E diele, 28.04.2024, 08:39 AM (GMT+1)

Mendime

Alushi nga Presheva: Shejtani mbanë numrin gjashtë

E hene, 21.06.2010, 09:49 PM


SHEJTANI MBANË NUMRIN GJASHTË /6/

 

 “Furtunë do vjelë ai që erë mbjellë”

Fjalë e Urtë Latine

 

Dekada  X,    Shekulli XX,   Mileniumi  II

 

 - Gënjeshtra e Parë,

 

SINONIM

 

Referendumi, 1 dhe 2 Mars 1992

(Logo zgjedhore, mandati zghedhor 1992-1996)

 

 Autonomia politke territoriale për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën

 

Nga Alushi nga Presheva

 

 Deklarta politike, PVD dhe PDSH, datë 25 Shkurt 1992, kishte të bënte  me  themelimin e KUVENDIT PËR SHPALLJEN E REFERENDUMIT. Kuvendi   përbëhej  nga 92 delegatë të PVD-së, PDSH-së dhe nga  e pashmangshmja  Diaspora shqiptare e Luginës e cila ishte fanar i dhezur  çdoherë   për ta financuar, përkrahur dhe mbështetur vullnetin politik të Luginës së Preshevës për Autonomin politike e territoriale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me  Kosovën.    Nga ky Kuvend i cili ishte gjithëpërfshirës territorialisht, multidisiplinar dhe mbi të gjitha autoritativ e që ma vonë kurrë nuk do ta kemi. U bë edhe   ngritja e Komisioneve dhe trupave ndihmëse që do ta ndihmonin aplikimin e drejtëpërdrejt të këtij Referendumi .
          Selamet Agai këte Kuvend e suspendoi dhe e shëndrroi  në KUVEND PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT duke e privuar  atë nga kompetencat  kuvendore dhe  nga  autorsia e tij ,

        Më vonë  ky Kuvend edhe si  i ripagëzar,  kurrë nuk do të tubohet  bile edhe sot e kësaj dite  së paku si  “organizator “ i Referendumit për ta shqyrtuar të paktën rrjedhën dhe rezulatet e arritura të vullnetit të shprehur politik të popullit të Lugnës së Preshevës.      

           Mu këtu nga ky Kuvend përveç Komisionit për përpilimin e Listave zgjedhore, fletëvotimeve, këshillave votuese dhe caktimit të vendvotimeve dhe Këshillin për të drejtat e njeriut u ngrit edhe  Komisioni mbipartiak,  Komisioni për bashkëpunim dhe politikë të jashtme, anëtarë të të cilit ishin:    Ibrahim Kadriu, Kryetar i Kuvendit për shpalljen e Referendumit, Ali Ahmeti, ish Kryetar i PDSH-së ,Riza Halimi, Kryetar i PVD-së që nga viti 199o, Behlul Naufi, ish deputet në Parlamentin serb dhe tashmë i ndjeri Rexhep Hasani ,Sekretar i përgjithshëm i PVD-së.

         Nga agjenda e kontakteve për periudhën MARS-DHJETOR 1992 po edhe më vonë nuk kemi edhe një të vetmen herë përbërjen komplete të këtij Komisioni i cili do  ta përfaqësonte  Luginën e Preshevës.

        Përfaqësimi i kësaj Lugine bëhej kryesisht vetëm nga R.Halimi dhe Behlul Nasufi, pa përfaqsuesit e Bujanocit e Medvegjës, persona këta  që kishin uzurpar kompetencat e Komisionit dhe ato    vetë Kuvendit (Pranimi në Këshilin e Europës për të drejtat e njeriut në kuadër të Konferencës paqësore të Hagës,Vizita Parlamentit Europian, biseda me parlamentarin belg Van Der Myle Bruk dhe Senatorin belg z.Kypers, Vizita në Ambasadën Amerikane, takimi me Sanço Kutiljeron dhe Gert Arensin, bile kishin arritur edhe deri te Kryeprokurori federativ Vukashin Jokanoviq ku ishin shërbyer me uiski).

          Vullneti politik i popullit, i shprehur ne Referendumin e vitit 1992 do të rikonfirmohet prapë nga Kuvendi i II-të i rregulltë i PVD-së data 16 Korrik 1994 në Deklaratën politike dhe atë në pjesën e dytë të texstit të  Deklaratës nën pikën Ç. thuhet: Për realizimin institucional të Autonomisë Politike Territoriale për rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Këto dhe disa pika tjera ishin orientime programore themelore të PVD-së së atëhershme, para se e njëjta të pastrohej nga rradhët e forcave radikale të cilat ngrisnin kokë herë-pas-here  e të cilat u pacifizuan më vonë tërësisht apo u krijuan frakcione tri herë radhazi duke e braktisur këte parti  për shkak të despotizmit dhe padishallëkut të paraqitur nga lideri i saj ).

            Ky vullnet i shprehur i popullit dhe kjo krenari e popullit të rajonit të Luginës së Preshevës do të materializohet skajshmërisht nga Selamet Agai nga se qëkur filloi të keqëpërdorë organet vendimmarrëse me shumicën e krijuar mbi  këto baza referendumiane, edhepse  një ditë do të deklaronte se para se ai të vinte në pushtet, pushteti monopolizohej  nga dy-tre udhëheqës komunal dhe të tjerët me dëgjueshmëri “shikonin punët e tyre” (gazeta “Veprimi”, Dhjetor 1992).

                  Se si më erdhi në mëndje një mendim i urtë:

      “Gati të gjithë revolucionet që fillojnë për ta shembur diktaturën  përfundojnë në  diktaturë “

 

    

 - Gënjeshtra e Dytë,

 

              STATUSI SPECIAL, SINONIM I AUTONOMISË POLITIKE TERRITORIALE                                         

                                                           (Logo zgjedhore i mandatit zgjedhor 1996-2000/)           

 

     Veriu i ish-Jugosllavisë tani  ishte i  përfshirë në konflkt të armatosur, të hapur, bile në disa rajone kishte filluar realizmi i shtetësisë për  shtetet  “separatiste” derisa  hidheshin në tavolinë hartat me opcione të ndryshme dhe zhgjidhjet politike për rajonet e veçanta të banuara me komunitete të ndryshme duke filluar me Autonomitë e ndryshme (Srpsa Krajina, Krahinat e Pavarura Autonome në Bosnjë dhe statuset speciale në kuadër të shteteve të cilat ishin në formim e sipër apo edhe tashmë që ishin të formuara). 

 

            Konflikti me të madhe pritej të përfshinte edhe pjesët tjera të ish Jugosllavië sidomos Kosovën dhe rajonet për-rreth po edhe Luginën e Preshevës si pjesë e pandarë e trungut shqiptarë, pjesë të cilat Sërbia pretendonte të i shëndrrojë në Kështjella tmerri, e që  mëpastaj i shëndrroi.

             Marrëveshja e Dejtonit ishte ajo që vuri paqën e brishtë në rajon dhe e zbrapsi Serbinë të shtrijë konfliktin edhe në Kosovë dhe rajonin e gjërë mbi “tokat e premtuara serbe”.

             Selamet Agai i këthjellur e harroi orientimin programoro-themelorë partiak  dhe me të madhe filloi ta ngrisë zërin e STATUSIT SPECIAL si sinonim i Autonomisë Politike Territoriale për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

              Krahinat Autonome e të pavarura ne shtetet e reja të krijuara nuk u përkrahën nga pjesëmarrësit, përkrahësit dhe mbështetësit e shtetëformuesve ngase fitoi opcioni i pacenueshmërisë së territorit dhe  kufinjëve, legaliteti dhe legjitimteti i kufinjëve administrativ  në Jugosllavinë e Titos ,dhe me vetë këte edhe opcionet e KAP-ove dhe SOP-ave përfunduan .

               Me këte ra poshtë edhe shpresa e  STATUSIT SPECIAL si sinonim për Autonominë Politike e Territoriale të Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

 

- Gënjeshtra e Tretë,

 

              BRÇKO DISTRIKTI serbo-boshnjako-kroat

               SINONIM I STATUSIT SPECIAL 

                 (Logo zgjedhore Mandati zgjedhor 2000-2002)

             

               Sinonim i Autonomisë poltike territoriale për Luginën e Preshevës mundë të ishte tani opcioni i tretë, statusi i Distriktit të qytetit Brçko, qytet ky në Republikën e Bosnës i banuar, me boshnjakë 30.181 apo 4o,36%, me kroat 24925 apo 33,33%, me serb 17709 apo 23,68% dhe me të tjerë 1956 apo 2,63%, e gjitha kjo sipas regjistrimit të popullsisë për vitin l991.

                 Ky status për këte qytet multinacional ishte instaluar zyrtarisht me 8 Mars të vitit 2000 si kondominijum me shkallë të lartë të autonomisë, juridikisht në shtetin e Bosnjes dhe Hercegovinës, por me organe administrative të veçanta.

                 Ky sinonim dhe kjo zgjidhje politike për Luginën e Preshevës zyrtarisht  nuk u parashtrua asnjëherë para organeve vendore dhe atyre   ndërkombtare.

                 Garancionet e bëra publike nga  Selamet agai për palën serbe për të mos patur frikë nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 edhepse shqiptarët nuk e kishin mbajtur atë për ta frikësuar askë por për ta sistemuar vehten.

 

 

 Në këtë tekst paraprak mundë të lexoni edhe deklaratën “Programi zgjedhor me të cilin është dalë në zgjedhje pa parashenja kombëtare” për ta ngritur besueshmërinë te pala serbe!!!

 

 

 

Tekstet origjinale nga disa deklarata në shtypin serb,          

 

Halimi: Prava Albanaca sa juga Srbije ostvariti preko Srbije

Radio Srbija - Sreda, 06. jun 2007. 14:19

     Lider Pokreta za demokratsko delovanje Riza Halimi, izjavio je Tanjugu da u toj stranci ne razmišljaju da odstupe od platforme Skupštine odbornika Albanaca Preševa, Bujanovca i Medve?e, prema kojoj se individualna i kolektivna prava Albanaca sa juga Srbije ostvaruju preko institucija Srbije. Halimi je rekao da je poziv Pokreta za demokratski progres Jonuza Muslijua albanskim partijama iz Bujanovca i Medve?e da formiraju zajedni?ko telo - Nacionalno ve?e, koje bi pregovaralo s Vladom Srbije o pripajanju tih opština Kosmetu, ako je izvorno prenet u medijima, u suprotnosti sa odredbama te platforme. U platformi iz januara 2006, jasno je re?eno da Albanci u Preševskoj dolini prihvataju sve principe Kontakt grupe o Kosovu, što, prema re?ima Halimija, zna?i da se njihova individualna i kolektivna ostvaruju preko institucija Republike Srbije.

Halimi: Të drejtat e shqiptarëve në Serbinë jugore  të realizohen në kuadër të Serbisë.

Radio Srbija – E Mërkur 06 Qershor 2007. 14:19

     Lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, deklaroi për Tanjugun se në këtë subjekt  as që mendojnë ti shmangen Platformës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sipas së cilës të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Serbisë jugore realizohen përmes institucioneve të Serbisë. Halimi deklaroi se thirrja e Lëvizjes së Progresit Demokratik e Jonuz Musliut drejtuar subjekteve nga Bujanoci dhe Medvegja të themelojnë organin e përbashkët-Këshillin Nacional, i cili do të negociojë më qeverinë serbe për bashkimin e këtyre komunave me Kosovën, nëse kjo deklaratë është transmetuar drejtë në media, është në kundërshtim me rregullat e  Platformës. Në platformën nga Janari 2006, qartë është thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës  pranojnë të gjitha parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, që sipas fjalëve të Halimit nënkupton se të drejtat e tyre individuale dhe kolektive realizohen përmes institucioneve të Republikës së Serbisë,

 Pregled štampe za period 16-22.6.2006.

 

 

GLAS (Novine)

16. 6. 2006.

Na jugu centralne Srbije ponovo mitinzi nezadovoljstva Šiptara

Sad bi i jug da pripoje Kosovu!

Marko Nicovi?: Šiptarima treba novi prostor, zato ?e Srbija imati problem s pokušajem pripajanja juga Srbije Kosovu.

Nenad ?ur?evi?: To je alarmantno, ali ne i za?u?uju?e.

 

Komentar oko pomenute Platforme,

“ Albanski odbornici sa juga Srbije u pomenutoj platformi za opštine Preševo, Bujanovac i Medve?a traže politi?ku i teritorijalnu autonomiju sa pravom priklju?enja Kosovu, a prema re?ima Marka Nicovi?a, bi?e vrlo teško zaustaviti - albansku aspiraciju ka srpskim teritorijama.”

 

Pasqyra e shtypit në periudhën 16-22. 6. 2006

 

 

GLAS ( Gazetë)

16.6. 2006,

Në Jug të Serbisë qendrore përsëri protesta pakënaqësie të shqiptarëve

Tash edhe Jugun duan t’ia bashkangjesin Kosovës!

Marko Nicoviq: Shqiptarëve i duhet territor i ri, për atë Serbia do të ketë probleme me tentativën për bashkangjitje të jugut të Serbisë me Kosovën.

Nenad Gjurgjeviq: Kjo është alarmuese por jo e çuditshme.

 

Koment rreth Platformës,

“Këshilltarët shqiptarë nga jugu i Serbisë në Platformën e përmenduar për komunbat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kërkojnë Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, e që sipas fjalëve të Marko Nicoviqit do të jetë shumë vështirë të ndalet – aspirata shqiptare ndaj tokave serbe.”

 

 

 

 

 

 

 

Halimi protiv pripajanja Preševa i Bujanovca Kosovu

M.Š. | 06. 06. 2007. - 08:55h | Komentara: 4

Pokret za demokratski progres (PDP) Jonuza Muslijua pozvao je ju?e albanske partije iz Bujanovca i Preševa da formiraju zajedni?ko telo, Nacionalno ve?e, koje bi ušlo u pregovore sa Vladom Srbije o pripajanju tih opština Kosovu, prenela je Beta.

Riza Halimi, lider Pokreta za demokratsko delovanje, na molbu da prokomentariše ovaj Muslijuov zahtev, kaže za „Blic“ da je Skupština odbornika Albanaca Preševa, Bujanovca i Medve?e u januaru prošle godine usvojila platformu kojom se opredelila za prihvatanje principa Kontakt grupe o Kosovu, što podrazumeva i ostvarivanje individualnih i kolektivnih prava Albanaca s juga Srbije unutar institucija Republike Srbije. Halimi isti?e da nije dobio saopštenje Jonuza Muslijua i da ne zna koliko je ono verodostojno preneto.
- Ukoliko je saopštenje ta?no preneto, takva inicijativa ne bi bila u duhu platforme, oko koje se, izme?u ostalog, saglasio i PDP - napominje Halimi.
Musliju je kao razlog za pokretanje inicijative naveo da se šest godina nakon završetka sukoba na jugu Srbije „ništa nije promenilo u politi?kom i ekonomskom smislu, osim što je formirana multietni?ka policija“.

Halimi kundër bashkimit të Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën

06. 06. 2007. – 08:55h

Lëvizja e Progresit demokratik (LPD) e Jonuz Musliut i ka bërë thirrje dje partive shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci të formojnë një organ të përbashkët, Këshilli Nacional i cili do të hynte në negociata me Qeverinë serbe për bashkangjitje të këtyre komunave me Kosovën, transmetuar nga Beta,

Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik, i pyetur për të komentuar kërkesën e Musliut thotë për “Blic”-in se Kuvendi i Delegatëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Janarin e vitit të kaluar (2006) aprovoi Platformën me të cilën u përcaktua për pranimin e parimeve të grupit të Kotaktit për Kosovën, që nënkupton realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve nga jugu i Serbisë brendapërbrenda institucioneve të Republikës së Serbisë. Halimi thekson se nuk e ka marrë kumtesën e Jonuz Musliut dhe nuk e din se sa autentike është ajo.

- Nëse kumtesa është transmetuar saktë, një iniciativë e tillë nuk do të ishte në pajtim me Platformën për të cilën është dakorduar edhe LPD-ja, thekson Halimi.

Musliu si arsye për fillimin e kësaj iniciative ceku se gjashtë vite pas përfundimit të konfliktit në jug të Serbisë asgjë nuk ka ndryshuar në aspektin politik e ekonomik, pëveç që është themeluar policia multietnike.

 

  

DEKADA E I-rë, SHEKULLI XXI, MILENIUMI I  III-të

 

      

- Gënjeshtra e Katërt,

   

  “PLANI I ÇOVIQIT” ME NENSHKRIM TË SELAMET AGAIT - PLAN INSTITUCIONAL PËR SHFAROSJEN  DEFINITIVE TË UÇPMB-së

    SINONIM PËR NJË “TRAJTIM” DIAMETRALISHT  NDRYSHE PËR           SHQIPTARËT E LUGINËS

  

        Pas përfundimit të  luftës së  Kosovës dhe pastaj të UÇPMB-së, Selamet Agai ishte në piedestalin më të lartë politik sidomos në momentin e nënshkrimit të Marrrëveshtjes së Konçulit, data 22.Maj 2002.

       Këtë Selamet Aga, estabilishmenti Jugosllav e sidomos ai policoro -ushtarak dhe Bashkësia ndërkombëtare e pranuan si lider të pakontestueshëm për shqipëtarët e Luginës së Preshevës, i aftë të ndikojë tek ata e posaqërisht  të ndikojë në krahun ushtarak të bashkatdhetarëve të tij për ti vënë nën kontroll edhe ushtarët e UÇPMB-së  të cilët tashmë e kishin promovuar si lider të vërtetë politik e ushtarak.

        Praktikisht jo nënshkrimi, sa angazhimi i tij për këtë Plan i bindi Shqipëtarët se shteti serb është një krijesë tjetër dhe se kjo krijesë tani diametrialisht ndryshe do ta trajtojë “çështjen shqiptare” në Jug të Sërbisë siq i thonë  ata vetë.

          Pala serbe në Ekip për dialog kishte caktuar:

       -Kryetarin e trupit Kordinues, autor i këtij plani, shef i ekipit për dialog

       -Përfaqësuesin e Ministrisë për pakica nacionale

       -Përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë

       -Përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Serbe

       -Përfaqëuesin e serbëve lokal

       -Përfaqësuesin e Ushtrisë Jugosllave (VJ) dhe

       -Përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme (MUP)

        Pala serbe për çudi të kohës tani  kishte  pranuar edhe mbështëjen  dhe përkrahjen  për dialog nga KB, OSBE, KFOR-i, UNMIK-u dhe UNCHR-i, Organizata këto të cilat i injoronte në shkallën më të lartë të mundëshme.

         Lideri shqiptarë nuk e kishte pa të udhës të ngriste Ekipin e shqipëtarëve të Luginës në përbërje të gjërë së paku në nivel, bile sipas modelit të palës dialoguese por kryesisht kishte vendosur që Planin ta mbante mbi kurrizin e tij personal  me apo  pa mbështetjen e askujt nga vendorët pasi tashmë kishte siguruar “pëlqimin” nga qarqet të caktuara shqiptare !!!!! ”por edhe më gjërë”.!!!!!!. nga vetë Sërbia.

          Ky plan trepalësh  ishte firmosur nga Bashkësia Ndërkombëtare, Qeveria serbe e federale  si dhe nga Lideri i Bashkësisë shqipëtare ashtu siq  është cilësuar në Marrëveshtje.

            Efektet negative për shqipëtarët, Shkatërrimi i tërësishëm i faktorit ushtarak shqiptarë i njohur si Guerilja shqiptare /UÇPMB/

           Fuqia e UÇPMB-së sipas analizave të faktorit policoro- ushtarak serb reflektohen përmes deklarimit të Komandantit të Xhandarmërisë serbe Goran Radosavljeviq-Guri cili operonte në zonën e përfshirë nga lufta,   

 

“ Da Albanci Presevske doline nikada vise nece moci da naprave vojsku snage UCPMB “, Gazeta “Republika” br. 278

 

“Se shqiptarët e Luginës së Preshevës kurrë më nuk do të mund të krijojnë ushtri të fuqisë së UÇPMB-së”, Gazeta “Republika” nr. 278

 

 

 

         Ky Plan tani është shkronjë e vdekur në letër (pa analiza paraprake për “mendjelehtsinë” e pranimit të tij) e sidomos  përpilimi i tij sipas teorisë së N.Pashiqit ”Šiptarima obe?aj mnogo ali ništa im ne daj” ”Shqiptarëve   premtoju shumë por asgjë mos i jep”.

 

  - Gënjeshtra e Pestë,               

           ZGJEDHJET REPUBLIKANE PËR PARLAMENTIN SËRB

           SINONIM I DISCIPLINIMIT  TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS

           PARTICIPIM NË SHEJTËSINË E SHTETIT TË ZULLUMADISË

 

        Konflikti i armatosur dhe koha e këtij konflikti kishin rënë në harresë dhe shumicën e aktorëve i kishte kapluar sëmundja e Amnezisë për premtimet e bëra dhe kampanjën për një Sërbi diametralisht ndryshe nga ajo e para edhe pse ishin bërë tani vetëmse DY Sërbi e  TRI Jugosllavi  të themeluara e të vetëshkatërruara dhe  vetë ato ishin bërë “për trajtim më ndryshe” nga ato të parat.

          Skena politike shqiptare tani e “vetëdijësuar” haptas do të pozicionohej për participim në zgjedhjet sërbe duke e atakuar Referendumin e vitit 1992, duke participuar në shejtësin e shtetit sërbë i cili  pak vite më parë i kishte dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore.

           Nënshkrimet e deponuara të votuesëve shqiptarë në gjykatat sërbe u bënë prova dëshmuese e teorisë së Kriminielit Sheshel kur         deklaronte: Šiptari moraju svojim li?nim potpisom da dokažu da su lojalni gradjani Serbije.

            Këto nënshkrime së shpejti do të bahen barazpeshë e votuave të Referendum dhe do të konsiderohen deklarim  ndryshe nga ai i Referendumit .

         Programi zgjedhorëme pikat dhe nënpikat kryesore:  për ngritje të sigurisë (largim të xhandarmërisë) ngritje ekonomike (ndërtim i kapaciteteve komerciale dhe projekte investuese) si dhe Ngritje të statusit politiko-juridik (ndërtim i lidhjeve speciale me Kosovën, ndryshim ligjesh për përdorim zyrtar të simboleve dhe përfaqësim adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore sërbe) jo vetëm që nuk ndodhen por për fat të keqë të gjitha këto shënuan trende negative në dëm të shqiptarëve, edhe pa asnjë të mirë në dobi të tyre (V.Këto zgjedhje Sërbia i financoi me 4,5 milion RSD apo të konvertuara në Euro 85.ooo,oo).

          Efektet politike të Serbisë në opinionin publik të jashtëm u arritën se ja që edhe shqiptarët e rrebeluar qe 10 vite e më shumë u “vetëdijsuan” me liderin e tyre spartan dhe po participojnë në pushtetin qendror të shtetit demokratik serbë i cili po pretendon të jetë lider , eksportues i sigurisë rajonale në Ballkan dhe pjesë e institucioneve Europiane.

 

Koliko su poslanici potrošili na dnevnice, hotele, putovanja po zemlji i inostranstvu.?

“Bronzani“ Riza Halimi, predstavnik albanske nacionalne manjine i lider Partije za demokratsko delovanje, poslanik iz Preševa koštao je skupštinsku kasu, bar što se ti?e koriš?enja hotelskih usluga, više od 180.000 hiljada dinara.

Sa  kanë harxhuar Deputetët në mëditje, hotele, udhëtime Brenda vendit dhe jashtë vendit.?

“I bronzti” (I treti) Riza Halimi, përfaqsuesi I pakicës shqiptare dhe lideri I Partisë për veprim demokratik, deputeti nga Presheva I ka kushtuar arkës së Kuvendit sa i përket shëbimeve hoteliere më tepër se 180.000 dinarë.

 

Vlada zavisi od Halimija!

Qeveria  varet nga Halimi!

Alo 19.12.2009 08:08


Da li ?e budžet za narednu godinu biti usvojen, a samim tim i da li ?e opstati vlada Mirka Cvetkovi?a, trenutno zavisi samo od poslanika PZDD-a Rize Halimija, koji, kako nam je rekao, još nije doneo kona?nu odluku o tome kako ?e glasati.

 

Se a do të aprovohet buxheti i vitit të ardhshëm (2010), dhe se a do të mbijetojë Qeveria e Mirko Cvetkoviqit, për momentin varet vetëm nga deputeti I PVD-së Riza Halimi I cili siq na tha ende nuk ka marrë qëndrim definitiv se si do të votojë.

 

- Trebalo bi da uskoro odem na konsultacije sa ministrom za državnu upravu i lokalnu samoupravu Milanom Markovi?em, pa ?u odlu?iti posle toga.  - kaže za „Alo!“ Halimi.
- Duhet që së shpejti të shkoj për konsultime  te Ministri për administrate shtetrore dhe vetadministrim lokal
Milan Markoviq, dhe pastaj do të vendosi. – tha  për “Alo” Halimi.

 

 

KJO QEVERI KISHTE PARAPARË NË TË NJEJTIN BUXHET SHTETËROR POZICIONIN NË VLERË 40 MILION EURO PËR FINANCIMIN E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË VERIUN E KOSOVËS DHE VOTA E TIJ, NË DITËN E FUNDIT TË VITIT 2009 E SHPËTOI QEVERINË SERBE, DERISA PARTIA E TIJ ME URDHËR TË TIJ NUK E  VOTOI BUXHETIN KOMUNAL  ME TENDENCË TË RRËZIMIT TË PUSHTETIT LOKAL TË PRESHEVËS

 

 

 

- Gënjeshtra e Gjashtë,

 

 

“Veprimi të mos bëhet shprehës dhe bartës

i interesave grupore,lokale apo parciale”

Dr.Rexhep Ismajli,Dhjetor 1992 v

           

 

KËSHILLI I SELAMETIT

/ O6.O6.2O1O/

SINONIM I INTERESIT GRUPOR E PARCIAL

/AUTONOMI KULTURORE ME KULTURË TË GRABITJES/

 

          Këshill ky i votuar me alfabet qirilik,  i financuar (shifrat nuk janë publikuar) dhe i themeluar  me urdhër të Hyqymetit, bartësi i listës  vetë Selameti dhe me vjedhjen e votave të miletit me datë 06. 6. 2010 për Luginën e cila tashmë është gjetur  në udhëkryqin  pa udhërrëfyes dhe se është shëndrruar në një Mal hithash . Pëkundër thirrjes së dyanshme serbo-“shqiptare” për dalje në zgjedhje, kësaj thirrjeje iu përgjigjën më së shumti 23% e gjithë elektoratit duke i llogaritur në këtë përqindje edhe votat e vjedhura.

          Nuk gjendet rajon në Europë me prezencë aq të madhe me persona  të uniformar  nga  llojet  ma të ndryshëm dhe me numër tejet të madh në raport me numrin e banorëve të cilët aktualisht jetojnë  në këtë Luginë.

         Rajonet nga Afrika e Azia mundë të jenë  vetëm një imitim në miniatuirë për prezencë ushtarake aq të madhe  në krahasim me Luginën e Preshevës, nocion ky i akcentuar nga NATO në Marrëveshjen e Kumanovës edhepse si koncept gjeografik e hasim në tekste shumë të herëshme, bile edhe ato serbe.

 Ashkalizimi i shqiptarëve përkrah dy shteteve shqiptare për ta ulur statusin e tyre juridiko-politik është projekt i dështuar për ti vënë shqiptarët e Luginës së Preshevës në një kovertë serbe

             

    Me shpresë se s’jemi     harresë kolektive, dëshiroj që kjo vapë verore të ndikojë pozitivisht në freskimin e memorjes politike të shqiptarëve të kësaj ane të cilëve asnjëherë asnjë pushtet i  çfarëdolloji me trajtim diametral, asimetrik, simetrik apo sistematik nuk kishte arritur t’ia shkulë egon dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë.

Poeti zë-ëmbël përsëri përshpëriti ngadal,

 

Në Luginë u mblodh mexhlizi.

 

Kush ka sy le ta shikojë,

Kush ka veshë le ta dëgjojë,

Këtë vend kush e shëmtoi,

Kush qe ai që e shkatrroi,

Kush e hodhi si kafshë për përroi.

 

Gëzimziu Hafi djalë,

Nuk na la me folë nji fjalë,

Nga Sërbia në Luginë,

Me e ba “Autonominë”

 

 

SHQIPËRIA PA KOSOVËN ËSHTË E ÇALË POR PA KRAHUN E SAJ LUGINËN ËSHTË E GJYMTË

 

 

Dhe  Konica nuk kishte thënë kot,

 

SHQIPËRIA DO TË BËHET PËR INAT TË “SHQIPTARËVE”

 



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fjala e z. Mustafa Xhepa mbajtur në Washington, në ditën e krijimit të degës së Vatrës Arton Arifi: Llogaria pa hanxhiun Kastriot Myftaraj: Venusi me ferexhe Hilmi Saraçi: Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5) Halit Bogaj: Lufta e serbëve për Kosovën si lufta e Don Kishitit me mullinjtë e erës Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj... Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora