E shtune, 26.07.2025, 02:20 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi

E enjte, 17.06.2010, 09:57 PM


KRIZA GREKE DHE "SARKAZMA POLITIKE" E PRESIDENTIT Të FRANCëS, NIKOLAS SARKOZI...

 

     ...Dhe,Gjermania një "Luan i plagosur" apo "Kolos i molisur"...?!...

 

Nga Agron Shabani

 

Ditë me parë me rastin e krzës dhe kolapsit të njohur finansiar dhe ekonomik në shtetin helen(Greqi) në njerën anë dhe hezitimëve,divergjencave,antagonizmave dhe diskrepancave të ndryshme konjukturale,ekonomike,nomenklaturale,manufakturale dhe të tjera në mes shtetëve ose vendëve me të fuqishme dhe kryesore të Unionit Evropian(në radhë të parë në mes Gjermanisë dhe Francës..)rreth ndihmave dhe intervenimëve urgjente të Bankës së Përbashkët Evropiane ndaj krizës greke në anën tjetër:Duket se deri diku sikur është prekur dhe tatuar(testuar)thellë i ashtuquajturi "pulsi i përbashkët reaktiv"ose preventiv i "shtëpisë së përbashkët evropiane" e cila me kalimin e kohës sikur ka zënë ti ngjasoj asaj "kulle prej letrës".Dhe,kjo aq me tepër duke menduar në "përftohjen" ose "përshkallëzimin" e "raportëve tradicionale" dhe biletarele në mes Gjermanisë dhe Francës pas një deklarate të "pamatur" dhe tepër indikative e "sarkaike"të presidentit francez,Nikolas Sarkozi i cili i cituar nga agjensitë e shumëta botërore të lajmëve ose informacionit publik:qenkësh(qenka) kërrcnuar hapur me largimin e njëanshëm ose unilateral të Francës nga "eurozona" dhe Unioni i Përbashkët Evropian në rast të "hezitimëve të pakufijshme" të  kancelares gjermane,dr.Angela Merkel dhe kabinetit të saj qeveritar në Berlin për t´i ndihmuar urgjentisht Greqisë si anëtare e rregullt dhe fuqiplote brëndapërbrënda këtij Unioni për të dalur nga kriza e lartëpërmendur monetare dhe ekonomike.Maturia dhe si po u thuhej "hezitimët" e shtetit dhe qeverisë gjermane për të intervenuar urgjentisht (sipas kërkesës së mesipërme të presidentit të Francës,Sarkozi etj.)në radhë të parë ndodhën të ndërlidhura dhe motivuara me faktin e njohur sipas të të cilit në rastin e krizës së mësipërme monetare dhe ekonomike në shtetin helen(Greqi) kemi të bëjme me barrën me të madhe dhe kryesore të bankave dhe ekonomisë së fuqishme gjermane në sanimin dhe tejkalimin e krizës së atjeshme akute ose kronike.Ku sic u pa edhe gjatë këtyre ditëve të fundit:pjesën me të madhe të mjetëve(të hollave) dhe donacionëve të tjera në këtë drejtim (me tepër se gjysmën e tyre) i dhanë bankat dhe ekonomia e fuqishme gjermane.Pra,punëtorët ose donatorët dhe industrialistët e ndryshëm gjerman.Dhe,jo Franca ose dikush tjetër që si duket i duan gjermanët dhe Gjermaninë vetëm atëherë kur të japin(paguajnë) dhe punojnë për të tjerët në një kohë të fluidshme dhe tepër hektike të "evazionit fiskal" dhe një krize të njohur finansiare dhe ekonomike në nivel kontinental dhe interkontinental.Në anën tjetër ndërkaq,është i njohur fakti i ndihmave,donacionëve dhe kontributëve të vazhdueshme dhe të fuqishme të shtetit dhe ekonomisë së fuqishme gjermane ndaj krizave të ndryshme akute ose kronike në shtetin dhe ekonominë franceze.Por,edhe përkundër kësaj:Duket se presidentit Sarkozi dhe kabinetit të tij në "Elise" të Parisit nganjeherë sikur ua ka endja  ti stisin ose emtojnë ish presidentin Klemanso(Clemenceau) ose ministrin e atëhershëm të jashtëm Aristid Briand dhe "periudhën e artë" të "l´ grande nationit"të njohur francez në kohën e "Traktatit të Versajës" me 1919?!...Kush e di!Përderisa,ish paraardhësi i tij nga "taborri socialist",Fransoa Miterani në kohën e "sundimit" të tij në Francë me tepër i parapelqente si të thuash L.Blumin,E.Herriotin etj. së bashku me shampanjën dhe "shonsonët" e njohura franceze  në rastin e "gezimëve" ose "hidhërimëve të përbashkëta" me Gjermaninë dhe fuqitë tjera(kryesore) të Unionit Evropian.Sidoqoftë,Sen Simoni i Madh së bahku me Robert Ovenin,D.Rikardon,H.Grossmanin,Keynesin,J.Tironin dhe ekspert të tjerë të fushave të ndryshmë sociale dhe ekonomike asokohe e sot (njëherë e përgjithmonë) sikur na kanë bërë të qartë faktin e "pronës private" se bashku me "forcat " e ndryshme joproduktive dhe kleptokratike si armiqtë dhe fajtorët kryesor të "paqës sociale"(lexo:"Traktatit Social") dhe një "harmonie të gjithëmbarshme" shoqërore dhe qytetare në kohë dhe hapësirë.Gjendja e mirë materiale së bashku me "paqen sociale" dhe "harmoninë e gjithëmbarshme" materiale ose ekonomike asokohe e sot vazhdojnë t´i prodhojnë dhe përcaktojnë strukturat dhe superstrukturat e njohura shoqërore dhe qytetare. E kundëta e tyre janë luftërat dhe konfliktët e njohura industriale,sociale,qytetare,politike etj.Apo?!...Gjermania është sot "lokomotiva" kryesore e Unionit Evropian dhe njëra prej vendëve më të fuqishme industriale dhe ekonomike në mbarë rruzullin tonë tokësor.Nderkaq, Gjermania dhe Franca janë vendët me të fuqishme dhe kryesore të Unionit Evropian dhe anëtare të të ashtuquajturit "Modelit të Rajnës" së bashku me Belgjikën dhe Luksemburgun.Ndërkohë që Greqia i takon  vendëve anëtare të "zonës" ose "Modelit Mesdhetar" së bashku me Italinë dhe Spanjën që veprojnë dhe funksionojnë në kuader të "Unionit" ose "Shtëpisë së përbashkët evropiane" Ndonëse,me koncepte,platforma,slogane ose vizione të ndryshme ose asimetrike që shpeshherë e kolidojnë,eklipsojnë,determinojnë dhe katapultojnë njëra tjetrën në një sfond me të gjërë konjuktural,ekonomik,manufaktural,gjeopolitik etj.Sic dihet:Unioni Evropian(UE-së) edhe përkundër platformës,fizionomisë dhe një "arkitekture të përbashkët" monetare,ekonomike,politike etj.Në themelët ose supstancën e tij  konjukturale ,manufakturale,ideologjike,makroekonomike,gjeopolitike,gjeostrategjike etj.megjithatë(si dihet) ndodhët i ngritur dhe projektuar mbi platformën dhe filozofinë e njohur "borxheze" ose kapitaliste ("urbi et orbi") të "Traktatit të Versajës" me 1919 dhe kështu me radhë.Aty janë edhe "konceptët" ose "modelët" e ndryshme si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania,Franca,Belgjika dhe Luksemburgu,"Modeli Skandinavik" i përbërë nga Suedia,Finlanda,Danimarka,Austria dhe Holanda,"Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe,Irlanda dhe Portugalia dhe "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Italia,Greqia dhe Spanja.Ndërkohë që akoma nuk dihen me saktësi itinerari dhe përcaktimet e mesipërme konjukturale dhe ekonomike të vendëve të reja anëtare të Unionit Evropian si Cekia,Sllovakia,Sllovenia,Polonia,Kroacia etj.

Për me tepër ndërkaq,pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërorë dhe Procesit të njohur të rindërtimit dhe rimëkembjës së gjithëmbarshme industriale dhe ekonomike të Evropës Përendimore(Në kuadrin e njohur të "Planit Marëshal" )me ndihmën e ekonomisë dhe kapitalit të fuqishëm amerikan:Paralelisht dhe në harmoni të plotë me këtë proces epokal dhe historik kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit dhe përmirësimit të shkallëshkallëshëm dhe sistematik të raportëve ose marëdhënjëve bilaterale dhe multilaterale në mes vendëve ose fuqive të dikurshme të armiqësuara dhe antagoniste me njëra tjetrën.Duke e vërë theksin këtu në suspektin ,akseptin dhe konceptin e ri politik,ushtarak dhe ekonomik të Natos dhe UE-së(të ngritura dhe themeluara pranë njëra tjetrës në Brukselin e vitëve 1948 dhe 1949 si Dy Motra..):Ku platforma dhe "vizioni i ri" në raportët ose marëdhënjët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me "arkitekturën" dhe "infrastrukturën e përbashkët" evropiane:Vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej kontinentit të vjetër evropian në këtë kuader iu kishin celur ose hapur shtigje dhe horizonte të reja të dritës dhe të shpresës.Duke iu ofruar kushte,rrethana dhe standarde te favorshme e të cfarëdollojshme për arritjen dhe realizimin e plotë të aspiratave dhe interesave të tyre të gjithëmbarshme shtetërore,nacionale,politike,historike,sociale,ekonomike etj.Shih për këtë edhe "status quotë" dhe mosbesimet ose "ateizmat" e ndryshëm në mes popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit të vjetër evropian dhe me largë:Me kalimin e kohës do ua lëshonin vendin dhe primatin e tyre "botës globale" dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale.E thënë dhe formuluar ose deshifruar me leksikun dhe gramatikën e ngjarjëve dhe zhvillimëve të ndryshme(nganjëherë edhe disonante dhe kolidive me njëra tjetrën për shkak të ekonomisë së tregut dhe valutës së përbashkët evropiane etj.):Kjo donë të thotë se pavarësisht "sarkazmave" ose "polarizimëve" të ndryshme politike ose ekonomike në relacionin e lartëpërmendur Berlin-Paris ose dikund tjetër:është koha e fundit që shteti dhe qeveria e Republikës së Kosovës vërtetë të hartojnë dhe projektojnë platforma dhe strategji të mirëfillëta dhe konstruktive ose afatgjata në marëdhënjët ose raportët e ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.Dhe,jo si gjër me tani të vazhdohet me atë "stilin" ose manirin e tejkaluar dhe kontraproduktiv të "politikës" dhe një "diplomacie të matur" ose "tradicionale" dhe (deridiku) unilaterale dhe izolaciniste!Ku për shkak të "interesave" ose "rivalitetëve" të ndryshme konjukturale,ideologjike ose nomenklaturalo-hipotetike në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm që bartin vula dhe protokole të ndryshme nga e kaluaradhe që janë si të thuash miq ose partner te ndryshëm politik ose gjeostrategjik te filan liderit ose fistek udhëheqësit të atjeshëm shtetëror ose politik:Lidershipi shqiptar në Kosovë ose dikund tjetër për hirë "klimës së butë" dhe "aromave të këndshme" të ëashingtonit ose Parisit t´i paragjykojnë dhe të mos i shijojnë edhe "klimat tjera" dhe "delikatesën" e njohur të Romës ose Berlinit.Kur kemi mundur ti dekorojmë dhe falenderojmë presidentin Klinton,sekretaren Olbrajt,nënpresidentin Bajden dhe shumë të tjerë.Kemi mundur ndofta(sëpakut njëherë) ti përshendesim dhe falenderojmë edhe ish kancelarin Schröder,ministrat Fischer ose Scharping,kancelaren aktuale,Merkel ose ndonjë udhëheqës tjetër të lartë të shtetit dhe popullit(kombit) të madh gjerman që ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.Fundja,gjatë qëndrimit tim relativisht të gjatë(mësë 18 vjecar) në Gjermani:Kam takuar njerëz dhe personalitete të shumëta që e kanë shprehur respektin,simpatinë dhe solidaritetin e tyre me të thellë me luftën dhe sakrificat e njohura të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe kudo.Mbaj mend(këtë punë e dinë të gjithë shqiptarët mbase!)se gjatë kohës së luftës dhe masakrave serbe në Kosovë qytetar,bisnesmen,afarist dhe industrialist të ndryshëm gjerman dhanë mjete dhe donacione të shumëta për njerëzit dhe popullin tonë shqiptar në Kosovë dhe kudo.Në këtë kuader ia vlen të rikujtohen Aksionet e paharruara solidare dhe humanitare te kanaleve qendrore televizive të Gjermanisë(si ARD dhe ZDF) kushtuar femijëve dhe popullit tonë shqiptar gjatë kohës së luftës në Kosovë.Dhe,shqiptarët janë të njohur(të shquar besa madje) për respektin dhe konsideratën e tyre të përjetshme ndaj miqve dhe aleatëve të vërtëtë.Gjermanët dhe Gjermania janë,kanë qenë dhe do jenë përgjithmonë në Anën Diellore të popullit dhe kombit tonë.DANKE DEUTSCHLAND!...



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx