Mendime
Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja”
E diele, 20.06.2010, 06:48 PM
SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS
SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
“KALAJA”
Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA”, lajmëron opinioni se ka pranuar përgjigjen nga ndërmarrja private e energjisë elektrike EVN macedonia lidhur me reagimin e disa ditëve më parë që shoqata “KALAJA” publikoj dhe ju drejtua zyrtarisht duke kërkuar nga EVN që të shkruante faturat e energjisë elektrike edhe në gjuhën shqipe. Pas këtij reagimi EVN macedonia i ka kthyer përgjigje me anë të email shoqatës “KALAJA”, ku tregon arsyen pse faturat e saja nuk shkruhen në dy gjuhësi, dhe citojmë pjesë nga letra: “EVN Maqedoni nuk ka detyrim ligjor që ti botoj faturat në gjuhët e kombësive në Republikën e Maqedonisë”.
Më tej, shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA” morri informacion nga deputetët shqiptar në Kuvendin Republikan se partia në pushtet BDI para një viti paska votuar ligjin që në faturat bankaro-fiskale të mos përfshihet gjuha shqipe krahas gjuhës sllavomaqedonase.
Është për të ardhur keq se si të zgjedhurit e popullit shqiptar që thirren në emër të gjakut të derdhur në luftën e 2001 të kanë votuar një ligj i cili diskriminon dhe anash kalon përdorimin e gjuhës shqipe në faturat e pagesave të EVN macedonia, faturat të postës, të mobimakut, vip, one, bankave dhe të shumë ndërmarrjeve që shqiptarët bëjnë pranë tyre pagesa bankaro-fiskale.
Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA” lajmëron taksapaguesit shqiptar se në mbledhjen e ardhshme të KOSH-it do të ngrejë këtë çështje delikate për respektimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në flet-pagesat bankaro-fiskale. Sepse mos përdorimi i gjuhës shqipe në këto fletë-pagesa është injorim i madh që i bëhet shqiptarëve në Maqedoni.
Prof.Teuta Kamberi-Llalla
Mobil. 070-508-400
Tetovë, 18. 06. 2010