E shtune, 27.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje

E diele, 20.06.2010, 07:57 PM


EUnderkombetaret (EULEXI) me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje

 

Nga Albert SHABANAJ

 

Edhe ne kemi mundur per t’lexuar historitë e popujve të shtypur,nder te cilët pësoi mese shumti popullit ynë, mësohet se, neve na  privuan dhe mohuan të gjitha drejtat për ç’jetuar  vetëm pse ishim dhe vdisnim si SHQIPETAR,edhe  pse ishim popuj që luftuam per lirin tone, duke sakrifikuar jetërat, vetëm e vetëm që të jetonim të barabartë me popujt e tjerë  të botës. Barbaret ishin te shumte dhe te ndryshëm,dikush ndalonte martesat për te mos u shtuar...Dikush tjetër gjuhen dhe shkollat... Por me e keqja dhe me e pa durueshmja me pasoja edhe kësaj dite,ishin Barbaret Osman! Te cilët,përpos gjenocideve me te tmerrshme qe ushtruan mbi popullin tone, na ndërruan kulturën,dokrrat kombëtare dhe besimin ne Zote. Pra ne konvertuan ne Islam me dhune dhe terror i cili pos tjerash u manifestua me ç’veshje lakuriq,te lyer me mjaltë  dhe te lidhur e gozhduar neper Lisa te pa ngrenë te etshëm vdiste populli ynë,ose nënshtroheshin duke pranuar konvertimin ne Islam... Nuk desha te lëshohem ne ketë teme meqë është mjaft komplekse ne njërën ane dhe e ndjeshme ne anën tjetër. Ato katrahura vazhduan shekuj me radhe.. por padrejtësitë dhe shtypjet ndaj popullit tone, nuk kane te ndalur . Gjithnjë te mbështetura nga  sistemet e ndryshme ndërkombëtare të mbeshtjellura  me  petkun e rendeve të reja !!! Mizorit tona, nuk u përfillen asnjëherë ...edhe nëse u dëshmuan ishin te denuara per qerim hesapesh ne mes interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike te rregullave ç’reja ndërkombëtare... Deri ne Absurd!!! Te shenuara vetem si plage garantuese, për  raste të njohura për te ruajtur ekuilibrin e interesave sunduese,qe ishin pjes perberese e regjimeve  kriminale madje edhe në organizimin dhe kryerjen e krimeve dhe gjenocideve  çnjerëzore.

Nga shume e shume  raste te tilla kemi per te vequar shume  raste  të tilla...qe perfshihen me  masakra e deportime, ku në praninë e Eunderkombetareve ndodhen qe te gjitha.Ngjarje te ngjashme kemi edhe Sot e kësaj Dite, rastet e shumta dhe  te freskëta ne Kosovën kinse te ç’liruar,flasin për gabimet dhe ndërgjegjen e fjetur te ndërkombëtareve... Ne ketë rast po veçoi nga shume rastet e ndodhura ne Kosove, rastin  jo larg te ndodhur  në Mitrovicë, ku në prani të forcave ndërkombëtare u vranë dhjetëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë u larguan prej shtëpive të tyre gjithnje (në prani të forcave EUndërkombëtare) nga grupet kriminale serbe të dirigjuara dhe të financuara nga qeverit  kriminale te Beogradit.

Vendlindja-Kosova jone, vendi ynë për të cilin u sakrifikuam  gjenerata të tera, vazhdon te udhëhiqet nga misione Satrapësh të kompleksuar nga kamofllimet Historike dhe Kulturore (Eunderkombetare)dhe doraputhesh vendore sejmen te korruptuar. Ata  natyrisht se nuk paraqesin diçka tjetër veçse implemntimin e planeve shkombëtarizuese dhe vetemohuese,ata  nuk paraqesin tjetër  se një sistemi  antidemokratik dhe mohues te lirive kolektive  dhe të drejtave njerëzore.

Sistemi antidemokratik i EULEXIT në Kosovë i laramanuar  tani  me rroba të një misioni tjetër,nga misioni i UNMIKUT,i vendosur në vendin tonë në emër të ligjit dhe të drejtësisë, i gjykon ata  që përpiqen që në Kosovë  vertete të sundoj drejtësia dhe ligji, që në Kosovë mos të ketë vrasës me patentë,(Serbet)!!! që Kosova mos të mbetet peng i një minoriteti  me më pak se 5 %,  në Kosovë të flas zëri dhe fuqia qytetarëve të saj. Mendoj se, gjykimi, që po përpiqet ti bëjë Euleksi, liderit të lëvizjes Vetëvendosje,z. Albin Kurtit, duke paraqitur dhe  paragjykuar  atë si nxitës dhe organizues të masave protestuese, mendoj fuqishem  se do të jetë bumerang për vete  këtë mision EUnderkobetare. Ky fare misioni kolonizatorësh  nuk  mësoj nga  e shkuara  vete në vende të ndryshme të botës ku gjithnjë dolën humbës, gjithnje në përpjekje te  tyre për t’ju  mohuar popujve liritë dhe  drejtat e tyre njerëzore dhe drejten per t’jetuar.

Ky mision famekeq tani  në Kosovë nuk i frikësohet askujt aq me pak  partive politike,te korruptuara... të cilat  së bashku nuk arrijnë   as 35 % te besimit shqiptare, ata i frikësohen vetedijes KOMBETARE që ka përqafuar  dhe jane bindur ideve për vetëvendosje e  cila vetëdije  po rritet për ditë e më shumë dhe po vetëdijesohet  për ditë e më shume  nga largpamësia e liderit tyre z.A.Kurtit-Respekt!. Ata nuk kanë ndërmend dhe  pse t’iu frikësohen shërbëtoreve  të tyre Nacionale,  të cilët i përpunojnë  dhe i krehin  ashtu si u duhen atyre, (Eunderkombetareve). Populli  i beson  Albin Kurtit dhe kauzës për Vetëvendosje, sepse kjo elite  do t’ ua  shkurtojë pushtetin dhe rrethin e tyre antidemokratik. Eunderkombetaret  iu frikësohen vetëdijes dhe Kushtrimit te Rinise SHQIPTARE, që në zemrat e tyre kanë idealin për Liri, Demokraci,dhe Vetëvendosje,bindje këto  fisnike dhe patriotike  për të sakrifikuar, qoftë edhe jetët e tyre vetëm e vetem që liria të kendellej dhe te ketë kuptimin e sajë të vërtetë.

Eunderkombetaret (EULEXI) me  gjykimin e  Albinit pretendon  ta dënojë idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje. EULEX-i  harron se për mes këtij gjykimi do mobilizon ditë e më shume shqiptarët  e gjithë Bota, po ngjallë ndjenjën e te shtypurit ndjenje kjo e cila  popullin  tone  e motivoj dhe shtyri ne lufte për Liri të bashkuar rreth një flamuri, flamurit  kuq e zi,dhe thirrjeve imanente per Ribashkim kombetare!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti Kastriot Myftaraj: Karikaturat e gazetës daneze për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin Artan Mullaj: Emigrantët në krizë Faik Krasniqi: Çfarë është demokracia tek shqiptarët Pirro Prifti: Radikalisti Muja sheh nga Arabia, por populli shpreson tek Sh`na Ndou Ramiz Dërmaku: Ku është Ministria e Mërgatës?! Arbën Xhaferri: Kapiten Leshi, ose modelimi i shqiptarit të pranueshëm Hilmi Saraçi: A ka mangësi dhe dobësi në Agjencionin për Intelegjencë (?)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora