E shtune, 27.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Mendime

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5)

E diele, 20.06.2010, 07:58 PM


REFORMAT NË LDK (5)

 

NJË NËNKRYETAR QË SILLET SI KRYETAR

 

Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

Eqrem Kryeziu do të mbahet mend për dëmin kolosal dhe shkatërrimin e paparë që ia ka bërë LDK-së. Po ashtu ai do të mbahet mend për politikanin më kontrovers dhe më pa principe i cili ndryshe flet, ndryshe mendon, e krejt ndryshe vepron. Eqrem Kryeziu do të mbahet mend po ashtu edhe për deklarimin e papeshuar në kurrizin e LDK-së dhe të Kosovës në përgjithësi. Askujt në politikë nuk i ka shkuar më mirë kungulli mbi ujë se sa Eqrem Kryeziut. Ndoshta për këtë duhet t’ia kemi zilinë të gjithë, por vet rrethanat kaq të tendosura dhe gjendja kaq e mjeruar nuk na lë për t’i lakmuar një veprimi aspak dinjitoz dhe hiç fare politik. Pra, e përsëritim se askund nuk do të gjejmë edhe një rast identik që “një nënkryetar do të sillet si kryetar”, i cili mund të të linçoj, mund të të akuzoj, ai mund të të satanizoj duke të vërë me  shpatulla për muri, pa e qar kokën se duhet t’i jap dikujt llogari. Prandaj themi se ai sillet jo vetëm si kryetar, por ai sillet tamam si pasha në LDK. Mbase, ndoshta mund të ketë të drejt pasi LDK-në si tokë të babës (me tapi) ia ka dhuruar Fatmir Sejdiu,  e ai mund të bëjë, mund të flas dhe mund të të satanizoj siç ai do dhe siç atij ia kënda pa e trembur qerpikun e syrit.

 

Titullin e shkrimit “Një nënkryetar që sillet si kryetar” e kam pas lexuar kohë më parë në një shkrim përkitazi me zhvillimet politike në LDK, i cili dukej si një shqetësim intelektual që ishte shkruar nga profesorët universitar: dr. Rexhep Gjergjit dhe dr. Zejnullah Rrahmani të cilët kanë qenë edhe struktura udhëheqëse e drejtuese të LDK-së.

 

Por çfarë janë talljet e Eqrem Kryeziut dhe xhevahiret e tij të kobshme karshi shkatërrimit të LDK-së. Mund edhe të dihet se çfarë synon njeriu që sillet si kryetar e në të vërtetë është vetëm nënkryetar.

 

Një sprovë që iu doli e suksesshme për ta shkatërruar LDK-në Eqrem Kryeziu bashkë me Kolë Berishën e patën bërë shumë herët, madje që për të gjallë të kryetarit Rugova, pikërisht në Degën e LDK-së në Zvicër, duke ia dhënë prapështinë kësaj dege njëherë e përgjithmonë, duke e qitur atë organizim që ishte për t’u lakmuar në shtratin e Prokrustit. Më kujtohet fare mirë se as kryesia e Degës së LDK-së që ishte prezent, as kryesia qendrore e LDK-së dhe madje asnjëri nga udhëheqësit e intelektualët e LDK-së nuk janë shqetësuar për këtë veprim të Eqrem Kryeziut, thuaja se askush nuk kishte mësuar nga urtia popullore “kur miu kishte kaluar nëpër mustaqet e një burri i cili nuk ishte shqetësuar pse kaloi, por pse miu e mësoi udhën”, dhe në vend se ta shëronin këtë sëmundje kanceroze thuaja se të gjithë u bënë pjesë e këtij veprimi duke u armiqësuar secili ndaj secilit, gjë që plasi në “kuvendin e stupcave”, ku LDK-ja pësoi fraksionin më të madhe që kishte pasur që nga themelimi i saj si një parti politike.

 

Ndoshta ishte ky shkas i mirë për Eqrem Kryeziut për ta testuar kryesinë qendrore e cila u tregua debile gjatë gjithë këtij dhjetëvjeçari. Eqa, vazhdoi me gafet e skandalet e një pas njëshme të cilat e prunë imigjin e LDK-së në zgrip.

 

Me kalimin e kohës u panë veprimet ogurzeza të Nënkryetarit që sillet si Kryetar, por i dolën në shesh edhe të palarat aleatit të tij për të cilin sakrifikohej Eqa, i cili ishte kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër i cili nuk i ndenji besnik partisë edhe pse atëherë që të dytë patën derdhur lot krokodili, duke u tallura me kundërshtarin i cili mbante qëndrim diametralisht të kundërt qoftë me Eqrem Kryeziun, qoftë me ish kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër Hysen Gërvallen, i cili jo më që e lëshoi LDK-në duke kaluar në LDD, por ai tashmë shkoi edhe në një subjekt tjetër, kurse Eqrem Kryeziu e kishte për obligim moral, intelektual dhe qe besa edhe politik t’i kërkonte falje qoftë njeriut të cilin e gozhdoi dhe e detyroi të tërhiqet nga të gjitha postet udhëheqëse të LDK-së. Të paktën një kërkim falje deri më tani ka mundur ta bëjë

 

Po, pyetja jonë është nëse ai do të din të korrigjohej a të përmirësohej si duhet. Vet disfata me përmasa të paparashikueshme në komunën e Prizrenit, vet shkatërrimi që iu bë Degës së LDK-së në këtë qytet nga Eqrem Kryeziu, shpartallimi i një fraksioni nga LDK-ja dhe humbja e zgjedhjeve nacionale dhe atyre për pushtetin lokal lenë për të shpresuar, ndoshta ka me u përmirësuar një ditë Eqrem Kryeziu. 

 

Ne nuk shkuam në vitet `67 për të kalkuluar me biografinë e tij interesante ta zëmë pse në atë kohë të vlimeve politike ka shkuar të studioj albanologjinë në Beograd e jo në Prishtinë se do ta bënte edhe më të koklavitur pozitën e tij jo konstante në raport me njerëzit që e shoqërojnë, po më shumë në raport me normat programore, tatuare dhe pragmatike që i ka LDK-ja.

 

Do të ishte mirë që në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm i cili edhe pse flitet se do të mbahet, një numër i madh anëtarësh nuk kanë njohurit se ku do të mbahet, sepse për dërgimin e materialit, raportit dhe pikave të diskutimit as që mund të bëhej fjalë. Megjithatë na mban shpresa se diku mbase diku do të fillojnë reformat për t’u reformuar pastaj edhe administrata publike dhe për t’u reformuar edhe konceptet tejet staliniste që kanë lëshuar rrënjë jo vetëm në LDK, por përgjithësisht në jetën qytetare në Kosovë përgjithësisht.

 

Mbase duhet të shpresojmë se diçka e mirë diku në Kosovë, në një skaj të saj do të nisë!...

 

E. Mail:  shefqet.dibrani@bluewin.ch

 

Zvicër,  qershor 2010.

 

*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti Kastriot Myftaraj: Karikaturat e gazetës daneze për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin Artan Mullaj: Emigrantët në krizë Faik Krasniqi: Çfarë është demokracia tek shqiptarët Pirro Prifti: Radikalisti Muja sheh nga Arabia, por populli shpreson tek Sh`na Ndou Ramiz Dërmaku: Ku është Ministria e Mërgatës?! Arbën Xhaferri: Kapiten Leshi, ose modelimi i shqiptarit të pranueshëm

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora