse t’u pyes, u përgjigja, se mos di unë nga kjo zonë!
- Do vemi në Jeraka!
- Është larg?
- Jo shumë, 20 minuta me makinë!
Ato minuta mu dukën një ore.Nuk dija ti flisja, nuk dija ta pyesja, nuk dija nga tja filloja.
Jeraka ishte një vënd prrallor, një lagunë ku futej deti mes dy malesh, dhe në thellësi një liqen i hapur dhe rrethuar nga shtëpi të bukura me avlli. Lamë makinën dhe u ulëm në një lokal ngjitur në breg të detit. Përpara shikoje vetëm varka, Anije turistike me një direk të gjatë dhe me një llambë të ndezur në majë. Isha i emocionuar. Eri e kuptoi dhe më ftoi të ulesha pranë saj.
- Çfar do pimë, apo mendon të hamë?
- Si të dëshëroni !
- Sot jeni i përzgjedhuri im, bëri shaka.
- Jo, i thashë, ju keni ardhur për mik, unë tashmë jam vëndas.
- Ju nga Shqipëria dhe unë nga Athina, pa mendohu kush duhet të jetë miku. “ Ndënjim këtu në cepi” më tha paspak shqip.
U befasova.
- Dini shqip, i thashë në gjuhën e saj?
- Jo ma ktheu, më kanë mbetur në mëndje nga prindrit, ata flisnin ndonjë fjalë arvanitë, por jo shqip.
- Njëlloj është, është e njëjta gjuhë, të them të drejtën mu zgjidh dhe gjuha për të folur.
Biseda nuk vazhdoi më gjatë. Porositëm uzo dhe oktapod të pjekur në zgarë. Aroma e uzos më pëlqen shumë ndaj e pija edhe me kënaqesi.Akulli që ishte nënpër gota zëvëndësohej herë pas’here dhe akulli që qëndronte mes meje dhe Erit filloi të shkrinte. I thyem gardhet e kufinjve dhe u hodhëm në kopshtet e njëri tjetrit. Unë e pyesja dhe ajo më përgjigjej, më pas pyesta ajo dhe unë i tregoja për prindrit, gruan, fëmijët dhe më shumë për vëndin tim shqipërinë.
- Babai, më tha, e donte shumë vëndin tuaj. Kishte dëshirë të madhe të vinte njëherë atje, por kurrë nuk ju bë mbarë. Sa ishte gjallë në shqipëri ishin botuar dy libra të tij, i kemi në biblotekën e babait në Athinë.
- E di, i kam edhe unë në Monvasia. I fola për “ Njeriun me karafil” dhe “ Lagjet e botës”.Njërin e ka përkthyer Aleks Çaçi dhe tjetrin Spiro Çomora, i fola për jetën dhe librat që kishin botuar në gjuhën shqipe. Spiro Çomora, i thashë, ka mbaruar shkollën e mesme në Korfuz. Pas luftës kufinjtë u mbyllën dhe ai nuk u kthye kurrë më në Korfuz.
- Ah ato rrugë, më tha, ato rrugë të bindjeve politike, ndanë vellezrit dhe gjysmën e botës nga pjesa tjetër. Babai ndjehej i vrarë për këtë, e shprehte dhe në biseda.Mendimi i tij ishte se, bindja nga vetë fjala është personale dhe nuk ka pse të bëhet dhunë për ta përqafuar të tjerët.
Fillova ta pyes, sikur kërkoja një minierë e doja të pasurohesha prej fjalëve të saj.
- Më ngadalë, më tha, ky është takimi i parë.Do kemi kohë të bisedojmë verës, me radhë.
Heshta!Por nuk më rrihej, doja të lexoja të paktën librin e jetës së saj, diçka doja të lexoja.
- Të paktën diçka për vete tuaj?
- Për veten, po! Ngriti gotën dhe më tha, stin jasas ( për shëndetin tuaj )
Kjo ishte fillimi i tregimit për veten.
- Jam vajza e vetme e Jani Ricos. Fjalët i thoshte me të qeshur por sikur po rrëfehej. Unë qesha. Ajo vazhdoi.Nëna quhej Filio ( Puthje, ose mike) ka qënë mjeke.Kam mbaruar filologjinë angleze dhe kam botuar katër libra.Jam njeri i sinqetë dhe i dashur me njerzit.Mundohem të mos jetoj nën hijen e babait tim. Punoj në bangën kombëtare të greqisë.
Kishte një zë të brishtë si vajzë gjimnazi, shprehte atë që ishte. Kam një të dashur, më tha, dhe shumë shokë e miq. Kur mbaroi e pashë që u lërua nga marrja në hetuesi e pyetjeve të mira.Përplasëm gotat, në thellësi të lagunës një varkë e vogël me një llambë si dritë xixëllonjë afrohej drejt nesh.Sa më shumë afrehej aq më të qarta bëheshi konturet e saj.Ndodhte si në bisedën tonë, duke i treguar njëri – tjetrit dhuronim me dashjen tonë jetën e pa njohur prej njeri tjetrit.
Hëna kishte zbritur nga harku i qiellit dhe ishte varur ne degën e shelgut, që kishte lëshuar flokët e gjatë e të pa krehur, dhe kishte mbuluar gjithë trupun e pemës. Shelgu, ngjante me një vajzë flokëlëshuar, që rrinte me këmbë në ujë.Mbrëmja, xheloze rrinte në pritje të rrëmbente ndonjë fjalë nga biseda jonë intime, vëllazërore, si mes dy miqëve, që kishin shekuj që njiheshin mes tyre.
- Vijon -