Mendime
Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës...
E shtune, 19.06.2010, 05:58 PM
Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës
dhe “formulës së koalicionit politik”
(Për ditën e çlirimit të Kamenicës më 18.06.2010)
Nga Shefik Sadiku
...Shkoi nëntori i vitit 2009,qytetarët e Kamenicës në vend që të punonin dhe të krijojnë të mira materiale për vete dhe familjet e tyre merreshin me zgjedhjet komunale, se kush do të fitoj,ajo Parti ose kjo parti,Kryetari im apo kryetari i yt!?.Ky “ushqim” i përditshëm i la shumë familje sikurse vitet tjera me sofra bosh ,duke e shikuar botën njerëzore se si sorollatet poshtë e lartë të pa punë dhe pa ushqim ,pa bukë e krip në sofër ,ndërkaq, televizioni për plotë,ujë,bukë kripë,qumësht ,miell,butiqe me rrobe për plot,qytetarët pa para,si në kohen e Migjenit me tregimet e tij :Legjenda e misrit dhe Mollë e ndaluar !?...
...Erdhi dhjetori,fituan të gjitha partitë në shikim të parë ! e qytetarët mbetën ata që ishin, disa prej të cilëve nuk votuan,fituan ata,të cilët ishin me “strategji” të “fitores” më të përgatitur,kur i mbledhë me disa çerek na bëhen në numër me shumë se sa partia e parë,kështu edhe ndodhi ...barkun bosh shitorja për plot me ushqim ,besa po në këtë vit u hap edhe një shitore e madhe me emrin ETC,me mallra të lira, por jo të mira, sepse edhe kjo mallin e shiste me para ...!?Kështu zhvillohet politika atje ku Demokracia është e brishtë !...Besa me zgjedhje lokale merren edhe popujt tjerë,vlerat rriten atje ku funksionon institucioni shtetëror... Ah sikur edhe te ne të funksiononte shteti ligjor,hajdutë e dallkauk nuk do të kishin vend, siç thoshte Noli !...
...Ky shkrim çfarë do të jetë ?Me përmbajtje politike,ekonomike apo sociale?,Sigurisht se do të jetë me dykuptimësi,por varet nga lexuesit se çfarë kuptimi do ti japin,sepse lexuesit tanë,janë mësuar vetëm me politikë të “merren “, e jo me tema,ekonomike dhe sociale .Qytetari i Republikës së Kosovës , sipas bllokadës së vetëdijes politike dhe ekonomike aktuale,nuk ka nevojë të mendoj për ekzistencën e tij, sepse në zgjedhjet lokale të 13 dhjetorit, Kryetari i partisë së tij( saj ),( kandidat për Kryetar ) do t’ia zgjidhë problemin e punësimit dhe krizën ekonomike duke joshur me propagandën ( jo ) zhvillimore të programeve ekonomike dhe politike të garuesve në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën në nëntor !Pos Kryetarit aktual z.Begzad Sinanit i cili arriti ta zbërthej programin zhvillimor të Komunës së Kamenicës ,kandidatët tjerë nuk ishin të interesuar me u marrë me programin e zhvillimit ekonomik të komunës,por merreshin me strategjinë se si me i larguar punëtorët prej vendeve të punës të cilët i ka punësuar .z.Begzad Sinani, dhe vet ,ish Kryetarin e Komunës.
...Llogaria matematikore “politike” iu doli “LDK + AAK + AKR + LDD = 19+1”
Krejt kjo për ta sjellë në pushtet për Kryetar z.Shaip Srdullin me z.Lulzim Lecin ,dhe ia arritën .
Si ndodhi kjo ,shumë thjeshtë : deshëm apo nuk deshëm me e pranuar PDK-ja luftonte në dy taborre .
Tabori i parë ,thuhej se ne, e kemi pushtetin të sigurt,dhe duam të fitojmë ndershëm duke e respektuar ligjin mbi zgjedhjet dhe ,
Tabori i dytë – duhet të punojmë me çdo kusht për ta rrëzuar z.Begzad Sinanin prej pushtetit dhe të fitoj z.Shaip Surdulli.
Cila ishte dobia e kësaj të fundit ? Natyrisht egoja e cila dominon jo vetëm te Shqiptarët në Ballkan,por edhe te të tjerët ,duke u shërbyer me një thënie se: për një plesht e djeg Jorganin !të vetëdijshëm se, dëme të mëdha do ti shkaktojnë jo vetëm subjektit të vet ,por më e rëndësishmja është se ai nuk do të jetë kryetarë !.Kështu edhe ndodhi,tash kemi arritur te qëllimi i trajtimit të temës ,për të cilën u përcaktova të shkruaj.
Pra gjatë fushatës zgjedhore .z Surdulli me z.Leci u zotuan se kemi me i larguar të gjithë punëtorët e administratës nga puna të cilët i ka pranuar në punë z.B.Sinani ,në mandatin e tij si kryetar komune,pra ky ishte programi politik dhe ekonomik për zhvillimin e komunës për katër vitet e ardhshme ...
Më 13 dhjetor 2009 në zgjedhjet lokale në Kamenicë fitoi Kandidati për Kryetar i LDK-së z.Shaip Surdulli ,i ndihmuar edhe nga të gjitha Partitë tjera të Komunës sonë ...
...Në fitoren e surdullit ndikuan edhe “dora e tretë” e shumë votuesve si dhe në shumë qendra votimi votuan edhe të VDEKURIT dhe PUNËTORËT të cilët ishin në regjistër dhe punojnë në shtetet e Evropës perëndimore...E përdora këtë nocion jo të shqipes “dora e tretë “,sepse në gjuhën shqipe i vjen, kanë vjedhur vota por, një shok një ditë e tërhiqte vërejtjen se nuk banë me i thënë se kanë vjedhur...me i thënë i kanë mbushur kutitë,mund të thotë po pse nuk i keni ruajtur? E ky nocion “dora e tretë “,më dukej më i butë”,se sa me thënë ke vjedhur ose i ke mbushur kutitë e votimit !...
Në Tygjec,u eliminua qendra e votimit ( sepse u vodhën votat),në Lisockë nga 37 Votues pjesëmarrës kanë dalë më së paku 10 vota për votues ! Pra po them se :kur e shumëzojmë 37 x 10 = 370 vota ( ka mundur të ketë edhe më shumë)...Në Kamenecë ( Qytet ),Karaçevë i njëjti avaz..si do që të jetë ,z.surdulli u bë Kryetar !...
Më 8.01.20210.Kryetari z.Begzad Sinani ia dorëzoi pushtetin z.Shaip Surdullit Kryetar për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.Ky pranim – dorëzim u bë me procedurë të rregullt ,në mbledhjen solemne konstituive të kuvendit komunal me përbërje të re.E zgjodhën Kryesuesin e kuvendit komunal dhe e rriti numrin e drejtorëve të drejtorateve prej 6 sa ishin në 11 drejtorë .Pushtetin e kanë ndarë në këtë mënyrë:LDK ( Kryetarin e Komunës),AAK ( Nënkryetarin e Komunës dhe Kryesuesin e kuvendit ) dhe LDD (dy drejtori të drejtorateve ) ,kurse drejtoritë e mbetura i kanë ndarë për gjysmë ( ! )
LDK-ja dhe AAk-ja,dikush thotë se si është e mundur numri 9 me u nda për gjysmë,në politikë është e mundur sepse 2+2=5,dhe kurrë nuk bëjnë 4 ( Në Kosovë është fjala)!...
Me të marrë pushtetin z.Surdulli e bombardoi ish Kryetarin e komunës z.B.S me akuza për abuzim të buxhetit të komunës në dy vitet e kaluara.Këso informacione lëshoi që në ditët e para.Kësaj propagande i printe”parapolitikani “z.Enver Ajvazi -Drejtor i administratës publike ...( Reportazhi i Ramiz Dërmakut për funksionimin e administratës Komunale në Kamenicë te Zemra SHqiptare) i cili në mes tjerash deklaron për mjete të informimit më 26.01.2010 (i referohem Radio Premierës): Komuna e Kamenicës është stërngarkuar me shërbyes civil,aktualisht janë të punësuar 184 shërbyes civil,ku 50 prej tyre i ka punësuar ish Kryetari i komunës, Ne( kupto LDK-ja) - do ti largojmë këta sepse janë të pranuar pa konkurs dhe në vend të tyre do të hapim konkurs për të punësuar shërbyes civil-kupto anëtarë të partisë së tij sepse me çdo kusht duhet të jenë anëtarë të LDK-së,eventualisht të AAK-së.
Kështu edhe ndodhi më 29.01.2010 Kryetari i Komunës e mori listën e punëtorëve për largim nga vendet e tyre të punës nga Enver Ajvazi dhe, i largoj 43 punëtorë nga puna ,me vendim veç e veç por me përmbajtje të njëjtë.
“...në bazë të nenit 4,4.1 si dhe nenit 35.2 të Urdhëresës Administrative nr.2003/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr2001/36 mbi shërbimin civil të Kosovës si dhe neni 86 të Statutit të Komunës,kryetari i Komunës,merr këtë :AKTVENDIM mbi ndërprerjen e marrëdhënies së punës ,punëtorit ,filan fistekut i ndërpritet kontrata e punës me nr.339 me datën 31.01.2010.e nënshkruar nga kryetari-Shaip Surdulli”.
“Me arsyetim se :...sepse kontrata e punës nuk është valide,respektivisht është kontratë fiktive,nga se kontrata e punës me numër të lartshënuar është lëshuar nga ish Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani më datën 29.12.2009,atëherë kur është ditur rezultati i zgjedhjeve,po ashtu pa u përfillur procedurat e rekrutimit,respektivisht institucioni i konkursit...dhe i përshkruan nenet e UNMIK-ut” !
Kontratat e këtyre punëtorëve janë me këtë përmbajtje të shkruara dhe Kryetari i Komunës z.Shaip Surdulli i largoi nga vendet e tyre të punës vetëm pse nuk ishin të partisë së tij,sepse politika serbe më nuk ishte pengese për të ,por këta shërbyes civil, gjithnjë duke u thërritur në Rregullore të UNMIK-ut të cilat e kanë punësuar Shaip Surdullin dhe sojin e tij !
Edhe më tej z.Shaip Surdulli nuk e pranon se Qeveria e Republikës së Kosovës e Ka shpallur Pavarësinë më 17.02.2008,sepse ky nuk ka qenë Kryetar dhe me pasur mundësi e sjellë edhe njëherë UNMIK-un në Kosovë...
Punëtorët e larguar nga puna e bërën një Protestë 60 minutëshe më 01.02.2010 në ora 12 para objektit të Komunës por ,Kryetari nuk ishte aty ,e kishte lënë Nënkryetarin z.Leci dhe Parapolitikanin z.Ajvazi, me polici shtesë,si dhe sillej andej pari Kryetari i Gjyqit të Qarkut të Gjilan z.Ymer Huruglica...
Më 02.02.2010, kryetari i fton gazetarët lokal dhe e arsyeton përjashtimin nga puna të 43 shërbyesve civil ...Buxheti i Komunës nuk mund të bartë barrën e tepërt të punëtorëve administrativ të pranuar në punë pa ndonjë kriter,ndërsa për disa vende të punës do të shpallim konkurs dhe do ti pranojmë ,e do të vejmë rregull në administratë!
Punëtorët e larguar kanë të drejtë të ankohen,në komisionin të cilin do ta themelojmë...
Kështu edhe ndodhi e themeloi Komisionin disiplinor ( me të meta fizike,njëri nuk dëgjon tjetri nuk sheh se mban syze,zonja nuk e kupton Gjuhën Shqipe, të gjithë në shërbim të z.Surdullit,) në këtë përbërje :
Ramadan Berisha –kryetar,anëtarë :Vesna Aleksiq dhe Hisen Krivaqa,edhe pse u ankuam në këtë komision të cilin e ka themeluar Kryetar,ankesat tona nuk u morën për Bazë me përjashtim të dy punëtorë që i ka kthyer por edhe këta pasi që janë lajmëruar në punë i ka larguar zotëri-Kryetari,nuk e ka përfillur vendimin e Komisionit të vet.
Na e lanë mundësinë të ankohemi në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës në Prishtinë.
Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës në Prishtinë ishte i përbërë prej Partive politike sikur Këshilli Qendror zgjedhor të cilit i printe Nesrin Lushta...
Është e vërtetë se Këshilli i pavarur Mbikëqyrës i Kosovës “gjoja se” me të dëgjuar për largimin e 43 punëtorëve nga puna, kanë ardhur në Komunën e Kamenicës dhe janë interesur.Saktë se kanë qenë por,iu kanë premtuar se do të vendosim në favor tuajin Kryetar, sepse Qeveria dhe PDK-ja nuk kanë kohë me u marrë me ju për arsye se e kanë problemin Zgjedhor në Komunat:Prizren ,Lypjan e më vonë edhe në Gjilan !Duhet ta dini se ne jemi anëtarë të LDK-së dhe të AAk-së,e kemi mbështetjen të një anëtare serbe ( ! )edhe pse Kryetarin ( KPMK)e kemi nga PDK-ja...
Këta punëtorë e shfrytëzuan të drejtën e ankesës secili veç e veç,edhe pse disa prej tyre e kuptonin procesin ( kritik )politik nëpër të cilin po kalon Qeveria e Kosovës,sepse realisht i humbëm zgjedhjet politike dhe tash duhet ta pësojnë edhe shërbyesit civil sipas kësaj logjike ! Ligji i punës nuk i mbron dhe duhet të pajtohen me padrejtësitë e kohës ,ndoshta kanë të drejtë, ata të cilët do të thonë se PDK-ja e ka pushtetin Qendror të Shtetit,dhe duhet t’iu “ndihmoj”,jo zotëri nuk është problemi i ndihmës por pengesa qëndron te Ligji, i cili nuk i mbron të drejtat e punëtorëve ,dhe ,Patriotët ( komunal) në pushtet i referohen UNMIK-ut dhe rregulloreve të tij, e jo ligjit të Republikës së Kosovës!.Atëherë pse më herët nuk e kanë paditur në organet kompetente ish Kryetarin për shkeljen e atyre rregulloreve të Arta të tyre ?Megjithëse qeveria e shtetit duhet ti kontrollojë edhe komunat se si funksionojnë !
Sipas kësaj që e përshkruaja del se edhe ky Këshilli i Pavarur mbikëqyrës i Kosovës ,do të vendosë sikurse Komisioni i Kryetarit ,z.Surdulli.D.m.th,mund t’i kthejnë në punë vetëm dy ish punëtorë të Arsimit .Kështu edhe ndodhi i kthyen në punë Dy punëtor ( ish punëtor te arsimit ),kurse të tjerët i refuzuan,thuhet se edhe për 6 punëtorë kanë mbetur të zhvillojnë biseda interne me z.Surdullin... Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës në Prishtinë e ka mbyllur procedurën e mëtejme nuk na jep të drejtë të ankohemi askund çka lirisht mund të konstatoj me keqardhje se iu ngjason vendimeve të largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna në vitet e ’80-ta ! pa të drejtë ankese ! Ky është absurdi i këtij këshilli të “pavarur”...
Kryetari nuk u ndal me kaq,i largoi nga puna edhe 4 punëtorë të tjerë ,në anën tjetër,po në muajin janar i punësoi pa konkurs 4 punëtorë ,dhe kjo nuk është shkelje e ligjit ! Ky është paradoxi i këtij kryetari i cili Komunën e ka shndërruar në FEUD ,dhe Feudali në feudet e tija ka të drejtë të sillet si të dojë.
Jemi të bindur se kjo politikë ka me pasur pasoja jo vetëm politike në Komunën tonë...Bindjen tonë na e vërteton edhe përpjekja për ta falsifikuar një lëndë të prokurimit me të cilën kanë tentuar ti vjedhin 13000 ( trembëdhjetëmijë) Euro...Hasan Keqmezi ,menagjer në zyrën e prokurimit në mes tjerash deklaron:erdhi një lëndë në zyrën e prokurimit për rrugën Lisockë,nënshkrues i saj ishte Zyrtari i furnizimeve në Komunë,z.Sadik Thaqi dhe,drejtori i administrates Komunale z.Enver Ajvazi,sipas ligjit asnjëri prej tyre nuk ka qenë kompetent të nënshkruhet në atë kontratë...Kam shkuar në zyrën e drejtorit për ti sqaruar këto nënshkrime se çka janë ? Ai ma ktheu me ters po ne tash jemi në pushtet e çka duam bëjmë,dhe si të duam veprojmë,duke dalë përjashta nga zyra e tij ai më ka sulmuar fizikisht,ndërkohe prapa shpine ishte edhe Sami Morina ,i cili duke dashur që ta “zbusë”situatën me ka kapur mua dhe këtë rast e ka shfrytëzuar Enver Ajvazi dhe me ka goditur disa herë,shton Hasan Keqmezi duke i treguar edhe Raportet mjekësore’...Kjo ngjarje ka ndodhur më 19.03.2010,në Zyrat e Komunës së Kamenicës ,e jo në Bangladesh !
Më 31.03.2010 Kryetari Surdulli e suspendoi nga puna edhe Hasan Keqmezin,sepse po ua zbulon Falsifikimin e faturave për abuzime (vjedhje) !
Kryetari e arsyeton se ishte një mosmarrëveshje e tejkaluar kjo!?Pra si po shihet shkeljet ligjore të administratës së z.Surdullit janë të ligjshme...
Marifetet e Kryetarit të Komunësz.Surdulli,nuk ndalen me kaq,Më 02.04.2010 e shpall konkursin për 33 vende të lira të punës,pranë administratës komunale në Kamenicë ,e siguroi “buxhetin” për këto vende të punës ku do ti punësoj anëtarët e partive në pushtet...Për këto 33 vende pune brenda disa ditëve kanë konkurruar me tepër se 850 punëtorë të pa punë,po për afat përfundimtarë të Konkursit sigurisht se do të kaloj numrin 1000 të interesuar për tu punësuar !
I themeluan komisionet për pranimin e punëtorëve në punë dhe i ndan sipas formulës bazë të pushtetit në Kamenicë: LDK-ja i punëson 15 punëtorë,AAK-ja i punëson 12 punëtorë,LDD-ja 3 punëtorë,dhe AKR-ja i punëson 3 punëtorë.
Shtrohet pyetja pse AKR-ja këtu merr pjesë në punësim?E ka ndihmuar me ardhur në pushtet z.Surdullin,andaj, i takojnë 3 vende pune,nuk do ia jepte ,por problemi është se Kryetarit i duhen votat e AKR-së në kuvend , me e votuar STATUTIN e Komunës,sepse me Statutin në fuqi duke u bazuar ne ligj,në territor dhe në numrin e Qytetarëve të Komunës sonë nuk i lejohet me pasur 11 Drejtorë të Drejtorive sa i ka aktualisht Komuna e Prishtinës afërsisht me 600 000 banorë !
I punësoi punëtorët e vet z.Surdulli ,sipas formulës për ndarje të pushtetit:LDK,+AAK+LDD+AKR .
Tash problemi është se si me e votuar Statutin e komunës i cili ia garanton mbetjen në pushtet Koalicionit politik me 11 drejtor,të cilëve u duhen për 1 vit shpenzime 92 000 ( nëntëdhjetëedymijë )euro ! Saktë u treguan gjetellmen prijësit e Koalicionit në Kamenicë.Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të 30.04.2010,Këshilltarët komunal nga radhët e PDK-së nuk e votuan nenin.... e Statutit të Komunës i cili e fuqizonte numrin 11 drejtorëve të drejtorive të Komunës,Kryetarit z.surdulli kjo i interesonte,nuk i kishte as votat e këshilltarëve të subjekteve të koalicionit,sepse ende nuk kishte përfunduar punësimi i punëtorëve sipas “formulës së Koalicionit politik” ...
E caktuan mbledhjen e radhës të kuvendit komunal më 30.05.2010,Këshilltarët e kuvendit komunal nga radhët e PDK-së kanë marrë qëndrim që të mos e votojnë nenin i cili e ngritë numrin e drejtorive në 11.Para se me shkuar në mbledhje të Kuvendit Këshilltarët e PDK-së janë takuar në zyre të saj,dhe janë informuar nga udhëheqësi i grupit të tyre ,se duhet ta votojnë Statutin e komunës !!!???...dhe kur kanë shkuar në Kuvend ,në rend dite del pika për votim të statutit të Komunës, dhe votojnë të gjithë këshilltarët e subjekteve të tjera dhe udhëheqësi i grupit të PDK-së ( edhe pse dy këshilltarë të PDK-së kanë abstenuar dhe 5 kanë votuar kundër nenit në fjalë ),dhe kalon Statuti i Komunës ,Kryetari i komunës i fton këshilltarët në shenjë respekti në një DREKË te hotel Jehona !...
z.Surdulli me koalicionin e tij e siguruan mbarëvajtjen e pushtetit,për 3.5 vitet e ardhshme.
z.Surdulli i largoi nga puna të gjitha pengesat që ia kishte vënë ish Kryetari i Komunës z.Sinani,ia largoi 48 punëtorë nga puna,edhe pse këta punëtorë nuk i ka punësuar të gjithë z.Sinani,por, pse shumica prej tyre i kanë lëshuar radhët e LDK-së, iu ka hakmarrë z.Surtdulli.
z.Surdulli i punësoi “ disa militant” të LDK-së,AAK-së,kryesisht në moshë të vjetër,por ka mundur ta punësoj edhe ndonjë qytetarë të pa parti apo edhe të PDK-së,sepse në Komunën e Kamenicës kanë marrë pjesë në votim vetëm 43 % e Qytetarëve me të drejtë vote !
Relaksimi i z.Surdulli erdhi pas ngritjes së drejtorëve të drejtorateve nga 6 sa ishte në dy vitet e shkuara, në 11 në katër vitet e ardhshme ! Po lulëzon “formula e Koalicionot politik në Komunën e Kamenicës”.
z.Surdulli shkoi edhe më tej, më tepër se 20 shërbyesve civil në administratë komunale kontratat e punës ua ka zhvleftësuar prej 3 vite sa i kishin, ua ka shkurtuar në 1 vit,me kusht që pas 6 muajve ndonjërin prej tyre mund ta largoj nga puna ,ose të kthehen në LDK-në e shenjtë,këta punëtorë shumica janë kuadro të PDK-së !
Cila është logjika të nënshkruhet Një vendim në Qershorë dhe të hy në fuqi në janarin e vitit që po e lëmë ,që do të thotë 6 muaj mbrapa !?.Këso vendime lëshon Kryetari i Komunës së Kamenicës ,dhe nuk e shkel ligjin !?....
Këtij diferencimi politik kundër shërbyesve civil në administratën e komunës së Kamenicës nga udhëheqja aktuale në krye me z.Shaip Surdullin i vie era RACIZËM,që nuk i bënë nderë as Qeverisë së Republikës së Kosovës...të ardhurat e 43 familjeve të cilët me punën e tyre i mbanin familjet,ua merr Kryetari i Komunës që gjithsesi duhet ti bëjë nderë,për udhëheqjen e tij ,respektimin ligjit dhe vënien e rendit në “funksionalizimin” e administratës në komunën e Kamenicës...
Do të ndihesha mirë sikur të mos ishin të vërteta informacionet ku thuhet se Kryetari i komunës së Kamenicës përgjigjet për Korrupsion për 18 vepra penale për mandatin e kaluar( 2000 gjeri më 2007 ) (i referohem ish Kryesuesit të Kuvendit komunal të Kamenicës dhe,bashkëpunëtorit të OSBE-së në Kamenicë !) si dhe për dy vepra të korrupsionit të këtij 6 mujori të udhëheqjes së tij!do të ndihem mire sikur ,ky shkrim imi të mos jetë i saktë sepse kurrë nuk kam besuar se në Komunën e Kamenicës në vitin 2010 do të kemi një Kryetar jo legjitim dhe me sjellje të një diktatori modern !
Ky ishte rezultati i funksionimit 6 mujor të punës së “formulës së Koalicionit politik”,në Komunën e Kamenicës .
z/Surdulli nuk ka mund të punoj asgjë gjatë këtij 6 mujori,sepse sipas tij që deklaron në Radio Kosovë,dhe në Radio Premierë ,ministrat ia kanë mbyllur dyert,dhe nuk po e pranojnë as në bisedime?Këtë nuk e besoj ,sepse për këtë vit janë shumë projekte të pa përfunduara të vitit të kaluar të cilët janë duke u punuar,si dhe buxheti i komunës është miratuar,gjatë mandatit politik të z.Sinani për këtë vit,por,këta mund t’ia ndërrojnë destinimin atij buxheti !?.
Ky është rezultati i funksionimit perfekt të administratës të Komunës së Kamenicës dhe “formulës së koalicionit politik” në këtë 6 mujor !
EULEX,mos u paraqitë në Kamenicë se nuk ka Korrupsion,sepse UNMIKU i ka edukuar se si me qeverisur me komunën tonë,Larg Kamenicës Korrupsioni ,njëkohësisht i kanë mësuesit e tyre në Prishtinë ,si forcë garantuese KPMK –ja ( nuk e di se a është në dijeni kryetari i KPMK-së )...
...“Kur ta mbarojnë mandatin qeverisës ky koalicion duhet ti përgëzojmë për sukseset dhe të arriturat zhvillimore në komunën tonë” ...
Me fat Kamenicë” udhëheqja” e re!në krye me z.shaip surdulli!
Më 17.06.2010
Hodonoc/Kamenicë/