E shtune, 27.04.2024, 06:56 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Roli i lëvizjes Vetëvendosje në politikën aktuale

E hene, 21.06.2010, 09:58 PM


ROLI I LËVIZJES VETËVENDOSJE NË POLITIKËN AKTUALE

 

Liderët e Partive politike premtuan shumë, por pastaj i hëngrën fjalët e veta!

 

Nga Besnik Prishtina

 

Para së gjithash duhet kërkuar përgjigje konkretes se a është Lëvizja Vetëvendosje Organizatë Politike e tipit partiak, që synon të vjen në pushtet, apo është Lëvizje e përgjithshme e organizuar që synon të arritjen e pavarësisë dhe bashkimit kombëtar?

 

Duhet ditur se Lëvizja Vetëvendosje, në momentin kur do të pranonte Ligjin aktual për pjesëmarrje në zgjedhje, në atë moment do të hiqte dorë nga parimet e veta që e kanë sjell deri këtu dhe do të pranonte rregullat e pjesëmarrjes në pushtetin lokal që dalin nga Plani i Ahtisarit.

 

Kjo për Lëvizja Vetëvendosje do të ishte e njëjta vetëvrasje politike që e kanë bërë partitë politike. Kjo ju ndodhi edhe formacioneve politike që dikur kishin dhënë BETIMIN në UÇK për zbatimin në jetë të parimeve të vetëvendosjes. Por pastaj ato parime ata i shkelën duke devalvuar përfundimisht në nivelin e LDK. Kjo nuk do t´i ndodh Lëvizjes Vetëvendosje .

 

Partitë e dala nga krahu i lutës, në raport me Brukselin, filluan të identifikohen me autonomizmin e ish LKJ, e cila kur u transformua në LDK, popullit publikisht i premtoi që nëse shkatërrohet RSFJ (opsionin e tretë), LDK do të angazhohen për pavarësi e bashkim me shtetin Ëmë Shqipërinë. Por që nën rrogoz punonte vetëm për rikthimin e autonomisë të ish KSA të Kosovës dhe vetëm për “barazi e demokraci” nën sundimin e Serbisë. Këtë po dëshmon edhe Jusuf Buxhovi në librat e veta.

 

Premtuan shumë, por pastaj i hëngrën fjalët e veta!

 

Kjo do të ndodhe edhe me Lëvizja Vetëvendosje nëse ajo pranon të shndërrohet në parti politike, për vet faktin se partitë politike që formohen nën sundimet e huaja, nuk e kanë për synim shtetin por pushtetin në cilësinë kukullave të sundimeve të huaja.

 

Pos kësaj Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kufizohet me veprimtarin e vet vetëm brenda kufijve që i ka caktua Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të vjetra të Evropës e 1913 dhe Kongresi i Berlinit i 1878, por ajo shtrihet në kufijtë etnik të Shqipërisë, sepse VETËVENDOSJA nuk është çështje lokale e Kosovës si regjion, por çështje madhore kombëtare.

 

Për VETËVENDOSJE kombëtare janë angazhuar luftëtarët e lirisë qe disa gjenerata me radhë dhe ata e kanë vendin brenda Lëvizja Vetëvendosje, nëse ata pajtohen, e respektojnë dhe zbatojnë Manifestin e sajë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje nuk është organizatë politike që lufton për pushtet, por është Lëvizje e Përgjithshme Kombëtare që lufton për shtet unik kombëtar, ku populli vet do të vendos për pushtetin e vet, e jo si ka ndodhë në të kaluarën që pushtet në vendin ton kanë ardhur me “fermane” prej Stambollit, prej Beogradit apo prej Brukselit.

 

Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pushte që të ndalon as ke (edhe nga radhët e veta) që të futet në gara për pushtet, sepse kjo është, para së gjithash, çështje individuale!

 

Pos kësaj, Lëvizja Vetëvendosje edhe sikur të vjen në pushtet

 

- do të has në një administratë të mbushur me agjentura të huaja e partiake dhe në një arkë shtetërore të plaçkitur nga institucionet e sotme. Pra, duhet filluar nga zeroja e pas 1999;

- do të ndeshet me një bllokadë ekonomike e politike ndërkombëtare nga qarqet reaksionare, me synim të devalvimit të autoriteti të Lëvizja Vetëvendosje në sy të popullit;

- do të fillojnë përçarjet në fraksione dhe lufta e brendshme për pushtet nga komplotistët e instaluar nga reaksioni i brendshëm dhe ai i jashtëm brenda Lëvizja Vetëvendosje!

 

Pra, e dimi se nuk ka edhe ndonjë subjekt politik në Kosovë që ka përbrenda më shumë agjentura se sa Lëvizja Vetëvendosje, që aty janë konservua dhe po përgatiten për komplote e diversione politike, që do të bëjnë atë që bënë te ORA e Veton Surroit, në momentin kur të fillojnë zgjedhjet.

 

E dimi se brenda Lëvizjes, “SHIK”-et partiake vendor dhe “SHIK”-et e huaja, kanë instalua disa robot-spiun të vet të tipit Ylber Hysa, për t´a goditi Lëvizjen nga brenda. Puna e tyre ka fillua të ndihet me bllokimin e angazhimit të kuadrove më me përvojë të ilegales, të cilët nuk pranuan hyrjen në parti politike dhe largimin e disa aktivistëve që ishin shtylla në Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi i saj. Ata deri me tani kanë bërë çmos që Lëvizjen Vetëvendosje të e mbajnë të mbyllur në një grusht njerëzish, duke bllokuar integrimin rreth saj të mira aktivistëve të të gjitha gjeneratave, me qëllim qe atë të shndërrojnë në një subjekt koprrac i cili nuk e rrezikon seriozisht pushtetin e të huajve përmes të partive të korruptuara politike. U numëruan këto fakte që të dëshmohet se Lëvizja Vetëvendosje tani po hynë në një fushë të minuar politike!

 

Lëvizja Vetëvendosje para një fushë të minuar politike!

 

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje duhet të përdorë strategjinë e depërtimit brenda parlamentin dhe pushtetit në përgjithësi përmes të iniciativave qytetare të cilat do ti mbështet hapur, pa pas vet nevojë që si Lëvizja Vetëvendosje, të implikohet me pushtetin e brishtë dhe të përjeton kolapsin e ORË-s. Depërtimi brenda parlamenti dhe brenda pushteti do të krijon mundësinë e eliminimit të agjenturave dhe të e përgatis terrenin që në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje t`i fiton shumicën e votave dhe kjo e krijon mundësinë për përmbysjen legale të Planit të Ahtisarit dhe të Kushtetues se Brukselit për Kosovën. Në këtë kohë Lëvizja Vetëvendosje do të merret edhe me higjienën e politike, që të paralizon komplotet e mundshme të agjenturave dhe hyrjen ne zgjedhje me siguri më të madhe të brendshme. Kjo mundet të ndodh edhe më shpejtë nëse proceset zhvillohen si duhet.

 

Lëvizja Vetëvendosje ka kapacitete të kuadrove që do ta përpunojnë në detaje këtë strategji dhe do ta ven atë në jetë, pa u kyçur vet, në fazën e parë, drejtpërsëdrejti në zgjedhje.

 

Duhet pas parasysh se populli shqiptar disa herë me radhe në dekadat e fundit është zhgënjyer në liderët e vete të cilët para ardhjes në pushtet premtojnë diçka tjetër, e kur të vinë në pushtet e bëjnë të kundërtën.

 

Duhet pas parasysh edhe se Lëvizja Vetëvendosje ju takon tërë aktivistëve të të gjitha gjeneratave të luftëtarëve të lirisë njësoj dhe se ajo nuk është pronë private e askujt personalisht. Prandaj, ajo edhe me Albin Kurtin edhe pa Albin Kurtin, do t´a qon misionin e vet deri në fund, me këtë apo me një emër tjetër. Por, besimi te Albin Kurti është në rritje e sipër, sepse ai po dëshmon se atë qe e thotë teoritikisht e zbaton edhe praktikisht!

 

Albin Kurti derisa do të qëndron në vinë e Programit të Lidhjes së Prizrenit do të vazhdoi të qëndron edhe në ballë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, nuk ka askush përkrahje “blanko” e pa kushte, sepse më nuk mund të lejohet ajo që ndodhi me Drejtorinë Politike të UÇK, e cila për interesat e veta egocentrike e çoi UÇK, së pari në luftë e pastaj në drejtim të likuidimit të saj.

 

Pos kësaj jemi duke jetuar në një kohë kur puna individuale duhet gradualisht të zëvendësohet me punë ekipore e kolektive. Ku roli i individit është me rëndësi vetëm nëse funksionin brenda ekipit dhe kolektivit përkatës.

 

Megjithatë, me ndryshimin e gjeneratave, në mënyrë të natyrshme, do të ndryshojnë edhe liderët. Sepse çdo gjeneratë ka të drejtë ti nxjerr liderët e gjeneratës se vet. Deri atëherë Albin Kurti do të i prin këtij misioni, dhe ai do ta mbështet me tëra forcat në çdo veprim pozitiv që çon përpara çështjen kombëtare!

 

Por, udhëheqës virtual e ideor dhe BASHKUES I TË GJITHA GJENRATAVE të luftëtarëve të lirisë për çlirim dhe bashkim kombëtar, që sot jetojnë, ishte është dhe mbetet Adem Demaçi. Vetëm Adem Demaçit i beson populli pa as një rezervë, sepse ai qëndroi pran populli të vet edhe kure shumica e politikave të sotëm në pushtet, IA KTHYEN SHPINËN interesave të Atdheut! Kushdo që provon të e anashkalon Adem Demaçin dhe të provon të shkel mbi te, për t´u ngritur mbi te, më lart se ai, e ka gjykuar vetën me dështim. Prandaj, Lëvizjes Vetëvendosje ka kuptim dhe do të ketë sukses vetëm nën udhëheqjen e Adem Demaçit dhe nën prirjen e Albin Kurtit!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora